U ARRATISËN DHE ENDRRAT!…
Mbyllja sytë, gjumi s'më zinte
Ndoshta unë "ikja me vrap"...
Endra prap krahët i shtrinte
Bosh ish vendi në krevat!...
Ik e ik në netë vetmije
thashë të ndalem vetëm pak!
Erdh një engjëll dashurije
në dy sytë më puthi pak!!!
"dreq e punë", çela kapakët
Kisha rënë befas në gjumë!
Në Fjetore - bosh krevatët...
kishin ikur plot si unë...
Vallë ku shkuan? Vallë ku vanë?
Asnjëherë s'e kam kuptuar.
Mbetëm endrrave buzëtharë
Gjer në dhëmbje...dashuruar!
Krijoni Kontakt