
Postuar më parë nga
Aksinja
Shkruan: Dritan Goxhaj - Tiranë, 24. 04. 2011
( PASHTRIKU: KAH PO SHKON KOSOVA?! )
***
Duke dëgjuar Bexhet Pacollin kur tregon sesi ambasadori Dell nxorri nga xhepi zarfin me emrin e presidentes së re, të duket sikur po dëgjon ndonjë histori me magjistare. Nuk është hera e parë që ky lloj ambasadori bën magjira të tilla. Si dhe nuk është hera e parë që në Kosovë në krye të një institucioni të emërohet një njeri me uniformë.
Për herë të parë kjo ndodhi kur ambasada amerikane ndërhyri në një situatë të ngjashme për të emëruar si kyeministër Agim Çekun. Në atë kohë Çeku, po si kjo Atifetja ishte një farë gjenerali i një tjetër organizate jo qeveritre, për të cilën kishte kontribuar aq shumë për ta trasformuar në të tillë, të quajtur TMK.
Dhe në kohën kur Çeku u emërua i tillë nga ana e Jakup Krasniqit nuk pati një reagim të tillë si këtë radhë ku tha që nuk jemi në një gjendje lufte që në krye të një institucioni të emerohet një ushtarak. Këtë radhë hipokrizia e tij i kaloi të gjitha caqet. Por si duket tashti kishte filluar t’i pëlqente e ti shijonte kolltuku i presidentit, edhe pse po ushtronte atë detyrë në menyrë fakultative.
Por si duket, Çekun në atë kohë, Jakupi e ka llogaritur si të tijin ndërsa këtë Atifeten e llogarit si të amerikanëve. Dhe vërtet kështu duhet të jetë.
Pasi vet shkëlqesia e tij sulltani i parë i Kosovës dora vet zoti Dell, të cilin pas këtij teatri që bëri në fillim me Pacollin e pastaj me Atifeten meriton të bëhet krye kalif i Kosovës. Na thirri tre personat kryesorë përgjegjës për këtë katrahure politike në Kosovë, Thaçin si pëfaqesues i PDK’së, Mustafën si përfaqesues të LDK’së e Pacollin si përfaqësues të Pushikarit. E ju dha nje emër që këta na i habiti.
Pse ju propozoi Delli një femër këtyre të treve e jo nje mashkull? Nëse do ju kish propozuar një mashkull atëhere këta do i bënin dy pyetje Dellit: Pse ky? dhe çfarë mund të bëjë ky më shumë se ne, ose së njeriu ynë?
Pyetjes se parë Delli ju përgjigj drejtperdrejt. Nëse ky person nuk vihet president atëherë mbështetja amerikane për ju do pakësohet e ne do zhgenjehemi. Edhe pse duket se Delli e ka mësur shpejt mentalitetin e shqiptarëve e për gjithka flet edhe ky në emër të amerikës për të mbuluar horlliqet e tija.
Kurse pyetjes së dytë nuk është nevoja t’i përgjigjet sepse të tre ata e kuptojnë se ç’mund të bëjë një femër më shumë se një mashkull. Edhe se në Kosovë kohët e fundit është pare që këtë punë të femrave po e bëjnë më mirë meshkujt, por si duket Delli është i vetmi ambasador amerikan në ballkan që është tradicionalist në kësisoj marëdhëniesh.
Pasi partitë kryesore ranë dakort me propozimin, vendosën ta votonin në parlament. Këtë radhë përveç hiprokizis së Jakupit në parlament u duk edhe një hipokrizi më e re, ajo e Vetvëndosjes.
Vetvëndosja u largua nga votimi, ndërkohë që e dinte se kuorumi për ta votuar Atifeten ishte i gjithi dhe me ikjen e tyre nuk e prishnin dot. Në ved që të qendronin e të votonin kundra ashtu si janë shprehur gjithnji ata zgodhën të largohen duke mos e deklaruar voten. Normal sepse nuk mund të votojnëkunder Dellit.
Gjatë gjithë kesaj kohe u dëgjuan edhe zëra të ndryshëm që propozonin andej këtej edhe bacën Adem për president, por ky i fundit, ashtu si thotë Bexhet Shala nuk e kalonte dot testin e patriotizmit të vetvendosjes.
E tashti e akuzojnë se na qenka i blerë nga Hashimi.
Do ju propozoja që ta linin të qetë Bacën Adem. Pasi ai nuk mund ta bëjë presidentin me një klasë të tillë politikë në Kosovë. E si mund ta bëjë Baci prsidentin në një zyrë ku mungon flamuri kombëtar e në pritje zyrtare nuk luhet kurrë hymni shqitar. Baci Adem do e vendoste edhe flamurin edhe hymnin e kështu Enver Hasani do e shkarkonte nga detyra pasi do rezultonte në shkelje nga ana e bacës, jo të kushtetutës po të testamentit të Ahtisarit.
Ata që do e vinin bacin president nuk do e bënin për të, por për vete, për të promovuar vetveten. E kështu do ta bugosnin prap Bacin, kësaj radhe në një arrest shtëpie ku edhe nuk do fliste dot.
Prandaj ju propozoj ta lini të qetë atje ku është në azilin që ka zgjedhur vetë.
Pasi baci Adem ka zgjedhur që të jetojë refugjat jashtë shtetit e brenda atdheut
Krijoni Kontakt