PTK-ja është e popullit jo e Qeverisë!
25 MARS 2011 - E Premte 15:43
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbështetur punëtorët e PTK-së dhe qytetarët që u bashkëngjitën atyre në demonstratën e sotme,në kërkesën e tyre legjitime, kundër shitjes së PTK-së.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vendosur që ta kundërshtojë privatizimin e PTK-së me çdo kusht, si në mënyrë institucionale nëpërmjet deputetëve të vet por edhe jashtë institucioneve duke marrë pjesë në demonstrata.
Punëtorëve qytetarëve e aktivistëve që demonstronin sot para kuvendit kundër shitjes së PTK-së, me të përfunduar fjalën e tij në Kuvend, iu bashkëngjit edhe drejtuesi i grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Visar Ymeri.
Visar Ymeri iu drejtua demonstruesve, duke i përgëzuar ata për organizimin e kësaj demonstrate të drejtë por edhe duke i siguruar ata se Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta kundërshtoi shitjen e PTK-së duke votuar në parlament kundër këtij vendimi, por edhe se Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do ta pranoi kurrë vendimin për shitjen e PTK-së. Visar Ymeri përfundoi fjalën e tij para qytetarëve duke i ftuar ata që të organizohen kundër shitjes së PTK-së në mënyrë që kjo protestë të mos mbetet e fundit.
Krijoni Kontakt