-
Laicizmi ekstrem si qėndrim anti-demokratik
Nė qėndrimet e ndryshme qė mban Laicizmi nė shtete tė ndryshme nė lidhje me religjionin, ėshtė pėrcaktuar nė njė farė mase edhe egėrsia e tij apo dalja ose jo nga binarėt e asnjanėsisė. Nuk kanė qenė tė pakta rastet kur Laicizmi ėshtė tentuar tė afishohet si njė qėndrim nė thelb anti-religjioz edhe pse ndryshimet e mėdha nė konceptin e qeverisjes se Evropės se Bashkuar, kanė zbutur shumė dhe kanė rimodeluar detyrėn e Laicizmit karshi shoqėrive gjithnjė e mė multietnike dhe multikulturore, kjo pėrfshirė edhe vetė Francėn. Mjafton tė pėrmendim deklarat e Presidentit Sarkozi pėr Laicizmin pozitiv, apo dėshirat e tij shprehur pėr njė pėrfshirje mė tė qėnėsishme tė religjionit nė hapėsirat publike.
Nė pėrgjithėsi, por edhe ky rimodelim i qėndrimit mbi Laicizmin, e bėn kėtė tė fundit tė mos jetė opozita e religjionit. Por grupime nė thelb anti-religjion kanė tentuar pėrherė tė tejkalojnė qėndrimet e veta nga ato laike drejt atyre ateiste duke pėrjashtuar nga institucionet apo autoritetet publike ēdo siluetė tė religjiozitetit nė emėr tė Laicizmit duke shkuar, sikundėr edhe e kemi parė, drejt dhunimit tė tė drejtave dhe lirive themelore tė individit.
Nėse me lirinė e besimit kuptohen kėto parime themelore si: Liria personale pėr besim, liria pėr tubime dhe adhurime fetare, liria pėr shprehjen e religjionit nė publik pėrfshirė edhe institucionet dhe liria pėr organizime politiko-administrative bazuar mbi normat e besimit, pėrkrahėsit e Laicizmit ekstrem, pajtohen vetėm me lirinė personale tė besimit duke i kufizuar tre liritė e tjera. Ky kufizim e udhėheq organizimin social tė shoqėrive ku kėta grupime kanė maxhorancėn, drejt qėndrimeve anti-demokratike duke dhunuar tė drejta dhe liri themelore kushtetuese tė individit nė shoqėri tė hapura.
Nuk ka njė gardh ndarės nė mes pluralizmit tė religjioneve dhe pluralizmit shtetėror si organizim politik. Pikėrisht nga kėto nuanca ku njėri shtet pėrpiqet te afishohet me njė Laicizėm emulativ mė laik se vetė laikėt, e shtyn balancėn shoqėrore tė anojė nga njėra anė, kėshtu drejtėsia sociale e cila supozohej tė ruhej nga shteti neutral pėrmes religion civil, dėmtohet dhe pėr rrjedhojė kur dėmtohet drejtėsia sociale si bazament i shtetit demokratik , dėmtohet vetė demokracia. Pra, nė thelb Laicizmi ekstrem ėshtė qėndrim anti-demokratik. Nga qėndrimet e ndryshme tė shteteve laike kundrejt drejtėsisė sociale mund tė dallojmė nė vija tė trasha dy lloje tė Laicizmit tė aplikuar. I pari ėshtė Laicizėm, sekularizėm i orientuar kundėr religjionit me detyrė pėr tė mbrojtur shoqėrinė nga religjioni dhe religjioziteti, dhe i dyti ėshtė Laicizėm i orientuar drejt mbrojtjes sė shprehjes sė religjionit dhe religjiozitetit nė shoqėri.
Nė kėtė optikė, pėrfaqėsues tė llojit tė parė tė Laicizmit futen Franca dhe Tuqia e para pesė viteve ( tani Turqia nė sajė tė reformave kushtetuese ka rregulluar me ligj ēėshtjen e laicitetit e cila e pozicionin ne llojin e dyte ), tė cilat janė pėrfaqėsuese tė ekstremizmit laik apo thėnė mė mirė tė Laicizmit Jakobin apo Laicizmit Kemalist. Tė dy kėto modele laicizmi sollėn nė mėnyrė besnike frymėn e antagonizmit dhe konfliktualitetit tė para 200 viteve tė Revolucionit Francez, duke i shtuar edhe pėrbėrėsin ushtarak nė rastin e Turqisė, nė shoqėri tė cilat pretendonin se ishin shoqėri demokratike me rend kushtetues dhe respektuese tė lirisė dhe tė drejtave tė njeriut.
Ndėrsa pėrfaqėsues tė llojit tė dytė tė Laizicmit futen modelet e shtetit Amerikan, Kanadez dhe modelet e vendeve anglo-saksone tė cilat me Laicizmin e tyre morėn pėrsipėr tė mos luftojnė institucionalisht religjionin, por ta konsiderojnė atė si vlerė e shoqėrisė dhe pėrbėrės tė rėndėsishėm nė krijimin e shteteve-komb tė tyre. Megjithėse kėto shtete nuk udhėhiqen nė pėrputhje me religjionin e tyre, ata pėrsėri e mbrojnė atė institucionalisht dhe promovojnė multikulturalizmin e shoqėrive tė tyre. Nė kėtė formė lloji i dytė i Laicizmit qėndron mė afėr modelit tė shtetit demokratik duke mos rėnė nė kundėrshtim me liritė dhe tė drejtat themelore tė individit.
Fakti qė Turqia me Referendumin e 12 Shtatorit 2010 i dha njė goditje institucionale Laicizmit ekstrem me anė tė pėrafrimit tė kuadrit ligjor me standartet mė tė mira demokratike evropiane, si dhe fakti qė Presidenti francez, Sarkozi, i ėshtė kthyer artikulimit qė luhatet mes njė Laicizmi pozitiv apo edhe hapjes sė shtetit dhe institucioneve ndaj religjioneve, kur saktėsisht ai thotė:unė bėj thirrje pėr njė Laicizėm pozitiv, le tė themi njė sekularizėm i cili kujdeset pėr lirinė e mendimit, besimit dhe mosbesimit , i cili nuk e konsideron religjionin si njė rrezik por si njė aset1, tregojnė pėr absurdin laik qė ka qeverisur kėto vende dhe natyrshmėrinė e popullsive tė tyre pėr tu kthyer drejt njė bashkėjetese normale nė njė shtet tė sė drejtės.
Laicizmi dhe fenomeni shqiptar
Gjithmonė pyetja e cila ka gėrryer mendjet tona prej kohėsh ėshtė se; tek cili lloj laicizmi bėn pjese fenomeni shqiptar. Ashtu si nė pjesėn mė tė madhe tė tė qėnurit shqiptar, ku ėshtė e vėshtirė tė tipizohet apo tė pėrkufizohet sjellja jonė si entitet, edhe nė rastin e laicizmit shqiptar ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet se nė cilin lloj tė laicizmit bėjmė pjesė ne, nė llojin e parė apo tė dytė. Unė mendoj se mėnyra se si institucionet shtetėrore shqiptare sillen nė raport me religjionin dhe religjiozitetin e shoqėrisė sonė, dhe sidomos faktit qė shoqėria jonė ėshtė njė shoqėri shumbesimore me pėrbėrės tė ndryshėm fetar, ka bėrė qė edhe fenomeni i laicizmit shqiptar tė luhatet herė mes llojit tė parė dhe herė mes llojit tė dytė tė laicizmit. Pėrveē kėsaj nė Shqipėri ėshtė vėrejtur edhe njė fenomen tjetėr nė marrėdhėniet mes shtetit dhe religjioneve, fenomeni i Laicizmit selektiv.
Edhe pse nė Kushtetutėn e Shqipėrisė theksohet se : Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike2, pavarėsisht kėsaj ėshtė aplikuar pikėrisht kjo formė e selektimit nė sjelljen laike tė institucioneve, pėr kėtė arsye fytyra e shtetit shqiptar herė shfaqej si asnjanėse dhe promovuse besimore tė tipit anglo-sakson nė lidhje me njė religjion tė caktuar, dhe herė shfaqej si fytyrė laike ala Laicite franceze me njė religjion tjetėr. Nga njėra anė promovohen deri edhe nė rrugė institucionale figura, data festive apo edhe sjellje religjioze tė strukturave shtetėrore duke i pėrdorur pa naivitet si marketing integrues, dhe nga ana tjetėr nė mėnyrė anti kushtetuese dhe nė kundėrshtim me tė gjitha tė drejtat e njeriut dhe Konventat Ndėrkombėtare, pjestarė tė njė besimi tjetėr privohen apo margjinalizohen nga e drejta pėr tė ushtruar besimin e tyre nė sferėn publike.
Qė tė kuptohemi, nuk ka asgjė tė keqe nėse shteti apo institucionet e veta promovojnė figura fetare tė cilat i kanė dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm kombit tone, por kjo do tė ishte e mangėt nėse nuk pasqyrohet nė mėnyrė tė njėjtė nė raport me besimet e tjera. Sepse, do tė ishte e kundėrta e asaj qėLiénard3 thotė, se njė shtet ėshtė sekular kur ligjet dhe rregullat e tij nuk sanksionojnė de facto diskriminim mes qytetarėve pėrsa i pėrket besimeve tė tyre.
Pėr tė pėrcaktuar sjelljen laike tė njė aparati shtetėror nė raport me njė popullsi multifetare, duhet tė shihet qėndrimi i kėtij aparati nė raport me religjionin qė pėrbėn maxhorancėn e atij vendi. Bazuar mbi kėtė formulė, qėndrimi laik ndaj muslimanėve shqiptarė si pjestarė tė fesė maxhoritare nė Shqipėri, ėshtė luhatur kryesisht mes laicizmit tė modelit franko-kemalist. Ky model pėrshtatej jo vetėm me psikologjinė post ateiste tė udhėheqėsisė shqiptare por edhe me njė keqkuptim mbi rolin e muslimanerisė nė integrimin evropian tė shqiptarėve. Por nga ana tjetėr, duke qenė se minorancat fetare nė Shqipėri shpesh kanė marrė edhe atribute maxhoritare, nė sajė tė mbėshtetjes dhe promovimit selektiv, jo rrallė ngjyra e laicizmit shqiptar ka ndryshuar pabesueshmėrisht nė sajė tė konjukturave dhe situatave.
Pėr vetė natyrėn dhe specifikėn e saj Shqipėria pėrmes strukturave qeverisėse te saj duhet tė adaptojė atė model tė Laicizmit i cili rezulton tė jetė edhe mė i pėrhapuri, atė tė laicizmit anglo-sakson i cili nuk e lufton religjionin por e respekton dhe i jep hapėsirė nė tė gjitha sferat e jetės. Kjo edhe pėr faktin se edhe modeli franko-kemalist i Laicizmit ėshtė duke shkuar drejt njė dėshtimi tė plotė ku si Turqia dhe Franca po rikonsiderojnė vlerat religjioze tė shoqėrive tė tyre si komponentė tė rėndėsishėm nė jetėn dhe hapėsirat sociale
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt