Te gjithe ne te gjallet na jepet nje mundesi, te jetojme dhe te gjithe ne e jetojme ate ne menyre unike, secili ne menyren e vet, me bindjet e veta. Dikush me shkurt, dikush me gjate. Por, ne nuk dime nga vijme dhe nuk dime ku do te shkojme. Nder shekuj shume filozofe keshillojn qe te mos shikojme te kaluaren, te mos brengosemi per te ardhmen, por te jetojme kete cast, kete fryme qe marrim. Por, eshte deshmuar se te gjitha rruget na cojne ne vdekje, qofsh i lumtur, i merrzitur, lypsar apo mbret. Madje riprodhojme qenie te reja duke i cuar edhe ata ne te ardhmen, pa mos ditur te ju japim pergjigje per qellimin se pse i kemi sjellur. Me mijera vite njerezimi vazhdon se jetuari nen hijen e rende te injorances. Ne nuk e dime qellimin e jetes.
Sidoqofte, ne e duam jeten. Duam vazhdimesine dhe kuptimin e saj. Andaj shume njerez besojne ne amshim, duke shpresuar se atje do te gjejne parajsen e cila do te jep shpjegime. Ka edhe te tille qe nuk besojne, ata mundohen te gjejne shpjegime ketu dhe tani. Serish, pergjigja mbetet shterpe me shume pikepyetje nga pas.(???)
Po ju, si e kuptoni jeten?
Cili eshte qellimi juaj ketu?
A eshte qellimi i paqellimte?
A rrotullohet gjithcka rreth hicit?
Te diskutojme, te ndajme mendimet tona, ti ndihmojme njeri tjetrit. Te deshmojme se te gjitha te shkruarat me siper jane te gabuara. Ju Falemnderit.
Krijoni Kontakt