Close
Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 158
  1. #131
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Une them qe mos te lodhen Blend Fevzi historiani si dhe "shkecetare" te tjere per me rishkru gjithe ato faqe historie , le ta zgjidhim kete konflikt ndryshe me pak fare lodhje !

    Tani qe kemi edhe Komisionin e Gjuhes shqipe le te ndryshojne ne Fjalorin e gjuhes shqipe kuptimet leksikore si me poshte :

    Deshmor - (kuptimi leksikor) armik i Atdheut , idivid injorant , me shkolle ose pa shkolle , mebuks ose pabuks , qe lufton kunder zhvillimit qe i sjell vendit pushtuesi si dhe kunder vete pushtuesit . Individ qe le koken e tij ne kete lufte kunder interesave te Atdheut !

    Tradhetar - (kuptimi leksikor) Individ patriot i madh , qe e do Atdheun dhe per xhepin e tij , te pushtuesit , si dhe te zhviilimit qe pushtuesi i sjell Atdheut , bashkepunon me pushtuesit dhe vret deshmoret !

    Dhe keshtu kursejme gjithe ate lodhje , leter dhe boje dhe gjithe keto llapalloqe e debate idiote !

    Tani , une mendoj se si formule zgjidhjeje eshte vertet interesante , ndersa perkufizimet leksikore qe kam dhene edhe mundet te plotesohen apo rregullohen ! Por si zgjidheje , ama , me duket 1-ish !


    Ja i shkolluari juaj ne vend te fjales autokritike perdor fjalen autobiografi
    sa here qe dua te qesh be keto vidio lol

    ēfare niveli ...

    http://www.youtube.com/watch?NR=1&fe...&v=oLFVhOPHYys
    A don, e s'din, a din e s'don !

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga naqeta Lexo Postimin
    Komunistet duhet te ishin pergjigjur per krimet qe ben ,por nuk i ndodhi asgje ...
    Perfituat nga gjendja shume e varfer dhe rrumpall e shqiperis mbas ēlirimit te vertete (mbas 90 )plus mosdeshires te klases politike (sepse do zihen me njera -tjetren per pushtet )
    Por zoti eshte i madh ve drejtesi ...
    Ku i kane familjet Mehmet Shehu ,Bilbil Klosi ,Enver Hoxha e sa e sa te tjere ...
    Vrasin veten(djemte e Bilbilit e Mehmetit ) ,zihen me njeri -tjetrin(Nexhmije me Liljane ja ēon zoti ne dere nje nuse te denje :P per familjen e tyre ) e tjere e tjere se kush i merr me rradhe bordellon e bllokut ...ptu rrace e qelbur u shofte fara juaj e qelbur
    i ke rene pikes moj ZONJE . ai i poshter uli MALET dhe ngriti halet............

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2012
    Postime
    33

    Arkivat, si manipuloi diktatori shifrat e dėshmorėve tė luftės

    http://www.lajmishqip.com/wp-content...zh-300x115.jpg





    Arkivat, si manipuloi diktatori shifrat e dėshmorėve tė luftės
    lajmi shqip

    A ėshtė e vėrtetė qė numri i dėshmorėve, 28 mijė, ishte nė korrespodencė me ēdo metėr katror tė Shqipėrisė, siē deklarohej nga Enver Hoxha. Nė ato vite kanė zėnė rrėnjė tė gjitha pėrpjekjet djallėzore dhe kriminale tė Enver Hoxhės pėr fabrikimin e Historinė sė Shqipėrisė. Pse nuk shkruhet numri i saktė i tė rėnėve pėr atdhe dhe kujt i intereson tė injorojė arkivat. Duket se edhe pas rėnies sė komunizmit ka pėrpjekje pėr rishkrimin e njė tjetėr historie .Opinionet dhe debatet e kohėve tė fundit rreken tė ndalojnė njė falsifikim tė dytė tė historisė sė Shqipėrisė, kur preket aq shumė thelbi i saj, lufta pėr liri. Madje edhe anėtarėt e shoqatės sė veteranėve tė Luftės Nacionalēlirimtare sot e dinė shumė mirė pse i ka shtuar shifrat fiktive Enver Hoxha.

    Nė biseda dhe takime me studiues dhe historianė tė njohur, duke kėrkuar gjurmėt e “28 mijė dėshmorėve” zbuluam nėpėrmjet fakteve dhe arkivave sesi Enver Hoxha i ndryshonte ēdo dy vjet ligjet pėr shpalljen e dėshmorėve. Kėto dokumente zbulojnė sesi ai mohoi sakrificat e popullit shqiptar nė luftė, qė nis me heqjen e pensioneve dedikuar familjeve sė dėshmorėve, tė cilat nė vitin 1946 arrinin deri nė 700 franga shqiptare. Si i kaloi gradualisht meritat e ēlirimit tė Shqipėrisė mbi veten e tij e shokėt e Byrosė Politike, po ashtu kaloi dhe privilegjet. Abuzimet e Enver Hoxhės me ata qė vėrtetė derdhėn gjakun, janė mbuluar me njė vel misteri, jo pa qėllim. Ka pyetur kush vallė, si u zhdukėn gjurmėt e ditarėve historikė tė 25 brigadave dy vjet pas Ēlirimit. Ēfarė duhet tė kishin ato ditare dhe pse nuk janė tė gjitha nė Arkivėn e Shtetit. Ēfarė zbulojnė kėto arkivat nėse kėrkon sot pėr dėshmorėt, ku ranė, si u vranė dhe kush i vrau.

    Po tė mendosh se mes kėtyre dėshmorėve tė shpallur, ka edhe nga ata qė i vrau vetė Enver Hoxha si Qemal Stafėn dhe Vojo Kushin, do tė ketė gjithmonė njė keqkuptim tė madh se cilėt janė dėshmorėt e atdheut dhe cilėt kriminelėt e tij. Sot tė gjithė janė tė interesuar tė dinė: “Sa dėshmorė ka nė tė vėrtetė Shqipėria?!” ja se ē’thonė dokumentet, arkivat dhe enciklopeditė nga viti 1944 e mė pas. Sa dėshmorė duhet tė jenė?! Ne shqiptarėt nė ēdo pesė maj dhe nė ēdo pėrvjetor tė Pavarėsisė a jemi duke nderuar dėshmorėt e vėrtetė…!


    ARKIVAT

    Numri i dėshmorėve i dhėnė me vendimin e Komisionit Ndėrqeveritar nė vitin 1946 ėshtė 1141 dėshmorė. Duke parė fjalorėt enciklopedikėt tė viteve 1985 dhe 2009,ata saktėsojnė respektivisht 2191 dhe 2397 dėshmorė. Nė ēdo pesė maj dhe nė 28-29 nėntor edhe sot nderohen dėshmorėt e Luftės Nacionalēlirimtare, ku njė pjesė u ėshtė mohuar sakrifica dhe nuk janė nė vendin e merituar dhe rituali vijon si nė vitet komunizmit duke imagjinuar se janė 28 mijė tė rėnė dhe kėta tė gjithė tė supozuar nga radhėt e ushtrisė partizane.


    SI U ZHDUKĖN DITARĖT

    Ligji pėr dėshmorėt 1945: Nė muajin tetor-nėntor 1944, nga Shtabi Qendror jepeshin porosi tė shkruheshin ditarėt historike tė brigadave partizane, duke theksuar edhe listimin e dėshmorėve tė luftės pėr 25 brigadat partizane. Nga tabela e pėrgatitur prej fakteve qė gjenden nė Arkivėn Qendrore tė Shtetit, del se nga 25 brigada partizane vetėm dy prej tyre bėjnė listime tė sakta pėr dėshmorėt. Janė dy tė tjera me dėshmorė tė paidentifikuar me emra, ndėrsa nga historikėt e 20 brigadave arkivat s’kanė vjelė asnjė informacion me dėshmorėt pėrkatės, dhe pėr to ka njė justifikim se me mbarimin e luftės nuk diheshin dėshmorėt e rėnė. Puna e parė dhe e vetme serioze pėr dėshmorėt e luftės bėhej nė zbatim tė ligjit nr 109, date 28 .8. 1945. Neni 2. a-Konsiderohen dėshmorė tė luftės Nacionalēlirimtare tė gjithė elementet e lėvizjes NCL deri nė 9 maj 1945 qė dhanė jetėn brenda ose jashtė Shqipėrisė, nė luftė kundėr okupatorit nė radhėt e ushtrisė NaCl. b-Pėr sėmundjet e ndryshme tė marra gjatė kohės qė kanė qenė nė radhėt e ushtrisė Nacl. Gjatė veprimtarisė tė tyre ēlirimtare nė prapavijat e armikut direkt nė luftė me atė ose gjatė torturave dhe internimeve brenda ose jashtė vendit.” Pra neni 2 u jepet statusin e dėshmorėve edhe tė vdekurve nga plagėt ose sėmundjeve tė ndryshme tė marra gjatė kohės qė ishin nė radhėt e ushtrisė partizane, por qė korrigjohet me njė ligj tė veēantė nė 1948.



    Ky artikull eshte postuar me Sunday, 15/07/2012 ne oren 6:18 am tek kategoria AKTUALE. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0 . Ju mund te komentoni, ose ta ndiqni nga websiti juaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lumo : 16-07-2012 mė 02:23

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2012
    Postime
    33

    E.Hoxha dhe R.Alia kanė bėrė kėrdinė me arin e grabitur tregtarėve

    http://www.lajmishqip.com/wp-content...er-300x214.jpg






    E.Hoxha dhe R.Alia kanė bėrė kėrdinė me arin e grabitur tregtarėve
    Nga : Kostaq XOXA


    Nė kujtimet e saj, veēanėrisht nė “Jeta ime me Enverin”, Nexhmije Hoxha bie nė kundėrthėnie tė njėpasnjėshme, duke folur, madje, edhe pėr “humanizmin” e bashkėshortit tė saj. Nė faqen 271, nė mos gaboj, ėshtė pėrdorimi i fjalės “humanizėm”. Por ėshtė vėrtetuar se bashkėshorti i Zonjės sė Zezė, jepte urdhra qė kundėrshtarėt e tij politikė tė torturoheshin, para se tė vriteshin. Dy fakte janė tė sigurta. Llazar Fundo, i pėrshkruar nga Vedat Kokona me simpati pėr kulturėn e madhe nė sferėn letrare, por edhe tė artit, duke kujtuar shoqėrinė me Zįin (siē e thėrrisnin shokėt), ėshtė njėri ndėr kėto viktima fatkeqe. Vedati kujton miqėsinė dhe vizitat e shpeshta nė Luvėr, dhe e vlerėsonte pėr njohuritė e thella nė pikturė dhe nė skulpturė, si edhe pėr interpretimet e mprehta pėr objektet e artit, tė plotėsuara me kritikėn artistike tė cilėn Fundo e lexonte nė literaturėn franceze tė kohės. Vedati kishte fjetur nė njė dhomė me qira me Enverin, nė kohėn kur ishin studentė nė Liceun francez tė Korēės. Dhe thoshte se nė atė kohė ai as qė dėshironte tė fliste pėr politikė.Por vitet rrodhėn dhe admiruesi i Robespierit, e urrente pėr vdekje Llazar Fundon. Antifashizmi i kėtij ishte i padyshimtė. Me pushtimin e Shqipėrisė Llazari ishte nga tė parėt qė u internuan nė Ventotene. Pastaj e vazhdoi luftėn kundėr okupatorit duke punuar me vėllezėrit Kryeziu nė Kosovė, qė njiheshin si luftėtarė me emėr kundėr fashizmit. Atėherė pėrse kjo urrejtje patologjike? Mbase se Enveri, nė kohėn kur ishte vasal i jugosllavėve, ishte xheloz ndaj atyre qė i bėnin hije? Apo emisarėt e Titos nuk e donin Llazarin, se Kryezinjtė vėrtet ishin antifashistė dhe e luftonin okupatorin, por jo sipas gustos sė Miladinit e tė Mugoshės, – qė donin ta kishin koloni tė tyren Kosovėn, pas mbarimit tė Luftės?
    Nė librin e tij pėr Kosovėn, historiani dhe studiuesi i shquar Luan Dode gjeti nėpėr arkivat njė dokument tė jashtėzakonshėm, me firmėn e Enverit, tė cilin e botoi me fac sķmile: “Tė kapet, tė torturohet, pastaj tė vritet”. Kjo e kishte zemėruar keq Fan Nolin nė Amerikė. Relacionet e tij me “Ēlirimtarėt” filluan tė ftoheshin dhe nuk iu pėrgjigj pozitivisht ftesės sė Enverit qė tė vinte nė Shqipėri e t’i vinin kandidaturėn pėr deputet! Mė vonė e kuptoi me tamam se sa “human” ishte Enveri, kur edhe shokun e tij qė e kishte ndihmuar mė tepėr se cilido, Syrja Selfon, e ekzekutoi. Qė tė mos pėrmendim edhe miqtė e tij mė tė ngushtė si deputetin Nacionalēlirimtar, Enver Sazanin, qė e dėnoi me vdekje, ndonėse ishte krejtėsisht i pafajshėm, por kėrkonte liri demokratike tė vėrteta nė Parlament, kur ishte deputet.Nė njė dokument tjetėr, tė botuar nė dosjénė e K. Dervishit, flitet pėr ekzekutimin e Teme Sejkos. Njė byroist, ministėr i brendshėm i kohės dhe njė titullar tjetėr, e kishin ēuar me makinė nė njė vend tė fshehtė dhe e kishin goditur me kazma nė kokė. Pastaj, meqė i dėnuari me vdekje jepte shenja jete, i vunė litarin nė grykė dhe njeri e tėrhiqte nga vetja, tjetri, po ashtu. Gjersa i pandehuri dha shpirt. Ja si ishin njėri ndaj tjetrit shokėt e luftės! Kėto mėnyra barbare do t’i pėsonte edhe ish-ministri i brendshėm, kur i erdhi radha! Nexhmija vazhdon endé nė “humanizmin” e komunizmit tė E. Hoxhės, ndonėse e di fort mirė sesi e pėsuan ish-shoqet e saj, pas ekzekutimit tė burrave tė tyre dhe shkatėrrimit barbar tė familjarėve tė “komplotistėve” kundėr Enverit, qė i pėrftoheshin nė halucinacionet e tij. edhe shokėt e vet, tė cilėve nuk u shkonte asfare ndėrmend qė t’i bėnin komplot! Por libri qė cituam i Nexhmijes bėhet fare i pabesueshėm kur flitet pėr varfėrinė e martesės sė saj, me njė karrocė qė tėrhiqej nga njė kalė tė cilit i numėroheshin brinjėt, sikur kuajt mė tė mirė tė tė gjithė vendit nuk i kishte nė dorė, tashmė, Ushtria kur bashkėshorti i saj ishte ministėr i gjysmės sė ministrive, nga ajo e Mbrojtjes e gjer te ministria e Jashtme… e nė vijim!

