Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...84&postcount=6

    Kongresi i Dytë gjithortodoks i Korçës (16.VI - 29.VI.1929) e vuri Kishën mbi baza kanonike e kombëtare (6)

    Si reaguan grekët kundër autoqefalisë shqiptare

    Vënia në dukje e harmonisë dhe e tolerancës fetare ngriti më lart vlerat e Kongresit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kjo cilësi sublime shoqëroi gjatë gjithë jetës veprimtarinë e Visarion Xhuvanit dhe të klerit atdhetar shqiptar. Në darkë ishin ftuar prefekti Hilë Mosi, kryemyftiu, dy Baballarë, gazetarë etj.. Në dollinë e tij prefekti Hilë Mosi ngriti gotën për shëndetin e Kryehirësisë së Tij, Visarion Xhuvanit dhe e siguroi atë se Qeveria Shqiptare do ta përkrahë Kishën në realizimin e detyrave fetaro-kombëtare. Në dollinë e fundit Kryeepiskopi ndër të tjera tha: “Për herë të parë në historinë e përbotshme ngre dolli për lulëzimin e përparimin e Kishës Ortodokse Autoqefale nji katolik dhe nji kryetar mysliman. Kjo tregon edhe nji pikë të naltë që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare asht institut kombëtar”.

    Kongresi i dytë kishtar i Korçës ishte gëzim i madh për të gjithë vendin dhe u miratua nga i gjithë populli shqiptar. Nëpërmjet tij u shpreh edhe një herë uniteti vëllazëror midis ortodoksëve, katolikëve dhe myslimanëve. Ai pohoi dhe vërtetoi se shteti shqiptar nuk ndahet sipas besimeve, ai është një i vetëm dhe respekton njëlloj besimet fetare, dënon çdo lloj përçarjeje që mund të vijë për arsye fetare. Kongresi i Korçës u përshëndet nga i gjithë populli, sepse vendimet e tij ishin shtylla të patundshme mbi të cilat nuk mbështetej vetëm dogma fetare, por lumturia e gjithë kombit shqiptar, që priste me padurim realizimin e veprës së filluar nga rilindasit tanë dhe më herët për emancipimin dhe të mirën e Atdheut. Është kjo arsyeja që në të gjithë vendin u organizuan Te Deum-e solemne dhe madhështore.

    Në dioqezën e Gjirokastrës, në një qark me popullsi myslimane dhe ortodokse, në datën 1 korrik 1929 u organizua një festim i madh për nder të Kongresit kishtar të Korçës. Kremtimit i dha hijeshi të veçantë zbukurimi i qytetit me flamurë kombëtarë, veçanërisht i vendit ku u zhvillua Te Deum-i, në krye të të cilit ishin Episkop Ambrozi, Ikonom Papapavli, Thoma Papapano, Kostandin Lito, delegatë të Kongresit të Gjirokastrës, Libohovës, Delvinës, Sarandës, Konispolit.

    Në këtë Te Deum solemn morën pjesë shumë myslimanë dhe greqishtfolës të Dropullit, personalitete të qytetit, si prefekti Zef Kadarea, kryetari i Bashkisë Javer Rushiti, deputeti myfti Halil Peshkëpia etj.. Këta mbushën Kishën dhe mjediset rreth saj. Në fjalën e tyre sekretari i Mitropolisë, prefekti dhe myftiu folën për rëndësinë kombëtare të Kongresit kishtar të Korçës dhe e quajtën atë ngjarje të rëndësishme në historinë e rilindjes kombëtare shqiptare. Kjo ngjarje u quajt prologu i një periudhe të ndritshme kombëtare për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Kongresi pati mbështetje të plotë në të gjitha kishat e krahinës së Himarës, në festimet e të cilave mori pjesë Dr.Mihal Cane, delegat i Kongresit. Jehonë të veçantë pati përshëndetja midis banorëve të fshatit Vuno: “Fshati i Vunoit është veçanërisht i lumtur që u celebrua Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale, ai është i bindur se këtej e tutje do të rregullohet kisha. Bijtë e këtij fshati pa përjashtim e kanë përkrahur këtë çështje, zgjidhja e së cilës u bë sipas dëshirës së të gjithë elementit ortodoks (Gazeta e Re. 13 korrik 1929).

    Te Deum-et dhe festimet në dioqezën e Gjirokastrës dëshmuan se populli ortodoks me gjithë zemër e donte Kishën Autoqefale Kombëtare dhe mbështeti vendimet historike të Kongresit të dytë kishtar të Korçës. Më 6 korrik të vitit 1929 Episkop Imzot Agathangjeli, Ikonom Atë Theodhor Brisku, Ikonom Atë Polizoi, delegatë të Kongresit dhe klerikët e tjerë të dioqezës së Beratit organizuan Te Deum-in madhështor. Edhe në këtë qark pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme. Hapat e parë vendimtarë të Autoqefalisë u hodhën në qytetin e Beratit, prandaj edhe pjesëmarrja popullore ishte shumë e hareshme për festën. Mbas Te Deum-it mësuesi Z. Përmeti lexoi deklaratën me të cilën u përkrahën dhe u përshëndetën vendimet e Kongresit kishtar të Korçës. Nga ky Te Deum iu dërgua një telegram urimi Kryeepiskopit Visarion, në të cilin u shpreh gëzimi shpirtëror për Kongresin e Korçës si një vepër e shenjtë kishtare. Me këtë veprim u tregua hapur para botës se ndërhyrjet fanariote për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nuk mund të duroheshin më. Kisha e Shën Marisë në Elbasan dhe mjediset e jashtme të saj nuk kishin parë ndonjëherë kaq shumë njerëz për të marrë pjesë në Te Deum-in madhështor. Brenda në Kishë për të ndjekur Te Deum-in zunë vend paria vendore, delegatët e Kongresit Kostaq Cipo, Kov Deliana, Dhimitër Papajani, Taq Buda delegat i Shpatit. Mbas lutjeve kishtare foli arsimtari i nderuar i qytetit, Vasil Llapushi. Ndër të tjera ai tha: “Vepra të tilla përparimtare bahen në hijen e lirisë që mbretnon në Shqipni dhe sigurohen nga N.M. Tij Mbreti Zog”. Urimet e personaliteteve pjesëmarrëse dhe të të gjithë të pranishmëve i priti Imzot Eugjeni.

    Në këtë gëzim dhe miratim të Kongresit të Korçës mori pjesë edhe peshkopata e Kishës Shqiptare të Bostonit. Ajo e uroi Qeverinë Mbretërore me këtë telegram: “Peshkopata e këtushme i shfaq Qeverisë Mbretërore gëzimin e saj për mbrojtjen që i dha zgjidhjes së çështjes kishtare ortodokse dhe shpreson edhe në zhdukjen e përçarjes së shkaktuar nga nëpunësit e saj këtu”

    Administrator Protopap Kondili, Chairman Kristo Kirka Kryeministri Koço Kota në emër të Qeverisë i ktheu këtë përgjigje: “Në emër të Qeverisë që kryesoj Ju falenderoj për ndjenjat e sinqerta që shfaqni, duke ju siguruar se Qeveria nuk bëri gjë tjetër, përveç se realizoi një nga pikat e Idealit Kombëtar dhe do të vazhdojë pa pushim për plotësimin e çdo qëllimi të shenjtë, që lartëson prestigjin e shtetit dhe siguron mbarëvajtjen e Kombit” (Gazeta e Re, 26 korrik 1929). Fortlumturisë së Tij, Kryeepiskopit Visarion, i erdhi ky telegram nga Bostoni: “Imzot Visarionit, Tiranë. Kisha Shën Trinia dëshiron të jetë në juridiksionin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe nëse pranohemi lajmëroni telegrafisht. Përgjigja është e paguar. Jemi kundër Peshkopatës së këtushme se s’ka lidhje me Kishën Shqiptare”

    Për komisionin Kristo Josef
    Boston 25.10.1930”.

    Kryesia e Kishës Ortodokse Shqiptare iu përgjigj telegramit të tyre shkurt dhe qartë:
    “Pranojmë. Përgëzojmë. Bekojmë. Shkruani.

    Kryeepiskopi i Shqipërisë
    Visarioni

    Tiranë 30.10.1930”
    (marrë nga revista Kisha Kombëtare, N. 15, 9 nëntor 1930, faqe 4).


    Kisha Kombëtare Autoqefale ishte në rrugë të drejtë dhe të gjitha vendimet e Kongresit të parë kishtar të Beratit dhe të dytë të Korçës jo vetëm mbështeteshin kanonikisht, por ato u miratuan edhe nga mbarë populli shqiptar. Kjo i dha krahë parisë së saj të ecte me hapa të sigurt drejt modernizimit dhe përkrahjes prej patriarkanave të tjera evropiane dhe ballkanike. Në Shqipëri veprimtaria kishtare e Sinodit të Shenjtë dhe e të gjithë klerikëve ortodoksë u mbështet fuqishëm e me entuziazëm nga të gjithë shqiptarët në Te Deum-et e organizuara në të gjitha dioqezat dhe në kremtimet e kishave të veçanta të fshatrave. Këtë ndjenjë gëzimi, këtë entuziazëm të shpalljes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare fletorja greke “Eleftheron Vima”, organ i Venizellos, më datën 5 shtator 1929 e paraqiti me ngjyra të zeza dhe mohoi punën e atdhetarëve shqiptarë, duke e quajtur Visarionin aventurier dhe pseudopeshkop, që ka vepruar sipas tyre kundër kanoneve të Kishës Ortodokse dhe e ka shkëputur Kishën Shqiptare që ishte në juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike. Z. Koço Kota kjo gazetë e ka quajtur si njeriun që nuk zbatoi Akordin e vitit 1926 të miratuar nga Eksarku Krisanthos për caktimin e episkopëve shqiptarë, për qeverisjen dhe ndarjen e Kishës, për shpalljen e Autoqefalisë dhe për dërgimin e Tomit sipas zakonit. Të gjitha veprimet që gjetën një miratim të gëzueshëm dhe mbarëpopullor u quajtën prova të shfaqjes së nacionalizmit të flaktë, të shpirtit të pabindur të Shqipërisë së atëhershme (është fjala për vitin 1929), veçanërisht të metodave oligarkike tiranike të myslimanëve të Tiranës, të cilët drejtojnë shtetin e përbërë prej shumë racash e fesh të ndryshme, shtet që nga dita në ditë po bëhet më i guximshëm. (A.Q.Sh. F 251. D. 850. kutia 251)

    Nuk mjaftoi ky shkrim, por për të denigruar dhe demaskuar punën e patriotëve shqiptarë, shovinistët grekë vunë në veprim andartët në kufirin greko-shqiptar, të cilët me propagandën e tyre vorioepirote vepruan edhe kundër Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. (A.Q.Sh. Fondi 151. dosja 323. kutia 9. xhaketa 410. viti 1929). Për këtë lëvizje dhe ndërhyrje të hapur Ministria e Punëve të Jashtme iu drejtua me notë verbale Legatës së Qeverisë Greke në Tiranë. Për të gënjyer besimtarët ortodoksë të kolonive shqiptare në Greqi, Amerikë, Rumani, Egjipt u angazhuan klubet vorioepirote. (A.Q.Sh. Fondi 151. kutia 60. xhaketa 389-399, viti 1929)

    Më i rëndë është rasti i ndërhyrjes së konsullit grek në punët e brendshme të vendit tonë në Sarandë. Për këtë ka pasur korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë. (A.Q.Sh. fondi 151, dosja 345, kutia 10, xhaketa 431, viti 1929)

    Këto veprime e shumë të tjera që pasuan më vonë nuk mundën ta kthejnë nga rruga e nisur të gjithë ortodoksinë shqiptare, e cila u gëzua bashkarisht, sepse gjithnjë e më shumë ata ishin bindur se anija e Kishës Ortodokse në përpjekje me tallazet e ndikimet e huaja dhe e lënë pa zot, pa udhëheqës, tashmë ka hyrë në limanin e organizimit dhe të zhvillimit Apostolik dhe Kombëtar. (revista Kisha Kombëtare. N. 15, 9 nëntor 1930. faqe 3)

    Vetëm njerëzit puthadorë të Patriarkanës Ekumenike dhe greke nuk morën pjesë në gëzimin e përbashkët të shpalljes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila i ka plotësuar me kohë të gjitha kushtet kanonike. Në dokumente dhe në zbatimin e tyre nuk ka asnjë cenim të vogël për të gjitha kanonet e shenjta të Kishës Ortodokse.

    Autoqefalia shqiptare i ka plotësuar të gjitha këto kushte:

    -Është shpalluar në një shtet sovran e të lirë.

    -Ka pasur Sinod të Shenjtë episkopal me episkopë kanonikë.

    -Kisha ka funksionuar mbi bazën e një Statuti të përhershëm dhe të një Rregulloreje për administrimin e brendshëm të miratuar njëzëri nga delegatët e Kongresit kishtar të Korçës dhe të përcaktuar dhe të miratuar nga të gjithë ortodoksët shqiptarë.

    -Është drejtuar nga Sinodi i Shenjtë Episkopal dhe nga klerikë e laikë të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe demokratike nga të gjithë banorët e dioqezave, pleqësive, epitropive.

    - Është e pajisur me literaturën liturgjike të përshtatshme shumë kohë përpara vitit 1929, nga vitet 1866-1884 nga Kostandin Kristoforidhi, në vitet 1914 nga Noli e më vonë nga Sinodi i Shenjtë. Për këtë literaturë kishtare nuk ka pasur asnjë lloj kritike apo mosaprovimi.

    - Është seminari priftëror për përgatitjen e kuadrit të nevojshëm, si edhe revista për propagandën fetare. -Pasuritë e tundshme dhe të patundshme administrohen mirë dhe vetëm për qëllime fetare nga Këshilli Mikst. Të gjitha këto janë të mjaftueshme për të bindur dhe ndriçuar mendjen e çdo shqiptari ortodoks e atdhetar për drejtësinë e vendimeve të Kongresit të dytë kishtar të Korçës.

    Me gjithë pengesat jo të vogla, të cilat filluan nga jashtë dhe u shumuan edhe nga brenda prej atyre që nuk i çmuan vlerat fetaro-atdhetare të veprimtarisë kishtare të Sinodit të Shenjtë të drejtuar nga Visarion Xhuvani, shqiptarizimi i Kishës eci çdo ditë e më mirë. Këtë e ka paraqitur Kryesia e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në komunikatën e përkujtimit të trevjetorit të mbledhjes së Sinodit të Shenjtë, në të cilën ndër të tjera është shkruar: “Veprat dhe përparimet kryesore që i ka ba K.O.A.Sh-i mbrenda vitit të dytë të stabilitetit të saj nën drejtimin e Sinodit të Shenjtë të kryesuem prej Kryeepiskopit Imzot Visarionit, me ndihmën e Perëndisë, të Mbretit dhe të gjithë dashamirëve të misionit të shenjtë social-shpirtnor dhe patriotik, janë këto:

    1. U botue libri i gjithë shërbimeve të shenjta për çdo nevojë fetare të popullit, si dhe mesha e shenjtë me të gjitha pjesët e mëngjesorit dhe mbramësores.

    2. U botue Ungjilli i madh, i ndamë në 365 pjesë të përditshme.

    3. U botue Apostulli (letrat dhe veprat e Apostujve), i ndamë në 365 pjesë të përditshme sipas Rregullores së Ortodoksisë.

    4. U botue libri i të Kremteve të mëdha (përmbledhja e 12 librave të të Kremteve të çdo muaji).

    5. U botue libri i Shërbesës së Vojit të bekuem. Këto botime plotësojnë nevojat e klerikëve për të krye të gjitha shërbesat fetare dhe e shkëputin Kishën nga influenca e randë e Fanarit dhe përdorimi i gjuhës së huej, sepse ato janë ma afër dhe ma të kuptueshme për ta”.

    Ndër të tjera në këtë komunikatë është theksuar se çdo gjë që është bërë gjatë këtyre vjetëve, është bërë me shumë mundime e sakrifica. Komunikata përfundon me vlerësimin e punës së Visarionit për shqiptarizimin e kishës dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha shërbesat kishtare ortodokse. Futja e gjuhës shqipe në veprimtaritë e përditshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë shënoi shkëputjen e plotë të Kishës nga ndikimi shumëvjeçar i Fanarit dhe i Kishës greke (revista Kisha Kombëtare, Nr 4, 17 gusht 1930). Kështu u realizua aspirata e hershme e besimtarëve shqiptarë për t’u lutur e për të shprehur kulturën e tyre kombëtare në gjuhën e ëmbël amtare shqipe.

    Fund

    Kongresi i dytë kishtar i Korçës ishte gëzim i madh për të gjithë vendin dhe u miratua nga i gjithë populli shqiptar. Nëpërmjet tij u shpreh edhe një herë uniteti vëllazëror midis ortodoksëve, katolikëve dhe myslimanëve. Ai pohoi dhe vërtetoi se shteti shqiptar nuk ndahet sipas besimeve, ai është një i vetëm dhe respekton njëlloj besimet fetare, dënon çdo lloj përçarjeje që mund të vijë për arsye fetare

    Kisha e Shën Marisë në Elbasan dhe mjediset e jashtme të saj nuk kishin parë ndonjëherë kaq shumë njerëz për të marrë pjesë në Te Deum-in madhështor. Brenda në Kishë për të ndjekur Te Deum-in zunë vend paria vendore, delegatët e Kongresit Kostaq Cipo, Kov Deliana, Dhimitër Papajani, Taq Buda delegat i Shpatit. Mbas lutjeve kishtare foli arsimtari i nderuar i qytetit, Vasil Llapushi. Ndër të tjera ai tha: “Vepra të tilla përparimtare bahen në hijen e lirisë që mbretnon në Shqipni dhe sigurohen nga N.M. Tij Mbreti Zog”. Urimet e personaliteteve pjesëmarrëse dhe të të gjithë të pranishmëve i priti Imzot Eugjeni.

    Për të denigruar dhe demaskuar punën e patriotëve shqiptarë, shovinistët grekë vunë në veprim andartët në kufirin greko-shqiptar, të cilët me propagandën e tyre vorioepirote vepruan edhe kundër Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. (A.Q.Sh. Fondi 151. dosja 323. kutia 9. xhaketa 410. viti 1929). Për këtë lëvizje dhe ndërhyrje të hapur Ministria e Punëve të Jashtme iu drejtua me notë verbale Legatës së Qeverisë Greke në Tiranë. Për të gënjyer besimtarët ortodoksë të kolonive shqiptare në Greqi, Amerikë, Rumani, Egjipt u angazhuan klubet vorioepirote. (A.Q.Sh. Fondi 151. kutia 60. xhaketa 389-399, viti 1929)

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...84&postcount=6

    ...

    Vetëm njerëzit puthadorë të Patriarkanës Ekumenike dhe greke nuk morën pjesë në gëzimin e përbashkët të shpalljes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila i ka plotësuar me kohë të gjitha kushtet kanonike. Në dokumente dhe në zbatimin e tyre nuk ka asnjë cenim të vogël për të gjitha kanonet e shenjta të Kishës Ortodokse.

    ...

  3. #63
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Deklaratë e Rinisë Orthodhokse të Tiranës
    kundër akuzave dhe shpifjeve ndaj Kishës dhe Kryepeshkopit Anastas

    Ne, të rinjtë orthodhoksë të Tiranës, shprehim solidarizimin tonë në mbrojtje të Kishës Orthodhokse Autoqefalë të Shqipërisë dhe Kryepeshkopit Anastas, duke kundërshtuar sulmet dashakeqe dhe akuzat e pavërteta që janë publikuar ditët e fundit në media.

    Habitemi se si disa njerëz publikë që na kanë mësuar historinë e vendit tonë, shfaqen kaq sipërfaqësorë me realitetin e këtyre 20 viteve të Kishës Orthodhokse, duke u përpjekur të hedhin baltë mbi Kryebariun tonë shpirtëror që përcjell dashuri, paqe dhe na frymëzon në çdo veprimtari. Përpjekja për të nëpërkëmbur emrin dhe personalitetin e Kryepeshkopit Anastas dhe Kishës në përgjithësi, është një akt i shëmtuar dhe i dështuar që jo vetëm na zhgënjen, por na kujton të kaluarën e hidhur komuniste dhe ateiste, e cila censuronte lirinë dhe të vërtetën.

    Ne jemi dëshmitarë okularë të ringritjes së Kishës dhe zhvillimit të jashtëzakonshëm të saj, e njohim, duke e përjetuar nga afër ndihmën dhe kontributin shumë të çmuar të Kryepeshkopit, i cili i ka qëndruar pranë në çdo moment komunitetit dhe veçanërisht rinisë orthodhokse.

    Ndonëse mes shumë sfidave dhe vështirësive, Ai na ka dhënë mundësi të organizojmë aktivitete në qendrat rinore në të katër cepat e Shqipërisë, ka dhënë kontributin e tij shpirtëror dhe financiar në aktivitete të larmishme dhe veprimtari shpirtërore, sociale, edukative, kulturore, sportive etj, të cilat nuk i kemi parë dhe nuk i kemi provuar në mjediset e tjera. Ai na ka dhënë mundësi të njohim më shumë besimin, Krishtin dhe njëri-tjetrin, na ka mësuar të ndihmojmë të varfrit dhe të kryejmë vepra bamirëse, të vizitojmë të sëmurët dhe të burgosurit, të japim dashuri aty ku ajo nuk ekziston...Vepra dhe puna e Tij janë një model i pakrahasueshëm për të ardhmen e Kishës dhe për ne brezin e ri.

    Në fund të kësaj deklarate, ne kërkojmë të ndalet fushata e akuzave dhe shpifjeve dhe shprehim gatishmërinë të dëshmojmë të vërtetën dhe ta mbrojmë atë, në emër të dashurisë për Perëndinë dhe njerëzit që e përfaqësojnë atë me dinjitet.


    Rinia Orthodhokse e Tiranës

    Tiranë, nëntor 2010
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Ilia (Pop) Spira, a e njeh ti Pop Cira-ne?

  5. #65
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    TOMOSI PATRIKANOR DHE SINODIK
    MBI BEKIMIN E AUTOQEFALISË SË KISHËS ORTHODHOKSE NË SHQIPËRI

    VENIAMINI, me mëshirë të Perëndisë,
    Kryepiskop i Konstandinopojës, Romës së Re
    dhe Patrik Ekumenik Nr. 609 i prot.

