Nė shkrimet dhe diskutimet ditore pėr fundamentalizmin islamik ėshtė thėnė qė shumica qė flasin dhe shkruajnė pėr tė nė tė vėrtetė edhe nuk dinė saktė domethėnien e fjalės fundamentalizėm dhe pėr kėtė na duket e arsyeshme dhe e justifikueshme ta shtrojmė prejardhjen dhe pėrmbajtjen e kėtij termi burimisht joislam.




Fundamentalizmi dhe Krishterizmi


Nė shkrimet dhe diskutimet ditore pėr fundamentalizmin islamik ėshtė thėnė qė shumica qė flasin dhe shkruajnė pėr tė nė tė vėrtetė edhe nuk dinė saktė domethėnien e fjalės fundamentalizėm dhe pėr kėtė na duket e arsyeshme dhe e justifikueshme ta shtrojmė prejardhjen dhe pėrmbajtjen e kėtij termi burimisht joislam.


Fundametalizmi dhe protestantizmi

Fundametalizmi (lat. fundamentum = themel) ėshtė i proveniencės amerikane, nga shekulli XIX, kurse lindi si protest nė shfaqjen e liberalizmit dhe modernizmit tė skajshėm, ndėr tė cilat pėr bashkėsitė fetare sidomos kanė qenė interesante dhe provokative pozitivizmi dhe evolucionizmi. Ata edhe kanė qenė shkasi i drejtpėrdrejtė qė brenda disa bashkėsive kishtare evangjeliste (protestante) janė organizuar konferenca biblike, nė tė cilat janė pėrpjekur me ndihmėn e Biblės tė pėrgjigjen nė problemet dhe pyetjet e lindura riashtazi. Kjo lėvizje joformale mjaft shpejtė ėshtė pėrhapurnė SHBA, pastaj nė Britaninė e Madhe dhe nė vendet misionariste, ku kanė vepruar pjesėtarėt e kėsaj lėvizjeje.

Gjatė kohės janė kristalizuar disa postullate themelore teorike mbi tė cilat "fundamentalistėt” veēanėrisht kanė insistuar:

- Pagabueshmėria e teksteve biblike dhe e doktrinės sė tėrėsishme biblike;

- Lindja virgjėrore e Jezusit;

- Flijimi zėvendėsues i Jezusit pėr tė gjithė njerėzit;

- Ringjallja e trupit pas vdekjes dhe ardhja e sėrishme e Jezusit dhe konstituimi i "mbretėrisė” mijėvjeēare para fundit pėrfundimtar tė botės.

Hov tė ri dhe rrumbullakėsim mė konkret ideor kėsaj lėvizjeje i ka dhėnė njė varg veprash, si:"The Fundamentals: A Testimory to the Truth” (Themelet: dėshmia pėr tė vėrtetėn), tė cilėn prej vitit 1910 nė 12 blejė ka publikuar dhe i ka zgjeruar idetė kryesore tė kėsaj lėvizjeje.

Vlen tė ceket se kjo lėvizje ka pasur pėr kundėrshtar ithtarėt e tė a.q. "Social Gospel” (Ungjilli social), tė cilėt janė pėrpjekur qė sa mė tepėr t'ia pėrshtasin Ungjijt dhe fetė rrethanave shoqėrore. Mirėpo, fundamentalistėt kanė konsideruar qė shoqėria duhet tė ndėrtohet dhe tė harmonizohet me principet e fesė dhe tė Biblės. Pėr kėtė qėllim ata mė 1911 themelojnė Shoqatėn Botėrore Kristiane Fundamentaliste (WCFA), kurse krahas kėsaj kanė ekzistuar edhe shumė shoqata fundamentaliste zonale prej tė cilave disa kanė pasur edhe synime speciale.

Nė pėrshkrimin e fundamentalizmit nuk mund tė anashkalohet as fakti se pjesėtarėt e tij kanė qenė tė ndarė dhe tė konfrontuar edhe ndėrmjet veti sipas disa bashkėsive protestante, e mė sė shumti ndėr baptistėt, prezbiterianėt dhe nxėnėsit e Krishtit.

Krahas tė gjitha problemeve tė brendshme tė pėrbashkėt e kanė pėrcaktimin antiekumrnik dhe antidialogist ashtu qė, pasi qė ėshtė formuar Kėshilli Botėror Ekumenik i Kishave (Amsterdam 1948), kanė themeluar Kėshillin Ndėrkombėtar tė Kishave Kristiane (ICCC) si baraspeshė. Pėr njė kundrim sa mė tė gjithanshėm tė kėsaj lėvizjeje komplekse e tė llojllojshme duhet pasur parasysh qė nė te ndikojnė lufta qytetare nė ShBA, industrualizimi nė rritje e sipėr dhe faktorėt tjerė politikė dhe ekonomikė. Tė pėrmendim se sot llogaritet se nė ShBA ekzistojnė rreth 10 milionė ithtarė tė kėsaj lėvizjeje nė bashkėsitė e ndryshme protestante.


Fundamentalizmi dhe Kisha katolike

Nė teologjinė dhe mendimin katolik nuk ndeshet nocioni fundamentalizėm, qė mirė e ilustron e dhėna se nė enciklopedinė mė tė madhe katolike teologjike Sacramentum mundi (Sakramenti i botės, 1967-1969), botimi italian, 8 vėllime) jo vetėm qė nuk ka njėsi tė veēantė tė pėrpunuar me kėtė emėr por fare nuk pėrmendet.

Por, duke pasur parasysh domethėnien e fundamentalizmit si tėrėsi ideore dhe veprim praktik - qė duke iu kthyer burimeve ka dėshiruar qė fillimet t'i gurėzojė dhe tė mos lejojė ndryshime, duke ngatėrruar qenėsoren dhe dytėsoren atėherė brenda Kishės Katolike do tė mund tė flitej pėr integralizmin si korelativ tė fundamentalizmit, duke pasur nė konsideratė tė gjitha specificitetet e domosdoshme. Nuk ėshtė pa kuptim qė integralizmi paraqitet afėrsisht njėkohėsisht kur edhe fundamentalizmi. Edhe integralizmi ka lindur si reaksion ndaj shekullarizmit, liberalizmit dhe modernizmit. Natyrisht se me kėtė ėshtė kushtėzuar edhe nė formėn dhe pėrmbajtjen e vet. Edhe integralizmi konsideron qė Bibla ėshtė meritore dhe pėrcaktuese jo vetėm pėr fushėn e fesė por edhe pėr fushat shkencore, kulturore, politike dhe ekonomike.

Nė fillim tė shekullit XX ky botėkuptim fluid ideor dhe emocional pėr botėn i ka fituar edhe format e veta tė organizuara nė Sodalitium Pianum romak (Shoqėria e Pios) kurse e ka udhėhequr Umbert Benigni. Shoqėria ka tentuar tė formojė liga, parti dhe sindikata kristiane tė frymėzuara nė principet fetare nė Gjermani, Francė dhe nė tėrė Italinė. Por, zyra supreme e Kishės Katolike shumė shpejt ka vėrejtur se kjo ėshtė "sektarizėm” i llojit tė vet dhe papa Benedikti (1914-1922) e ka shformuar kėtė shoqėri.

Pėr raportet e ngatėrruara e komplekse tė fesė dhe realitetit tė kėsaj bote Kisha katolike palėkundshėm dhe autoritativisht ėshtė deklaruar nė Kuvendin II tė Vatikanit (1962-1965), nė atė instancėn mė tė rėndėsishme doktrinore, duke thėnė se realitetet e kėsaj bote kanė autonominė e vet legjitime, se dituria, kultura, politika dhe ekonomia janė fusha tė pavaruara shoqėrore dhe se Kisha nuk dėshiron drejtpėdrejt tė pėrzihet nė rregullimin e tyre. Por pasi qė njerėzit konkret janė bartės dhe lėvizės tė kėtyre veprimtarive dhe, nėse janė katolikė, atėherė i lidh vetėm ajo qė bėnė pjesė nė esencėn e fesė sė tyre, kurse nė tjetrėn veprimet duhet tė sillen sipas ndėrgjegjes sė vet si anėtarė pėrgjegjės tė shoqėrisė.

Kisha si institucion e ruan tė drejtėn pėr vete qė tė bėhet ndėrgjegja kritike e vetėdijes tė ēdo rregullimi shoqėror dhe tė disa realiteteve tė kėsaj jete, sidomos tė segmentit moralo-etikė.

Por, me qėndrimet e tilla nuk janė pajtuar tė gjithė brenda Kishės dhe se pas kuvendit tė cekuar ėshtė shfaqur rezistenca e llojit tė vet pėr pikėpamjet e tilla, kurse e personifikon kryepeshkopi Marcel Lefevre (francez i lindur mė 1905) i cili nė rezistencėn e vet kėtyre ndryshimeve ka shkuar deri nė skaj tė bashkėsisė katolike duke formuarVėllezėrinė e Pios (tė dy kėto shoqėritė quhen sipas papa Pios V, qė ka qenė nė krye tė Selisė sė Shenjtė nė kohėn e shfaqjes sė protestantizmit nė shekullin XVI) me seli nė Zvicėr. Pėr shkak tė kėmbėngulėsisė nė mospranimin e ndryshimeve, drejtoria kompetente vatikanase ia mori tė drejtėn tė veprojė dhe tė dalė si klerik dhe peshkop katolik.


Tezat dhe shenjat pėr tė kuptuarit e fundamentalizmit

1. Vlen tė thuhet se fundamentalizmi para sė gjithash ėshtė gjendje e caktuar e shpirtit qė i kundėrvihet ēdo gjėje tė re, ēkahit mirė i pėrgjigjet mendimi i Dostojevskit se njeriu nuk i frikėsohet mė asgjėsė si diē e re - *sepse ajo e shpie njeriun nė pasiguri nga e cila ēdo njeri mjaft frikėsohet.

2. Kjo ėshtė lėvizje protestuese dhe tashmė me vetė kėtė ėshtė kushtėzuar, dhe do tė thoshim dhe i hendikepuar, me atė nė ēka reagon, prandaj duhet njohur mirė liberalizmin dhe modernizmin nė vėllimin dhe kuptimin e tyre tė larmishėm.

3. Kėtu ndeshemi me thirrjen nė "kthimin burimeve", qė ėshtė krejtėsisht e arsyeshme duke e marė parasysh atė se burimi ėshtė burim i lumit dhe se ai ėshtė mė i pastėrti nė gurrė. Pa dyshim ka tė drejtė M. Dizdar kur me dozė tė nostalgjisė konstaton se ai ėshtė pa burim dhe se nė pajtim me kėtė pyetet: "Si t'i kthehem burimit tim” (Shėnim mbi burimin). Kthimi nė burime qėnėsisht ėshtė i nevojshėm dhe i domosdoshėm, por kjo nuk do tė thotė gurėzim edhe i tėrė asaj qė ėshtė dytėsore dhe e kushtėzuar me rrethanat kohore dhe shtresimet e epokės.

4. Fundamentalizmi e inicon ēėshtjen e lidhjeve tė traditės dhe ndryshimeve, ēėshtjen e perceptimit statik dhe dinamik tė jetės dhe qėndrimit ndaj historicitetit tė realitetit, me ēka duhet tė ballafaqohet ēdo bashkėsi shoqėrore dhe religjioze. Ndaj, ėshtė me rėndėsi thelbėsore dallimi i bėrthamės dhe gėzhojės, asaj qė ėshtė eminentėsisht me prejardhje hyjnore dhe asaj qė ėshtė vetėm njerėzore. Ndonėse ėshtė e vėrtetė ajo poetikja se nė kėtė botė vetėm ndryshimi ėshtė i pėrhershėm, megjithatė nė fushėn fetare ekziston diē e pandryshueshme, e amshueshme, jokohore. Nė kėtė optikė tė shqyrtimeve hyn edhe raporti i tė amshueshmes dhe kohores, transcendencės dhe imanences, mbinatyrores dhe natyrores.

5. Fundamentalizmi nė formėn e vetė tė ashpėrsuar ėshtė dėshira qė jeta komplete private dhe publike tė rregullohet sipas parimeve tė lėvizjes pėrkatėse, tė religjionit ose tė bashkėsisė fetare. Nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohen dėshirat e tilla, por kufiri vendimtar dhe ndarės ėshtė pranimi i tjetrit, si tė ndryshėm, dhe toleranca. Sidomos kjo vlen nė fushėn fetare, ku dashuria nuk do tė duhej tė jetė vetėm princip teorik por edhe rregull i mirėsjelljes nė jetėn e pėrditshme