Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    Bomba me sahat vënë nga grekët në Shqipëri

    Artikull i huazuar nga i-faqeja Zgjohu Shqiptar

    Bomba me sahat vënë nga grekët në Shqipëri
    Nga:
    Ardit SALIAJ dhe Luan RUKAJ

    Ky është një artikull që duhet lexuar nga të gjithë shqiptarët dhe duhet që të ua dergoni të gjithë miqve tuaj dhe ta shpërndani kudo.

    KALI I TROJËS NË ZEMËR TË ATDHEUT. Kombi për të mbijetuar e mbajnë në këmbë gjuha,flamuri,simbolet,traditat,historia,trashgimi a kulturore.Kur një nga këto cënohen me qëllim të interesave kombëtare për bën TRADHËTI KOMBËTARE.Anastasios Janullatos shtetas grek kombas grek ç’punë ka ai kryeqeveritar në Shqipëri. Kleriku i huaj e do populli apo e duan qeveritarët tradhëtarë?
    Fan Noli para se të vdiste la amanet të më varrosni me një këngë labe . Po amaneti i Anastasios Janullatos a e dini se cili është ? A e bërët Shqipërinë Greqi? Kush është misioni i kryepeshkopit grek do më shtojë dashurinë për Shqipërinë apo për Greqinë?
    Mos të harojmë kush i vrau patriotët Shqiptarë Ortodoks si Dhaskal Todrin,Papakristo Negovani,Petro Nini Luarasi i cili u helmua nga patrikana greke dhe shumë të tjerë...
    Fan Noli ne 1908 e ngriti kishën autoqefale në Boston,në 1922 patriotët shqiptarë në një kongres të posaçëm shpallën kishën autoqefale shqipe.
    Qeveria Shqiptare, në vënd që të mbështeste ardhjen e At Artur Liolinit nga SHBA, si pasardhes i Fan Nolit,sjell nga Greqia KALIN E TROJËS ANASTAS JANULLATOSIN kryeqeveritar në Shqipëri.
    QEVERIA E SHQIPERISË KA TRADHËTAR INTERESAT E KOMBIT SHQIPTAR ME ATË QË BËRI .D.M.TH QË PRANOI VARËSINË E KISHËS KUR GJITHË BOTA ËSHTË E PRIRUR DREJET PAMVARSISË
    Duke pare situatën konkrete është për të vënë alarmin përsa i takon kishës ortodokse në Shqipëri sepse arrihet statusi i AUTOQEFALISË (mëvetësia)gjithë populli shqiptar pa dallim feje ka investuar gjak,shpirt,sakrifica,jetë njerezish sepse çdo herë ka patur rezitencën mbytese të kishës greke. AUTOQEFALIA e kishës ortodokse shqiptare ka qënë si një formë pavarsije për gjithë popullin shqiptar,,,dhe vjen një ditë që pa pikë ndergjegjjeje kombëtare,pa pikë morali, në errësirë informative,Sali Berisha tradhëtar i tradhëtarëve i hedh poshtë gjithë këto sakrifica kombëtare duke firmosur kryesimin e kishës tonë ortodokse nga një grek.

    INTERESAT E KOMBIT SHQIPTAR E KËRKOJNË që Anastas Janullatosit shtetas grek kombas grek duhet të largohet në mënyrë demostrative,dhe ti hiqet e drejta të hyjë më në Shqipëri për shumë arsye se ka cënuar interesat e kombit Shqiptar. Anastas Janullatos është grek dhe është dërguar nga Greqia me mision për të mos pasur kishë shqiptare pasi ortdoksët e Shqipërisë konsiderohen grekë nga kisha greke e Greqia. Është për tu theksuar se për turpin tonë Shqipëria e ka humbur përkohësisht betejën me Greqinë, duke çuar dëm dhjetëra vite suksesi. Është një betejë e gjatë. Shqiptarët duhet të mendojnë që kur të lëjë uratat janullatosi, mos të varroset në Shqipëri sikurse do ai. Kisha shqiptare duhet të drejtohet vetëm nga shqiptarët. As Janullatos, as nxënësit e tij, nuk duhen qasur pasi janë thjeshtë shërbëtorë të Greqisë.
    Nuk arij të kuptoj si vazhdon të qëndrojë ende në pozicionin e krypeshkopit Anastas Janullatosi. Ai është një grek, që mbron interesat e nje tjetër kombi, ai synon greqizimin e popullsise në jug, ai kërkon autonomine e atij që quhet nga shovinistet Vorio Epir, ai ka dalë haptazi si amplifikues i greqizimit, në kodikun e brendshëm të organizimit të Kishës Ortodokse, specifikohet se kryepeshkopi duhet të jetë shqiptar!
    Qendrimi i Janullatosit në atë post është gjë jo e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, me këtë ne shqiptarët kemi shkatërruar atë që Fan Noli ngriti para 80 vitesh, Autoqefaline e Ortodoksisë!
    Anastas Janullatosi që kur u dërgua në Shqipëri kishte vetëm një mision që të greqizonte sa më shumë zonën e jugut nëpermjet objekteve fetare që sot mund ti gjesh në të gjithe jugun dhe në Shqipërinë e mesme , të gjitha kishat katolike janë kthyer në ortodokse sepse teoria greke se të gjithë ortodokesit janë grekë.Pra janullatesi ka ardhur në Shqipëri i dërguar nga politika dhe për arsye që të gjithe tani pas 18 vitesh i dinë shumë mirë po neve mire na e bëjnë që jemi shndërruar në një popull pa kurrefarë dinjiteti se cili komb ka sot në krye të instuticioneve fetare njerez të kombesive te tjera ,ASNJË ata as nuk e imagjinojne një gjë të tille,vendi i paradokseve është vetëm Shqipëria.

    Prania e Anastas Janullatos, 81 vjeç, në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, prej vitesh është kundërshtuar nga ortodoksët shqiptarë brënda dhe jashtë vendit. Njëri prej tyre, At Nikolla Marku, prift i kishës ortodokse "Shën Maria", në Elbasan, njëkohësisht përfaqesues i kishës ortodokse autoqefale kombëtare shqiptare thotë duke cituar nenin 34 të Patriakanës, se "çdo komb ka të drejtë të ketë kishën e tij të pavarur dhe Kryepeshkopin e racës së vet".
    Çfarë është duke ndodhur me kishën tonë ?
    Kur do te kemi klerikë shqipetarë në krye?
    Ka ndonjë mendim për ringritjen e klerit shqipetar në postet drejtuese ?
    Sipas deklaratës të At Artur Marku ky Janullatusi ka bërë që të ndrrohen të gjitha ikonat e kishës shqiptare me ato greke duke pretenduar se në Shqipërin e Jugut është Gerqi pra kishën e përdor për qëllime politike.
    Për komunitetin Çam dhe për Arvanitasitnë Greqi të cilët janë shqiptar nuk paska të drejta .Por politika greke vazhdon të jetë asimiluese ndaj popullsise shqiptare në Gerqi.
    Anastasios Janullatos e bëri punën e tijë e helmoi gjithë popullin ngriti kishat sipas stilit grek nga jugu në veri dhe lapidarët në majë të kodrave ktheu në kryqe të përmasave të mëdhaja. Anastasios Janullatos po i afrohet avash avash vdekja e tijë por edhe këtë e ka menduar dhe po i kërkon qeverisë shqiptare për varimin e tijë në tokën shqiptare që të vinë pelegrinazhi nga greqia të bëjë vizitë tek varri i tijë dhe njëkohësisht përcakton se varoset në tokën e tija dhe jo në tokë të huaj. Qeveritarët duhet ta ketë të qartë se Çështja Anastasios Janullatos duhet të zhduket një orë e më pare nga teritori Shqiptar. Zgjidhjen e kësaj Çështjeje Madhore të kombit shqiptar duhej ta merrte përsipër shteti shqiptar, pra, klasa politike që drejton vendin, e cila, paraprakisht, duhej të çlirohej njëherë e mirë nga vargonjtë e servilizmit të pështirë, me të cilët shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke e kanë lidhur këmbë e duar. Veç kësaj, kjo klasë politike duhej të hiqte dorë nga kompleksi i inferioritetit, nga psikologjia e vasalitetit dhe e mercenarizmit në marrëdhëniet me të huajt.
    Anastas Janullatosi Kryepeshkopi Kishës Ortodokse e ka mbushur kupën me kohë për ngjarjen në Himarë ku dërgon një mesazh publik ngushëllimi për familjen e të ndjerit, ku ndër të tjera thotë se "këto veprime dhune përbëjnë kërcënim të bashkëjetesës paqësore" etj,etj. Me fjalët e tij, Urata kërkon qetësi dhe jo hakmarrje, por ne shohim haptas se ky "pikëllim" i këtij njeriu të zotit nuk bën gjë tjetër veç se hedh benzinë në një zjarr të mbuluar paksa kohët e fundit. Si qytetar shqiptar, dua ta pyes kryepeshkopin grek të Kishës Ortodokse Shqiptare: "që nga fillimi i aktivitetit të tij në vendin tonë, sa herë ka reaguar apo është pikëlluar kur nga atdheu i tij Greqia kanë ardhur me dhjetëra pa e ekzagjeruar mund të them me qindra djem nënash shqiptare të vrarë nga ekstremistë antishqiptarë dhe shumë raste nga policia greke?
    Anastas Janullatosi do të kishte përveç vlerave humanitare dhe një kod etik atëhere do të ikte nga posti kryepeshkopit me kohë se detyra ju përmbush dhe jo të urdhëronte priftërij të nbushnin varret në Këlcyrë me kocka shqiptarë për të shtuar numrin e varrezave të ushtarve grekë.

    Kisha Ortodokse ne qender te Tiranes ne ndertim
    Qeveria Shqiptare i jep Anastas Janullatos nyjen kryesore të tuneleve nëntokësore të Tiranës i cili e merr nën kontrollin e tijë.
    Nyja kryesore e rrjetit të tuneleve nëntokësore, të ndërtuar në kohën e komunizmit dhe që përshkon kryq e tërthor Tiranën, gjendet pikërisht në kryqëzimin ku është hyrja kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo nyje është një kryqëzim i shumëfishtë i tuneleve nëntokësore që vijnë nga drejtime të ndryshme, dhe nëpërmjet saj mund të kalosh lehtë në të gjitha linjat e rrjetit të tuneleve. Një tjetër qytet nëntokësor është poshtë qytetit të dukshëm të Tiranës. Këtë gjë banorët e Tiranës e kanë ditur që në kohën e komunizmit, kur ky qytet nëntokësor po ndërtohej nga regjimi i asaj kohe, si një minimetro e vërtetë, që i binte kryq e tërthor Tiranës, me një dendësi të veçantë në qendër dhe përreth saj, ku ishin përqëndruar rezidencat e niveleve të larta të nomenklaturës, si zyrat, ashtu dhe banesat. Pavarësisht se këto tunele nuk përdoren më sot dhe mirëmbajtja e tyre është lënë pas dore, nyja kryesore e rrjetit të tuneleve mbetet një objekt i rëndësisë së veçantë, se nëpërmjet saj mund të qarkullohet lehtësisht nëpërmjet rrjetit të tuneleve drejt ndërtesave ku janë vendosur të gjitha institucionet kryesore të shtetit shqiptar, përfaqësitë diplomatike të huaja, kompani të rëndësishme ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri etj. Këto veprime që bën Greqia në Zemër të Atdheut në Shqipëri a mund ti bëjë Shqipëria në një zemër të Greqisë?

    Varret Kosin, Permet
    GREKU KA FANTAZINË NË GJAK PËR DJALLËZI DINAKËRI PËR TË REALIZUAR QËLLIMIN E TIJË TË RETHON ME DASHURI KUR DO TË TË FUTË THIKËN NË PABESI .
    Qas maçin në sofër që të hajë thelat .A i mori parasysh qeveriia pasojat që rjedhin apo ky është objektivi I tyre? Qeveritarët me ndërgjegje të pastër na kanë kthyer në koloni të grekut.Nuk është hera e parë që qeveritarët kanë cënuar me qëllim interesat e kombit ata po dalin në mënyrë të hapur kundër popullit shqiptar këto e vërtetojnë faktet e shumta.
    Janullatos për të përmbushur detyrat nga Athina urdhëronte prifterij të nbushnin varret në Këlcyrë me kocka shqiptare për të shtuar numrin e varrezave të ushtarve grekë.
    Para një viti e gjysëm Sali Berisha vendosi që emri i një rruge në qëndër e qytetin e Korçës i vihet kryepeshkopit grek Anastasios Janullatos.Dije ishte kënga ,Shqipërinë e mori Turku ,Shqipëtar Shqipëtar ,mos ri po duku Shqipëtar ,Sot qeveritarët TRADHËTARË cënojnë me qëllim interesat e kombit Shqiptar.Më 25 shkurtit 1914, shovinistët greke theri si bagëti 75 burrat e fshatit Kosinë të Përmetit.Më 29 prill 1914 shovinistët greke theri si bagëti 217 burrat e fshatit Hormovë të Tepelenës.Me ardhjen e demokracisë Lapidaret e tyre janë shkatruar dhe në vend të tyre qeveritarët tanë kanë ndërtuar varrezat e shovinistave grekë.Kush i bën këto veprime konkrete ata që duan Shqipërinë apo ata që nuk e duan Shqipërinë? Çfarë mund të bëjë ARMIK I POPULLIT më tepër se kaq? Mendoj dhe njëkohësisht e kërkojnë interesat e Atdheut që të hiqet emërtimii rrugës në qytetin e Korçës të kryepeshkopit grek Anastasios Janullatos dhe të vihet emiri MASAKRA SHOVINISTE E GREKUT.

    Kisha “Ngjallja e Krishtit”, Ksamil
    Emërtimii rrugës në qytetin e Korçës të kryepeshkopit grek Anastasios Janullatos e kërkonin interesat e Shqipërisë apo të Greqisë?Kush ka më shumë vlerë për Berishën për të respektuar dëshmorët e Atdheut apo Janullatosi grek? Çfarë vërteton emri i një rruge në qytetin e Korçës të kryepeshkopit grek Anastasios Janullatos I hap rrugën integrimit apo SHKOMBËTARIZIMIT?
    SALI BERISHA MBOLLI FARËN E GREQIZIMIT TË SHQIPËRISË DUKE INSTALUAR QARQET SHOVINISTE GREKE NË ZEMËR TË ATDHEUT .
    CILAT INTERESA E KËRKONIN Anastasios Janullatos shtetas grek kombas grek kryeqeveritar në Shqipëri klerike I huaj e kërkonin interesat e Shqipërisë apo të Greqisë? A i morën parasysh pasojat që rjedhin apo ky është PRIORITET I QEVERISË SHQIPTARE?
    Kush i bën këto veprime konkrete ata që duan Shqipërinë apo ata që nuk e duan Shqipërinë? Çfarëmund të bëjë ARMIK I POPULLIT,TRADHËTARI KOMBIT SALI BERISHA më tepër se kaq?

    Kisha “Ngjallja e Krishtit”, Ksamil
    Rast të freskët kemi në Kosovë ku shumica e kishave katolike dhe e xhamive u kthyen në kisha ortodokse . Faktet e fundit të publikuara nga mediat serbe tregojnë qartë se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë nuk është marrë asnjëherë me punët që i takojnë, predikimin e fesë, por më shumë më çështjet politike, duke paguar lobistët në SHBA që do të kundërshtonin pavarësinë e Kosovës.

    Në qytetin jugor të Ksamilit Anastasios Janullatos në themelet e kishës ka vendosur gurë të mëdhenj të sjellë nga Athina të shkruara me shkronja greke .
    Jemi duke zbuluar me anë te punëtorëve që kanë bërë ndertimin e kishës se Ksamilit ku na është treguar një fakt tragjik nga burime kofidenciale nga vete drejtusi i punimeve.“Në hapjen e themeleve më është urdhëruar të vendos një gurë me përmasa të mëdhaja të ardhur posacërisht nga greqia“.Sipas tij mendohet të jetë një gur 2000 vjecar nga informatat që ai kishte dëgjuar fshehurazi nga greket në atë kohë.“Mbi të ka pasur vetëm disa shkrime më shkronja greke“.

    Çfarë do vërtetoin më vonë ato gurë të shkruara në greqisht të sjellë nga Athina se është tokë shqiptare apo toke greke?
    Si ta kuptojmë këtë qëndrim të Qeverisë,rastësi ,lajthitje,paaftësi apo ortakëri me DJALLIN Anastas Janullatosin ?Cila është arsye më bindëse që ti besojmë Anastas Jnullatosit ?
    DINAKËRIA E GREKUT PËR TË MBROJTUR TERITORET QË I KA MARE SHQIPËRISË KËRKON AKOMA TERITORE SHQIPTARE NË VËND QË TA BËJMË NE NJË GJË TË TILLË E BËN GREKU PËR ARSYE KA VËNË NË KRYE TË QEVERISË TË MAJTË DHE TË DJATHTË AGJENTURAT E TYRE.

    Kisha “Ngjallja e Krishtit”, Ksamil
    A duhet ti besojme politikes shqiptare ?
    A mendon dikush rreth asaj se çfarë duhet të bëhet ???
    Kur do te kemi politikan shqiptar ti shërbejn vendit?
    Kush e ka radhën tjetër pas këtyre kronikave të zeza?
    Kush e miratoi kërkesën e tyre shoviniste antishqiptare?
    Mos vallë është një skenar i pregatitur nga guzhinat eAthinës dhe e miratuar nga qeveritarët shqiptarë për të mbrojtur krimet e politikanëve që janë të zhytur gjer në fyt me krim politik,krim ekonomik,krim psikollogjik ? Mos vallë këtu fshiet një lojë e përbashkët ndërmjet dy qeverive? A i morën pasysh qeveritarët shqiptarë pasojat që rjedhin apo ky është objektivi i tyre? A duhet ti besojme politikes shqiptare ... Cila eshte arsye me bindese qe ti besojmë qeveritarëve shqiptar ?
    Kush duhet të përgjijgjet para drejtësisë Janullatosi apo Sali Berisha ?
    Ekzistonte mundësia nga ana e qeverisë për të evituar helmimin e tokës Shqiptare?
    Kush mund të japi garanci që këto veprime të Anastas Janullatosit nuk ka bërë në te gjitha kishat e ngritura nga ai?

    Kisha “Ngjallja e Krishtit”, Ksamil
    Këto dhe shumë të tjera do ti bëjmë të mundur duke zbuluar gjithcka në vazhdimësi dhe duke i publikuar së shpejti me fakte konkrete pasi jemi duke investiguar kete ngjarje.

    Ç’farë e ka penguar opozitën që nuk kërkon dënimin dhe largimin e kryepeshkopit Anastas Janullatosit për veprimtari kriminale antikombëtare për dhunimin e monumenteve kulturore shqiptare?
    Cila është fytyra e vërtetë e Anastas Janullatosit që bën këto padrejtësi shqiptarëve, ka në plan të mbjell dashuri, apo ka në plan të mbjellë SHKOMBËTARIZIMIN?
    A ka gjë më të paskrupullt, në këtë botë kur padrejtësinë ta bën vetë i zgjedhuri kur në emër të mirësisë ka varosur të gjallë shqiptarët me helmimin e tokës shqiptare?
    Kryetari I Bashkisë të Gjirokastrës nën presionin e tradhëtarit Sali Berisha e detyron që të pranojë kushtet e Anastasios Janullatos që të pranojë kushtet e klerikut të huaj grek Janullatos për të hapur shkolla fetare greke . Cili është PRIORITETI I Berishës të integrojë shqiptarët apo të shkombëtarizojë shqiptarët? Doni te dini vertete se në Korçë nxënësit mësojnë se Jugu i Shqipërisë është Greqi.Në qytetin ku 120 vjet më parë u çel Mësonjëtorja e Parë Shqipe keta fëmijë,falë liçencës që “Omiros” ka marrë nga Ministria jonë e Arsimit, e nisin ditën me mësimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtësisht shtetit shqiptar. Në fshatin Boboshticë të Korçës ku grekët vetë ali e vetë kadi bënjnë si duan .Qas maçin në sofër të hajë thelat.Ish Ministri Arsimit GENC POLLO AGJENTI I GREKUT TRADHËTAR I KOMBIT i jep liçencën si pa të keq institucioneve të huaja greke për të kryer çdo veprim . Shkollën shqipe e kanë katandisur sikur ka rënë bomba me 5 nxënës dhe shkollën greke të regulluar .Nga që kanë regulluar shkollën greke 350 nxënës shqiptarë mësojnë gjuhën greke. Si ta quajmë këtë qëndrim të qeverisë shqiptare ka për qëllim të shtojë dashurinëpër shkollën shqipe apo për shkollën greke?
    CILAT INTERESA E KËRONJNË që shqiptarët të mësojnë gjuhën greke interesat e Shqipërisë apo të Greqisë ? Çfarë vërtetojnë këto veprime konkrete I hap rrugën integrimit apo SHKOMBËTARIZIMIT TË SHQIPTARËVE?Greqia është I vetmi shtet I Europës që nuk ka xhami në kryeqitetin e sajë Athinë.Greqia është I vetmi shtet në Europë që nuk ka vare për myslimanët por I varrosin 600 km larg Athinës në Komotini kufi me turqinë Çfarë vërtetojnë këto dashurinë për myslimanët apo urejtjen për myslimanët?
    Anastas Janullatosi Kryepeshkopi Kishës Ortodokse dërgon një mesazh publik ngushëllimi për familjen e të ndjerit, ku ndër të tjera thotë se "këto veprime dhune përbëjnë kërcënim të bashkëjetesës paqësore" etj,etj. Me fjalët e tij, Urata kërkon qetësi dhe jo hakmarrje, por ne shohim haptas se ky "pikëllim" i këtij njeriu të zotit nuk bën gjë tjetër veç se hedh benzinë në një zjarr të mbuluar paksa kohët e fundit. Aksidente të tilla ndodhin çdo ditë në Shqipëri ky prift tani po flet për herë të parë.
    Si qytetar shqiptar, dua ta pyes kryepeshkopin grek të Kishës Ortodokse Shqiptare: "që nga fillimi i aktivitetit të tij në vendin tonë, sa herë ka reaguar apo është pikëlluar kur nga atdheu i tij Greqia kanë ardhur me dhjetëra pa e ekzagjeruar mund të them me qindra djem nënash shqiptare të vrarë nga ekstremistë antishqiptarë dhe shumë raste nga policia greke? Në të gjitha rastet autorët e paktë që janë kapur kanë dalë me probleme mendore dhe pas dy a tre muajsh burg janë liruar dhe shumica e vrasjevetë shqiptarëve kanë mbetur pa autorë. Si njeri i Zotit, duhet të kishit shprehur keqardhjen tuaj për ngjarjet e shëmtuara që kanë ndodhur në vendin tuaj kundër emigrantëve shqiptarë qofshin ortodoksë, myslimanë,katolikë, ose ateistë.
    Kush ndikoi tek qeveritarët tanë që cënojnë me qëllim interesat e kombit ,rastësia ,lajthitja,paaftësia profesionale apo të shitur kokë dhe këmbë tek greku? Për cilë punojnë qeveritarët shqiptarë për për shqipërinë apo për Greqinë?Si ta kuptojmë këtë qëndrim të qeverisë Shqiptare është paaftësi apo të shitur kokë dhe këmbë tek greku?
    A mund ti realizonte këto greku dhe sërbi pa marrë kalanë nga brënda?
    ,, O balo, të hëngërt tënja të keqen e ke brënda,,!

    Ju bëjmë thirrje të gjithë juve që keni në dispozicion informacione dhe fakte per gjithcka madje edhe për këtë kishë ne Ksamil qe folem pak me larte dhe për ndertimin e kishave te tjera,mos ngurroni te flisni por na shkruani në posten elektronike zgjohushqiptar@hotmail.com , kuptohet dhe duke ruajtur anonimitetin nëse është e nevojshme për arsyet tuaja personale.

    Nga:
    Ardit SALIAJ dhe Luan RUKAJ
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 27-04-2011 më 00:56
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    YLLBARDH po ne shqiperi ska me avni rrustema apo si qendron puna, nese ai janullatosi eshte aq i hapur kundra shqiprise perse nuk vritet nga nje atentator me vet iniciativ ose nga nje atentator i sigurimit te shtetit dhe te zhduken gjurmet e vrasjes, nese sigurimi i shtetit vrau azem hajdarin dhe humbi gjurmet edhe te ketij mund ta bej ne te njejten mynyr apo ska shtet atje ne shqiperi apo si qendron puna

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Puna qendron se ,po te behet atentat ndaj keti laper grek,e ter greqija do te ngritet ne kembe ,e vaj hallin per at shtetas shqipter qe gjenden ne greqin antishqiptare,sepse greku spiunin e vete e mbron sepse ai punon per interesat e grekut ,kurse Azem Hajdari esht nje tem tjeter,ai esht vra nga dashamiret e grekut ,per ate jan humbur gjurmet ,por ne zemren e popullit Hajdari ende jeton .Shum kena me jav pa sherin ktyre janatulloseve dhe nxensave te tije lol.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    cudi si nuk ua kane fshi akoma postimet tuaja , sepse flisni keq per grekun hehehe

    e dini ju sa grek ka ky forum???

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Skandali dhe turpi me i madh i politikes shqiptare, djathtas e majtas, qe i ka demaskuar ne jete te jeteve per tradhetine e ndyre te tyre ndaj Shqiperise, eshte prezenca ende ne detyre e konsullit grek te Korçes, i cili deklaroi hapur ne Korçë dhe Greqi qe ''Vorioepiri eshte Greqi'' dhe qe lufton per ta bere kete ender realitet. Me mosveprimin per ta shpallur person te padeshirueshem, eshte neperkembur hapur sovraniteti i Shqiperise dhe ligji. Per reciprocitet, çdo te ndodhte me nje konsull shqiptar po te deklaronte (madje me te drejten historike) qe Epiri (nga gjiri i Ambrakise ku gjendet Preveza e ne veri) ka qene e duhet te behet pjese e Shqiperise dhe se po lufton per kete gje? Dhe ne rast se qeveria e politika greke nuk do te reagonte per ta larguar '' qofte edhe me miresjellje'' , si mendoni qe do te vepronin grekerit? Mjafton te kujtoj qe per gjera shume me te parendesishme i kane rrahur e qelluar me veze e kepuce. Tjetrin mos e duaj , por hakun ia ruaj: le te marrim paksa shembull edhe ne shqiptaret e pandergjegjesuar nga fqinj[t tane per kurajon e trimerine e tyre qytetare dhe para se te behemi mercenare te jemi atdhetare e mbrojtes te vetes, familjes, komunitetit vlerave dhe dinjitetit kombetar. Po te ishim nje popull i tille nuk do te guxonte asnje kodosh politikani te tallej dhe te bente tregeti me interesat tona madhore se do te turperohej e linçohej publikisht nga i madh e i vogel, pa dallime politike, krahinore, fetare e gjinore. Ndaj o shqiptare, hajde te mendojme, te kuvendojme e te bashkohemi rreth interesit t e perbashket,nen shembullin e paraardhesve tane Rilindas qe e bene Shqiperine me eshtrat e gjakun e tyre dhe qe ne duhet ta ruajme e ta perparojme. Te mos e shesim zemren e shpirtin per ca palopolitikane, por mbi te gjitha te veme interesin tone qe eshte i lidhur me vendin tone, Shqiperine. Te heqim dore nga iluzionet e kota si qytetar i evropes e i botes, kur nuk jemi bere ende qytetare te ndergjegjesuar te vendit tone.
    Sa per Janullatosin e kallamkusurin ai eshte nje produkt kalimtar i krizes qe po kalojme ne si ortodokse e shqiptare, qe jemi gati te i sherbejme tek djalli, kur na premton te na shpetoje nga halli.

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Me siper nuk kemi lexuar gje tjeter veçse "idera" te vjeteruara ne nje teme te "re", per t`u dukur me novatore, apo per t`u shitur diçka me shume ne forum e jashte tij.
    Pergjigje shkurt, e po deshet me gjate drejtojuni ne nja 4 tema a me shume te hapura per Kryepiskopin Anastas, ne kete forum, ose tek forumi orthodhoks.

    1. Bombe me sahat
    : nuk qendron si term dhe per me shume ne kuptimin llogjik, pasi tash prej 20 vjeteve duhej te kishte "shperthyer" e te kishte bere pataksine, kur ne fakt roli i Tij ka qene per te kunderten: qetesimin e shpirtrave nepermjet vaji te shenjte te besimit.. s`besoj te jete vene si "bombe" me afat mbi 20 vjet, sepse eshte 81 vjeç dhe jetes nuk i dihet ne kete moshe (siç deshironin postuesit me siper), pra bomba do te kishte mbetur pa shperthyer se do t`i lagej fitili.

    2. ..e vene nga greket
    : teresisht e pavertete, se paku ne kuptimin formal, sepse Anastasi u soll ne Shqiperi me vendim te Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopojes (Stambollit) dhe u zgjodh Kryepiskop me miratimin e popullit orthodhoks te Shqiperise.
    Greket, tash se fundmi, por ndoshta edhe me pare, e kane kerkuar qe te shkonte dhe te vihej ne krye te Kishes Greke, per shkak te cilesive te tij si udheheqes fetar, por Anastasi nuk ka pranuar, sepse e quan veten "shqiptar", Shqiperine e quan vendin e Tij, dhe varrin e ka lene amanet t`i behet ne Manastirin e Shen-Vlashit, prane Durresit.

    Bindjet miope se eshte ngaterruar ne politike, ne çeshtjen e vorio-epirit, ..etj., vijne nga mendjet e ndezura e drite shkurtra qe ngaterrojne politiken e qarqeve te caktuara, apo edhe te shteteve te caktuar, me Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise dhe Patriarkun e Saj. Kjo ndoshta per shkak te origjines se Tij greke,...por jo çdo grek eshte racist e ksenofob ose shovinist.., ndoshta behen paralele me Kisha te tjera orthodhokse dhe vihet shenja e barazimit per problematika qe keto Kisha kane, per veprime te kryera nga klerike te veçante, dhe ndikime te tjera negative qe vijne nga jashte tyre. Dhe jane normale, pasi Kisha perbehet edhe kjo nga njerez, dhe nuk ka njeri qe eshte jashte sferes se mekatit, gabimit,...

    Por KOASH-i nuk ka lidhje me keto lloj "mekatesh", as Kisha e as udheheqesi i Saj. Por fatkeqesisht mendja e disave eshte e "mpire" nga pasionet "ekstreme" nacionaliste dhe jane gati qe ne nje kazan t`i ziejne te gjithe, ose te djegin edhe "te njomin" bashke me "te thatin".
    Dinjiteti kombetar nuk rivendoset ne kete menyre, por duhet te vendoset gishti ne plage, pasi duke u marre me "te njomin" po harxhoni fisheket kot se koti, ose zjarri nuk ndizet me dru te njoma, por me te thata. Ne kete menyre jo qe nuk jeni per Shqiperine Etnike, por nuk jeni as per Shqiperine brenda kufijve politike, pasi futni intolerancen fetare dhe prishni çdo gje te mire te ndertuar ne keto vite "tranzicioni", prej te 4 komuniteteve fetare. Ndani nje pjese te konsiderueshme te popullsise, e cila nuk beson me se ne keto thirrje ka vertete "atdhetarizem" apo edhe "nacionalizem", te pranueshem, por behet thjesht nga pikepamjet e luftes per dominim te botes islamike.
    Shqiptari i vertete di ta ndaje "engjellin" nga "djalli", nese ky i fundit nuk i ka erresuar syte.
    Sigurisht qe ka edhe njerez qe shohin çeshtjen me naivitet dhe besojne se çdo lloj sapuni ka shijen e djathit, ..per keta me vjen keq sinqerisht dhe do u beja thirrje ta shikonin problematiken me gjakftohtesi dhe pa pasion.

    Pra, gjithcka ne artikullin e botuar eshte nje perseritje e rendomte e budallalleqeve te ketyre 20 vjeteve te fundit, kur flasin per "bomben", pale pastaj per Katedralen ne qender te Tiranes, nje kryeveper arkitektonike, dhe permenden "kanale te nendheshme",...etj., gje qe s`mund te shkaktojne veçse te qeshura, ne kohen kur Shqiperia eshte anetar i NATO-s dhe prej anetaresimin ne BE.

    (i shkruajta pas sa siper vetem per ata qe kuptojne,..nuk ua sugjeroj te gjitheve, sepse i kap zemra...)

    pershendetje te gjitheve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 28-04-2011 më 05:52
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga agimbeluli Lexo Postimin
    cudi si nuk ua kane fshi akoma postimet tuaja , sepse flisni keq per grekun hehehe

    e dini ju sa grek ka ky forum???
    Jo ,po naj thuaj sa jan lol?
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Anastas Janullatos
    Apostull i ditëve tona

    Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, Kisha Orthodhokse ishte relativisht jo aktive në misionarizëm. Përpjekjet e mëdha misionare të Kishës Ruse shkuan drejt fundit, ndërsa perdja komuniste e izoloi plotësisht Kishën. Ndërkohë Kishat Orthodhokse të Ballkanit u përpoqën të kapërcenin pasojat e pesë shekujve të regjimit Otoman. Megjithëse vendet orthodhokse si Greqia, Rumania, Bullgaria dhe Serbia fituan pavarësinë, një ndjenjë e fuqishme nacionalizmi mbizotëronte brenda Kishës dhe ideja e shërbimit jashtë kufinjve të vendit të tyre ishte një ide, të cilën pak njerëz e menduan thellë.

    Vetëm përpara fundit të viteve 1950, një numër teologësh të rinj orthodhoksë filluan të ngrenë zërin për nevojën e misionarizmit jashtë Kishës. Nga një konferencë ndërkombëtare e të rinjve orthodhoksë që u mbajt në vitin 1958, filloi të zhvillohet një thirrje për misionarizëm. Këta të rinj, shprehën idenë se përgjegjësia e Kishës ndaj misionit nuk ishte thjesht diçka e së kaluarës, por përkundrazi një përgjegjësi për Kishën bashkëkohore. Pavarësisht nga gjendja e vështirë e një Kishe të varfër të sapoçliruar nga nënshtrimi, thirrja apostolike e Zotit kërkonte një përgjigje. Udhëheqësi i këtij grupimi shumë të ri ishte Anastas Janullatos, një i ri orthodhoks, teolog nga Greqia. Ai sfidoi Kishën e Greqisë po aq sa dhe Kishën Orthodhokse në një shkallë më të gjerë, që të ringjallte traditën e dikurshme misionare.

    Në vitin 1959, Anastasi ndihmoi në themelimin e "Porefthentes" (Shkoni), një lëvizje misionare qëllimi i së cilës ishte të rindizte ndërgjegjien misionare të Kishës Orthodhokse dhe gjithashtu të edukonte botën jo-orthodhokse për trashëgiminë e pasur misionare të Kishës së Lindjes. Kjo lëvizje filloi të nxirrte një revistë në greqisht dhe anglisht që titullohej "Porefthentes". Në numrin e parë të saj, Anastasi shkroi një artikull nxitës të titulluar "Urdhëresa e harruar", me të cilin ftonte Kishën për të rizbuluar zellin misionar të brezave të mëparshëm. Në këtë artikull teologu i guximshëm vinte në pyetje plogështinë e pranuar ndaj misionit që mbizotëronte në Kishën bashkëkohore Orthodhokse:

    “Nuk është një çështje “a mundemi?”, por është një urdhërim i detyruar “ne duhet”: “Shkoni, pra, dhe mësoni të gjithë kombet! Shkoni në të gjithë botën dhe predikojini Ungjillin çdo krijese!” Nuk thuhet “shikoni nëse mundeni”, por është një urdhër i përcakuar, një urdhër i thënë qartë nga Zoti ynë... Nëse e lëmë veten të prehemi të qetë në këtë ngurtësi zakoni përsa i përket misionarizmit, jo vetëm që po e fshehim dritën e pastër të besimit “nën tas”, por po tradhëtojmë një nga elementët bazë të traditës sonë Orthodhokse. Sepse puna misionare ka qenë një traditë brenda Kishës Orthodhokse... Aktiviteti misionar nuk është thjesht diçka “e dobishme” ose “e këndshme”, por është një urdhëresë, mbi të gjitha na jep një detyrë, nëse me të vërtetë duam të kemi vazhdimësi në Besimin tonë Orthodhoks”.

    Anastasi, u bë i njohur si mbështetës dhe drejtues i misionarizmit në vitet që pasuan. Ai i nxiste besimtarët orthodhoksë të rigjenin kuptimin e pastër të “një Kishe të Shenjtë, të Përgjithshme dhe Apostolike”. Madje ai shpresonte të ngrinte një lloj qendre misionare orthodhokse të jashtme. Megjithatë entuziazmi i tij u vu në lojë prej shumicës së qarqeve orthodhokse, si qëllim jo realist. Sipas një thirrje që ai u drejtoi studentëve të teologjisë në Universitetin e Athinës, në janar të vitit 1959, dikush nga salla bëri një vërejtje duke thënë në mënyrë skeptike, se “organizimi i një Qendre Misionare të Jashtme është njësoj si një mrekulli”. Kësaj, Anastasi iu përgjigj: “Jemi plotësisht në një mendje, por si të krishterë ne besojmë në mrekullitë”. Jeta dhe vepra e Anastas Janullatosit, ndoshta misiologjistit më të rëndësishëm në botën e sotme, tregon shembullin e realizimit të një mrekullie në Kishën Orthodhokse bashkëkohore.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Historia e Kryepiskopit


    Anastas Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në një familje besimtarësh orthodhoksë në Greqi. Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve të luftës, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale. Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendëshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jisu Krishtit.

    Kjo përvojë e drejtoi Anastasin që të braktiste dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe të ndiqte teologjinë. Kaq drithëruese ishte kjo dëshirë sa që ai thonte: ''Për mua nuk mjaftonte t'i jepja diçka Perëndisë, duhej t'i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qënia ime të jetonte në Krishtin''. Prandaj në vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951.

    Pas shërbimit ushtarak, Anastasi u bashkua me vëllazërinë “ZOI” (JETA), një organizatë fetare e përqendruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi. Përgjegjësitë që kishte ai përfshinin misionin për të rinjtë e vendit të tij. Ai u bë udhëheqës i lëvizjeve studentore, kampeve të adoleshentëve dhe luftoi ta bënte besimin orthodhoks të vërtetë dhe të prekshëm për të rinjtë që kishte pranë. Nëpërmjet këtyre përvojave, Anastasi zbuloi ndikimin që patën këto programe mbi Kishën në një shkallë të gjerë. Ai kuptoi se pa një shërbim të tillë misionar, Kisha Orthodhokse humbiste qëllimin dhe së fundi zvogëlohej.

    Gjatë këtyre viteve, Anastasi mori pjesë gjithashtu në një lëvizje ndërkombëtare rinore orthodhokse të quajtur “Syndesmos”. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm gjatë viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zëvendëspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatë kësaj kohe u takua me udhëheqës të tjerë të rinj që kishin të njëjtin zell për të shpallur Ungjillin. Së bashku ata filluan të kuptojnë se Krishti asnjëherë nuk mund të kënaqej nga shpallja e Ungjillit vetëm brenda Kishës. Urdhërimi i Tij fillestar ishte që të shkonin në të gjithë kombet. Prandaj, misionet nuk janë vetëm të brendshme, por edhe të jashtme. Urdhërimi i Madh i së kaluarës është një përgjegjësi e madhe për të tashmen. Në atë kohë Anastas Janullatos shkruante:

    “Kisha pa mision është një kundërshtim termash... Nëse Kisha është moskokëçarëse ndaj punës apostolike që i është besuar, ajo mohon veten, kundërshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhëton betejën që bën. Kisha që qëndron në vend, kisha së cilës i mungon vizioni dhe përpjekja e vazhdueshme për të shpallur Ungjillin të pa pagëzuarve, vështirë se mund të njihet si një Kishë e Shenjtë, e Përgjithshme dhe Apostolike, së cilës Zoti i besoi vazhdimësinë e veprës së Tij”.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Vitet 60-të
    Duke ndjekur Thirrjen e Perëndisë


    Kuptimi i rëndësisë së misionit të jashtëm të Kishës e mbushi zemrën e Anastasit. Pas dorëzimit të tij në dhjak, në vitin 1960, ai themeloi një qendër misionare ndërorthodhokse “Porefthentes” (Shkoni). Qëllimi i kësaj qendre ishte të edukonte Kishën në fushën e misionit, si dhe të nxiste dhe të dërgonte misionarë nëpër botë.

    Vetë Anastasi po mendonte të bëhej misionar në një vend të huaj. Menjëherë pas dorëzimit të tij në prift, në 24 maj 1964, ai u nis për në Afrikën Lindore dhe kreu liturgjinë e parë në Uganda. Pak pas mbërritjes, prifti i ri u sëmur nga malarja dhe u kthye në Greqi. Pavarësisht nga rekomandimi i mjekut për të mos shkuar në Afrikë, ai nuk e humbi guximin për t’u kthyer. Ai e kuptoi më mirë se kurrë rëndësinë e ngritjes së ndërgjegjes misionare në Kishë dhe kërkoi mënyra të reja për të përmbushur Urdhërimin e Madh të Krishtit. Duke ndjekur këshillën e njërit prej profesorëve të tij, Anastasi, vendosi se mënyra më e mirë për të pasur ndikim në Kishë ishte duke dhënë një ndihmesë domethënëse në botën akademike. Ai besonte se edhe nëse nuk mundej që të punonte drejtpërdrejt në fushën e misionit, përsëri mund të përpiqej të hapte rrugën për të tjerët. Ai vendosi të bënte studime të tjera në misiologji dhe në historinë e feve.

    Në vitet 1956 – 1969, Anastasi studioi Historinë e Feve në Universitetin e Hamburgut dhe Marburgut, në Gjermaninë Perëndimore, duke i vënë më shumë theksin ''Pluralizmit fetar dhe Kishës Orthodhokse''. Puna e tij u përqendrua në historinë e përgjithshme të feve, në fetë afrikane, misiologji dhe etnologji. Ai shkoi në Universitetin e Makererës, në Kampala të Ugandës, për të bërë kërkime të drejtpërdrejta dhe për të mbledhur materiale për tezën e doktoraturës së tij: ''Shpirti Mbandua dhe kuptimi i kulteve të tyre. Një kërkim i pikëpamjeve të fesë afrikane''. Mbi të gjitha, ai dëshironte të vendoste bazat e një proçesi të tërë të një studimi serioz të misionit në Kishën Orthodhokse. Nëpërmjet këtij studimi, ai kërkoi përkrahje për tezën e tij fillestare, sipas së cilës është e pamundur që të jesh orthodhoks i vërtetë pa treguar interesim për misionin.

    Bashkë me studimet e tij, Anastasi mori pjesë aktive në lëvizjen Ekumenike mbarëbotërore. Duke qenë pjesëmarrës në Komisionin e Misionit Botëror dhe Ungjëllizimit (KMBU) të Këshillit Botëror të Kishave (KBK), misiologu i ri kuptoi se mund të mësonte nga traditat e tjera të krishtera, si dhe t'u prezantonte anëtarëve të këtyre traditave trashëgiminë e pasur misionare të Kishës Orthodhokse. Në vitin 1963, Anastasi u bë anëtari më i ri i KMBU–së në konferencën e Mexico City. Ai vazhdoi të luajë një rol shumë të rëndësishëm në këtë mjedis ekumenik, dhe së fundi shërbeu si President Koordinues në vitet 1984 – 1991. Ai u bë misiologu i parë orthodhoks që pati një pozitë të tillë udhëheqëse.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •