Në Athinë digjet një shtëpi që shfrytëzohej si xhami
Të dielën mbrëma, më 8 Maj 2011, persona të panjohur ia vunë zjarrin një shtëpie e cila ndodhej në lagjen Kalitea të Athinës të cilën besimtarët musliman e shfrytëzonin si xhami, duke i shkaktuar dëme të mëdha
Sipas deklaratës së shërbimit zjarrfikës, persona të panjohur thyen dritaret e shtëpisë dhe hodhën lëndë djegëse, në këtë mënyrë djegën çdo gjë që ishte brenda.
Shtëpisë i janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por pa viktima apo të plagosur, sepse në kohën e sulmit ishte e zbrazët, bënë të ditur agjencia greke e lajmeve ANA.
Zjarri u shua shpejtë, ndërsa hetimet rreth incidentit janë në vazhdim, thuhet në raportin e policisë..
Krijoni Kontakt