Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Lufta e pasluftës në Kosovë mori 1310 jetë

    Prishtinë, 2 maj – Një mijë e treqind e dhjetë jetë njerëzish janë shuar nga plumbat gjatë një dekade në Kosovë. Që nga qershori i vitit 1999 e deri më 31 dhjetor të vitit 2010, sipas statistikave të Policisë, kanë ndodhur këto vrasje, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë zbuluar ende. Numri më i madh i tyre kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, që përfshin edhe Podujevën, Obiliqin, Fushë-Kosovën, Lypjanin e Drenasin, pasuar nga rajoni i Pejës.




    Treqind e tetëdhjetë e një vrasje dhe 589 vrasje në tentativë kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës. Në atë të Pejës 300 sosh, pasuar nga Prizreni me 219, në Mitrovicë 207, derisa 161 vrasje në rajonin e Gjilanit, ndërsa në rajonin e Ferizajt, që është ndarë nga Gjilani në vitin 2004, kanë ndodhur 50 vrasje. Ndërkohë, në gjithë Kosovën gjatë vitit 2010 kanë ndodhur 40 vrasje, 18 prej të cilave cilësohen si vrasje të rënda. Policia e Kosovës e as Prokuroria që janë pavarësuar nga UNMIK-u më 2008 nuk kanë statistika të sakta se sa prej këtyre vrasjeve janë zbuluar e po ashtu nuk kanë mundur të japin motivet e sakta të tyre.



    Pas dështimit të organeve të zbulimit dhe ndjekjes për zbardhjen e vrasjeve e motiveve të tyre, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë marrë një iniciativë për ta çuar në Kuvend çështjen e vrasjeve dhe për të debatuar për to. Megjithëkëtë, kjo iniciativë nuk është miratuar nga Kryesia e Kuvendit. Nisma e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, për të debatuar për vrasjen është marrë pas asaj të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, për formimin e një komisioni hetimor për të hetuar veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës gjatë një dekade.



    Kërkesa e deputetit të AAK-së, Burim Ramadani, për hetimin e veprimtarisë së SHIK-ut ka nxitur një grup deputetësh të PDK-së që të kërkojnë nga Kryesia e Kuvendit hapjen e një debati parlamentar, në të cilin do të flitej për të gjitha llojet e krimeve që kanë ndodhur në vitet e pasluftës. Dhe, derisa Ramadani t’i sigurojë 40 nënshkrime të deputetëve për ta formalizuar kërkesën për ngritjen e komisionit të veçantë hetimor, deputetët e PDK-së do të kenë kohë për t’u marrë me riformulim të kërkesës së tyre, pasi një që e kanë bërë të martën është konsideruar si konfuze nga Kryesia e Kuvendit.



    Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë se kërkesa e deputetëve të PDK-së nuk është e precizuar si duhet, dhe rrjedhimisht ajo duhet të plotësohet dhe të sqarohet, në mënyrë që Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës të vendosë nëse duhet futur në rend dite, apo jo. Deputetët e PDK-së pos debatit kanë kërkuar që Kuvendi të dalë edhe me një deklaratë apo me një rezolutë, përmes së cilës do të distancohej nga çdo lloj krimi që ka ndodhur në dekadën e fundit. Por, një kërkesë e tillë është cilësuar e paarsyeshme nga shefat e grupeve parlamentare të të dy partive opozitare, LDK-së e AAK-së, Ismet Beqiri dhe Ardian Gjini. I pari e ka cilësuar më tepër si marketing të PDK-së, kurse i dyti si tendencë për të bërë obstruksion në ndërtimin e komisionit hetimor për SHIK-un.


    Ndërkaq në seancën e së enjtes, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ia ka bërë të qartë deputetit, ish-zyrtarit të SHIK-ut, Bekim Haxhiu, se institucioni i legjislativit nuk është vendi ku mund të zbardhen vrasjet e pasluftës. Krasniqi, që është edhe sekretar i përgjithshëm i PDK-së, ka thënë se të gjithë ata që kanë prova apo fakte për ndonjë krim “le t’u drejtohen Prokurorisë dhe gjykatave kosovare e të mos e shndërrojnë Kuvendin e Kosovës në një arenë diskutimesh për krimin, pasi këtë duhet ta bëjnë organet e tjera”.

