8 Maji po afon!
Në fillim Partia Demokratike, e më pas Partia Socialiste, e kanë filluar fushatën e tyre. Zgjedhjet po afrojnë. Po vijnë ato të rradhës, zgjedhjet e kësaj politike që ka me vete mijra e mijra bindës. Bindës… të bindur… Po, po! Fjala e duhur për ata që u binden kësaj pseudopolitike e kësaj idiokracie që ka mbërthyer Shqipërinë.
-Jam me bindje demokratike… E kam bindje…
-Jam me bindje socialiste… E kam bindje…
Më mirë:
-I bindem Sali Berishës… I bindem…
-I bindem Edi Ramës… I bindem…
Ky vit ndryshe nga cdo vit tjetër, ka për të qenë viti i flamujve nëpër shtylla, i posterave te shqyer dhe spoteve tejësisht jashtë etikës. I njerëzve që zihen për një flamur apo për një cadër greku (cadra e Partisë Socialiste ndërtuar përballë Piramidës). Njerëz që nuk shohin qartë, kandidatët, politika në përgjithsi po bën fasadën dhe prepogandën e rradhës, po bën "investimet fushatë". Nuk shihet se cfarë përbaltje po na bëhet, sepse sytë tanë, shqisat tona janë bllokuar nga një bindje prej ushtari, binjde që i mban akoma në lojë këta armiq, këta mbretër të skamjes, këta antishqiptarë dhe njerëz të paskrupullt.
Janë këta politikinanë që kanë kohë që e kanë ndarë Shqipërinë sikur të ishte e tyrja, në dy pjesë, në një anë është PS-ja e në anën tjetër PD-ja… Veriu është i PD-ës e Jugu i PS-ës… Ka dhe shqiptarë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, po vallë këtë gjë ata a e dinë këta? Na kanë ndarë a thua se Shqipëria është e tyrja, çfarë po i shijojmë e çfarë po i jetojmë kësaj demokracie? Çfarë rruge po i ndërtojmë kësaj Shqipërie kur po hecim përdit në të njejtin drejtim. Nuk duhet t’i bindemi kësaj pseudopolitike, nuk duhet ti bindemi përveç se të drejtës dhe ideales së zhvillimit. Duhet të hapim sytë e të kërkojmë zhvillimin dhe jo servilosjen. Kundër bindjes politike... është një kulturë e të sjellurit që na ka dëmtuar dhe sakatuar për më shumë se 20 vjet. Mjaft më me servilosjen, njerëz që "hanë 4 vjet" dhe më pas rrinë e sorollaten në pritje të 4vjecarit tjetër... Kështu është Shqipëria, e superpolitizuar, e ndarë, e copëtuar... A duhet ta lëmë kështu? JO! Ndaj mos krijoni bindje politike, fjalët e duhura janë simpati, pikëpamje politike por kurrë bindje politike, bindja politike është verbëri!
Krijoni Kontakt