Shprehje me te duhur per temen ne fjale, s'ka!
Nuk e di c'sherbim ke patur ti, por di te them qe me ate paragrafin e pare nuk jam aspak dakord. Dine vetem te ankohen? Po pse atehere nuk ankohen edhe per tursitet qe vijne nga maqedonia apo mali i zi??
Klienti eshte mbret, por pikerisht meqe eshte mbret duhet te di te sillet si i tille. S'me ka ndodhur ndonjehere ne ndonje dyqan ne shqiperi qe shitsja te "bej kiametin" nese klienti te thote qe nuk me pelqen. Gjithashtu per kamarieret, s'me ka ndodhur asnjeher te me sherbej ndonje pa buzeqeshje apo pa sjellje te kendshme.
Po te sjell dy shembuj per keto qe ti permende. Kete vere i bera pushimet ne Jonufer (Vlore). Ne nje dyqan, kusherira ime me thote: shiko sa e bukur ajo canta. E mua nuk me pelqen edhe ia them nje gje te tille. Shitesja me degjoj dhe buzeqeshi, as nuk u merzit e as nuk vari turinjt.
Gjithashtu, ne nje restorant, s'po vendosja dot c'te merrja per te ngrene, kamarieri shkrete po rrinte aty te me priste mua ngaqe te tjeret e kishin bere porosine, por as gjysem ankese nuk beri... madje me nje buzeqeshje me tha: s'ka problem, une per kete pune jam!
Ndaj, nese keni kete opinion per shqiperine, e keni te gabuar. Nuk them qe s'ka raste te tilla, gjera qe ndodhin... thjesht nuk kam degjuar asnje te huaj te me flasi keq per sherbimet ne shqiperi.
Krijoni Kontakt