    * * *

    Dhe vijmė, tani, tek ari qė iu vodh tregtarėve, nėn pretekstin e tatimeve tė jashtėzakonshme pėr “abuzimet” gjatė luftės. Torturat qė u janė bėrė tregtarėve nė tatimet qė kalonin masėn e fitimeve (“mė jep atė qė s’ke”) ėshtė histori mė vete, qė e revoltuan kryetarin e kėshillit Nacionalēlirimtar tė qarkut tė Dibrės, Edip Tėrshanėn. Askush nuk desh t’ia dinte pėr funksionet e Edipit dhe pėr meritat e tij gjatė luftės. I revoltuar pėr dėrgimin e arit me kamionėt nė Jugosllavi, Edipi protestoi burrėrisht. U burgos pėr kėtė “fajėsķ”. U dėnua me vdekje dhe u ekzekutua. Iu gjet njė letėr, drejtuar E. Hoxhės nga qelia, me fjalėt lapidare: “Kjo asht tradhti kombėtare”! Do tė zgjateshim po tė tregonim si ia vodhi Enveri arin dajės sė tij i cili, i dėshpėruar, u arratis nė Itali, duke e mallkuar me shpirt Enverin, qė i kishte punuar edhe njė reng tė birit tė tij tė mitur, partizan. Njerėz si Foto Bala, Mentor Ēoku dhe shumė tė tjerė, miq tė Enverit nė kohėn kur ishte student bursist nė Monpelié dhe nė Konsullatėn e Brukselit, kanė dėshmuar sesa i babėzitur ishte Enveri pėr tė mos kthyer kurrė borxhet. Por do tė pėrqendrohemi nė kohėn kur u bė i plotfuqishėm. Njė e pėrkohshme jona e hap kapitullin e babėzisė sė Enverit me kėtė hyrje: “Enver Hoxha ishte njė kanibal. Asgjė tjetėr nuk mund tė krahasohet me njeriun qė e mbuloi Shqipėrinė me viktima tė pafajshmish. Por Enveri e gjurmonte shumė floririn. Jo mė kot ai vrau qindra njerėz tė pasur qė kishin ruajtur florinj, nėpėr shtėpitė e tyre. Dhe jo mė kot ai ndaloi qarkullimin e floririt, duke futur nė burg ata qė e pėrdornin”. Pastaj autori i shkrimit kalon nė njė rast konkret, por me “thuhet se”: “Thuhet se Enver Hoxha, nė vitin 1943 nė Labinot, mori nga Fetah Ekmeēiu katėr qese lėkure me florinj dhe i groposi bashkė me Sami Bahollin. [Kėtu po bėjmė njė korrigjim, sepse fraza krijon njė ekuivok. Qartėsia e mendimit duhet tė dalė nė sintaksėn e qartė, jo me nėnkuptimin e sė pamundurės. Na del se u gropos edhe S. Baholli! Po tė ishte se “i groposi bashkė me qeset”, - pėr shembull, - mund tė kuptohej se u groposėn edhe qeset, por jo ashtu siē ėshtė thėnė pėr personin]. Korrigjimi ėshtė i lehtė: “ [… dhe i groposėn, tė dy, kur E.H.-a ishte me S. Bahollin”. Me gjithė kėtė lapsus, sa pėr t’u shtensionuar paksa, autori i shkrimit i paraqet bukur ngjarjet e pazakonta qė pėrshkruan. Groposja e arit mund tė jetė e besueshme apo jo. Por argumenti bėhet i fortė me periudhėn qė vijon: “Nė atė kohė Fetah Ekmeēiu ishte i ngarkuari i shtabit me ēėshtjet e financės. Pak kohė pas ngjarjes sė sipėrpėrmendur, Fetah Ekmeēiu u zhduk nė mėnyrė tė mistershme dhe trupi nuk iu gjet kurrė”. Kjo e bėn tė besueshme ngjarjen, madje edhe pabesinė; fill mė pas shkruhet: “Floriri i groposur mė 1943 do tė nxirrej nga Sami Baholli nė vitin 1959, me porosi tė Enver Hoxhės”. S. Baholli paska shpėtuar nga kriminaliteti i Enverit, pas 16 vjetėsh nga ngjarja. Né mund tė supozojmė se Enveri nuk do tė flinte rehat pėr njė kohė tė gjatė, sikur tė jetonte dorėzuesi i florinjve (Fetahu) i cili édhe mund t’i zhvarroste dhe t’ia mbathte pėrtej kufirit (po tė mundej tė arratisej, sigurisht). Do tė ishte fatkeqėsi pėr Samiun e pafajshėm… Hamendėsķ, kjo, qė ka njė bazė reale. Autori vazhdon mė tej, me kėtė frazė: “Nė atė kohė vjedhja e thesarit ėshtė bėrė periodikisht, duke e dėrguar nė Zvicėr, ose duke e depozituar me emra tė tjerė, kryesisht tė fėmijėve tė krerėve tė shtetit”. Flitet edhe pėr kohėn pas Enverit: “Nė periudhėn 1988-1990 kanė lėnė Shqipėrinė sasi tė tjera ari qė kanė ikur nga kryesisht nga aeroporti i Rinasit”. Nėse kjo duket si retorikė, fraza pasuese bėhet konkrete, dokumentare: “Mė 7 qershor 1992 u kėrkohet ndihmesa autoriteteve zvicerane pėr arin qė ndodhej nė Zvicer. Guvernatori i bankės i asaj kohe, autorizoi mė 1 mars 1993 firmėn ligjore “Poncet Varzuler” dhe partnerėt ndėrkombėtarė tė Avokaturės sė Gjenevės (Zvicer) pėr tė zbardhur llogaritė e hapura nga Bankat e Shqipėrisė nė Zvicėr” . Ngarkohen tetė avokatė tė huaj tė merren me problemin (Pėrmenden emrat e tyre). Pėrmendet dhe citohet raporti pėrkatės: “Mė 3 korrik 1989, me fluturimin SR 459 nga Tirana kanė mbėrritur 3.100 kg. ar. Kjo dėrgesė ishte pritur dhe depozituar nga Sigurimi i Shtetit. Ndėrsa mė 5 korrik 1989, kjo dėrgesė u transportua nė MAT SE CURITAS dhe u zhdoganua nga kjo e fundit. Hetimet pranė MAT kanė treguar se dėrgesa e zhdoganuar e lingotave tė arit dhe tė argjendit ishte me vlerė 19,7 milion frangash. Dėrgesa u dėrgua me urdhėr tek “Union de Banque” nė Zvicėr, nė Edelmetallschmelzerei nė Mendrison. Pėr kėto ėshtė pėrfolur emri i Ramiz Alisė”.Pėr sqarim tė thjeshtė, 19.7 milion fr. ar do tė thotė 19. 700.000 fr. ar. Ky shkrim flet edhe pėr arin “e marrė nga Mbreti Zog”, me ikjen pas pushtimit tė Shqipėrisė. E kemi vėnė nėn thonjėza, se shifrat dalin kundėrthėnėse. Pėrmendet shuma prej 10.000 napolonash ar me rastin e martesės sė mbretit dhe tė kremtimit tė 10-vjetorit tė Monarkisė. Shkruhet nė parantezė, pėr hir tė sė vėrtetės, se “nė atė kohė 1 napolon floriri konvertohej me 20 franga ari. Atėherė: 10.000 X 20 = 200.000 fr. ar. Kjo shumė ėshtė thėrrimja e 19.700.000 fr. ar, qė ishte deportuar nga bankat tona nė Zvicėr, nė kohėn e diktaturės. Nėse 19 milion e kusur fr. ar ėshtė shkruar nė fillim, vetėm kusuri 700.000 ėshtė 2-3 herė mė i madh sesa ai 200.000-shi i shprehur nė kėtė shkrim. Po tė vėmė nė raport tė gjithė sasinė e 19.700.000 me 200.000 na del herėsi prej 98,5. Kjo do tė thotė se shifra e njė dėrgese nė Zvicėr ėshtė thuajse 100 herė mė e madhe se shifra qė i atribuohet Zogut. Megjithatė, ndonėse shifra qė i ngarkohet Zogut ėshtė 100 herė mė e vogėl se ajo e njė dėrgese tė vetme nė Zvicėr e kohės sė diktaturės enveriste, kjo duhet tė jetė shumė herė mė e vogėl se 100 herė. Sepse shifra e Monarkut ka gjasa qė tė jetė e nxjerrė nga gjyqet kundėr zogistėve qė qė janė shpallur si agjentė amerikanė jo vetėm ata qė takuan Fulcin kur ky erdhi si funksionar i UNRRRA-s pėr tė ndihmuar popullin nga varfėria ekstreme e pasluftės, por kanė dėnuar si agjentė edhe ata qė, pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, nuk e kanė takuar fare Fulcin dhe u detyruan tė thoshin nė gjyq, pas njė hetuesie tė pėrbindshme, se e kishin takuar Fulcin, madje edhe si agjentė! Mos tė harrojmė se nė kėtė shkrim thuhet se shuma e parave pėr tė cilat akuzohet Zogu kishte mbetur pėr njėfarė kohe nė shtėpinė e Koēo Kotės, sipas thėnies sė drejtorit tė Thesarit. Ky drejtor i Thesarit pėrmendet shumė herė nė faqen 12 tė gazetės, por pa ia treguar emrin asnjė herė. Nga ana tjetėr, ish-kryeministri Koēo Kota, kishte kaluar nė gjyqin komunist dhe nuk u dėnua me vdekje, siē do tė ndodhte po tė ishte trazuar nė punė tė tilla tė grabitjes! Kjo inkoherencė pėrforcohet edhe me rastin e vėshtirėsive financiare nė mėrgim, kur Mbretėresha Geraldinė u detyrua tė shesė gjerdanin e kushtueshėm tė qafės, nė njė rast vėshtirėsie, mbase pėr shpenzimet e varrimit tė bashkėshortit tė saj.Mbreteresha Geraldinė ishte dinjitoze dhe nuk ankohej mė kot, siē bėnte Nexhmija kur “dėshmonte” pėr kalin brinjėdalė tė martesės sė saj, apo kur dha alarmin se ishte nė vėshtirėsi financiare pėr bukėn e gojės, pasi u shemb perandoria e saj e daljes sė tė privilegjuarve pėr tė bėrė lindjen jashtė shtetit, kur njerėzit e thjeshtė e paguanin dėshirėn pėr tė dalė jashtė shtetit, me plumbin ballit!

    lajmi shqip





    Ky artikull eshte postuar me Sunday, 15/07/2012 ne oren 6:37 am tek kategoria Komente. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0 . Ju mund te komentoni, ose ta ndiqni nga websiti juaj.

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2012
    Postime
    33
    Trimat partizanė dhe armiqtė frikacakė


    Nga : Gani MEHMETAJ

    Rrėfimi pėr tre ushtarė gjermanė me njė motoēikletė trerrotėshe qė i ranė kryq e tėrthor Ballkanit pa shkrep asnjė plumb
    Kur hynė trupat naziste nė Jugosllavi, u prinin tre ushtarė me njė motoēikletė tre rrotėshe. Nga Maribori i Sllovenisė deri nė Gjevgjeli tė Maqedonisė nuk hasėn asnjė rezistencė. Motoēikleta gjermane me tre ushtarėt e Fuhrerit, u end nėpėr gjithė Jugosllavinė pa i dal kush nė rrugė. Dėshmitarėt thonė se e njėjta motoēikletė, madje edhe tė njėjtėt ushtarė u panė nėpėr qytetet e Kosovės. Komunistėt jugosllav aso kohe ishin fshehur nė vrimė tė miut, sepse tė kruheshin me gjermanė, s’ua mbante: nuk ishin aq budallenj sa mendonin tė tjerėt. Nė Kosovė s’kishte komunistė shqiptar, mė vonė erdhėn nga Tirana e Elbasani. Ushtria jugosllave u shpartallua nga gjermanėt si kėshtjellė kartuēi pa shkrep asnjė plumb dhe pa asnjė rezistencė.Tė vetmen rezistencė ndaj gjermanėve e bėnė shqiptarėt e Llapit, nė kufi me Serbinė, duke e hutuar pararojėn dhe duke e detyruar ushtrinė gjermane tė zhvillonte njė betejė tė ashpėr kundėr fshatarėve llapjanė. Vetėm disa orė mė vonė u mor vesh se lufta bėhej gabimisht: llapjanėt nga frika mos erdhėn serbėt tė bėjnė masakra nė Llap bėnė luftė tė ashpėr, ndėrsa gjermanėt menduan se kėtu e kishin pėrqendruar rezistencėn ushtarėt jugosllavė, meqė ecėn njėmijė kilometra dhe nuk hasėn asnjė kundėrvėnie. Disi u morėn vesh pėr kėtė luftė tė gabuar, megjithėse thonė se delegacioni i llapjanėve e fajėsonte ushtrinė gjermane pse hyri nė kufi me Kosovėn pa paralajmėrim. “Menduam qė jeni shki, prandaj ua kthyem pushkėt, se, pėr gjermanė, urdhėroni si nė shtėpinė tuaj”, u paska thėnė pėrfaqėsuesi llapjanė qė dinte gjermanisht.Tre ushtarėt proverbial gjermanė, pėr t’ua kėnaqur zemrėn shqiptarėve tė Kosovės kishin vėnė para mbi njėmijė ushtarė jugosllavė dhe u grahnin si barinjtė lopėve. Ajo qė i habiste katundarėt nuk qe disfata jugosllave, sepse gjermanit atėbotė s’i rezistonte askush, por aftėsia e kėtyre ushtarėve t’u grahnin gjithė asaj ushtrie jugosllave pa asnjė vėshtirėsi. Lopēarėt vendės s’mund t’u grahnin njėqind lopėve me tre veta, ndėrsa gjermanėt e kishin vėnė para kopenė e pafund tė ushtarėve jugosllavė dhe i drejtonin si tė donin, pa asnjė shmangie nga xhadeja. “Ju lumtė, po tė zot janė”, habiteshin katundarėt me aftėsitė pėr t’i grahur kopesė sė ushtarėve jugosllavė. Tre ushtarėt me “trerrotėshin” pasi kapitulloi Italia fashiste, hynė nė Shqipėrinė londineze, duke bredhur si nėpėr Jugosllavi, nga Qafė Prushi deri nė Konispol. Dhe prapė nuk hasėn nė rezistencė, pos nėse u doli aksidentalisht ndonjė grup cubash t’ua merrnin gomat e kamionėve pėr opinga! Kjo ėshtė kaptina e parė e luftės sė trimave partizanė kundėr frikacakėve gjerman nė Jugosllavi dhe nė Shqipėri. Besoj se gjendja s’ishte ndryshe as nė Greqi. Nė vazhdim situata ndryshoi. Grupimet partizane, tė cytura dhe tė dirigjuara nga instruktorėt jugosllavė- serbė, filluan tė nxjerrin kokėn nga nėntoka si urithi. Njė herė e hoqėn qafe njėri-tjetrin, pra luftė brenda llojit, pastaj filluan tė bėjnė atentate kundėr bashkėkombėsve tė tyre kundėrshtarė politik, e tepėr rrallė tė kruhen mė ndonjė nėpunės gjerman. Nėpėr fshatra tė Toskėrisė vepronin mė ndryshe: atje e shkrepnin ndonjė plumb sa pėr tė cytur mllefin e ushtrisė naziste, sepse qėllimi nuk ishte tė luftonin kundėr gjermanėve: miu kundėr luanit s’mund tė luftonte, por pėr tė nxitur masakra. Se a vriten dhjetė, njėqind apo njėmijė tė pafajshėm, trimave partizanė aq u bėnte. Tė vrarit ishin shqiptarė, ndėrsa punėdhėnėsit e tyre serb atė qėllim kishin, tė vriten nė mes veti sa mė shumė shqiptarė. Trimat partizanė edhe nė vazhdim u shquan pėr “tėrheqje taktike”. “Gati na doli shpirti, duke ikur gjithė kohėn. Mbathja ditėn, mbathja natėn, kurrė nuk ngulėm kėmbė diku”, tregojnė ushtarėt e gjorė partizanė shumė vjet mė vonė. Trimat partizanė nuk paraqitėn asnjė rrezik pėr tre ushtarėt gjermanė, qė thuhet se vazhdonin tė bridhnin gjithandej nėpėr Gadishull pa iu trembur syri. Nuk frikėsoheshin as nga trimat partizan tė Mugoshes e Miladinit maleve shqiptare. Historianėt e dinė fare mirė kėtė gjė, e dinė edhe ata qė u bėnė copa tė dėshmojnė se partizanėt zhvilluan beteja, lufta, hapen fronte, ofensiva etj. Por betejat u bėnė shumė mė vonė: nė filmat partizanė, nė ditarėt e stisur tė luftės, nė kujtime, nė dokumentarėt e porositur, ku komisarėt e komandantėt rrėfenin bėma qė as nė ėndėrr s’i kishin pa. Kush do t’u thoshte se gėnjejnė? Trimat partizanė nė Shqipėri, Jugosllavi e Greqi nuk zhvilluan asnjė betejė, qė mund ta shėnonte historia, me gjithė simpatinė qė gėzojnė “nacionalēlirimtarėt” nė korpusin e historianėve shqiptarė andej dhe kėndej kufirit. Asnjė pėrpjekje, asnjė nishan dhe asnjė rezistencė nuk e bėnė gjatė gjithė kohės sa qėndruan trupat naziste nė Ballkan. Historianėt pėrpiqen tė na bindin se kishte mė mijėra partizanė nėpėr male, por kur binte bora zbrisnin nėpėr shtėpitė e tyre, apo u binin nė qafė fshatarėve dhe zhdėpeshin me mish tė terur e fasule tė ngrohtė. Prapė kur dilte pranvera dilnin si cubat nėpėr male dhe e ndiqnin armikun si dhelpra dashin nga distanca, duke mos e provokuar asnjėherė.Merita e dėbimit tė trupave naziste ishte e aleatėve, sa pėr partizanėt shqiptarė, jugosllavė e grek, gjermanėt do tė rrinin pėr jetė e mot nėpėr kėto vende.
    Nė fund te luftės, kur trimat partizanė panė se armiku ėshtė duke u tėrhequr, atėherė mobilizuan dhunshėm mė mijėra fshatarė dhe iu qepen prapa. Tė mobilizuarit nė ēetat partizane tregojnė se as nė atė gjendje tė disfatės naziste, partizanėt s’patėn forcėn dhe guximin tė zhvillonin ndonjė betejė. “U shkonim prapa, mė frikė se mos na ktheheshin dhe na bėjnė fėrtele. Por ata vazhdonin tutje. Vetėm kur ne e zvogėlonim distancėn, atėherė gjermanėt na ktheheshin me njė breshėri artilerie, apo me njė sulm tė shpejt sa na bėnin pikė e pesė. Na pėrvėlonin, prandaj nuk e njihte qeni tė zonė. Gjysma e partizanėve nuk ktheheshin mė, merrnin arratinė. Dhe nazistėt gjerman sėrish vazhdonin rrugėtimin e tyre. Ata nxitonin tė shkonin nė vendin e tyre, ne shpresonim t’ua merrnim armėt, kur t’i fėrfėllonin nga dėshpėrimi”, mė ka treguar njė i afėrm, ish partizan. “Me gjermanin kurrė nuk jemi ndeshur ballazi, kurrė nuk kemi zhvilluar ndonjė betejė njė vjet e gjysmė sa isha nė Brigadėn e tretė. Ndonjėherė u dilnim nė pritė furnizimeve, por ushtarėve tė mirėfilltė asnjėherė. I sertė ishte gjermani”, rrėfente trimėritė e bashkėluftėtarėve tė vet, bashkėvendėsi tjetėr imi. Po lufta e trimave partizanė, kundėr nazistėve frikacakė qė e shohim nėpėr filmat jugosllavė e shqiptarė, si i thuhet? Ishte pjellė e kineastėve gėnjeshtarė, sepse vetėm nė filmat e budallenjve njė partizanė mund tė vrasė dhjetė gjermanė, apo tė shpartallojė ushtrinė gjermane. Partizanėt kurrė nuk ishin as trima dhe as tė fisėm, mė tregon tjetri qė po ashtu ishte nė ushtrinė e tyre mbi njė vjet. Vinin nga fshati tė rekrutuar dhunshėm, pa asnjė ideal, apo iknin nga qyteti, ku s’bėnin asnjė punė, pos kishin jetuar nė kurriz tė familjes. Partizanėt vuanin nga morrat, pisllėku, sėmundjet venerike, ishin tė vrazhdė, fshatarė tė pagdhendur, apo qytetarė tė pa fisėm e tė pa nivel arsimimi, punėtorė pėrtac, finok si hajdutė pulash. E pushkatonin njėri-tjetrin pėr njė fjalė goje, i frikėsoheshin komisarėve sikur ne oficerėve tė shkive nė ish-Jugosllavi, e spiunonte secili secilin dhe s’dihej kujt i besonin e nė ke dyshonin. Nga njė ushtri e tillė laragane pa asnjė ideal, pa asnjė disiplinė apo fisnikėri ushtarake, s’kishe s’i prisje mė shumė.Masakra e trimave partizanė (jugosllav e shqiptar) kundėr popullatės shqiptare nė Kosovė e Shqipėri dhe nė territor etnike shqiptare ėshtė kaptinė e veēantė, tepėt tragjike qė tė harrohet apo t’u falet kriminelėve e nipėrve tė tyre…

