
Postuar më parë nga
ilia spiro
Me siper nuk kemi lexuar gje tjeter veçse "idera" te vjeteruara ne nje teme te "re", per t`u dukur me novatore, apo per t`u shitur diçka me shume ne forum e jashte tij.
Pergjigje shkurt, e po deshet me gjate drejtojuni ne nja 4 tema a me shume te hapura per Kryepiskopin Anastas, ne kete forum, ose tek forumi orthodhoks.
: nuk qendron si term dhe per me shume ne kuptimin llogjik, pasi tash prej 20 vjeteve duhej te kishte "shperthyer" e te kishte bere pataksine, kur ne fakt roli i Tij ka qene per te kunderten: qetesimin e shpirtrave nepermjet vaji te shenjte te besimit.. s`besoj te jete vene si "bombe" me afat mbi 20 vjet, sepse eshte 81 vjeç dhe jetes nuk i dihet ne kete moshe (siç deshironin postuesit me siper), pra bomba do te kishte mbetur pa shperthyer se do t`i lagej fitili.
: teresisht e pavertete, se paku ne kuptimin formal, sepse Anastasi u soll ne Shqiperi me vendim te Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopojes (Stambollit) dhe u zgjodh Kryepiskop me miratimin e popullit orthodhoks te Shqiperise.
Greket, tash se fundmi, por ndoshta edhe me pare, e kane kerkuar qe te shkonte dhe te vihej ne krye te Kishes Greke, per shkak te cilesive te tij si udheheqes fetar, por Anastasi nuk ka pranuar, sepse e quan veten "shqiptar", Shqiperine e quan vendin e Tij, dhe varrin e ka lene amanet t`i behet ne Manastirin e Shen-Vlashit, prane Durresit.
Bindjet miope se eshte ngaterruar ne politike, ne çeshtjen e vorio-epirit, ..etj., vijne nga mendjet e ndezura e drite shkurtra qe ngaterrojne politiken e qarqeve te caktuara, apo edhe te shteteve te caktuar, me Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise dhe Patriarkun e Saj. Kjo ndoshta per shkak te origjines se Tij greke,...por jo çdo grek eshte racist e ksenofob ose shovinist.., ndoshta behen paralele me Kisha te tjera orthodhokse dhe vihet shenja e barazimit per problematika qe keto Kisha kane, per veprime te kryera nga klerike te veçante, dhe ndikime te tjera negative qe vijne nga jashte tyre. Dhe jane normale, pasi Kisha perbehet edhe kjo nga njerez, dhe nuk ka njeri qe eshte jashte sferes se mekatit, gabimit,...
Por KOASH-i nuk ka lidhje me keto lloj "mekatesh", as Kisha e as udheheqesi i Saj. Por fatkeqesisht mendja e disave eshte e "mpire" nga pasionet "ekstreme" nacionaliste dhe jane gati qe ne nje kazan t`i ziejne te gjithe, ose te djegin edhe "te njomin" bashke me "te thatin".
Dinjiteti kombetar nuk rivendoset ne kete menyre, por duhet te vendoset gishti ne plage, pasi duke u marre me "te njomin" po harxhoni fisheket kot se koti, ose zjarri nuk ndizet me dru te njoma, por me te thata. Ne kete menyre jo qe nuk jeni per Shqiperine Etnike, por nuk jeni as per Shqiperine brenda kufijve politike, pasi futni intolerancen fetare dhe prishni çdo gje te mire te ndertuar ne keto vite "tranzicioni", prej te 4 komuniteteve fetare. Ndani nje pjese te konsiderueshme te popullsise, e cila nuk beson me se ne keto thirrje ka vertete "atdhetarizem" apo edhe "nacionalizem", te pranueshem, por behet thjesht nga pikepamjet e luftes per dominim te botes islamike.
Shqiptari i vertete di ta ndaje "engjellin" nga "djalli", nese ky i fundit nuk i ka erresuar syte.
Sigurisht qe ka edhe njerez qe shohin çeshtjen me naivitet dhe besojne se çdo lloj sapuni ka shijen e djathit, ..per keta me vjen keq sinqerisht dhe do u beja thirrje ta shikonin problematiken me gjakftohtesi dhe pa pasion.
Pra, gjithcka ne artikullin e botuar eshte nje perseritje e rendomte e budallalleqeve te ketyre 20 vjeteve te fundit, kur flasin per "bomben", pale pastaj per Katedralen ne qender te Tiranes, nje kryeveper arkitektonike, dhe permenden "kanale te nendheshme",...etj., gje qe s`mund te shkaktojne veçse te qeshura, ne kohen kur Shqiperia eshte anetar i NATO-s dhe prej anetaresimin ne BE.
(i shkruajta pas sa siper vetem per ata qe kuptojne,..nuk ua sugjeroj te gjitheve, sepse i kap zemra...)
pershendetje te gjitheve!
Krijoni Kontakt