    Kisha e Shenjtë e Krishtit, si një nënë e dhembshur, duke shfaqur hapur përkujdesjen dhe interesimin saj të pandërprerë kundrejt popullit të shpresëtarëve, nuk rresht së zbatuari detyrën e kujdesimit të shenjtë çdo herë me mënyrën e përshtatshme sipas kohës dhe vendit. Kur është e nevojshme, blaton dhuratat e saj më të begata për plotësimin e nevojave që dalin, në mënyrë që adminstrimi i punëve kishtare të bëhet për ta pa pengesa dhe frytshmëria më Zotin, e cila është padyshim qëllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, të jetë më e madhe.
    Kështu pra edhe tani, meqenëse të krishterët shpresëtarë orthodhoksë të të bekuarit prej Perëndisë Shtet të ri Shqiptar iu drejtuan Fronit tonë të Shenjtë Apostolik Patrikanor dhe Ekumenik, nën strehën e fuqishme të të cilit, si trashëgimi e vyer, prej shekujsh kanë gjetur mbrojtje e, me hirin e Krishtit, në vreshtin e Tij kanë gjetur shpëtim, morën guximin t’i drejtohen Atij, si një nëne të dhembshur, duke parashtruar nevojat e tyre të tanishme kishtare, me urimin e ngrohtë dhe kërkesën që zona e tyre kishtare të bekohet dhe të shpallet provincë kishtare më vete, e pavarur, autoqefale, përderisa në kushtet e reja të situatës së atjeshme politike vetëm ky organizim mund të ndikojë për mirë në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e punëve kishtare dhe të jetë i mjaftë të sigurojë e të përçojë përparimin e pandërprerë të tyre në përparimin në tërësi të Shtetit të bekuar Shqiptar. Vetë Shteti i perëndimbrojtur Shqiptar, duke u kujdesur në mënyrë të besueshme për mbarëvajtjen pa pengesa e të lirë të nënshtetasve të vet, ka ofruar garanci për mëvetësinë dhe lirinë e plotë të Kishës Orthodhokse, e cila gjendet brenda kufijve të tij. Prandaj dhe modestia jonë, së bashku me fort të nderuarit dhe të shenjtët Mitropolitë dhe fort të ndershmit bashkëmeshtarë dhe vëllezër më Shpirtin e Shenjtë, duke shqyrtuar me interesim plot dashuri kërkesën e tyre birësore dhe me udhërrëfyes dispozitat e kanoneve të shenjta dhe rendin e praktikën kishtare, vendosëm të pranojmë me dashamirësi kërkesën që na drejtuan bijtë tanë shpirtërorë të Krishterë Orthodhoksë të Shqipërisë dhe të japim nga ana jonë bekimin dhe miratimin për organizimin e pavarur dhe autoqefal të punëve të tyre kishtare.
    Duke gjykuar pra edhe sinodikisht më Shpirtin e Shenjtë, urdhërojmë dhe shpallim në këto çaste të hareshme që të gjitha eparkitë dhe komunitetet orthodhokse që përfshihen në të perëndishpëtuarin Shtet Shqiptar të jenë këtej e tutje të bashkuara në një organizim të pavarur e autoqefal kishtar me emërtimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”. Kjo Kishë, e cila është motra jonë shpirtërore, të rregullojë e të administrojë këtej e tutje çështjet e saj kishtare në mënyrë të pavarur e autoqefale sipas rendit dhe të drejtave sovrane edhe të Kishave të tjera Orthodhokse Autoqefale, të ketë dhe të njohë si autoritet suprem administrativ kishtar Sinodin e Shenjtë, të përbërë prej Kryepriftërinjve orthodhoksë kanonikë të Shqipërisë, me Kryetar të tij çdo herë Fort të Hirëshmin Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Për zbatimin e unitetit të shenjtë kanonik me Fronin tonë fort të Shenjtë Apostolik Patrikanor Ekumenik dhe me të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale, si dhe për ta dëshmuar këtë, Hirësia e Tij Kryepiskopi i çdohershëm i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë ka për detyrë që, sipas rendit të Kishës së Shenjtë Orthodhokse, të njoftojë për zgjedhjen dhe hipjen e tij në fron nëpërmjet Letrave fronëzuese edhe Kishën tonë të Madhe të Krishtit, edhe të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale motra.
    Po ashtu duhet të bëjë për këtë qëllim homologjinë dhe premtimin e parashikuar në lidhje me zbatimin e padevijueshëm të besimit dhe shpresëtarisë orthodhokse prej Kishës së Shenjtë që drejton dhe që i është besuar, dhe të gjithçkaje tjetër që Kanonet e Shenjta e Hyjnore dhe rendi i Kishës së Shenjtë Orthodhokse urdhërojnë, si dhe të kujtojë sipas rendit në diptikë emrin e Patrikut Ekumenik dhe të Patrikëve të tjerë fort të shenjtë dhe të Kryetarëve Fort të Hirshëm të Kishave të Shenjta Orthodhokse Autoqefale. Urdhërojmë gjithashtu që edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale motër e Shqipërisë të marrë Miron e Shenjtë prej Kishës sonë të Madhe të Krishtit.
    Po ashtu, rekomandojmë që, për çështje apo paqartësi të një natyre të përgjithshme kishtare, të cilat i kapërcejnë caqet e juridiksionit të Kishave Autoqefale në veçanti, Hirësia e Tij Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë t’i drejtohet Fronit tonë fort të Shenjtë ekumenik, nëpërmjet të cilit realizohet kungimi me çdo Episkopatë të orthodhoksëve, shpjegues të drejtë të së vërtetës, duke kërkuar në këtë mënyrë mendimin dhe opinionin e vlefshëm të Kishave motra.
    Duke gjykuar pra në këtë mënyrë, gjë që pasqyrohet edhe në ato çka vendosëm dhe miratuam në mbledhjen e rregullt sinodike të 12 prillit të këtij viti, vërtetojmë për të gjitha kohët edhe nëpërmjet këtij Tomosi Patrikanor e Sinodik të shkruar e të nënshkruar në Kodikun e Kishës sonë të Madhe të Krishtit, i cili i është lëshuar dhe dërguar njëkohësisht me përmbajtje të njëjtë e të pandryshuar edhe Hirësisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, vëllait tonë të dashur dhe Bashkëmeshtarit, zotit Kristofor, Kryetar i Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shenjtë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Urojmë që Perëndia, me hirin dhe mëshirën e të parit dhe të Madhit Kryeprift e Bariut Krisht, të mbështesë gjithmonë të themeluarën me sukses Kishë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të shtojë e të përçojë drejt saj hirin dhe bekimin e Tij për lavdi të emrit të Tij të Shenjtë e në dobi të tërësisë shpresëtare të saj, si dhe në të njëjtën kohë për ngazëllimin e të gjitha Kishave të shenjta Autoqefale motra.

    Në vitin shpëtimtar 1937, muaji prill (12), Epimenezi V.
    Shprehet Patriku i Konstandinopojës VENIAMIN
    Maksimi i Halkidhonës, Polikarpi i Prusës,
    Gjermanoi i Sardës dhe Pisidhisë, Leoni i Theodhorupolit,
    Meleti i Kristupolit, Gjermanoi i Enit, Ioakimi i Dherkës,
    Thomai i Pringjiponezit, Genadi i Iliupolit,
    Konstandini i Irinupolit, Dhorotheu i Laodhikisë.


    "Siç shihet ne asnje rresht te Tomos-it nuk permendet statuti i vitit 1929. Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas ne vitin 1992 eshte sipas kanoneve te Kishes Orthodhokse. shen. I.Spiro"
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-04-2011 më 07:33
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Deklaratë e Rinisë Orthodhokse të Tiranës
    kundër akuzave dhe shpifjeve ndaj Kishës dhe Kryepeshkopit Anastas

    Ne, të rinjtë orthodhoksë të Tiranës, shprehim solidarizimin tonë në mbrojtje të Kishës Orthodhokse Autoqefalë të Shqipërisë dhe Kryepeshkopit Anastas, duke kundërshtuar sulmet dashakeqe dhe akuzat e pavërteta që janë publikuar ditët e fundit në media.

    Habitemi se si disa njerëz publikë që na kanë mësuar historinë e vendit tonë, shfaqen kaq sipërfaqësorë me realitetin e këtyre 20 viteve të Kishës Orthodhokse, duke u përpjekur të hedhin baltë mbi Kryebariun tonë shpirtëror që përcjell dashuri, paqe dhe na frymëzon në çdo veprimtari. Përpjekja për të nëpërkëmbur emrin dhe personalitetin e Kryepeshkopit Anastas dhe Kishës në përgjithësi, është një akt i shëmtuar dhe i dështuar që jo vetëm na zhgënjen, por na kujton të kaluarën e hidhur komuniste dhe ateiste, e cila censuronte lirinë dhe të vërtetën.

    Ne jemi dëshmitarë okularë të ringritjes së Kishës dhe zhvillimit të jashtëzakonshëm të saj, e njohim, duke e përjetuar nga afër ndihmën dhe kontributin shumë të çmuar të Kryepeshkopit, i cili i ka qëndruar pranë në çdo moment komunitetit dhe veçanërisht rinisë orthodhokse.

    Ndonëse mes shumë sfidave dhe vështirësive, Ai na ka dhënë mundësi të organizojmë aktivitete në qendrat rinore në të katër cepat e Shqipërisë, ka dhënë kontributin e tij shpirtëror dhe financiar në aktivitete të larmishme dhe veprimtari shpirtërore, sociale, edukative, kulturore, sportive etj, të cilat nuk i kemi parë dhe nuk i kemi provuar në mjediset e tjera. Ai na ka dhënë mundësi të njohim më shumë besimin, Krishtin dhe njëri-tjetrin, na ka mësuar të ndihmojmë të varfrit dhe të kryejmë vepra bamirëse, të vizitojmë të sëmurët dhe të burgosurit, të japim dashuri aty ku ajo nuk ekziston...Vepra dhe puna e Tij janë një model i pakrahasueshëm për të ardhmen e Kishës dhe për ne brezin e ri.

    Në fund të kësaj deklarate, ne kërkojmë të ndalet fushata e akuzave dhe shpifjeve dhe shprehim gatishmërinë të dëshmojmë të vërtetën dhe ta mbrojmë atë, në emër të dashurisë për Perëndinë dhe njerëzit që e përfaqësojnë atë me dinjitet.


    Rinia Orthodhokse e Tiranës

    Tiranë, nëntor 2010
    pyetje
    a jeni ju pjestar i ketij formacioni ????
    a existon ky formacion me 2011 ????
    urime per kembenguljen e urte qe vazhdoni te keni dhe:
    DUAJE VETEN ME TEPER SE TE TJERET E SIDOMOS KUR TE TJERET TE THONE SE DICKA NUK SHKON MIRE ME VETEN TENDE......

    urime dhe perparime ...te pakten fjalen e bukur greke "ortodokse" nuk e shkruan si me pare
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #67
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    - Në vitin 1998 me Hirin e Perëndisë u riformua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Fronëzimi i Hirësisë së Tij Ignatit, Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, u krye të shtunën, më 18 korrik 1998, në kishën “Shën Spiridhoni” të qytetit të Beratit. Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë kryesoi shërbesën, së bashku me dy përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike, Hirësinë e Tij Evangjelos, Mitropolit i Pergamit dhe Hirësinë e Tij Meliton, Mitropolit i Filadelfias.

    Në pasditen e së njëjtës ditë, Kryepiskopi Anastas dhe Mitropoliti Ignat formuan së bashku bërthamën e parë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ku së bashku me dy përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme të Sinodit të Shenjtë në Tiranë.

    Si Mitropolit i Korçës u zgjodh Arkimandrit Joan Pelushi. Ai kishte shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës.

    I zgjedhur si Episkop i Apolonisë ishte i Përndershmi Atë Kozma Qirjo. Ai përfaqësonte brezin e hershëm të priftërinjve, i cili me heroizëm vazhdonte të pagëzonte dhe të bënte Liturgji Hyjnore fshehurazi edhe gjatë viteve të egra të persekutimit fetar.

    Kryepiskopi Anastas së bashku me Mitropolitët Meliton dhe Ignat, kryen dorëzimin e Mitropolitit të Korçës, përpara një numri të madh besimtarësh në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, më 20 korrik. Ndërsa fronëzimi u krye në kishën metropolitane “Burimi Jetëdhënës” në Korçë më 25 korrik.

    Më 23 korrik, Kryepiskopi Anastas, së bashku me Mitropolitët Ignat dhe Joan, kryesoi dorëzimin e Episkopit të Apolonisë. Protopresviter Jani Trebicka u caktua Kryesekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Më 11 gusht 2000, Hirësia e Tij Kozma Qirjo fjeti, duke lënë vakant vendin e Episkopit të Apolonisë.

    - Në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të datës 11 nëntor 2006, u vendos që të ngrihen në gradën episkopale 3 arkimandritë të Kishës sonë Dhimitër Sinaiti, Nikolla Hyka dhe Andon Merdani.

    Arkimandrit Dhimitër Sinaiti, i cili u caktua Mitropolit i Gjirokastrës (Mitropoli në të cilën ka shërbyer në 15 vitet e fundit si zëvendësmitropolit). Në datën 16 nëntor u krye në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati dhe Hirësi Joani shërbesa e dorëzimit në episkop e Arkimandritit Dhimitër Sinaiti. Ceremonia e Fronëzimit të Mitropolitit të Gjirokastrës Hirësi Dhimitrit, u bë në datën 26 nëntor, në kishën e Kryeengjëjve, në Gjirokastër.

    Arkimandrit Nikolla Hyka, i cili mori titullin Episkop i Apolonisë, u dorëzua në episkop në datën 19 nëntor në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani dhe Hirësi Dhimitri.

    Arkimandrit Andon Merdani, i cili mori titullin Episkop i Krujës, u dorëzua në episkop në datën 21 nëntor në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani, Hirësi Dhimitri dhe Hirësi Nikolla.

    Hirësi Nikolla dhe Hirësi Andoni janë nga brezi i klerikëve të rinj shqiptarë të formuar në Akademinë Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, Durrës.

    - Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë tashmë përbëhet nga Kryepiskopi Anastas, kryetar; Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Korçës Joani, Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, Episkopi i Apolonisë Nikolla, Episkopi i Krujës Andoni, Kryesekretar i Përgjithshëm, Protopresviter Jani Trebicka.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #68
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    pyetje
    a jeni ju pjestar i ketij formacioni ????
    a existon ky formacion me 2011 ????
    urime per kembenguljen e urte qe vazhdoni te keni dhe:
    DUAJE VETEN ME TEPER SE TE TJERET E SIDOMOS KUR TE TJERET TE THONE SE DICKA NUK SHKON MIRE ME VETEN TENDE......

    urime dhe perparime ...te pakten fjalen e bukur greke "ortodokse" nuk e shkruan si me pare
    Me sa duket nga propaganda e tij edhe ky bënë pjesë aty edhe até si një nga më aktivët.... Me siguri mbanë një funkcion të lartë.....
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  9. #69
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Rinia orthodhokse




    Në gjithë vendin numërohen 52 grupe rinore, të cilat kanë formuar këshillat rinore dhe organizojnë veprimtari të ndryshme dhe kulturore.
    Çdo vit organizohen veprimtari të ndryshme rinore si: Kampingjet verore dhe dimërore, ku marrin pjesë rreth 1600 të rinj nga i gjithë vendi (sivjet funksionuan edhe dy kampe të tjerë: në Glikomil të Dropullit dhe në Çukë të Sarandës); konferenca, olimpiada, binjakëzime, aktivitete me të rinj me aftësi të kufizuara, festivale rinore etj. Kampingje verore janë organizuar rregullisht edhe në Kosovë, me fëmijë të zonës së Malishevës, duke ruajtur e forcuar lidhjet e krijuara gjatë çasteve të vështira të vitit 1999.
    Një punë e veçantë po bëhet me të rinjtë e universiteteve, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, me të cilët organizohen veprimtari të ndryshme, si studime biblike, Liturgji Hyjnore, kurse të gjuhëve të huaja, ekskursione etj.
    Në Tiranë funksionon që nga viti 1999 Zyra Qendrore Rinore, si dhe zyrat rinore në çdo dioqezë. Vitin e kaluar në kryeqytet u ble edhe një godinë, e cila do të shërbejë si qendër shpirtërore për rininë.
    Nga 17-23 gusht 2004, në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit dhe të Akademisë Teologjike "Ngjallja e Krishtit", Durrës, u zhvillua për herë të parë në Shqipëri Konferenca e Federatës Ndërballkanike e Rinisë Orthodhokse, me temë: "Të bashkuar më Krishtin".
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •