Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695

    Vjersha gramatikė

    Emri dhe mbiemri prore nė fjali
    formojnė me tonelata ide,
    folja gjithmonė mbi kokė u rri,
    pėremri dhe numėrori, pėrherė mbi re.

    Kėshtu, tė ndryshuara bashkėrisht, fjalėt
    formojnė fjali tė thjeshtė, tė pėrbėrė,
    qė nga fundi i detit, mbi tokė,
    mbi fusha e malet, si njė armatė e tėrė.

    Me shekuj janė endur kėto fjalė nėpėr kėngė,
    nė tė gjitha gjuhėt e botės sė lashtė e tė re,
    me pesė fjalė tė tjera tė pandryshueshme,
    tė vėna pastaj nė njė kėngė tė re.

    Shkėmbinjve dhe mureve tė shpellave
    pllakave argjile, papiruseve
    fjalėt kanė endur madhėshtinė kudo
    edhe nė ballėt e dhėndurėve dhe nuseve.

    Prandaj dhe sot mėsojmė kategoritė e tyre
    kur jemi nė shkollė dhe nė shtėpi
    pa kėto fjalė njeriu do ishte gjysmė,
    gjysmė i gjymtė dhe pa liri.
    Te gjitha jane thene

  2. #2
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Vjersha pėr nėnėn

    Mėsuesja na tha
    tė gjenim njė vjershė,
    njė vjershė pėr nėnėn,
    tė vogėl, tė thjeshtė.

    Shumė u mundova
    po vjershėn s’e gjeta,
    as nė internet
    dhe as nė gazeta.

    Vėllai mė tha
    kurrė s’ke me e gjet,
    vjershėn pėr nėnėn
    duhet ta bėsh vet.

    Vjershėn e nisa
    me emrin nėnė,
    pastaj dy fjalė:
    Diell edhe Hėnė.

    Njė buqetė me lule
    dhe fjalėn Ti,
    dy pėrqafime
    dhe shumė dashuri.
    Te gjitha jane thene

  3. #3
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Vjershat e javės

    Vjersha qė lindi ditėn e hėnė
    pranoi tė mė ketė baba edhe nėnė,
    por nėse e them kėtė pak mė ndryshe
    vjersha mė pranoi pėr gjysh edhe gjyshe.

    Vjersha qė lindi ditėn e martė
    doli tė jetė pakės mė e gjatė,
    por kur filloi djepi t’i binte pak ngushtė
    Vjershėn nisa ta zvogėloj nė grusht.

    Vjersha e ditės sė mėrkurė
    Lindi kryeneēe s’e mėsova kurrė.
    Shkrova dhe fshiva mbi trupin e saj,
    nuk kishte gėzim, as kėngė dhe as vaj.

    Vjersha e ditės sė enjte
    herė vlonte herė ziente,
    s’e dija ēfarė donte e gjora vjershė
    S’e dija ēfarė t’i thosha nė vesh.

    Vjersha e sė premtes me temperaturė
    Mė lindi ashtu papritmas nė udhė,
    S’erdhi ambulanca as dhe njė doktor
    Mė vonė e shėrova unė nė kompjutor.

    Pse ia fusni kot, vjershat kėshtu lindin?
    PO!- dhe pėr fundjavė mund ta bėjnė pushim,
    Po nuk mė besuat provoni, ju bindin
    Se vjersha nga ditėt na jep njė kuptim.
    Te gjitha jane thene

  4. #4
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    VJERSHAT E POETĖVE


    Sa herė mė merr malli, them vargjet e tyre
    Dhe mbushem e mbushem pėrplot dashuri
    Them vargjet e tyre kur bėhem i madh
    Dhe dua tė jem pėrsėri fėmijė.

    Pėr ta galaktika ish njė arrė e vogėl
    Arrė e papjekur qė rri varur nė degė,
    Ndėrsa tėrė planeti vetėm njė gogėl
    E fshehur pas gjethes sė blertė.

    Vjershat e poetėve si njė gurė mulliri
    Ku secilėn fjalė me durim e bluajnė
    Pastaj tė tjerė njerėz miellin e zėnė
    Me tė fjalė tė bardha gatuajnė.
    Te gjitha jane thene

  5. #5
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Vjersha e popullit tim

    Ėshtė apo s’ėshtė ēorape e arnuar
    e leshtė, e bardhė,
    si drenushė e vrarė,
    vjersha e pėrgjysmuar?

    Ėshtė apo s’ėshtė rrugicė pa ndriēim
    mbrėmjeve vonė
    kur s’njeh tė zonė,
    vjersha nė harrim?

    Ėshtė apo s’ėshtė krejt shqiptare
    me tė folme tė re
    dhe me paskajore,
    vjersha kosovare?

    Ėshtė apo s’ėshtė urim e mallkim
    Njė varg mė shumė
    I hedhur nė lumė,
    Vjersha e popullit tim?
    Te gjitha jane thene

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •