Kultura e dhive
KRISTI PINDERI | 27/04/2011 | Shekulli
Kultura shqiptare e pėrbėrė nga paraardhėsit qė ndėrtuan tė parėt vegla prej stralli, atėherė kur nuk kishte as Greqi e Itali, as Bashkim Europian, as Obama, janė pėrdhosur, janė harruar, e janė keqtrajtuar. Janė nėpėrkėmbur nė kohėn e Enver Hoxhės, e sė fundmi edhe nė kohėn e ministrave tė Aleksandėr Meksit, Bashkim Finos, Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Ilir Metės, e mbi tė gjitha tani, nė kohėn e Sali Berishės.


Madje kjo kulturė e jona ėshtė baltosur edhe mė shumė se gratė, ish gratė, apo dhe fėmijėt e Fatos Nanos, Edi Ramės, dhe sė fundmi kėta tė Sali Berishės!
Epitetet perverse qė vetė politikanėt u kanė damkosur familjarėve tė tyre dhe hallishverisheve qė ata janė akuzuar se kanė bėrė, janė fare pak, po t'i krahasosh me atė ēfarė po kėta politikanė, po kjo politikė, e po kėto pseudo-vizione, e madje po kjo shoqėri e jona u ka bėrė gjurmėve tona tė lashta!


Profilet natyrore tė kėtyre liderėve tanė, po ti shikosh me vėmendje e me njė efekt tė veēantė drite, tė ngjajnė tė gjithė me profilin e njė dhie, njė kafshe kjo gjysėm e zbutur shtėpiake qė sot, si edhe ata, vazhdon tė shkatėrrojė kulturėn tonė.


Po, po, dhitė dhe politikanėt po na e shkatėrrojnė kulturėn pėr tė cilėn patėn respekt helenėt dhe romakėt!
Tė gjitha qendrat arkeologjike dhe historike nė Shqipėri - tė gjitha pa asnjė pėrjashtim - jetojnė sot nė njė llum pėrsosmėrisht tė organizuar: qoftė institucional, qoftė financiar, qoftė njerėzor, e qoftė strukturor.


Pėr shembull:
Po tė shkoni tani nė fushėn e Vrinės, e tė vizitoni Vilėn Romake mė tė madhe tė zbuluar ndonjėherė nė territorin shqiptar (e shtrirė nė mijėra metra katrorė, sipas gjasave vilė fqinje me atė tė Ciceronit) do tė admironi konturet impresionuese tė atyre dhjetėra ambienteve qė pėrbėnin kėtė vilė, qė gjatė dyndjeve barbare mbijetoi dhe madje u shndėrrua nė shkėlqimin e Butrintit, aq sa banorėt besuan pėrfundimisht se turbullirat mesjetare kishin kaluar.


Do tė shikoni edhe njė mausoleum impresionant me varre tė banorėve, pėr tė cilėt dihet ekzaktėsisht sa kanė jetuar, nga se kanė vdekur, etj. Por kujdes: po aty do tė shkelni edhe ne tė pėgėrat e dhive dhe ne bajgat e lopėve, e do tė pengoheni te gurėt dhe pllakat e shkatėrruara prej kėtyre bagėtive e prej barinjve tė tyre. Ato rrėnoja janė fshehur nėn tokė pėr qindra e mijėra vjet, e tani po i shkatėrrojnė dhitė edhe lopėt.
Kjo s'ka fjalė pėr t'u pėrshkruar!


Nuk ka asnjė guidė qė tė tė tregojė se nė tokėn dikur tė mbjellė me patate nga ish banorėt e Ksamilit - tė cilėt ishin dėrguar atje nga rregjimi edhe qė tė hidhnin tritol ēdo ditė pėr tė hapur pastaj me punė skllavėruese brezaret e ullinjve - ka jetuar qindra vjet mė parė ajka e Butrintit, e nė fillim tė shekullit tė 9-tė (viti 814) edhe njė prej 5 njerėzve mė tė fuqishėm tė Kostandinopojės, pra ajka e Perandorisė mė tė fuqishme tė kohės.


Mirė qė nuk ka as edhe njė guidė, por akoma mė keq: nuk ka as edhe njė rrethim qoftė dhe primitiv qė tė mbrojė minimalisht kėtė zbulim, qė falė punės disa vjeēare ėshtė shndėrruar sot nė objekt debati shkencor nė disa universitete europiane. E qė duhet thėnė, u ka shėrbyer (me tė drejtė!) vetė arkeologėve anglezė qė gėrmojnė nė Shqipėri prej vitit 1994, qė tė sigurojnė fonde e donacione tė majme pėr punėn e tyre nė Shqipėri.


Dhitė e fermerėve shqiptarė qė ngjasojnė si dhitė e egra tė maleve, lėshojnė ēdo ditė mbetjet e tyre ushqimore, jo vetėm nė kėtė vilė romake tė fushės sė Vrinės, por edhe nė Diaporit, atje ku ndodhet manastiri i parė i tė gjithė rajonit nė kohėn kur njerėzit mbanin mend kujtimet e dishepujve tė Jezus Krishtit.


Kėto kafshė tė dashura por edhe tė keqtrajtuara nga shqiptarėt shkatėrrojnė gjithashtu ēdo ditė rrėnojat e lashta, qė u ruajtėn deri mė sot nga toka dhe natyra e qė nuk u shkatėrruan nga komunizmi.


Nėse doni tė vizitoni sot Kryeqytetin e Epirit, Phoiniken, nė kodrėn rrėzė sė cilės shtrihet fshati Finiq, duhet tė pajiseni me njė makinė tė fuqishme fuoristradė, ose mundėsisht kamion apo Gaz 51 i kohės sė Enverit, qė t'i bėjė ballė rrugicės bri humnerės plot gropa, e baltė qė tė ēon pikėrisht nė majė tė kodrės sė lashtė.


Pėrgjatė asaj rruge do shikoni njė vegjetacion tė ēuditshėm, tė mbjellė pėr nder tė Hrushovit e si dhuratė prej tij. Vizita historike e kėtij komunisti ishte gjithashtu njė shkatėrrim pėr trashėgiminė tonė, pasi gjatė asaj vizite u realizua njė masakėr e vėrtetė ndaj gjarpėrinjve dhe gjallesave tė rralla qė jetonin nė qytetet antike qė u vizituan nga lideri komunist: Butrinti dhe Phoinike.


Nėse do ngjiteni nė kėtė kodėr tė Finiqit pra, pėr tė admiruar shtėpinė e lashtė me dy peristile, teatrin mė tė madh helenistik nė Shqipėri, apo mbetje tė tjera aq tė bukura tė lashtėsisė, duhet tė keni edhe aftėsi tė jashtėzakonshme komunikimi pėr tė bindur disa "pseudo" pronarė qė pretendojnė t'ju taksojnė, meqė, sipas tyre, po kaloni me makinė nė rrugėn kodrinore qė paraardhėsit (foinikasit????) ua kanė trashėguar!


Nė majė tė asaj kodre mbi 2000 vjet mė parė lulėzonte ajka qytetare epirote, nė qytetin e Pirros sė famshėm, ku Filipi i V i Maqedonisė nėnshkroi njė traktat paqeje me Perandorinė Romake, e njėjta qytetari kaonase kjo, qė ndėrtoi teatrin mė tė madh nė tė gjithė territorin ku sot shtrihet politikisht Shqipėria.


Ky teatėr helenistik, mė i madhi e mė i bukuri nė tė gjithė territorin tonė, rrezikonte pak kohė mė parė (e madje edhe tani) qė tė shkatėrrohej totalisht, pasi mespėrmes do t'i kalonte njė rruge e asfaltuar me katėr korsi qė do tė pėrfundonte, sipas njė projekti idiot tė ish funksionarėve tė komunės, nė njė parking super tė madh, m'u nė mes tė agorasė helenistike.


Ajo ēimento e atij parkingu imagjinar do tė shkaterronte tė gjitha monumentet publike nė agoranė e Phoinikes! Madje ai projekt, ende qarkullon nė mendjet e fshatarėve tė Finiqit... "Kėshtu do tėrheqim turistėt dhe do u japim mundėsi tė ngjiten deri nė kodėr", thonė banoret e Finiqit, tė cilėt gjatė dimrit ndėrtojnė nga njė palė themele shtėpish mbi territorin e nekropolit (varrezės) sė Phoinikes, duke shkatėrruar kėshtu, nė ēdo konstrukssion, tė paktėn 4 varre antike!


E njėjta situatė ėshtė edhe nė Bylis! Po kaq rrezik nga shkatėrrimi ka sot edhe Lezha me gjithė rrėnojat mesjetare qė ajo pėrfaqėson. Njė pseudo project synon tė ndėrtojė qebabtore atje, apo kioska, apo bar kafe, apo restorante, apo, pse jo edhe "tymka" pianecėsh...


Keni dėgjuar pėr Amantian (apo atė qė njerėzit e quajnė Vlora antike)? Patjetėr qė po!
Arkeologėt shqiptarė dhe anglezė kanė bėrė njė vėzhgim dhe kanė zbuluar jo vetėm rrėnoja jashtėzakonisht tė rėndėsishme pėr kulturėn shqiptare, por edhe nivelin dramatik (po, po dramatik!) tė rrezikut qė u shkaktohen rrėnojave tė Amantias.


Plloqė, quhet fshati shqiptar i ngritur mbi kėto rrėnoja. Njė fshat i braktisur totalisht nga shteti, i panjohur nga askush, qė nuk ka ujė tė pijshėm, qė kullotat mė tė mira i ka mbi rrėnojat e lashta tė Amantias, qė nuk ka burrė nėne t'ia bindė banorėt tė mos ushqejnė dhitė e lopėt e tyre mbi kėtė pasuri tė lashtė!


Njė fshat qė ka mė shumė se gjysmėn e popullsisė femra, por qė vetėm femėr nuk shikon me sy nėpėr shtigjet e tij - si tė ishe nė kohėn kulminante tė Athinės, atėherė kur femra ishte njė qenie e dorės sė dytė e ku dashuria ideale, ajo qė edhe Sokrati me dishepujt predikonte nė simpoziumet (bisedat pas darkave, me njė gotė vere nė tavolinė) - pra ajo dashuri qė dėnohet sot, dashuria mes njė mashkulli tė rritur e njė mashkulli minoreni...


Hajde ndėrgjegjėsoji kėta banorė tė varfėr tė fshatit Plloqė tė Vlorės se jetojnė mbi rrėnojat e Amantias!
E pse duhen ndėrgjegjėsuar ata, kur vetė pushtetarėt, qoftė ata lokalė, qoftė ata qė shahen me "rob shtėpie" nė Kuvend, as qė nuk e kanė idenė e kėsaj pasurie, e mė keq akoma, as qė duan t'ia dinė?!


Po rruga e Arbrit?
Ajo pėr tė cilėn duket se asnjė qeveri nuk do tė mendojė fare, ėshtė mbrojtja e zinxhirit tė jashtėzakonshėm tė fortifikimeve ilire qė gjenden rrugės malore tė Arbrit! Ndėrsa nė jug tė vendit, nė Butrint, Phoinike, e kudo ku helenėt apo romakėt ngulėn autoritetin, ka edhe sot njerėz e shkencėtarė qė investojnė miliona pėr t'i studiuar, nė kėtė segment trafiku droge, nuk ka asnjė interes tė tillė ndėrkombėtar.


Se ėshtė pjesė e njė kulture totalisht origjinale, si ajo e ilirėve, mes tyre dhe e pjesės Dardane. Pėr Butrint, e Finiq, do gjejmė gjithmonė donacione, por pėr kėto mure qė tregonin forcėn e paraardhėsve tanė, do duhet tė gjejmė mėnyrėn si t'i ruajmė me forcat tona, tamam si ai sllogani komunist...


Deri atėherė, edhe kėto gjurmė ilire qartėsisht tė dallueshme nga Peshkopia nė Kukės, pėrmes rrugės sė drogės, do tė vizitohen e shkatėrrohen dalėngadalė nga dhitė, kėto qėnie qė as edhe shqiptarėt, pasardhės tė ilirėve, nuk mundėn ti zbusin njėqindpėrqind...


Kafshė qė edhe mishin e kanė tė fortė, edhe profilin e kanė tė ngjashėm me disa politikanė shqiptarė...