    … Motoēikleta tre rrotėshe gjermane, qė hyri nė kufirin e ish-Jugosllavisė (Maribor) me 13 prill 1941, u kthye sėrish nė Gjermani nėpėr tė njėjtėn rrugė pa asnjė gėrvishtje, kur kapitulloi Gjermania naziste nga presioni i aleatėve. Por mungonin dy ushtar, tė cilėt i kishin dėrguar nė frontin e Lindjes.Trimat partizanė e shihnin nga monopatet motoēikletėn trerroteshe dhe s’kishin guxim ta sulmonin as tash kur ishin dy ushtar mė pak…
    lajmi shqip

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2012
    Postime
    33

    Si e vrau Ramė Habili, Kajo Karafilin pas sherrit pėr Myrvete Pezėn

    Nuk e di a e ka vendin ky shkrim ketu te kjo teme, une mendoje se po.
    Te ashtuquajtunit clirimetar ne faket ushtri trathetare, me kesi luftash jan marr genjeshtaret kuqalsoha!





















    http://www.gazetametropol.com/wp-con...-1-205x300.jpg








    Si e vrau Ramė Habili, Kajo Karafilin pas sherrit pėr Myrvete Pezėn

    Botohet pėr herė tė parė ngjarja, e vrasjes sė njė prej atentatorėve mė tė famshėm tė kohės
    Metropol




    Ramė Habili, Lindi 1895 – Vdiq 23 qershor 1951

    Nė 7 prill 1939 merr pjesė nė mbrojtjen e Durrėsit ndaj pushtimit italian. Mė pas nuk angazhohet me asnjė grup politik, por shprehte publikisht ndjenjat kundėr Italisė,duke qenė si ishte njė familje pro-zogiste.

    Mbas kapitullimit tė Duēes futet nė ēetėn e Pezės dhe ka marrė pjesė nė luftėn e Arbanės. Si partizan ka pasur gradėn tog-komandant.

    Largohet nga forcat partizane nė nėntor 1943.

    Po nė nėntor 1943 hyn nė radhėt e Ballit Kombėtar ku emėrohet komandanti forcave tė armatosura tė zonės sė Kavajės.

    Nė janar 1944 zbulon kufomėn e fshehur tė Kajo Karafilit nė Lis-Patros.

    Nė 3 korrik 1944, njė ēetė partizane e komanduar nga Sali Verdha, i djeg shtėpitė. Tė nesėrmen hakmerret ndaj autorėve duke u djegur tė njėjtin numėr shtėpish nėHarizaj.

    Nė nėntor 1944 e deri sa vdiq nė 23 qershor 1951 qėndron nė arrati me armė nė dorė kundėr regjimit komunist.

    ……



    Njė ndėr emrat mė tė spikatur tė rezistencės nė Shqipėrinė e Mesme kundėr regjimit komunist nė vitet 1944-1950ka qenė Ramazan Habili, i njohur mė shumė me emrin e shkurtuar Ramė Habili. Emri i tij sot nuk ėshtė shumė popullor, por pėr kohėn e tij, ai ka qenė njė figurė shumė e njohur nė rrethet e Kavajės, Durrėsit, Peqinit, Lushnjes e Shijakut. Nė njė punim nė lidhje me rezistenėn antikomuniste tė z.F.Petrela, krahas emrave legjendarė tė Hamit Matjanit, Alush Lleshanakut, Sul Selimes etj., pėrmendet edhe Ramė Habili. Pėr tė nuk ėshtė shkruar deri mė sot, pėrveēse ndonjė pėrmendjeje shkarazi nė gazetat e veteranėve ku shtrembėrohet gjithēka nė lidhje me aktivitetin e tij, nė stilin e njohur tė komunistėve. Historianėt “zyrtarė“ nuk kanė bėrė ndonjė punim tė posaēėm mbi aktivitetin e luftėtarėve antikomunistė tė atyre viteve, siē duket ende i konsiderojnė sipas pėrcaktimit juridiko politik tė komunistėve, pra kriminelė, reaksionarė, diversantė, armiq e tė tjera kėsodore. Por nuk ėshtė qėllimi ynė tė merremi me historianėt “zyrtarė” tė derisotėm.

    Nxitje pėr kėtė shkrim u bė rėnia nė kontakt me disa dokumente qė kishin tė bėnin me Ramėn dhe qė bujarisht njė nip i tij A.Habili na i vuri nė dispozicion, tė cilėt hedhin pjesėrisht dritė mbi atė tė vėrtetė tė hidhur tė luftės civile nė Shqipėri 1943-’44, tė quajtur gabimisht “nacional ēlirimtare”. Sipas kėtyre dokumenteve del nė dritė tė diellit praktika e forcave partizane pėr terror e grabitje, vrasje e djegie shtėpish, propagandė shpifėse e trillime, tė cilat pasqyrohen nė dokumentet e kohės dhe sidomos nė shkresat e shtetit komunist pas 44-ės.

    Pikėrisht njė tubė shkresash tė tilla kemi sot nė dorė tė cilat sqarojnė deri diku veprimtarinė e Ramės dhe rrjedhjen e ngjarjeve tė asaj kohe, tė cilat edhepse e shtrembėrojnė tė vėrtetėn, gjithsesi japin disa fakte demaskuese pėr krimet e forcave partizane e organeve tė Sigurimit mė pas. Edhepse janė pėrpiluar nga zyrtarė tė Sigurimit tė shtetit, dhe prandaj plotėsisht tė njėanshme, kėto shkresa dokumentojnė tė vėrtetėn e asaj kasaphane qė ishte lufta antishqiptare pėr tė marrė pushtetin e Partisė Komuniste dhe sadizmi e egėrsia e hierarkėve tė lartė tė Forcave tė ndjekjes apo Sigurimit.

    Nėse lexohen shkresat, aty del qė pushteti komunist ka qenė thjesht njė bandė e organizuar e cila rrėmbeu pushtetin dhe, – pas marrjes sė pushtetit, e ka ushtruar kėtė tė fundit me “filozofinė e bandės” – pra nė shkelje tė plotė tė ēdo ligji e rregulli tė sė drejtės. Vetėm nė kėtė prizėm mund tė kuptohet psh., se pėrse u paracaktua qė tė ndiqej Ramė Habili si “kriminel lufte” ndėrkohė qė nuk mund tė akuzohej pėr asnjė krim tė tillė, pasi nuk ishte bėrė ndonjė gjyq, apo nuk kishte ndonjė ligj qė tė mund ta pėrcaktonte si tė tillė. Veprimet e tij, qė nga nėntori i vitit 1943 kur u lagua nga forcat partizane e deri nė fund tė 1944-ės, janė udhėhequr nga e drejta legjitime e vetėmbrojtjes sė jetės, nderit e pasurisė, tė cilat ēdo njeri i denjė pėr kėtė emėr do tė luftonte. Pra thjesht aktet e vėtėmbrojtjes nuk mund tė quhen “krime lufte”.

    Sipas tregimeve qė kemi nga tė afėrmit e Ramės, tė cilat vėrtetohen direkt ose tėrthorazi nga dokumentet qė kemi nė dorė, familja e tij ka qenė prozogiste dhe, pėr kėtė arsye, kundėr pushtimit nga fashistėt italianė. Ka dėshmitarė tė gjallė qė konfirmojnė se Rama ka qenė nė grupin e vullnetarėve qė kanė luftuar nė Durrės nė 7 prill 1939 kundėr pushtimit nga Italia. Fakt tjetėr domethėnės ėshtė qėndrimi i familjes Habili nė vite. Ka fakte historike dhe dokumente qė babai i Ramės, Abaz aga (Habili) ka qenė njeri mė shumė influencė nė krahinėn e vet, ndėrsa dihet se nė rebelimin e 1924 ėshtė dėnuar nga qeveria fanoliste (shih K.Dervishi: “Personat shpallur tė pandehur nga qeveria Noli dhe – Vendimi i gjykatės politike – mė 25 tetor 1924”). Pėr shkak tė kėtij qendrimi, shtėpia e Abaz Habilit digjet nga “revolucionarėt e 24-ės” tė komanduar nga Bajram Xhani. Tregojnė se kur Abaz Habili kthehet dhe i gjen tė djegura kullat e veta, qesh edhe bėn njė betim tipik shqiptar: “-Ah ē‘m’i dogje pleshtat mor Bajram Xhani! Por mos mė daltė shpirti po s’tė vara nė rrapin e Luzit!” Nė fakt, mbasi erdhi Zogu nė fuqi, nė 1925 Abaz Habili, si kapiten rezervė i Zogut, ndjek dhe arreston Bajram Xhanin, tė cilin pas njė gjykimi tė rregullt, e varin vėrtet nė njė rrap. Pra kėto janė fakte qė dėshmojnė lidhjen e kėsaj familjeje me pushtetin zogist. Prandaj Rama ushqente natyshėm ndjenja anti-italiane.

    Me kapitullimin e Italisė fashiste, Rama me disa kushurinj tė vetėt, i nxitur edhe nga lidhjet e hershme qė kishte me familjen e Myslim Pezės, hyn nė radhėt e partizanėve, ku madje emėrohet si tog-komandant. Kjo dėshmohet nga shkresat e Sigurimit qė kemi nė dorė. Nga rrėfimet qė kemi mėsojmė se gjatė atij 2-muajshi nė radhėt e partizanėve, Rama konfliktohet me njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Myslim Pezės, tė ashtuquajturin atentator, Kajo Karafili. Ky i fundit ishte si punė dhėndrri i familjes Peza, pasi kishte lidhje jolegale me mbesėn partizane tė M.Pezės, e cila pėr kėtė shkak madje ishte ndarė edhe nga pretendenti serioz pėr t’u martuar me tė, Qemal Deliallisi nga Shijaku. Tregohet se ky i fundit, nė njė rast, i thotė M.Pezės: “Ky tosku po shef shumė nga gratė tona! Do i vesh fre apo si do e dajmė kėt punė?” M.Peza nuk reagon nė lidhje me kėtė ankesė, ndėsa nga ana tjetėr i thotė Kajos ta pėrcillte mikun deri “pėrtej pėrroit” me qėllim qė ta ekzekutonin. Q.Deliallisi e kupton dhe arrin ta shmangė kurthin duke e vėnė pėrpara Kajon deri sa largohet nė njė distancė sigurie. Me kėtė rast ai largohet nga “grupi i Pezės”.

    Pakashumė e njėjta situatė pėrsėritet edhe me Ramė Habilin, i cili njihej si njė burrė shumė i pėrkushtuar ndaj zakoneve shqiptare tė nderit tė familjes, prandaj s’mund t’i pranonte lehtė skenat “rozė” tė Kajos. Thuhet se i ankohet M.Pezės nė lidhje me sjelljen e Kajos dhe i thotė qė “Gratė i kemi lėnė nė shtėpi. Kėtu kemi dalė pėr tė mbrojtė vatanin!” Ky qėndrim i kushtoi prishjen me M.Pezėn dhe konfliktimin me K.Karafilin. Pas dy muajsh qėndrimi nė radhėt e partizanėve, i bindur nė qėllimet antishqiptare dhe filoserbe tė komunistėve, si dhe i neveritur nga sjelljet e shthurura “partizanēe”, largohet prej tyre duke u kthyer nė Kavajė ku merr kontakt me krerėt e Ballit Kombėtar dhe menjėherė emėrohet komandant i forcave tė armatosura balliste. Pikėrisht nė kėtė periudhė, pas prishjes sė Marrėveshjes sė Mukjes dhe direktivave tė sė ashtuquajturės “Konferencė e Labinotit” pėr luftė kundėr forcave nacionaliste, fillojnė konfrontimet me armėmes palėve.