    MST: Luftë pa trima e pa heronj



    Hilmi Zhitia ka qenë kryeprokuror i Kosovës për disa vjet. Tek pas shkuarjes së UNMIK-ut dhe ardhjes së EULEX-it në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë, ai ka marrë disa kompetenca mbi vete. Numrin prej 1310 vrasjesh gjatë një dekade ai e vlerëson si shumë të madh, mirëpo thuajse në të gjitha shtetet që dalin nga lufta ai thotë se ndodhin gjëra të tilla. Në Kosovë ai rikujton se pas përfundimit të luftës qe instaluar administrata shumëkombëshe e OKB-së që kishte mbajtur kompetenca të plota deri në vitin 2008.



    “Kanë qenë organet e zbulimit, organet e ndjekjes e edhe gjyqi nën kompetencën e UNMIK-ut. Organet e Gjykatës, Prokuroria mos të them edhe Policia kanë qenë në formim e sipër d.m.th. kanë qenë organe të brishta dhe ka qenë një situatë e pasluftës. Secili shtet që del nga lufta i ka ato hapësirat e veta ku elementet negative vijnë në shprehje”, ka thënë Zhitia për “Kohën Ditore”.


    “Në atë periudhë kanë ndodhur këto vrasje që janë evidencuar. Një numër i madh vrasjes në periudhën qershor ‘99 deri në 2000, derisa është instaluar UNMIK-ut dhe derisa janë tërhequr forcat serbe dhe janë krijuar disa rrethana ad hoc kanë ndodhur një numër i vrasjeve edhe të pakicave, edhe shqiptarë të cilat deri diku janë evidencuar, por nuk janë zbuluar kryesit. Janë evidencuar si vrasje edhe në prokurori, edhe në polici, por nuk janë zbuluar kryesit”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk mund të përjashtohet përfshirja as e shërbimeve të huaja.
    Sociologu Shemsi Krasniqi, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se vrasjet në asnjë situatë nuk janë normale dhe numri i tyre edhe po të ishte më i vogël, përsëri do të konsiderohej i madh.



    Numri prej 1310 vrasjeve për 12 vjet në liri, tregon se një ‘luftë e vogël’, pa trima e pa heronj, është zhvilluar heshtas në Kosovën e pasluftës”, ka thënë ai. Sipas tij, mungesa e rendit dhe e ligjit, traumat, frustrimet dhe streset e luftës dhe ato të pasluftës, kriza e vlerave morale e sociale, kriza ekonomike dhe varfëria, mund t’i nxisin sjelljet agresive dhe kriminale të njerëzve, por, siç thotë ai, vrasjet e njerëzve nuk mund të arsyetohen dhe nuk mund të shpjegohen vetëm me këta faktorë socialë e psikologjikë.
    “Për t’u parandaluar vrasjet dhe tragjeditë familjare, veç rendit dhe ligjit duhet të zhvillohet shumë më tepër edhe kultura e durimit, përmbajtjes, maturisë dhe e komunikimit ndërmjet palëve në konflikt”, ka thënë Krasniqi.

    MST: Motivet e vrasjeve

    Për disa vjet rresht pas luftës kanë ndodhur një seri vrasjesh të cilat ndonëse të pazbardhura janë cilësuar si vrasje me motive politike. Xhemajl Mustafa është njëri prej tyre. Më 23 nëntor të vitit 2000, këshilltari për informim i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Xhemail Mustafa, ishte vrarë në një atentat në hyrje të banesë së tij në lagjen “Dardania” në Prishtinë derisa po kthehej nga puna. Por kjo vrasje si shumë të tjera të konsideruara si “vrasje politike” nuk është zbardhur. Hetimet në fillim i kishte udhëhequr Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, ndërkaq Policia e Kosovës nuk ka mundur të japë asnjë detaj lidhur me procesin e hetimeve. Tash ky rast është marrë nga EULEX-i, por as ky mision, ndonëse dy javë më parë i janë dërguar pyetjet, nuk ka dhënë përgjigje.


    Sipas versionit të parë të dhënë në atë kohë nga Policia e UNMIK-ut bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, Xhemail Mustafa ishte vrarë nga dy persona në hyrje të banesës së tij në lagjen “Dardania”, teksa kthehej nga puna.
    Një anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, shërbim ky që zyrtarisht është shuar më 15 qershor 2008, ditën kur edhe ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Kosovës, ka thënë në kushte anonimiteti se SHIK-u ka informacione për shumë vrasje të pasluftës.



    “Në momentin kur Xhemajl Mustafa është vrarë dhe ka rënë në tokë, një person i ka marrë diçka nga xhepi i setrës”, ka thënë ai pa dashur të japë më shumë detaje. Ish-drejtori i përgjithshëm i SHIK-ut, Latif Gashi, dyshon se vrasjet janë ndaluar nga dikush. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Gashi ka thënë se SHIK-u nuk është marrë me raste të vrasjeve dhe ka shtuar se çdo rast që ka ndodhur pas lufte edhe për vrasjen e Xhemajl Mustafës, edhe për vrasjet e tjera ekzistojnë lëndët hetimore dhe pistat e dyshimit. Ai kërkon që ideja e kolegut të tij për debat parlamentar lidhur me këto krime duhet shtyrë përpara.


    “Ne konsiderojmë se është dëmtuar Kosova dhe me moszbulimin e atyre rasteve ka mundësi me u përsërit. Edhe ka mundësi mu adresue diku tjetër qysh janë adresuar”, ka thënë Gashi duke mohuar që SHIK-u të ketë pasur dorë në vrasje të tilla. Ai e pranon se këto vrasje gjithmonë i janë adresuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe Shërbimit Informativ, por kjo, sipas tij, nuk është e drejtë.
    Ish-kryeprokurori i Kosovës që tash ushtron funksionin e avokatit Hilmi Zhitia, ka thënë se nuk mund të dihen motivet e vrasjeve pa u zbuluar ato. Për këtë arsye debatin e mundshëm në Kuvend ai e sheh si të kotë.


    “Është folur nga partitë politike se kanë ndodhur vrasje me motive politike. Zyrtarisht nuk kemi mundur të nxjerrim motivet pa i zbuluar. E kam thënë edhe në punimin tim të magjistraturës se pa i zbuluar edhe pa e dëgjuar kryesin për çfarë motivi e ka kryer vrasjen nuk mund të dihet.


    “Edhe pse kanë trumbetuar partitë se një numër i vrasjeve janë politike nuk mund dihet pa u zbuluar”, thotë ai dhe shton se nuk duhet përjashtuar as mundësinë e hakmarrjeve, të zgjidhjes së problemeve të kamotshme në një situatë në të cilën është ndodhur Kosova pa struktura të shtetit dhe pa organe të mirëfillta të zbulimit e të ndjekjes. Ish-kryeprokurori ka thënë se një numër i vrasjeve janë zbuluar, por i vogël. Ai ka konfirmuar se nuk ka statistika se sa prej tyre janë zbardhur.


    “Janë zbuluar disa, por nuk është bërë një analizë se sa prej tyre janë zbuluar. Më duket që jo shumë. Në rrethinën e Pejës është punuar, do armë janë gjetur, janë gjetur disa gjurmë, është bërë diçka për disa vrasje me armë”, ka thënë ai për të shtuar se kërkesa e deputetëve për debat parlamentar është e pavend. Zhitia ka treguar që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1989 në Kosovë nuk janë zbuluar vetëm tri vrasje. Të tjera që nuk kanë pasur motiv politikën janë zbuluar.


    “Aty (në Kuvend v.j.) ka njerëz që e paragjykojnë. Mua ma merr mendja që Kuvendi ndoshta mund të kërkojë nga organet që të punojnë dhe t’i zbulojnë vrasjet, megjithëse është organ legjislativ. Për të debatuar nuk e di për çka. A do të debatohet që organet nuk kanë qenë në gjendje t’i zbulojnë. Ma merr mendja se nuk është çështje për Kuvend. Nuk është punë e Kuvendit kjo”, ka thënë ai. Sipas Zhitisë, Kuvendi mund të kërkojë vetëm që të zbulohen vrasjet, sepse “nuk është mirë me mbet asnjë vrasje pa u zbuluar”.


    Ndërkohë, 12 vjet pas përfundimit të luftës, në duart e popullatës llogaritet që janë rreth 400 mijë armë. Këto armë llogaritet se kanë mbetur nga lufta. Ndonëse KFOR-i ka organizuar shumë herë fushata të shoqëruara edhe me amnisti disamujore nga PSSP-ja, dorëzimi i armëve ka qenë i vogël.
    Sipas Kodit Penal të Kosovës, “kushdo që mban në pronësi kontrollon, posedon ose përdor armë pa lejen valide për mbajtjen e autorizuar të armëve për atë armë, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim prej një deri në tetë vjet.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Bravo, bravo, me njeri-tjetrin jemi "trima" te medhenj ne shqiptaret..........

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nxitesi i 97 tes e i 21 janarit shoku akademyk.. le ta mesoje mire kte shifer se ka "merita" ne kte kasaphane qe nuk eshte dashur kurrsesi te ndodhe..

    ..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Bllaca puntori i Azem Syles me 12 jananr 2011 intervis kishte then






    I pyetur se ndjehet kriminel, Bllaca është përgjigjur se “unë e kam bërë një vepër penale shumë të rëndë, shumë të keqe, dhe një kohë jam mburrur me atë vepër, kam qenë krenar. Është fjala për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Edhe ai ka qenë pjesë e kësaj shoqërie, pjesë e Kosovës...”


    Ndërkaq në pyetjen se a i vjen keq që ia ka marrë jetën këtij njeriu, është përgjigjur: “Po, pendohem për atë ... Pasi që është kryer vepra, kemi ngrënë darkë në restorantin “Qafa” dhe kuptohet të nesërmen apo të pasnesërmen ka pasë shkruar një e përditshme. Meqenëse edhe shtypi në atë kohë u ka ikur këtyre vrasjeve, sepse për gjashtë muaj në Qeverinë e Hashim Thaçit janë vrarë 456 persona. Gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme. Ndërsa për 12 muaj - 12 qershor ’99 - 30 qershor 2000 janë vrarë 600 persona. Në këtë numër unë një vrasje e kam kryer...”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258
    ka ndonje hetim te detajuar

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    shkrimi eshte tendencioz,pse nuk beni krahasime me vendet tjera ?sa vete jane vra ne Shqiperi,Bosne,Kroaci,Bullgari ne periudhen 1999-2010 krahasoni te dhenat e do te shihni qe ne Kosove nuk kishte kurrfar lufte pas luftes,kishte vrasje te cilat nuk u zbardhen,disa nga ata1300 te vrar ishin serb,rome,boshnjak.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar fillozofije paske o drenic 97-ta..

    me koh e kam zbuluar kte fillozofine polpotisto-qosisto-enveroiste lpk-iste..

    derisa serbi ka vrare shum shqiptare thoni ju.. pse e beni te madhe qe dhe ne i vram ca shqiptare..pun shum..

    hajde kanibal hajde..

    ti nuk je shqiptar e as njeri..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cfar fillozofije paske o drenic 97-ta..

    me koh e kam zbuluar kte fillozofine polpotisto-qosisto-enveroiste lpk-iste..

    derisa serbi ka vrare shum shqiptare thoni ju.. pse e beni te madhe qe dhe ne i vram ca shqiptare..pun shum..

    hajde kanibal hajde..

    ti nuk je shqiptar e as njeri..
    pse ju nuk sillni te dhena per numrin e te vrarve ne Shqiperi ne periudhen 1999-2010,ku i arsyetova vrasjet,pse po shpif o brari?ne kosove kan ndodhe vrasje,ne kete numrin mbi 1300 te vrar bejn pjes edhe serbet,romet,boshnjaket te cilet u vran ne kaosoin e pasluftes,ketu jane edhe ata qe u vran ne trazirat e marsit 2004.

    pse ldk,aak po bejn gjithcka qe ta pengoin inciativen e deputetit bekim haxhiu nga pdk ish oficer i shikut qe te zbardhen vrasjet e pasluftes,haxhiu haptas tha se ekzistoin pista te hetimeve per vrasjen e xhemail mustafes ,pse ldk nuk don hetime,keta ldk jane si ps ne shqiperi jane mesu mi lujt rolin e viktimes.

    ti per zhvillimet ne shqiperi ke qendrim relativisht te drejt,per kosoven je krejt GABIM i mbron kopjet e socialistve,ldk eshte trashigimtare e lkj,te gjithe kryetaret e saje nga i pari deri te ky i fundit kan qen lkj.

    ti je shqiptar po je rrenc i madhe,ke hanger nga keta te 3 %.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    pse ju nuk sillni te dhena per numrin e te vrarve ne Shqiperi ne periudhen 1999-2010,ku i arsyetova vrasjet,pse po shpif o brari?ne kosove kan ndodhe vrasje,ne kete numrin mbi 1300 te vrar bejn pjes edhe serbet,romet,boshnjaket te cilet u vran ne kaosoin e pasluftes,ketu jane edhe ata qe u vran ne trazirat e marsit 2004.

    pse ldk,aak po bejn gjithcka qe ta pengoin inciativen e deputetit bekim haxhiu nga pdk ish oficer i shikut qe te zbardhen vrasjet e pasluftes,haxhiu haptas tha se ekzistoin pista te hetimeve per vrasjen e xhemail mustafes ,pse ldk nuk don hetime,keta ldk jane si ps ne shqiperi jane mesu mi lujt rolin e viktimes.

    ti per zhvillimet ne shqiperi ke qendrim relativisht te drejt,per kosoven je krejt GABIM i mbron kopjet e socialistve,ldk eshte trashigimtare e lkj,te gjithe kryetaret e saje nga i pari deri te ky i fundit kan qen lkj.

    ti je shqiptar po je rrenc i madhe,ke hanger nga keta te 3 %.
    drenica hetimet per shikun nga parlamenti jane nje kurth i shikut per ta legjitimuar dhe legalizuar shikun dhe asgje me shume!

    pse duhet te distancohet parlamenti nga krimet nese parlamenti nuk i ka bere ato!
    nga krimet duhet te distancohen ata qe i kane bere dhe shikun duhet ta hetoi prokuroria e cila edhe eshte duke e bere!

    nuk shkojn keto barcoleta te bekim haxhiut dhe te shikut !
    shiku eshte duke u hetuar nga organet kompetente dhe parlamenti duhet te merret me ceshtje tjera!

    drejtesia/hetusia eshte ajo qe e heton shikun per kete mos ke merak se dihet kush ishte kush eshte dhe cfare ka bere!


    u ka dal boja tash mashtrimeve dhe krutheve te shikut!
    nazim bllaca agjent i shikut e tregoi te verteten me prova dhe fakte!

    provat jane ato te cilat nuk mund ti mbuloi shiku dhe shikasit e tjere!
    me shpifje ,montime insinuata nuk do te fitojn azem sylet dhe kadri veselet kete te jesh i bindur!

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    As kush nuk ka te drejt te bej vetgjygjësi perveq gjygjit .
    Vrasjet politike dhe ato ordinere duhet ti zbardh drejtsia.
    E di se pas lufte qdo i dyti ka qen shik ose pjes e tij .Ne fillim mernin paga 150 DM.e pastaj ata qe me urdhra te shikut se vrisnin edhe nenen e tija per te zbatuar urdhrat nga lart largoheshin.
    Ne kto plane per te hetuar bashkpuntoret e Serbis vriteshin njerzit më antiserb.
    Friksimi, kercnimi ,per tu larguar nga politika ose per tu ber i degjueshem ,te lehesh per shikun se po vret spijunet ishte i fuqihem zeri i shikut.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •