Berisha: Vrasja e Bin Laden, fitore e SHBA-sė ndaj terrorizimit
Kryeministri e cilėsoi vrasjen e kryeterroristit, lehtėsim pėr viktimat e 11 shtatorit
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pėr vrasjen e drejtuesit tė grupeve terroriste Osama Bin Laden, duke e cilėsuar atė si njė fitore tė madhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ndaj terrorizimit.
Nė njė prononcim dhėnė pėr mediat, paraditen e sotme, Berisha u shpreh se Bin Laden mori atė qė meritonte, ndėrsa ka theksuar se vdekja e tij ėshtė njė lehtėsim pėr familjarėt e mijėra viktimave tė 11 shtatorit.
Kėto ditė, nė strofkėn e tij, ai mori atė pėrgjigje qė meritonte prej kohėsh. Kjo ėshtė njė fitore e madhe e SHBA dhe presidentit Obama, e paqes dhe tė gjithė atyre qė konsiderojnė terrorizmin si armikun numėr 1. Ėshtė njė lehtėsim pėr familjarėt e mijėra viktimave tė pafajshme, tha kryeministri Sali Berisha. Reagimi i kryeministri Sali Berisha i bashkohet dhjetėra qėndrimeve qė kanė mbajtur drejtuesit e vendeve nė gjithė botėn, ku kanė mbėshtetur aksionin e SHBA dhe vendimin pėr eliminimin e terroristit mė tė rrezikshėm nė botė.
Bota Sot
Krijoni Kontakt