    Por llogaritė e Ramės me Kajon nuk ishin mbyllur. Le tė hapim njė parantezė kėtu se ēfarė e kishte sjellė Kajon nė Pezė. Dihet se Myslim Peza ka qenė njė kaēak nė kohėn e Zogut deri nė fillim tė vitin 1930, pėr shkak se kishte vrarė njė figurė shumė tė njohur tė Tiranės, Osman Balin nė vitin 1926. Gjatė kaēakllėkut tė vet, M.Peza bėn edhe vrasje tė tjera, tė cilat janė tė dokumentuara nga shkresat e kohės. Myslimi arratiset nė Jugosllavi ku bashkohet me Haxhi Lleshin e tė arratisur tė tjerė pėr shkaqe tė ndryshme ordinere. Nė kėtė grup bashkohet edhe Kajo Karafili nė fund tė viteve ’30-tė. Nė Jugosllavi bėhen “miq” Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Esat Dishnica, Kajo Karafili e tė tjerė, qė mė pas do tė luajnė rol nė jetėn politike tė vendit. Atje, siē duket, stėrviten e pėrgatiten sipas planeve serbe pėr krimet e masakrat qė do tė bėjnė mė vonė me kthimin nė atdhe pas rrėzimit tė Zogut nga Italia fashiste.Kthimi i tyre shėnon njė ndėr krimet e para tė kėtij grupi terrorist, i cili ėshtė vrasja e njė personaliteti tė Rilindjes kombėtare dhe nacionalisti tė sprovuar Neki Bej Starovės. Kishte thashetheme qė Neki bej Starova kishte lidhje me vrasjen e Halit Lleshit, babait tė Haxhiut. Pėr kėtė qėllim ata ngarkojnė Kajon qė ta kryente kėtė vrasje terroriste, tė cilėn ai e kryen sipas zakonit komunist tė vrasjes pabesisht. Ky krim ia rriti “prestigjin” Kajos si atentator, saqė ai pikturohet nga historiografėt komunistėsi “njė nga atentatorėt mė tė mirė gjatė Luftės Antifashiste”… Kėto tė ashtuquajtura “njėsite guerile” s’ishin gje tjetėr veēse banda kriminelėsh tė rinj, tė cilėt kishin kryer ndonjė krim tė turpshėm dhe s’mund tė rrinin nė shtėpi, prandaj gjenin rastin pėr tė “dalė partizan” ku mund ta ushtronin “mjeshtėrinė” e tyre edhe mė lehtė. Ka njė grup famėkeq nė zonat e Shqipėrisė sė Mesme pėr tė cilėt janė thurur legjenda pėr krime ordinere, ndėr tė cilėt ėshtė edhe Kajo. Nė vitin 1940, kur vritet Neki Starova, Kajo ka qenė 19 vjeē. Edhe atentatorėt e tjerė tė trumbetuar nga komunizmi kanė qenė adoleshentė ose rreth tė 20-tave. Pėkėrisht tipa tė tillė si Kajo, Adnan Qatipi, Lym Keta, Vojo Kushi e ndonjė killer tjetėr janė “heronjtė” e luftės partizane. Por tė mos zgjatemi mė tej nė kėtė temė. Pikėrisht kėto krime terroriste e lidhnin aq fort Kajon me Myslimin dhe gjithė banditėt e tjerė qė kishin marrė malet. Pikėrisht kėto krime nė bashkėfajėsi e detyronin M.Pezėn qė tė duronte njė pusht si Kajo Karafili, t’u hidhte sytė vajzave e grave tė pezakėve.

    Por le tė kthehemi nė marrėdhėniet e Ramės me Kajon. Nė fund tė vitit 1943, Kajo Karafili gjendet nė malėsitė e Kavajės, pikėrisht nė katundin Lis-Patros. Edhe nė kėtė zonė relativisht tė qetė, fillojnėaksionet e “zakonshme” tė partizanėve, duke plaēkitur tregtarėt e njerėzit e pasur tė Kavajės, si edhe duke mbjellė terror nė popullsinė e vendit. Kjo e acaron gjendjen dhe pėr Kajon u hap nami si njė personazh filmash vvestern. Afėrmendsh jonga ata tė Kinostudios, tė cilėt nė fakt janė kontribuesit kryesorė tė faktologjisė komuniste mbi luftėn civile 43-44.

    Nga rrėfimet qė kemi nga dėshmitarė tė asaj zone dhe familjarė tė Ramė Habilit, mėsojmė se nė njė aksion, grupi i Kajos arrin tė rrėmbejė tė lidhur njė ushtar gjerman nė vendrojen e tij. E marrin nė mal dhe fillojnė e i bėjnė “gjyqin partizan”. Ushtari i shkretė nuk kuptonte asgjė se ēfarė po thuhej por e merr me mend se po e dėnojnė.Arrin t’u shpėtojė nga duart partizanėve dhe tė zgjidhet, e ēuditėrisht tė kthehet i gjallė nė Kavajė. Shkon e takohet me Ramėn dhe i shpjegon se ēfarė i kishte ndodhur. I kėrkon qė ta shoqėronte pėr nė vendin ku ishin partizanėt dhe Rama pranon, i prekur edhe nė sedėr pėr gjithė ngjarjen. Thuhet se kanė qenė vetėm tre vetė nė kėtė aksion, pra ushtari gjerman, Ramė Habili edhe njė person tjetėr i Ramės. Zbulojnė vendin ku ishin partizanėt dhe me njė goditje me snajper e ekzekutojnė personin qė kishte organizuar rrėmbimin, pra Kajo Karafilin. Partizanėt ēorientohen kur shohin komandandin e tyre “legjendar” pėrtokė dhe shpėrndahen nė panik duke qėlluar kuturu. Pikėrisht kjo ngjarje ku tre vetė shpėrndajnė njė batalion partizanėsh, pėrshkruhet si luftė heroike e partizanėve kundėr forcave gjermano-balliste, kurse e vėrteta ėshtė krejt tjetėr. Rama kthehet nė Kavajė, ndėsa komunistėt nxorėn trakte duke thurur legjenda rreth kėsaj ngjarjeje dhe se gjoja Kajo ishte gjallė dhe ende nė krye tė forcave partizane. Kjo gėnjeshtėr e provokon Ramėn i cili, sipas dokumenteve qė kemi nė dorė, shkon pėrsėri nė fshatin Lis-Patros dhe pas njė hetimi disa ditor, arrin tė zbulojė vendin ku ishte fshehur kufoma e Kajos dhe pėr tė bindur njerėzit e sjell nė Kavajė, qė tė shihej nga gjithė populli. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė bindeshin njerėzit qė terroristi Kajo Karafili ishte vėrtet i vdekur. Ndoshta mund tė duket si spekullim, por kemi arsye tė dyshojmė se ky akt i guximshėm kundėr njė eksponenti tė komunistėve kishte lidhje edhe me historinė familjare tė Ramės, duke qenė si i jati i kėtij tė fundit, Abaz aga kishte pasur lidhje me Neki bej Starovėn, tė vrarė pabesisht nga Kajo Karafili. Ishte si tė thuash njė shpagim nė distancė. Besojmė qė miqėsia e vjetėr nuk mund tė injorohej nga njė burrė i rritur nė bazė tė zakoneve shqiptare si Ramė Habili, megjithėse sot pėr sot nuk mund ta vėrtetojmė kėtė gjė.

    Pikėrisht ky akt nė mbrojtje tė qetėsisė e tė rendit i kushtoi shumė Ramės, sepse mė pas komunistėt, sipas dokumenteve tė kohės, ia djegin shtėpinė atij dhe dy kushurinjve tė afėrt. Tė nesėrmen, brenda 24 orėsh ai hakmerret duke djegur po ashtu 3 shtėpi dhe duke konfiskuar mallin e gjėnė e gjallė qė i kishin rrėmbyer nga shtėpia.

    Me ardhjen nė fuqi tė komunistėve, Rama e kishte tė qartė se me ēfarė gjakatarėsh kishte tė bėnte, prandaj vendos tė rezistojė me armė deri nė fund me shpresėn se pushteti komunist s’do ta kishte jetėn e gjatė. Ndėrkohė i burgosin dhe internojnė gjithė familjen, i rrėmbejnė pasurinė, tokat, shtėpinė etj.. Por ai vazhdon tė rezistojė duke ruajtur bindjen qė ndaj njė regjimi kriminal s’kishte rrugė tjetėr pėrveē rezistencės. Krijon grupin e vet dhe bie nė kontakt me grupet e ngjashme nga krahinat fqinje siē janė ai i Hamit Matjanit, Sul Selimes,Shaban Shelgut etj.. Reziston pėr 7 vjet me armė kundėr regjimit komunist, saqė pėr tė filluan tė thuren legjenda sikur ishe i pakapshėm nga plumbi. Nė fakt, gjatė gjithė jetės sė vet ai nuk ėshtė plagosur kurrė, kurse ka fakte qė ėshtė helmuar me pabesi. Myslim Peza i dėrgon njerėzve tė Ramės, – ku ky i fundit furnizohej me ushqim, – njė sasi helmi vdekjeprurės shumė tė fortė, me instruksionet se si tė veprohej duke e pėrzier me ushqimet.Thuhet se Rama ka konsumuar njė sasi tė tillė helmi tė pėrzier me mjaltė, e cila ka shkaktuar vdekjen e tij.

    Mbas vrasjes nė pabesi, kufomėn e sjellin nė Kavajė, ku e lėnė tė pavarrosur dy ditė, me qėllim qė tė terrorizonin njerėzit, ndėrkohė qė fėmijėt, nėna, gruaja dhe nipat e mbesat e Ramės ishin nėpėr kampet e internimit duke luftuar me vdekjen.

    Ky shkrim bėhet pikėrisht pėr ta kujtuar sot 61 vite pas vdekjes njė figurė tė injoruar tė luftės kundėr pushtetit komunist, njė personazh qė pėrkushtimin ndaj atdheut e kishte treguar duke luftuar me armė pėr mbrojtjen e tij, si njė borxh ndaj tė vėrtetės historike, qė ėshtė fshehur e vazhdon tė fshihen pabesisht nga historianėt e regjimit.

    Krahas kėtij shkrimi mund tė lexoni edhe dokumentet e nxjerra nga arkiva, tė cilat dėshmojnė qartė portretin e Ramė Habilit, pavarėsisht se ai ėshtė pikturuar nga njerėzit mė tė ndyrė qė ka pjellė toka shqiptare, xhahilėt e Sigurimit tė Shtetit.





    Ja dokumentet e Sigurimit tė Shtetit pėr Ramė Habilin



    Shėnim – Kėto janė disa dokumente tė cilat po i botojmė nė ortografinė origjinale, bashkė me gabimet dhe kemi ndėrhyrė vetėm nė pjesėn qėėshtė nė kllapa, thjesht pėr tė qartėsuar kuptimin







    Biografija e katėr kriminelave tė luftės:

    Rram Habili – Lindur nė katundin Gjinaj-Habilaj; njė orė e gjysmė lark Kavajės. Familja e tij ėshtė e njoftun nė atė katund prej kohe si pėr pasuni edhe pėr trimėri, dhe populli i kėtij katundi ka njė simpathi tė vjetėr pėr ta.

    Rram Habili para kapitullimit tė Italisė ka pas njė qendrim asnjėanės me kapitullimin e Italisė u hoth nė rradhėt e UNC ku qendroi afro dy muaj. Nė operacionin e parė, nė nėntor tė 1943, u hoth nė rradhėt e Ballit. Kėtu mori pjesė aktive nė cdo operacion qė u bė kundėr UNC, ėshtė sjellė shumė i keq nėr katunde ku kish pas (h)ėngur dhe vetė bukė para se tė dezertonte. Ky ka rrafur popull dhe ka burgosur, nė Ball bėnte pjesė aktive me gradėn Toger nė qytet (Kavajė) ka mbajt njė qendrim shumė tė keq kundra popullit. Me shkatėrrimin e plotė tė Ballit dhe Okupatorit, Rrama u arratis, dhe deri tashti qendron nė arati. Ky ka nxjer Kajo Karafilin Prej Varit dhe e coi pėr tmer nė Kavajė. Kajoja ka qenė N/Komandant nė Grupin e Pezės.









    Kavajė. datė 24/IV/1948

    Nxjerrė nga Rraporti nr.162/9. Extra.45. datė 27/IV/1945



    Rreaksioni ilegal

    Rreaksioni ilegal gjatė muejit prill ka qenė nė kėtė pozitė: nė ditėt e para tė prillit ka qenė i bashkuem si ma parė D.M.TH. Grupi i Kavajės i pėrbamė nga Ramė Habili. Kėta nė fundin e muajit mars ishin nė rrethin e Lushnjes por mbasi u gjurmuen nga andej u hodhėn nė N/Prefekturėn e Kavajės nė katundin Vilė. Kėtu janė (n)darė nė tre grupe: Hamit Matjani kaloj nė anė tė Lushnjes, Shaban Shelku nė anė tė Peqinit dhe Ramė Habili pėr nė Kavajė u hodh nė katundin Kanaparėn; i ndihmuem nga Kapllan Berberi me tė cilin ka miqėsi tė vjetėr.

    Ky i pėrcolli pėr nė katundin Seferaj ku atje ranė nė lidhje me Haxhi Metan Dervishin, i cili ka qenė edhe nė vjetin e kaluem nė arrati bashkė me Ramė Habilin por mbasi ishte nė gjendje tė dobėt fizikisht ndejti nė shtėpi(((( pregatiti terrenin ku ra nė linjė me Kryetariu e Kėshillit N.Ēl. tė katundit Hysen Shahu.)))







    (Shėnim red. – Duhet tė jetė para datės 2 prill 45)



    Rrethi i Kavajės

    Nė rrethin e n/prefekturės sė Kavajės kemi vetėm njė grup t’arratisur qė pėrbėnet prej pesė vetash:

    1)Ram Habili (udhėheqės i grupit)

    2)Xhemal Callushi

    3)Kolė Veshi (Koneshi)

    4)Rexhep Gosa

    5)Skender Gosa



    Ramė Habili – lindur nė kat.Gjinaj-Habiliaj tė Kavajės, rrjeth nga njė familje pasanike e kėtij katundi. Babai i tij ka qenė si bajraktari i atij katundi dhe ka patur gradėn kapiten rezervė nė kohėn e Zogut, por gjat kohės sė okupacionit ay dhe i biri i tij Ram nuk muartin (morėn) pjesė nė asnjė anė, me kapitullimin e Italis Rama u hoth nė rreshtat e Ushtris N.Cl por andejė dizertoi pse ėshtė njeri fodull dhe mendje math, dhe u bashkua me reaksjonin. Nuk ka bėrėn ndonjė krim gjatė kėsaj kohe veē se nė nėdorin (nentorin, nė fakt janar – shėn.red) e 1944, nė luftimet qė u bėnė nė katundin Lis-Patros me partizanėt e grupit tė Pezės mbeti i vrarė njė komandant bataljoni partizan i quajturi Kajo Karafili, trupin e kėtija me qė nuk mundėn ta tėrhiqnin partizanėt me gjithė ca fshatarė e mshehėn dhe kur ka shkuar Ram Habili atje ka torturuar 10 ditė rrjesht fshatarėt deri sa ja treguan trupin e shokut tė vrarė dhe ky e mori e e shpuri nė Kavajė ku e ka lanė dy ditė pa mbuluar. Pastaj Rama ka marrė pjesė nė djegie e operacjone tė ndryshme kundra partizanėvet dhe ka bėrė dėme (se)pse ky i njifte shtėpitė partizane.

    (shėn i red. Jepen biografitė e pjesėtarėve tė tjerė)

    Ky grup qarkullon nė rrethin e Peqinit nė katundet Garunjė, Gjyshaj dhe nė Hys-gjokaj tė Darsis dhe qendrojnė te kėta persona:

    Sabri Varshani, Qamil Zymbilija dhe Nezir Byliku nga kat.Garunjės Darsi. Tek Rust Gjyshiija e Shir Meta nga kat.Gjyshaj. Por ky grup vėrtitet edhe nė rrethet e kėsaj nėnprefekture (Kavajė – shėn.red) nė malėsinė e sipėrme nė katundin (Gjinaj) Gjylaj Habilaj dhe nė katundin Gosaj nė shtėpinė e Rexhep Gosės. Nė malėsinė e poshtėme kanė ndejtur tek Ismail Elezi nė kat.Patk-Milot dhe tek Abdyl Zyba. Nė katundin (Rrikaj) Ndikaj tek Abdyl Ndorjaku (Nerjaku) dhe tek Qazim Gosa nė kat.Gosė tė malėsisė sė siperme.

    Armatimi i tyre pėrbėnet nga pushkė dhe revolvera.

    Nuk kanė ndonjė tė huaj me vete veē ata qė u sipėrshėnuan e qė janė shqipėtarė.

    Komandanti i kėtij grupi ka influencė nė katundet Gjinaj, Habilaj, Gosė, Patk-Milot, Rrikaj e Kryevidh. Rexhep Gosa ka influencė nė katundin Gosė. Nuk kanė mundėsi mobilizimi.

    Nė rrethin e Kavajės qarkullimi i tyre ėshtė i vėshtirė dhe kėta lėvizin mė tepėr nė qarkun e Peqinit dhe tė disa katundeve tė Lushnjes. Lėvizja e tyre bėnet natėn dhe nė njė mėnyrė individuale qė tė evitojnė ēdo pjekje me forcat t’ona. Deri tani nuk kanė bėrė ndonjė sulm kundra forcavetN.Cl.

    Parrulla sidomos nė fillim janė hedhur shumė nė rrethin e Kavajės, parrullat nuk kanė qenė tė dala nga njė organizim por tė lindura nga individė reaksjonarė dhe nuk kanė gjetur vend nė popull.

    Nga Ushtrija N.Cl nuk ėshtė sulmuar asnjė herė ky grup.

    Shef’ i Seksjonit

    Major

    Bako Dervishaj)







    Nr.410/4

    Durrės 2/4.1946

    Drejtoris Mbrojtjes Popullit



    Me datėn 31/3/1946 nė mbramje u kap i biri Ram Habilit, i cili mbahesh i mėshefun prej Rap Sadiut nga katundi Bullutaj e Kavajės.

    Po me ketė datė ėshtė pėrpjekė krimineli Hamit Matjani e Ram Habili me dy partizan tė Mbrojtjes nė katundin Domėn tė Kavajės.

    Pėrfundimi negative.

    Myftar Tare











    Ministrija e Luftės dhe Mbrojtjes Kombėtare

    Drejtorija e Mbrojtjes Popullit

    Tiranė,

    Mė 8/V/1945



    S.II

    Seksionit M.P. Krahinės I-rė (Kėtu)

    Nr.2820Prot.



    Nė lidhje me t’uajėn Nr.02-229/II dt.5.5.45

    Komisioni qendror i krimeve tė luftės nė bazė tė proceseve tė Komis.(ionit) Hetues tė Durrėsit akuzon si strehuesa tė kriminelit Ram Habilit 29 Persona; prej kėtyre kėrkon lirimin e 10 personave:

    Skėnder Kėrēuku, Dervish Cila, Shefik Bardhori, Ali Gipsi, Avdyl Zyba, Kristo Nuk Suli, Ismail Sali Elezi, Musa Gipsi, Sen Leshteni, Xhemal Patrozi.

    Ju nė shkresėn Nr.02-229/II dt.5/5/45 nuk na bėni fjalė pėr kėta qė propozon Komisioni. Kjo tregon se juve nuk mereni vesh hiē me Komisonin kėshtu qė ai propozon tė tjerė dhe ju raportoni tė tjerė pėr lirim dhe puna vonohet.

    Presim pėrgjigje sa ma shpejt mbi sa u shkruajt ma sipėr.

    Drejtor i Mbrojtjes Popullit

    Gjeneral N/Kolonel

    (Koēi Xoxe)



    (Firma N.Kerenxhi)











    Shtabi i Krahinės Ushtarake tė Korp Armatės Parė

    Seksioni i Mbrojtjes Popullit

    Nr.prot. 180

    Tiranė 20/1/1945



    Shokut Vilson

    Durrės

    Ram Habili. Nga katundi Gjinaj-Habilaj rreth i Kavajės, ky mė parė ka qenė nė radhėt partizane, mė von dezertoj dhe u hoth nė krahėt e reaksionit, atje ka treguar aktivitet, ka luftuar haptas partizanėt dhe ka patur gradėn toger. Populli i Kavajės ka njė urrejtje tė veēantė pėr tė. Gjithashtu ky ka nxier prej varrit Kajo Karafilin dhe e ka ekspozuar nė rrugėt e Kavajės pėr t’i futur tmerin popullit. Tė hetohet mirė rreth kėtij elementi dhe tė faktohen veprat qė ky ka bėrė.

    Shef i seksionit Mbrojtjes Popullit

    Major Bako Dervishi

    Vilson Pecani

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Lumo Lexo Postimin
    http://www.lajmishqip.com/wp-content...er-300x214.jpg






    E.Hoxha dhe R.Alia kanė bėrė kėrdinė me arin e grabitur tregtarėve
    Nga : Kostaq XOXA


    Nė kujtimet e saj, veēanėrisht nė “Jeta ime me Enverin”, Nexhmije Hoxha bie nė kundėrthėnie tė njėpasnjėshme, duke folur, madje, edhe pėr “humanizmin” e bashkėshortit tė saj. Nė faqen 271, nė mos gaboj, ėshtė pėrdorimi i fjalės “humanizėm”. Por ėshtė vėrtetuar se bashkėshorti i Zonjės sė Zezė, jepte urdhra qė kundėrshtarėt e tij politikė tė torturoheshin, para se tė vriteshin. Dy fakte janė tė sigurta. Llazar Fundo, i pėrshkruar nga Vedat Kokona me simpati pėr kulturėn e madhe nė sferėn letrare, por edhe tė artit, duke kujtuar shoqėrinė me Zįin (siē e thėrrisnin shokėt), ėshtė njėri ndėr kėto viktima fatkeqe. Vedati kujton miqėsinė dhe vizitat e shpeshta nė Luvėr, dhe e vlerėsonte pėr njohuritė e thella nė pikturė dhe nė skulpturė, si edhe pėr interpretimet e mprehta pėr objektet e artit, tė plotėsuara me kritikėn artistike tė cilėn Fundo e lexonte nė literaturėn franceze tė kohės. Vedati kishte fjetur nė njė dhomė me qira me Enverin, nė kohėn kur ishin studentė nė Liceun francez tė Korēės. Dhe thoshte se nė atė kohė ai as qė dėshironte tė fliste pėr politikė.Por vitet rrodhėn dhe admiruesi i Robespierit, e urrente pėr vdekje Llazar Fundon. Antifashizmi i kėtij ishte i padyshimtė. Me pushtimin e Shqipėrisė Llazari ishte nga tė parėt qė u internuan nė Ventotene. Pastaj e vazhdoi luftėn kundėr okupatorit duke punuar me vėllezėrit Kryeziu nė Kosovė, qė njiheshin si luftėtarė me emėr kundėr fashizmit. Atėherė pėrse kjo urrejtje patologjike? Mbase se Enveri, nė kohėn kur ishte vasal i jugosllavėve, ishte xheloz ndaj atyre qė i bėnin hije? Apo emisarėt e Titos nuk e donin Llazarin, se Kryezinjtė vėrtet ishin antifashistė dhe e luftonin okupatorin, por jo sipas gustos sė Miladinit e tė Mugoshės, – qė donin ta kishin koloni tė tyren Kosovėn, pas mbarimit tė Luftės?
    Nė librin e tij pėr Kosovėn, historiani dhe studiuesi i shquar Luan Dode gjeti nėpėr arkivat njė dokument tė jashtėzakonshėm, me firmėn e Enverit, tė cilin e botoi me fac sķmile: “Tė kapet, tė torturohet, pastaj tė vritet”. Kjo e kishte zemėruar keq Fan Nolin nė Amerikė. Relacionet e tij me “Ēlirimtarėt” filluan tė ftoheshin dhe nuk iu pėrgjigj pozitivisht ftesės sė Enverit qė tė vinte nė Shqipėri e t’i vinin kandidaturėn pėr deputet! Mė vonė e kuptoi me tamam se sa “human” ishte Enveri, kur edhe shokun e tij qė e kishte ndihmuar mė tepėr se cilido, Syrja Selfon, e ekzekutoi. Qė tė mos pėrmendim edhe miqtė e tij mė tė ngushtė si deputetin Nacionalēlirimtar, Enver Sazanin, qė e dėnoi me vdekje, ndonėse ishte krejtėsisht i pafajshėm, por kėrkonte liri demokratike tė vėrteta nė Parlament, kur ishte deputet.Nė njė dokument tjetėr, tė botuar nė dosjénė e K. Dervishit, flitet pėr ekzekutimin e Teme Sejkos. Njė byroist, ministėr i brendshėm i kohės dhe njė titullar tjetėr, e kishin ēuar me makinė nė njė vend tė fshehtė dhe e kishin goditur me kazma nė kokė. Pastaj, meqė i dėnuari me vdekje jepte shenja jete, i vunė litarin nė grykė dhe njeri e tėrhiqte nga vetja, tjetri, po ashtu. Gjersa i pandehuri dha shpirt. Ja si ishin njėri ndaj tjetrit shokėt e luftės! Kėto mėnyra barbare do t’i pėsonte edhe ish-ministri i brendshėm, kur i erdhi radha! Nexhmija vazhdon endé nė “humanizmin” e komunizmit tė E. Hoxhės, ndonėse e di fort mirė sesi e pėsuan ish-shoqet e saj, pas ekzekutimit tė burrave tė tyre dhe shkatėrrimit barbar tė familjarėve tė “komplotistėve” kundėr Enverit, qė i pėrftoheshin nė halucinacionet e tij. edhe shokėt e vet, tė cilėve nuk u shkonte asfare ndėrmend qė t’i bėnin komplot! Por libri qė cituam i Nexhmijes bėhet fare i pabesueshėm kur flitet pėr varfėrinė e martesės sė saj, me njė karrocė qė tėrhiqej nga njė kalė tė cilit i numėroheshin brinjėt, sikur kuajt mė tė mirė tė tė gjithė vendit nuk i kishte nė dorė, tashmė, Ushtria kur bashkėshorti i saj ishte ministėr i gjysmės sė ministrive, nga ajo e Mbrojtjes e gjer te ministria e Jashtme… e nė vijim!

    * * *

    Dhe vijmė, tani, tek ari qė iu vodh tregtarėve, nėn pretekstin e tatimeve tė jashtėzakonshme pėr “abuzimet” gjatė luftės. Torturat qė u janė bėrė tregtarėve nė tatimet qė kalonin masėn e fitimeve (“mė jep atė qė s’ke”) ėshtė histori mė vete, qė e revoltuan kryetarin e kėshillit Nacionalēlirimtar tė qarkut tė Dibrės, Edip Tėrshanėn. Askush nuk desh t’ia dinte pėr funksionet e Edipit dhe pėr meritat e tij gjatė luftės. I revoltuar pėr dėrgimin e arit me kamionėt nė Jugosllavi, Edipi protestoi burrėrisht. U burgos pėr kėtė “fajėsķ”. U dėnua me vdekje dhe u ekzekutua. Iu gjet njė letėr, drejtuar E. Hoxhės nga qelia, me fjalėt lapidare: “Kjo asht tradhti kombėtare”! Do tė zgjateshim po tė tregonim si ia vodhi Enveri arin dajės sė tij i cili, i dėshpėruar, u arratis nė Itali, duke e mallkuar me shpirt Enverin, qė i kishte punuar edhe njė reng tė birit tė tij tė mitur, partizan. Njerėz si Foto Bala, Mentor Ēoku dhe shumė tė tjerė, miq tė Enverit nė kohėn kur ishte student bursist nė Monpelié dhe nė Konsullatėn e Brukselit, kanė dėshmuar sesa i babėzitur ishte Enveri pėr tė mos kthyer kurrė borxhet. Por do tė pėrqendrohemi nė kohėn kur u bė i plotfuqishėm. Njė e pėrkohshme jona e hap kapitullin e babėzisė sė Enverit me kėtė hyrje: “Enver Hoxha ishte njė kanibal. Asgjė tjetėr nuk mund tė krahasohet me njeriun qė e mbuloi Shqipėrinė me viktima tė pafajshmish. Por Enveri e gjurmonte shumė floririn. Jo mė kot ai vrau qindra njerėz tė pasur qė kishin ruajtur florinj, nėpėr shtėpitė e tyre. Dhe jo mė kot ai ndaloi qarkullimin e floririt, duke futur nė burg ata qė e pėrdornin”. Pastaj autori i shkrimit kalon nė njė rast konkret, por me “thuhet se”: “Thuhet se Enver Hoxha, nė vitin 1943 nė Labinot, mori nga Fetah Ekmeēiu katėr qese lėkure me florinj dhe i groposi bashkė me Sami Bahollin. [Kėtu po bėjmė njė korrigjim, sepse fraza krijon njė ekuivok. Qartėsia e mendimit duhet tė dalė nė sintaksėn e qartė, jo me nėnkuptimin e sė pamundurės. Na del se u gropos edhe S. Baholli! Po tė ishte se “i groposi bashkė me qeset”, - pėr shembull, - mund tė kuptohej se u groposėn edhe qeset, por jo ashtu siē ėshtė thėnė pėr personin]. Korrigjimi ėshtė i lehtė: “ [… dhe i groposėn, tė dy, kur E.H.-a ishte me S. Bahollin”. Me gjithė kėtė lapsus, sa pėr t’u shtensionuar paksa, autori i shkrimit i paraqet bukur ngjarjet e pazakonta qė pėrshkruan. Groposja e arit mund tė jetė e besueshme apo jo. Por argumenti bėhet i fortė me periudhėn qė vijon: “Nė atė kohė Fetah Ekmeēiu ishte i ngarkuari i shtabit me ēėshtjet e financės. Pak kohė pas ngjarjes sė sipėrpėrmendur, Fetah Ekmeēiu u zhduk nė mėnyrė tė mistershme dhe trupi nuk iu gjet kurrė”. Kjo e bėn tė besueshme ngjarjen, madje edhe pabesinė; fill mė pas shkruhet: “Floriri i groposur mė 1943 do tė nxirrej nga Sami Baholli nė vitin 1959, me porosi tė Enver Hoxhės”. S. Baholli paska shpėtuar nga kriminaliteti i Enverit, pas 16 vjetėsh nga ngjarja. Né mund tė supozojmė se Enveri nuk do tė flinte rehat pėr njė kohė tė gjatė, sikur tė jetonte dorėzuesi i florinjve (Fetahu) i cili édhe mund t’i zhvarroste dhe t’ia mbathte pėrtej kufirit (po tė mundej tė arratisej, sigurisht). Do tė ishte fatkeqėsi pėr Samiun e pafajshėm… Hamendėsķ, kjo, qė ka njė bazė reale. Autori vazhdon mė tej, me kėtė frazė: “Nė atė kohė vjedhja e thesarit ėshtė bėrė periodikisht, duke e dėrguar nė Zvicėr, ose duke e depozituar me emra tė tjerė, kryesisht tė fėmijėve tė krerėve tė shtetit”. Flitet edhe pėr kohėn pas Enverit: “Nė periudhėn 1988-1990 kanė lėnė Shqipėrinė sasi tė tjera ari qė kanė ikur nga kryesisht nga aeroporti i Rinasit”. Nėse kjo duket si retorikė, fraza pasuese bėhet konkrete, dokumentare: “Mė 7 qershor 1992 u kėrkohet ndihmesa autoriteteve zvicerane pėr arin qė ndodhej nė Zvicer. Guvernatori i bankės i asaj kohe, autorizoi mė 1 mars 1993 firmėn ligjore “Poncet Varzuler” dhe partnerėt ndėrkombėtarė tė Avokaturės sė Gjenevės (Zvicer) pėr tė zbardhur llogaritė e hapura nga Bankat e Shqipėrisė nė Zvicėr” . Ngarkohen tetė avokatė tė huaj tė merren me problemin (Pėrmenden emrat e tyre). Pėrmendet dhe citohet raporti pėrkatės: “Mė 3 korrik 1989, me fluturimin SR 459 nga Tirana kanė mbėrritur 3.100 kg. ar. Kjo dėrgesė ishte pritur dhe depozituar nga Sigurimi i Shtetit. Ndėrsa mė 5 korrik 1989, kjo dėrgesė u transportua nė MAT SE CURITAS dhe u zhdoganua nga kjo e fundit. Hetimet pranė MAT kanė treguar se dėrgesa e zhdoganuar e lingotave tė arit dhe tė argjendit ishte me vlerė 19,7 milion frangash. Dėrgesa u dėrgua me urdhėr tek “Union de Banque” nė Zvicėr, nė Edelmetallschmelzerei nė Mendrison. Pėr kėto ėshtė pėrfolur emri i Ramiz Alisė”.Pėr sqarim tė thjeshtė, 19.7 milion fr. ar do tė thotė 19. 700.000 fr. ar. Ky shkrim flet edhe pėr arin “e marrė nga Mbreti Zog”, me ikjen pas pushtimit tė Shqipėrisė. E kemi vėnė nėn thonjėza, se shifrat dalin kundėrthėnėse. Pėrmendet shuma prej 10.000 napolonash ar me rastin e martesės sė mbretit dhe tė kremtimit tė 10-vjetorit tė Monarkisė. Shkruhet nė parantezė, pėr hir tė sė vėrtetės, se “nė atė kohė 1 napolon floriri konvertohej me 20 franga ari. Atėherė: 10.000 X 20 = 200.000 fr. ar. Kjo shumė ėshtė thėrrimja e 19.700.000 fr. ar, qė ishte deportuar nga bankat tona nė Zvicėr, nė kohėn e diktaturės. Nėse 19 milion e kusur fr. ar ėshtė shkruar nė fillim, vetėm kusuri 700.000 ėshtė 2-3 herė mė i madh sesa ai 200.000-shi i shprehur nė kėtė shkrim. Po tė vėmė nė raport tė gjithė sasinė e 19.700.000 me 200.000 na del herėsi prej 98,5. Kjo do tė thotė se shifra e njė dėrgese nė Zvicėr ėshtė thuajse 100 herė mė e madhe se shifra qė i atribuohet Zogut. Megjithatė, ndonėse shifra qė i ngarkohet Zogut ėshtė 100 herė mė e vogėl se ajo e njė dėrgese tė vetme nė Zvicėr e kohės sė diktaturės enveriste, kjo duhet tė jetė shumė herė mė e vogėl se 100 herė. Sepse shifra e Monarkut ka gjasa qė tė jetė e nxjerrė nga gjyqet kundėr zogistėve qė qė janė shpallur si agjentė amerikanė jo vetėm ata qė takuan Fulcin kur ky erdhi si funksionar i UNRRRA-s pėr tė ndihmuar popullin nga varfėria ekstreme e pasluftės, por kanė dėnuar si agjentė edhe ata qė, pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, nuk e kanė takuar fare Fulcin dhe u detyruan tė thoshin nė gjyq, pas njė hetuesie tė pėrbindshme, se e kishin takuar Fulcin, madje edhe si agjentė! Mos tė harrojmė se nė kėtė shkrim thuhet se shuma e parave pėr tė cilat akuzohet Zogu kishte mbetur pėr njėfarė kohe nė shtėpinė e Koēo Kotės, sipas thėnies sė drejtorit tė Thesarit. Ky drejtor i Thesarit pėrmendet shumė herė nė faqen 12 tė gazetės, por pa ia treguar emrin asnjė herė. Nga ana tjetėr, ish-kryeministri Koēo Kota, kishte kaluar nė gjyqin komunist dhe nuk u dėnua me vdekje, siē do tė ndodhte po tė ishte trazuar nė punė tė tilla tė grabitjes! Kjo inkoherencė pėrforcohet edhe me rastin e vėshtirėsive financiare nė mėrgim, kur Mbretėresha Geraldinė u detyrua tė shesė gjerdanin e kushtueshėm tė qafės, nė njė rast vėshtirėsie, mbase pėr shpenzimet e varrimit tė bashkėshortit tė saj.Mbreteresha Geraldinė ishte dinjitoze dhe nuk ankohej mė kot, siē bėnte Nexhmija kur “dėshmonte” pėr kalin brinjėdalė tė martesės sė saj, apo kur dha alarmin se ishte nė vėshtirėsi financiare pėr bukėn e gojės, pasi u shemb perandoria e saj e daljes sė tė privilegjuarve pėr tė bėrė lindjen jashtė shtetit, kur njerėzit e thjeshtė e paguanin dėshirėn pėr tė dalė jashtė shtetit, me plumbin ballit!

    lajmi shqip





    Ky artikull eshte postuar me Sunday, 15/07/2012 ne oren 6:37 am tek kategoria Komente. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0 . Ju mund te komentoni, ose ta ndiqni nga websiti juaj.



    Shoku Enveria
    per shume ishte krenaria
    se nga kasollet iu dha shtepia
    qe s'i ndertoi me paret e tija
    por i mori nga borgjezia
    qe i kishte me tapia !
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2012
    Postime
    33
    Pėrgjigje historianit Pėllumb Xhufi, edhe njė herė pėr nacionalistėt shqiptarė

    Nga Ali Eltari (Lapi)

    Metropol

    I nderuar zoti historian,

    Ju kam ndjekur shumė herė nėpėrmjet ekraneve televizive dhe kam mbetur i kėnaqur me shpjegimet tuaja historike, por nuk qenka e thėnė qė tė jem gjithnjė nė anėn tuaj. Nė pėrgjigjet qė i dhatė para pak ditėve Kryeministrit Berisha nuk mė le shije tė mirė. Tė them tė drejtėn, unė kam qenė shpirtėrisht nė krah tė Berishės vetėm kur ai fliste pėr komunizmin se ishte “merimangė e zezė”, se ashtu ishte, po pėr sa i pėrket rivlerėsimit tė Luftės Nacional Ēlirimtare shoh se ai, pavarėsisht se kėrkon tė tėrheq vėmendjen e shqiptarėve, tė fitojė kapital propagandistik dhe jo se vėrtet ėshtė kundėr Enverit nė kėtė ēėshtje, kėtė radhė ka tė drejtė.

    Ndėrsa ju, pa u thelluar sa duhet, nė atė ekran folėt se nė krah tė komunistėve ishin figura tė mėdha, qė nuk i patėn nacionalistėt. Mė vjen keq, por faktet flasin kundėr jush, duke ju bėrė tė gaboni rėndė.

    Si historian ju duhet ta dini se pėr tė ndalur pushtimin fashist nė Shqipėrisė u ngritėn tė gjithė krahinat e Shqipėrisė. Mė 7 prill 1939 u luftua nga Saranda, Vlora. Durrėsi, Vora e deri nė Shkodėr. Nė atė kohė ishin krijuar disa grupe komuniste, por edhe sikur tė kishte dalė njė komunist i vetėm dhe tė kishte shkrehur njė plumb, qoftė dhe nė ajėr, pėr tė fanfara komuniste do na kishte ējerrė veshėt pėr 46 vjet rresht.

    Megjithatė, reklama e fuqishme e realizmit socialist, qė pėr gjithēka ndriēohej fort ato qė i pėlqenin Enverit, ndėrsa tė tjerat, anėt qė nuk i donte, mbeteshin tė padukshme.

    Pra, fakti qė kundėr pushtimit fashist u ngritėn dhe u gjakosėn nacionalistėt, kjo nuk pati aspak rėndėsi pėr tė dhe “u harrua”.

    Ju nė atė dalje televizive thatė se nacionalistėt nuk nxorėn asnjė q tė krahasoheėj me Qemal Stafėn, Vojo Kushin, Misto Mamen. Por le tė mos pėrgojojmė ata njerėz qė pėr arsye atdhedashurie apo politike dhanė jetėn e tyre nė altarin e lirisė dhe tė shpjegojmė se realizmi socialist pompoi si tė ishin tullumbace ata qė donte Enveri.

    Tė mė falin tė afėrmit dhe dashamirėt e Qemal Stafės, se mua prandaj mė bllokuan komunistėt pas botimit tė novelės historike “Kėshtjella Beszana”, se nuk iu pėrshtata realizmit socialist, duke ndriēuar anėt e panjohura tė historisė. Ndėrsa Qemalin e kapi realizmi socialist. Jam dakord me ty pėr pėrshkrimin qė i bėre Qemalit. Ai ishte djalė simpatik, gojėmbėl dhe magnet pėr vajzat. Secila nga ato qė e ka njohur nga afėr ka dashur tė ishte bashkėshortja e tij. Kėto simpati i bėjnė djemtė e rinj tė zgjedhin mes tyre. Mirėpo, sa mė shumė rritet sfera e simpative, aq mė shumė ai do tė jetė i paqėndrueshėm ndaj asaj qė kishte zgjedhur nė fillim. Dhe kėsaj manie, tė themi tė drejtėn, nuk i shpėtoi dot as Qemali.

    Nė shtyp thuhet se partizanėt ishin tė ndershėm dhe, kur janė zbuluar raste qė kanė pasur marrėdhėnie ndonjė ēift, i kanė gjykuar dhe vrarė. Por kjo ka ndodhur rrallė. Ajo ishte hipokrizi komuniste. Nė fakt, tė gjithė kuadrot e komunistėve nė luftė ishin “tė martuar”. Vet Enveri tregon pėr lidhjet e tij me Nexhmije Xhuglinin qė nė kohėn e Luftės. Po kėshtu edhe udhėheqės tė tjerė komunistė.

    Enveri nė kujtimet e tij tregon se Nexhmijen e njohu nėpėrmjet Qemalit, kėtij djaloshi magnet tė vajzave tė reja. A thua se ky djalosh aq tėrheqės, qė kishte aq shumė pėrvoja me vajza, tė cilat i kishte futur nė radhėt e tij, nuk e “preku” dhe nuk krijoi ndjenja intime me Nexhmijen, por e ruajti atė pėr Enverin?! A kam tė drejtė tė pėrgojoj njė njeri qė shqiptarėt e kanė adhuruar, ashtu si ju, kėtė figurė shumė tė zgjuar tė luftės dhe simbol tė rinisė komuniste shqiptarė? Duke mos dashur tė merrem me thashetheme, po jap vetėm tė dhėna qė kanė dalė nė kohėn e tij:

    Sapo u vra Qemali, i nxorėn njė kėngė tė bukur, ku tregohet se atė e rrethuan “afėr njė spitali” nė “mėngjes herėt”. Dhe “kur Qemali pa se po rrethohej, shpejt me shoqe zu tė kėshillohet.” Pra, u rrethua nga forcat fashiste “nė mėngjes herėt.” Kėnga lė tė kuptosh se e kishte kaluar natėn me “shoqe”. Kjo ndofta nuk do t’ju duket bindėse, po nėse do tė takoni ndonjė nga shokėt e tij tė sinqertė, ai me siguri do t’ju binde pėr ato qė unė kam nxjerrė nga ajo kėngė.

    Po ju jap edhe njė shembull tjetėr. Aty nga viti 1982 kam filmuar bregdetin Vlorė–Sarandė me operator Vladimir Dangon. Dokumentarit i vura titullin “Riviera Shqiptare” dhe e transmetova, nė mos gaboj, nė tri apo katėr javė rresht. Gjatė kohės qė xhiroja, nė vendin diku ndėrmjet Himarės e Qeparoi (atėherė rruga ngjitej lart drejt fshatit Pilur, kalonte mbas njė maje tė lartė dhe zbriste poshtė, drejt Qeparoit) ishte lapidari i madh nė anėn e poshtme tė rrugės. Sapo iu afruam, lexova se aty ishte bėrė luftim i ashpėr me forcat italiane dhe kishte rėnė heroikisht Zaho Koka. Mbi rrugė vendi ishte shkėmbor.

    Nė ndryshim nga shkėmbinjtė e tjerė, ata ishin me shtresa, si batanije, qė mbulonin njėra-tjetrėn, me zgavra tė mėdha mes tyre, ku mund tė futej njeriu e tė mbrohej nga ēdo sulm armik, madje edhe po qe se qėllohej nga helikopterė luftarakė. Kjo mė ra menjėherė nė sy, ndaj pėr njė hop mbeta i habitur: Si kishte mundėsi qė djaloshi i shquar nė fushėn e luftės kishte rėnė pre e gabimit trashanik, qė i mori jetėn?!

    Kėtė mendim ia shfaqa personit qė na shoqėroi gjatė xhirimit. Ai pranoi hamendėsimin tim dhe mė shpjegoi se ato ditė kishte pasur njė ngjarje tronditėse dhe ishte tej mase i shqetėsuar. Dhe mė tregoi tė gjithė ngjarjen qė e kishte ēuar nė atė dėshpėrim. Edhe unė kam qenė i ri, si edhe ai. Nė atė moshė, sidomos pėr njė njeri tė ndershėm e tė ndjeshėm, tė cilit i ishte cenuar gjėja mė e ēmuar e jetės sė tij, mund tė binte lehtė nė atė dėshpėrim. Pėr ngjarje tė tilla edhe sot ka pasur raste kur njė i ri ose e re i ka dhėnė fund jetės. Pėr tė mos hapur plagė, qė ndofta koha nuk i ka pėrtharė plotėsisht, nuk do tė jap hollėsi tė mėtejshme, por do tė theksoj se shkaktar pėr humbjen e jetės sė Zaho Kokės ishte heroi qė po analizojmė, pra Qemal Stafa…

    Po Enveri a thua se besonte qė Qemali, para se t’ia prezantonte Nexhmien atij, mund tė mos e kishte joshur mė parė? Ujku e njeh ēakallin, por edhe ēakalli ujkun, ndaj Qemali duhet tė ketė hequr dorė menjėherė prej saj, por jo me dėshirė. Si mendoni ju, a do tė ishte i kėnaqur ujku vetėm nga largimi i ēakallit, edhe pse ia la atij prenė e tij tė lakmuar?

    Kush ishte Enveri? Kur bėra njė dokumentar sot ndodhet nė arkivin e Televizionit Shtetėror) me shkencėtarin e madh tė asaj kohe, por ndofta edhe sot i paarritshėm nė fushėn e tij, me doktor Myslym Selenicėn, ndėr tė tjera mė tregoi se kishte pasur nė klasė Enver Hoxhėn. E pyeta si kishte qenė nė mėsime dhe ai mė tha se e kishin problem tė klasės, se nuk mėsonte. Ēdo fund viti u luteshin profesorėve ta kalonin edhe atė. Mė sqaroi se nuk ishte i trashė, por se gjithė vitin bridhte dhe nuk u vinte rėndėsi mėsimeve. Pra, ai i kishte shijuar hiret e rinisė dhe nuk linte raste pa e “gėzuar jetėn”.

    Nė gazetėn “Sot” kam lexuar si ai i ishte qepur edhe motrės sė vogėl tė Zogut pėr tė hyrė nė oborrin mbretėror. Ndėrsa mbasi mbreti Zog humbi mundėsinė pėr t’u kthyer nė Shqipėri, ai i zhduku tė gjitha lidhjet qė kishte me tė, si tė mos e kishte takuar kurrė.

    Pėr t’ju njohur mė mirė me “aftėsitė” e Enverit, po ju tregoj njė ngjarje tmerruese pėr mua. Sapo kisha mbaruar shkollėn 7-vjeēare dhe isha rreth tė katėrmbėdhjetave. Nuk mbaj mend shkakun pse u ndodha diku pranė Arkivit tė Shtetit dhe po kthehesha nė shtėpi. Isha nė rrugicė dhe po ecja pėr tė dalė nė bulevard, diku afėr stacionit tė trenit. Njė burrė pas meje nxitoi dhe mė arriti. Sapo mė erdhi pėr krah, nisi tė mė fliste pėr Migjenin. “Po tė ishte gjallė Migjeni, do ta kishin futur nė burg, – pėrfundoi mendimet e tij pėr shkrimtarin e madh, – sepse do tė vazhdonte tė shkruante pėr tė metat e shoqėrisė sė sotme…”

    Mirėpo nė atė kohė nė shkollė na mėsonin se Migjeni i kishte qėmtuar tė metat e kapitalizmit nė kalbėzim, duke zbuluar plagėt e shoqėrisė shqiptare tė asaj kohe. Sipas atyre qė na mėsonin, nė sistemin komunist tė Enverit kėto plagė ishin mbyllur pėrgjithmonė dhe jeta po bėhet gjithnjė e mė e lumtur… Ndaj fjalėt e tij mė trembėn. Por ato kishin qenė vetėm hyrja pėr ēka do tė mė thoshte mė vonė.

    Ai nisi tė analizonte gjendjen e keqe ku ndodhej Shqipėria. Nga ato qė mė thoshte ai, e kuptova se kishte qenė nė burg politik dhe donte tė shfrente revoltėn qė i ziente nė shpirtin e lėnduar. Fliste me pasion, si tė donte tė mė bėnte dishepull tė tij. Por unė isha ende fėmijė dhe u tmerrova nga ato qė mė fliste. Mė pas kaloi tek Enveri. Duket qė e kishte njohur mirė. Mbase e kishte pasur edhe shok tė ngushtė njėherė e njė kohė. E nxora kėtė pėrfundim se ai mė tregoi disa hollėsi qė mund t’i dijė vetėm shoku i ngushtė, i cili ka fjetur nė njė dhomė me tė pėr kohėra tė gjata.

    I panjohuri mė tregoi shumė gjėra. Gjatė atij shoqėrimi, meqė atėherė popullsia e Tiranės ishte tepėr e rrallė, rrugės kishte shumė pak njerėz dhe nuk pashė ndonjė tė njohur tė gjeja rast e tė ndahesha prej tij. Ngaqė e ndjeva veten shumė ngushtė prej atyre qė dėgjova, doja tė largohesha sa mė parė nga shoqėria e tij dhe, sapo arritėm te kryqėzimi i rrugėve ku mund tė shkoja te Dervish Hatixheja, gjeta mėnyrėn tė ndahesha dhe eca drejt shtėpisė.

    Nga tė gjitha ato qė mė tha mė mbeti nė kujtesė vetėm fakti se Enveri nė Francė nuk binte kurrė pėr tė fjetur pa lexuar ndonjė kapitull nga jeta e Fushesė. Fusheja ka qenė ministėr i Brendshėm i Napoleonit dhe njihet si mjeshtri mė i madh pėr tė krijuar dhe zbuluar kurthe ndaj atyre qė punonin fshehtas pėr tė rrėzuar qeverinė e Bonapartit.

    E pra, Enveri, qė gjithė jetėn ishte ushtruar pėr t’u bėrė kryeagjent dhe ishte, si tė thuash, kryemjeshtėr pėr tė zhdukur rivalėt, a do tė donte ta kishte gurė pas qafe Qemalin, i cili nėpėrmjet Nexhmijes mund t’i merrte mė vonė edhe pushtetit? A thua se do ta gėlltiste fytyrėn e tij kur t’i shfaqej mė pas nė rrugėn e karrierės sė tij?! Normalisht jo. Atėherė a mund tė mos mendonte si ta hiqte qafe dhe mė pas t’i jepte ndonjė titull qė s’i prishte punė si Hero i Popullit?!

    Unė tė dhashė elemente pėr tė pėrfytyruar si Enveri me pėrvojėn e pasur tė Fushesė e ka kapėrcyer shumė lehtė kėtė problem.

    Ti nė atė emision televiziv theksove se nacionalistėt nuk nxorėn asnjė tė tillė. Si historian, kjo nuk tė falet. Ti e di fare mirė se historia ėshtė pėrmbledhje ngjarjesh, por qė e shkruajnė kalemxhinjtė e fitimtarėve. Dhe kėta komunistė e hartojnė atė sipas mėnyrės sė realizmit socialist, qė pėr “heronjtė” e tyre pėrmendeshin vetėm anėt e mira, madje duke i ngritur pėrtej madhėshtisė, ndėrsa heronjtė e armikut ishin tė dobėt dhe plot me vese, tė padenja pėr t’u pėrmendur, ndaj le t’i mbulojė koha me pluhurin e saj.

    Ti e di fare mirė se ishin nacionalistėt shqiptarė qė u ngritėn pėrpara se fashistėt italianė tė preknin tokėn shqiptare. Mbreti Zog, pėr t’i qetėsuar, u premtoi se do tė vishte opingat dhe do tė dilte malit, nėse do tė sulmonin fashistėt. Ai e priste nga dita nė ditė sulmin nga deti, por dha atė premtim, qė nuk do ta mbante, vetėm pėr t’i qetėsuar, pra i mashtroi masat patriotike. Nė vend qė tė mbante fjalėn, e ktheu napolonin flori nė 99 lekė, ndėrsa napolonin letėr nė 101 lekė. Njerėzit, tė mashtruar nga dredhia e Zogut, i kthyen paratė nė napolona letėr. Arka e shtetit u mbush me napolona flori, qė ai, para se tė sulmohej Shqipėria, sė bashku me shpurėn e tij nuk veshi opingat, siē premtoi, por mori florinjtė dhe rrugėn e arratisė…

    Nė mbrojtje tė atdheut dolėn atdhetarėt e vėrtetė qė luftuan pėr mbrojtjen e truallit tonė kombėtar. Secili nga kėta nuk e bėri pėr pėrfitime, por i shtyrė nga detyra ndaj atdheut. Ndėrsa grupet komuniste bėnė sehir nė kėto ngjarje tė dhimbshme. Ishin nacionalistėt ata qė edhe pas pushtimit e vazhduan luftėn nė prapavijat e pushtuesve.

    Komunistėt u gjallėruan kur jugosllavėt pėr qėllimet e tyre, sė pari pėr t’i kthyer Kosovėn, qė pas pushtimit (1941) ishte nėn administratėn shqiptare dhe sė dyti tė krijonin republikėn e shtatė shqiptare nėn Jugosllavinė e madhe. Ndaj mblodhėn grupet komuniste sehirxhinj dhe nė fund tė vitit 1941, pra mbas tre vjet lufte tė nacionalistėve, formuan Partinė Komuniste Shqiptare. Enveri nė kujtimet e tij tregon se u zgjodhėn pesė sekretarė, por nuk u caktua asnjeri nė krye. Kjo gjė u bė jo pa qėllim prej tyre. Jugosllavėt peshonin se cili do tė ishte mė i pėrshtatshėm pėr tė bashkuar pas luftės Shqipėrinė dhe Kosovėn me shtetin Jugosllav. Ndėr ta mbajtėn me afėr Enverin, Koēi Xhoxen dhe Nako Spiron. Dhe pak nga pak i larguan njėrin pas tjetrit, nė fillim Koēin, mė pas edhe Nakon, duke mbajtur mė afėr Enverin.

    Pėr tė pasur sukses, jugosllavėt kėrkuan nė fillim tė paralizonin nacionalistėt, tė cilėt nuk do tė pranonin kurrė tė mbetej Shqipėria nėn pushtuesin e ri – Jugosllavinė. Qėllimet e tyre menduan t’i realizojnė me djallėzi, duke organizuar Konferencėn e Pezės. Ata e hodhėn kėtė mendim nėpėrmjet Partisė Komuniste, duke qėndruar vetė nė hije qė tė mos kuptohej dora e tyre antishqiptare.

    Konferenca u bė me parullėn “bashkim pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Nė konferencė shkuan edhe grupet nacionaliste. Ata e kishin tė qartė se, ashtu siē kishin luftuar deri atėherė, tė ndarė e tė veēuar, e kishin tė vėshtirė tė shporrnin pushtuesit, ndaj pranuan tė bashkoheshin, pa menduar se ky ishte kurth i jugosllavėve. Pasojat nuk vonuan tė shfaqeshin.

    Tė pretendohet se nuk nxorėn asnjė hero nacionalistėt, kėtė mund ta bėjė njė njeri qė nuk e njeh luftėn e shqiptarėve kundėr pushtuesve fashistė e nazistė. Unė nuk mund tė mburrem se e njoh mirė luftėn dhe heronjtė nacionaliste, se nuk kam bėrė ndonjė studim pėr ta. Po edhe nėse do tė doja ta bėja, nuk do t’ia arrija qėllimit, sepse nuk kam pasur kurrė aq kohė tė lirė tė merrem me kėtė ēėshtje. Ju historianėt, pėr tė zgjidhur kėtė nyje tė historisė, duhet tė gėrmoni nė dokumente tė marra nga arkivi i shtetit. Por, a do tė gjeni vallė?!

    Nė arkivat shqiptare nuk mund tė gjeje tė dhėna tė tilla, sepse ato pastroheshin kohė mė kohė me urdhėr tė Enverit, qė tė mos mbetej asnjė gjurmė nga ato qė nuk i pėlqenin atij. Nga tė huajt jo e jo. Ata kanė shkruar ato qė kanė marrė nga njerėzit me tė cilėt kishin lidhje dhe jo ngjarjet e vėrteta nė Shqipėri. Kėshtu qė ato “u harruan”. Megjithatė, unė si shkrimtar kam qėmtuar disa tė vėrteta nga njerėzit qė i kishin parė ngjarjet me sytė e tyre, por qė sot ata nuk janė mė.

    Nė vitin 1975 mė pushuan nga puna nė revistėn pėr fėmijė “Pionieri” vetėm se ajo revistė “e kalamajve”, siē u shpreh atėherė Enveri, “tė ketė tirazh mė tė madh, se revista jonė…” E kishte fjalėn pėr revistėn “YLLI.” Nė fakt, unė kisha filluar punė nė atė revistė vetėm dy vjet mė parė. Kur vajta, revista e kishte tirazhin 7000 kopje. Brenda dy vjetve u rrit nė 37 500 kopje. Ai, nė vend tė kėnaqej me punėn tonė, qė arritėm tė edukojmė aq shumė fėmijė nė Shqipėri, dha atė mendim, qė bėri tė pėrgjysmohet numri i redaksisė, duke mė flakur nė rrugė tė madhe mua dhe redaktorėt e tjerė mė tė aftė. Atė pėrzgjedhje e bėri Gaqo Bushaka, sot njeriu qė i puth dorėn e priftit Janullatos, armikut tė Shqipėrisė. Kuptohet qė cilėsia e revistės ra menjėherė. Edhe numri i lexuarve, por kjo nuk e preku aspak Enverin.

    Atė kohė unė mbeta njė vit pa punė. Nė ato kushte tė vėshtira, pas atyre peripecive tė dhimbshme qė kisha kaluar prej pesėmbėdhjetė vjetėsh mėsues nė kushte tė tmerrshme, larg familjes, pėr tė mbajtur trurin nga ndonjė traumė e papritur e fatkeqėsisė sė re, u mundova tė merresha me mbledhjen e materialeve pėr tė shkruar njė roman nga koha e luftės. Ndofta nė kėtė mėnyrė mund tė kthehej vėmendja ndaj meje, tė mos mbetesha i papunė rrugėve dhe tė mos mė fusnin nė burg, se mė kapte ligji “i parazitizmit”!

    Shkova nė fshatrat e Vlorės tė mėsoja hollėsi pėr jetėn e dėshmorit Mithat Dautaj. Ndonėse kishte kaluar dimri dhe koha ishte ngrohur disi, por, ngaqė kaloja nga njė fshat nė tjetrin, nė shtigje tė panjohura dhe me baltė, pėrmes rrėkeve tė furishme tė shirave pranverore, u ftova keq. Megjithatė, nuk i ndėrpreva kėrkimet dhe shkova nė tė gjitha vendet ku ai kishte jetuar dhe punuar nė kohėn e luftės. Pashė vendet ku kishte mėsuar, ku kishte dėmtuar ushtrinė italiane, ku kishte arritur tė futej nė radhėt e italianėve, madje kishte bėrė shumė prej tyre tė mos luftonin pėr interesat e fashizmit dhe ku kishte hedhur urėn e Kotės nė erė. Mbi tė gjitha ku kishte luftuar dy orė e njėzet minuta, sipas mėsuesit Rustem Abazi, qė i kishte dėgjuar krismat e luftės fare pranė shkollės. Edhe vendin ku ishte zhvilluar beteja.

    Ata kishin qenė katėr veta edhe se kėngė e dalė pėr kėtė pėrleshje, mė e madhja e Luftės Nacionalēlirimtare, thotė se ishin vetėm dy. Ai qė i futi nė kurth, Bajram Gorishti, u largua menjėherė pėr tė mos qėlluar italianėt edhe kundėr tij. I dyti ishte Tomė Berberi. Ky u trondit kaq shumė, saqė thuajse gjatė gjithė kohės nuk e mori veten, por e kaloi jetėn nė spital. Kur pėrmirėsohej, linte shėnime, qė mė ndihmuan tė pėrshkruaja me hollėsi luftėn nė romanin me titullin e kėngės “Dalėngadalė po vjen behari.” Shėnimet e tij ishin thuajse tė gjitha njėsoj, me pėrjashtim tė ndonjė hollėsie qė kishte harruar nga ato tė mėparshmet. I treti ishte Lef Sallata, qė u vra vetėm pasi qėlloi dy herė me armėn e tij. Dhe i katėrti ishte heroi kryesor i luftės, Mithat – Dautaj.

    Ky, siē thashė mė sipėr, e mbajti luftėn vetėm kundėr 60 ushtarėve italianė tė kalorėsisė sė Drashovicės, tė komanduar nga major Terubini. Edhe se i rrethuar, trimi mbi trima arriti tė vrasė majorin dhe mė pas edhe togerin qė mori komandėn pasi vdekjes sė majorit. Ngaqė lufta nuk pėrfundoi siē ishte parashikuar, por u zgjat dhe kish tė ngjarė tė sulmoheshin nga shqiptarėt, komandanti i ri kėrkoi shtesa tė tjera dhe pas pak numri i ushtarėve fashistė arriti nė 300 persona. Pra, njė ushtri aq e madhe kundėr njė njeriu tė vetėm! Dhe e mbajti luftėn pėr dy orė e njėzet minuta… Ndonėse erdhi kundėr tij ushtri e madhe e organizuar mė sė miri dhe e armatosur deri nė dhėmbė pėr tė bėrė luftė titanike, ushtria fashiste italiane nuk arriti ta mposhtte kreshnikun e Labėrisė Mithat Dautaj.

    Edhe kur arritėn ta vrasin ata nuk besonin se e kishin bėrė tė heshtte belēiku i tij, qė i dėrrmoi fill i vetėm edhe se i rrethuar, duke vrarė trembėdhjetė veta nga ushtria italiane. Faktet u mblodhėn nga shokėt e tij, qė i shkuan nė ndihmė pasi pėrzunė ushtrinė italiane. Pushtuesit, kur panė se u erdhėn nė ndihmė shokėt, nga frika se mos Mithati ishte ende i gjallė dhe rrethoheshin nga tė gjitha anėt, lanė rrethimin, tė vrarėt dhe u larguan. Shokėt nuk e gjetėn tė gjallė heroin mė tė madh tė Shqipėrisė, por se trupi i tij ishte ende i ngrohtė.

    Gazeta “Zėri i popullit”, qė botoi lajmin e luftės, nga mė legjendaret e epopesė shqiptare kundėr pushtuesve, e pakėson shifrėn nė vetėm gjashtė italianė tė vrarė!.. Pse e ulėn vlerėn e vėrtetė? Mos vallė se nuk ishte komunist?!… Realizmi socialist…

    Hollėsi tė kėsaj ngjarje i kam pėrshkruar nė roman, sepse i pashė tėrė vendin ku qenė renditur rrethuesit italianė, por edhe ato tė tė rrethuarve. Ndonėse rruga ishte kthyer nė tokė buke, guriēkat e shpėrndara tregonin formėn e saj tė dikurshme dhe vijėn e mullirit ku ata trima zunė vend mbrojtjeje. Habia qėndron nė atė qė nė varrezat e dėshmorėve tė kombit nuk u vendos Mithat Dautaj. Pse? Po tė ishte ai komunist, a do ta kishin lėnė pa vendosur nė varret e dėshmorėve? Madje, emrin e tij “e pėrjetėsoi” njė varkė druri, qė u kalb shumė shpejt, dhe shkolla e fshatit, qė sot ka tė ngjarė tė jetė mbyllur, pasi popullsia ėshtė larguar, si shumė fshatra tė tjera pėrreth.

    Por a ėshtė e drejtė qė nė kėtė varrezė kombėtare tė vendoseshin ata qė miratoheshin nga Byroja Politike e komuniste, apo mė saktė nga Enveri, dhe jo heronjtė e vėrtetė tė Shqipėrisė? Dhe, meqenėse nė tė nuk janė edhe dėshmorėt nacionalistė, a do tė ishte mė drejt tė quhej “Varrezat e Komunistėve?”

    Kjo ngjarje e jashtėzakonshme, ndofta nga mė tė mėdhatė nė Luftėn II Botėrore, i tronditi aq shumė italianėt, saqė komandanti i ri i kavalerisė italiane tė Drashovicės, sapo mori postin, shkoi pėr ngushėllim te familja e dėshmorit Mithat Dautaj. U tha prindėrve tė tij se “ai vrau major Terubinin”. Por e ėma e trimit, Katja, ia ktheu: “Ndėrsa ju mė vratė djalin, qė do tė ishte bėrė gjeneral mbi gjeneralė.”

    Ju pėrmendėt Qemal Stafėn. A mos vallė ai sė bashku me Vojo Kushin dhe Misto Mamen kanė ngritur mė shumė luftėtarė kundėr fashizmit sa Mithat Dautaj vetėm? A ka punuar ndonjė si ai nė gojė tė ujkut, pra pėrballė ushtrisė pushtuese dhe ka ngritur popullin mė kėmbė kundėr tyre sa Mithati? Po si luftėtar a mund tė gjendej ndonjė tjetėr tė kishte bėrė luftė aq heroike sa t’i kishte tmerruar forcat pushtuese si Mithat Dautaj? Atėherė, pse ti ngrihesh dhe thua se “asnjė figurė nacionaliste nuk mund tė krahasohej me heronjtė komuniste” kur ka ndodhur e kundėrta?

    A e di ti qė kjo ngjarje tronditi krijimtarinė e Ilo Kostės, autor i shumė kėngėve, qė thuri kėngėn mė tė bukur gjatė luftės, kėngėn “Dalėngadalė po vjen behari”? Kėngėn e ndaloi menjėherė Manush Myftiu, sigurisht me urdhėr tė Enverit, se gjoja “heronj i bėn vetėm Partia”!

    Pse, ēfarė kishte ndodhur? Pak mė sipėr tregova se Konferenca e Pezės ishte tradhtia mė e madhe ndaj luftės heroike tė kombit shqiptar. Jugosllavėt, me dredhi, arritėn tė bėjnė bashkimin e tė gjitha forcave, gjoja kundėr fashizmit. Po ndėrsa nacionalistėt luftuan si detyrim ndaj atdheut, komunistėt, tė nxitur nga padronėt jugosllavė, i mėsonin si tė pėrqendronin pushtetin e ardhshėm nė duart e tyre. Kėshtu, nė mėnyrė tė heshtur ata po merrnin drejtimin e luftės.

    Jo rastėsisht Enveri ishte kundėr mbledhjes sė Mukjes, tė cilin e dėnoi, sepse nga ajo i rrezikohej pushteti pas largimit tė pushtuesve. Pėr kėtė nėnvlerėsonin njohjen e heronjve nacionaliste. Dhe mbas lufte nuk i vendosėn nė varret e dėshmorėve tė komunistėve. Prandaj u ndalua kėnga. Megjithatė, ajo pėr vlerat artistike e shpirtėrore dhe melodinė e gjetur qė i bėnte njerėzit pėr vete, mė pas si u pėrpunua nga tė tjerė tė panjohur, u pėrhap dhe u bė himn, duke ngritur ndjenjat e shqiptarėve nė luftė kundėr fashizmit.

    Pra, tė dhashė portretin e heroit ndofta mė tė madh tė Shqipėrisė, njeriut tė pastėr dhe tė ndershėm, i cili luftoi dhe derdhi gjakun e tij pėr ēlirimin e atdheut, por edhe duke u bėrė frymėzim pėr betejat e ardhshme. Asnjė hero komunist nuk mundi t’i afrohej Mithat Dautajt. Nėse do tjetėr, po tė kujtoj Zaho Kokėn, qė pėrmendėm pak mė lartė. A e pranon se ai ishte hero, djalė me karakter tė fuqishėm dhe atdhetarė i vėrtetė? A do mė tė tjerė?

    Po tė pėrmendim edhe Munyr Xhindin. Ky ishte i biri i Arshi Halilit, njeri i pasur, ndaj e dėrgoi tė birin tė vazhdonte shkollėn nė Paris, ku u vlerėsua pėr inteligjencė dhe kulturė tė thellė. Erdhi nė Shqipėri me disa prirje qė, ndonėse qe nga familje e madhe, kishte edhe mendime qė e afronin me komunistėt, ndaj tė afėrmit e quanin me shaka “Lenin”. Megjithatė, origjina e tij i bėnte komunistėt tė ishin tė rezervuar me tė. Sidomos nga bindja e tij se “vajzat duhet tė marrin pjesė nė luftime, por nė mbrėmje tė kthehen dhe tė flenė nė shtėpitė e tyre…”

    Mė kishin folur shumė pėr cilėsitė e Mynyrit kur isha i vogėl, po kur pashė fotografinė e tij nė muzeun e fshatit Llakatund, mė bėri pėr vete. Ēuditėrisht, ajo ishte shumė mė e vogėl nė krahasim me tė tjerat, dukej qė edhe pas vdekjes urrejtja pėr tė nuk ishte pakėsuar, megjithatė ajo mė bėri tė shkoja afėr dhe ta kundroja me kujdes. Ndonėse e pashė pėr vetėm pak sekonda, atė fytyrė mė duket sikur e kam pėrpara syve. Dėshmori ishte i qeshur, me fytyrė tė pastėr, ku lexohej fisnikėria dhe sinqeriteti i tij i plotė. Tek shihja fotografinė, kujtoja ato qė mė kishin thėnė pėr tė nė vegjėli. Ishte i ngadalshėm nė tė folur, por bindės. Zėrin e kishte tė qetė dhe ishte disi i ndrojtur. Kur fliste, ishte i ndjeshėm dhe skuqej lehtė. Delo Balili, qė e kishte njohur shumė mirė, mė kishte thėnė se ai kishte shkuar tri net nė fshatin e tij. Me punėn e bėrė kishte nxjerr 60 luftėtarė. Por nė sa fshatra tė Labėrisė kishte shkuar ky intelektual e fuqishėm dhe atdhetar i madh? Sa vetė me punėn e tij ishin bashkuar tė luftonin kundėr lėngimit tė Shqipėrisė nga fashizmi?

    Qenė Mithat Dautaj, Mynyr Xhindi dhe shumė nacionaliste tė tjerė qė ngritėn Labėrinė mė kėmbė kundėr fashizmit. A kanė vėrtet komunistėt njė model tė krahasohen me tė? Pse duhet tė harrohen kėta? Qė ju historianėt, zoti Pėllumb, tė mos keni mundėsi t’i krahasoni me ata tė komunistėve?

    Dhe mbi tė gjitha a e dini ēfarė ndodhi me tė? Njė tragjedi e tmerrshme, qė nė kushtet e luftės ajo u mbulua, por qė duhet tė njihet nga shqiptarėt, tė cilėt duan drejtėsi. U kėrkoj falje tė afėrmve tė kėtij heroi tė madh, qė po u hap plagėt, megjithėse jam i sigurt se ato nuk janė mbyllur ende. Seit Avdullaj, i ngarkuar nė atė kohė pėr t’ia dėrguar kufomėn e tij familjes, qė jetonin tė internuar nga forcat fashiste italiane, mė tha se atė kohė nuk ka pasur ndonjė betejė. Kėshtu qė pranohej se nuk u vra nga armiqtė, por ngaqė emri i tij u bė shumė i dashur nė krahinė, nga frika se mos luftėtarėt do tė kėrkonin t’i drejtonte Mynyr Xhindi dhe jo Hysni Kapoja, “Besniku i Partisė”, apo mė saktė “Besniku i Enverit”, e vranė. Duket me porosi tė Tarasit (Enverit) nga kėshillat e jugosllavėve. Kjo pėr arsye se, nėse ai merrte drejtimin e Labėrisė, kishte tė ngjarė qė njėra krahinė pas tjetrės Jugu do tė binte nė duar tė nacionalistėve.

    Dihet qė Veriun komunistėt nuk arritėn ta drejtojnė. Kėshtu jugosllavėt do tė mbeteshin me gisht nė gojė. Edhe Enveri.

    Kur ia dėrguan kufomėn familjes, ata thirrėn mjekun italian. Ai, pasi e vėzhgoi me kujdes kufomėn, u thotė familjarėve: “I ndjeri ėshtė vrarė nga mbrapa dhe afėr!”

    Kjo shpjegon si ishte bėrė vrasja.

    Krimi i tij nuk kaloi aq lehtė. I ati i Hysen Bedinit kishte pyetur “tė fejuarėn” e Qemal Stafės nėse dinte gjė Hysni Kapoja pėr vrasjen e Mynyr Xhindit. Ajo i qe pėrgjigjur: “Asgjė nuk bėhej pa dijeninė e Hysniut.” Unė kėtė pėrgjigje e kuptoj kėshtu: “Asgjė nuk bėhej pa urdhrin e Hysniut.” Mbas lufte familja e Mynyr Xhindit u persekutua, si tė kishte qenė bashkėpunėtore e fashizmit!

    E, pra, unė ju tregova tre shembuj kur heronjtė nacionaliste kanė qenė luftėtarė tė fuqishėm dhe nė radhėt e para tė luftės kundėr armiqve. Kėta shembuj kam pasur mundėsi pėr tė zbuluar. Ata qė kanė marrė pjesė nė luftė dinin qindra fakte tė tjera ku heronjtė e vėrtetė nacionalistėt u vranė mbas shpine pas Konferencės sė Pezės, kur lufta e nisur nga nacionalistėt u shndėrrua papritur nė komuniste. Kėta me kėshillat e jugosllavėve, pasi morėn pushtetin, e shkruan historinė sipas realizmit socialist alla jugosllav tė llojit enverian, duke shtrembėruar faktet.

    Por ty nuk tė vė faj, se ashtu e gjen nė arkiva. Duhet tė dish t’i lexosh ato apo, siē thuhet nė gazetari, tė lexosh nė mes tė rreshtave qė ka kuptimin: tė mundohesh tė zbulosh ēfarė nuk ka dashur tė shkruaje kronikani dhe tė gjesh tė vėrtetėn. Kjo ėshtė detyra kryesore e historianit. Ndryshe do tė bjerė nė gabimet, qė ju drejtojnė kronikanėt e pandershėm.

    Edhe pas lufte Enveri kohė mė kohė zbulonte “komplote kundėr partisė…” dhe i vriste njėri pas tjetrit, madje edhe shokėt e ngushtė gjatė kohės sė luftės. Nė njė rast tė tillė dėnoi me vdekje mikun e tij Beqir Balluku, ish-ministrin e Mbrojtjes. Dhe e kanė detyruar shokun e ngushtė, Muharrem Bizbiqin, ta djegė tė gjallė me flakėhedhėse. Mirėpo atij i ishin dridhur duart nga tmerri qė duhej tė bėnte: tė vriste shokun shpirtėror, ndaj flakėt shkonin larg Beqirit. Meqė nuk e dogjėn flakėt, Ballukun e varrosėn tė gjallė… Ndėrsa Muharremi mbeti tėrė jetėn i traumatizuar…

    Fatkeqėsinė mė tė madhe qė na solli komunizmi ishte se shkatėrroi fisnikėrinė shqiptare. Enverit, siē e dini, i terrorizoi, duke u marrė krejtėsisht pasurinė, duke i lėnė pa shkollė dhe nė varfėri tė skajshme. Mirėpo politikėn e ndershme mund ta bėjnė njerėzit e moralshėm, qė janė edukuar me ndjenja tė pastra, tė respektojnė ligjin. Ato virtyte ata i kanė marrė sė bashku me qumėshtin e nėnės, dhe jo ata qė nuk dinė dhe nuk duan tė bėjnė politikė tė moralshme. Politikanėt pa moral thonė fjalė qė nuk u besojnė as vetė. Ata e vlerėsojnė veten e tyre sipas realizmit socialist.

    I nderuar Pėllumb, unė e di qė ti edhe kėsaj radhe nuk je me tė padrejtėn, por je ndikuar nga pompoziteti qė u kanė bėrė komunistėt pėr gati njė shekull “heronjve” tė tyre. Unė edhe ata i nderoj, ndonėse ata luftuan pėr tė ngrėnė pas lufte me lugė floriri. Mė shumė dua ata qė bėnė detyrėn ndaj atdheut dhe luftuan sapo ēizmja fashiste shkeli dhe ndyu tokėn shqiptare. Do tė isha i lumtur t’i shihja me nderim emrat e tyre dhe jo tė rrėgjuar, siē e pashė nė ėndėrr Mithat Dautajn, kur m’u ul nė gjunjė si fėmijė i vogėl, me fytyrėn e tij tė dėshpėruar, si tė kėrkonte mbėshtetje, natėn e parė, kur shtėpia botuese “Naim Frashri” ma ktheu romanin. Natasha Dulaku, redaktorja e librit, ndonėse mė tha: “Komunikon nė mėnyrė tė ēuditshme me lexuesin,” nuk ma botoi, kuptohet qė ashtu i thanė shefat e saj. Ky ishte realizmi socialist.

    Goditjen e realizmit socialist e kam ndier edhe mė 1976, kur me novelėn historike “Kėshtjella Beszana” u ēmova nga anketa shkrimtari mė i mirė i Shqipėrisė, vlerėsim qė nuk m’u tha kurrė. Nė vend tė saj shkruhej pėr shkrimtarin “e madh” I. Kadare, qė “do tė merrte sė shpejti ēmimin “Nobel”, i cili luajti tė gjitha gurėt tė mė zhduke fizikisht, tė mos e lija mbrapa si shkrimtar.

    Ata nuk ma botuan romanin, tė cilin ia kushtoja Mithat Dautajt, por as libra tė tjerė, me pėrjashtim tė novelės pėr fėmijė “Shpella e thesarit”, nga e cila e pėsoi rėndė miku qė mė ndihmoi, Ismet Cibaj. Nuk mė botuan mė libra, tė harrohesha ende gjallė dhe me krijimtari tė pandėrprerė, ashtu si heronjtė e mėdhenj nacionalistė tė Luftės II Botėrore. Vetėm mė 1994 e mėsova ēfarė luhej nė kurrizin tim vetėm e vetėm se “nuk e kuptova” realizmin socialist… Ėshtė kjo arsyeje qė romanin “Dalėngadalė po vjen behari” e botova mbas 35 vjet e pesė muaj, me paratė e mbledhura nga pensioni im.

    Ndonėse u tregova i ashpėr me ty kėtė rast, kam bindje se nė tė ardhmen do tė jesh po aq realist sa mė parė dhe unė do tė vazhdoj tė tė ndjek me interes bisedat e tua.

    Anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Ballkanit





    Me shum vler kan shkrimet e Aliut se historit e rrejshme fallco te historianeve l..... komunsite.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ai nuk shkruajti dy fjale per gjyshin e te shoqes Bari Omarin e jo me per te tjere ...
    mire i ka thene Sala ...

    Berisha prish gojėn me Xhufin: Je historian i leshit
    Publikuar nga Gazeta Shqip me 12-26-2008
    Megjithėse opozita nuk ka qenė pjesėmarrėse dje nė sallėn e Kuvendit, tensioni dhe debatet e ashpra nuk kanė munguar. Debati ėshtė zhvilluar mes deputetit tė LSI-sė, Pėllumb Xhufi, dhe Kryeministrit Sali Berisha. Debat, i cili ka precipituar nė sharje dhe fyerje personale, pasi kreu i qeverisė ka pėrsėritur nė sallėn e Kuvendit, edhe njėherė deklaratėn e Kryetares sė Kuvendit, Topalli, pėr Pėllumb Xhufin, si "historiani i leshit". Berisha ka marrė fjalėn nė Kuvend, pėr t‘i dhėnė pėrgjigje deputetit tė LSI-sė, Nikollaq Neranxi, i cili ka bėrė pėrgjegjėse qeverinė pėr shkatėrrimin e mjedisit, por gjatė fjalės sė Kryeministrit ka ndėrhyrė Xhufi. Kaq ėshtė dashur qė kreu i qeverisė tė lėrė pėr disa minuta debatin pėr mjedisin, duke i kthyer pėrgjigje deputetit tė LSI-sė, pėrgjigje tė cilat mė shumė se qeveritare kanė qenė akuza personale. "Ju e dini qė pėr mua mjedisi ėshtė jeta. Njė mjek qė ka kaluar mbi njė ēerekshekulli nė mbėshtetje tė mjedisit nuk mund tė mos ketė ndjeshmėrinė maksimale ndaj problemeve mjedisore, ndaj dhe tė ftoj tė punojmė sė bashku pėr mjedisin. Por, kam dy kėrkesa, nuk duhet qė sentimentet tona pėr shkak tė ish-problemeve partiake tė na shtyjnė drejt analizave tė paqena. Zoti Xhufi, kur del kėtu si historian i leshit dhe jo i asaj qė duhet tė jesh, ndiej keqardhje. Ta them se e meriton kėtė, se ke dalė na ke bėrė historinė e tregtisė sė leshit nė Ballkan. Mė mirė shkruaj njė libėr pėr Bari Omarin, ki kurajėn dhe shkruaje se ka vdekur si burrat", ėshtė shprehur Berisha. Por dhe pėrgjigjja e Xhufit ndaj Kryeministrit, ka qenė e menjėhershme, jo nė mėnyrė kaq vulgare por mė diplomatike. Xhufi i ka kujtuar Berishės se ai pėr tė disatėn herė po ndėrhyn nė jetėn e tij familjare. "Po ju them njė gjė lidhur me Bari Omarin, unė e kam respektuar qė nga koha kur fillova tė arsyetoj. Nuk qe nevoja tė bėhesha dhėndėr i Luan Omarit, pėr ta respektuar dhe e respektoj pėr aq sa meriton tė respektohet. Por Bari Omari nė njė moment tė caktuar tė jetės ka bėrė njė gabim dhe u dėnua nė njė mėnyrė qė nuk duhet tė dėnohet. Dhe unė pėr kėtė jam i qetė", ėshtė shprehur Xhufi.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #140
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ca gabimi ka bere Bari Omari o Xhufke e leshit?

Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 12:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •