Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Kina, heshtja e vendit te tri boteve.

    Nga Perparim Gjeka*

    Sikur Mao Ce Dun-i tė kthehej pėr njė ēast nga bota e pėrtejme pėr tė vėzhguar botėn sot e tė shihte Kinėn tė mos vinte veton ndaj planeve amerikane tė luftės nė Irak e, madje, tė vinte pas Francės, Gjermanisė e Rusisė pėr nga shkalla e kundėrshtimit, zemra do t’i kishte ndalur po atė ēast pėr tė zgjedhur pėrsėri botėn e pėrtejme. E kėshtu, lideri qė luftoi tė anėtarėsojė vendin mė tė populluar nė botė nė Kombet e Bashkuara edhe mė qėllim, sipas tij, “mbrojtjen e interesave tė botės sė tretė”, nuk do tė kishte pasur kohė tė kuptonte pse-nė. E mbase nuk do tė mundej, sepse teoria e tri botėve do ta kishte ngatėrruar keq. Tashmė tė tri botėt, nė tė cilat i ndau shtetet pėr nga shkalla e zhvillimit ekonomik dhe synimeve politike, janė realitet nė tė njėjtin shtet, nė vetė Kinėn. Dhe janė pikėrisht tri botėt e Kinės me realitetet e tyre problematike qė shpjegojnė nė njė masė tė madhe vendimet e saj politike.
    Kina - botė e tretė
    Ky vend ka sot popullatėn mė tė madhe nė botė nėn nivelin e varfėrisė (po aq sa popullsia e Japonisė) dhe qindra miliona tė tjerė tė varfėr nėpėr zona tė tėra tė prapambetura apo rurale. Komunizmi qė i mbante tė nėnshtruar kėto masa tė varfėra po shuhet edhe nė propagandė, ndėrkohė qė nė realitet ėshtė shuar qė prej ēerek shekulli, bashkė me shuarjen e kandilit tė kryetarit Mao. Fshati nuk ka nevojė pėr aq shumė krahė pune, kurse nė qytete ndėrmarrjet shtetėrore po shuhen e papunėsia bėn kėrdinė. Investimet nė kėto zona tė thella mungojnė. Ėndrra e kėtyre tė pafatėve ėshtė ta shohin gjithė Kinėn si Kina Lindore, ku shumė qytete nuk kanė ndryshim nga “gjithė Evropa”. Qytetet si Shangai e Pekini janė tė mbipopulluar me “refugjatė”. Ata kėrkojnė mundėsi tė barabarta ekonomike nga qeveria e madje prioritet. Destabiliteti ėshtė nė prag, nėse kjo ēėshtje dhe tė tjera tė karakterit tė tė drejtave tė njeriut nuk zgjidhen. Vitet mė tė errėta, ato tė kaosit tė “Revolucionit Kulturor” janė ende tė freskėta nė kujtesė. Stabiliteti nė vend, pra, ėshtė edhe parimi numėr njė i qeverisė kineze. Vendimet ekstreme nė lidhje me ēėshtje tė caktuara (pėrfshirė ato ndėrkombėtare), nxitjet emocionale nė popull, pavarėsisht se nė ē’kah shkojnė, janė precedentė jo tė preferuar. Nė kėtė kontekst, harmonia e njohur e kulturės kineze ėshtė shfaqur disa herė sė fundmi nė arenėn ndėrkombėtare, duke iu shmangur ēėshtjeve delikate pa atakuar apo agravuar situata, pėrfshirė kėtu disa incidente tė vetė Kinės me SHBA-tė, si rasti i bombės mbi ambasadėn nė Beograd. Nė planin e brendshėm, qeveria ka ndėrmarrė fushatėn e “Zhvillimit tė Perėndimit”, duke investuar vetė nė infrastrukturė e duke orientuar sa mė shumė investime private e tė huaja me anė lehtėsirash fiskale nė zonat e brendshme dhe perėndimore, pėr tė balancuar sa tė mundet krahinė-shtetet. Rezultatet nuk janė ato tė priturat dhe njė veto e mundshme nė Kėshillin e Sigurimit do tė ndikonte direkt nė fluksin e investimeve amerikane. SHBA-tė zėnė njė nga vendet e para pėr investime dhe ky fluks shpesh pėrdoret edhe si barometėr stabiliteti nga vendasit dhe tė huajt.
    Kina – shtet i zhvilluar kapitalist
    Shumica e rripit lindor, qė prej kufirit me Korenė dhe deri nė Vietnam nė jug, ėshtė njė nga rajonet mė tė zhvilluara ekonomikisht sot nė botė. Shangai tashmė konkurron denjėsisht Hong Kongun, pėr nga rėndėsia ekonomike dhe ritmet e rritjes atje vazhdojnė tė jenė rreth 10% nė vit. Ndėrmarrjet private nxiten dhe japin kontribut vital nė ekonomi e buxhet. Klasa e mesme – ca profesionistė e ca zyrtarė “tenderash” - po fuqizohet e numėron tė paktėn aq banorė sa e tėrė SHBA-ja. Edhe bujqėsia nė lindjė ėshtė e sistemuar dhe pjellore. Ashtu si pothuaj gjithė vendet e zhvilluara, Kina ka disa vjet qė importon sasi tė mėdha nafte pėr tė mbuluar kėrkesat nė rritje. Exportet kineze tashmė nuk janė vetėm lodrat dhe tekstilet, por edhe produktet hi-tech. Cilėsia po rritet bashkė me transfertat e mėdha tė teknologjisė nga Perėndimi. Firmat e fuqishme globale kanė hyrė me kohė tė shfrytėzojnė krahun e lirė tė punės, tregun e madh etj. Po edhe tė tjerat janė nėn trysninė e vazhdueshme pėr tė marrė parasysh faktorin Kinė, nėse duan tė mbijetojnė. Mallrat kineze kanė hyrė nė masė jo vetėm nė Bullgari e Tanzani, por edhe nė Amerikė e Gjermani. Kjo dekadė mund tė krahasohet me dekadėn e viteve ‘60 tė produkteve japoneze, nė pritje tė shpėrthimit nė dekadat vijuese. Vetė SHBA-tė kanė me Kinėn deficitin mė tė madh tregtar. Imagjinoni sikur SHBA-tė t’u mbyllnin portėn eksporteve kineze. Pra, vetė kėto ndėrpleksje interesash midis shteteve, karakteristikė e vendeve tė zhvilluara bashkėkohore, bėn qė Kina tė mos ketė mundėsi tė veprojė “kokė mė vete”, si dikur. Nė rastin e luftės nė Irak, mundėsia e sigurimit tė naftės me ēmim tė lirė patjetėr qė miklon edhe kinezėt. Pra, parimi i dytė mė i rėndėsishėm i qeverisė kineze ėshtė: vėnia nė shėrbim tė forcimit tė ekonomisė tė tė gjithė aktiviteteve tė tjera e, para sė gjithash, ato politike e diplomatike. Nė kėtė kontekst, ilustrimi mė i mirė do tė ishte “kurbani” i vitit tė fundit: lejimi i anėtarėsimit tė kapitalistėve tė rinj nė radhėt e Partisė Komuniste Kineze.
    Kina - superfuqi
    Nė fakt akoma jo. Por rrethet ekonomike e politike njohin mirė fakte e studime, tashmė publike, qė pohojnė njė ekzistencė tė elementeve tė fuqishme tė kėtij realiteti tė ri superfuqik. Ekonomia kineze ėshtė fuqia e dytė botėrore. Tashmė Prodhimi i Pėrgjithshėm Bruto nė dollarė tė ponderuar ėshtė i dyti nė botė, pas SHBA-ve (megjithėse vetėm sa gjysma e tyre, konsiderueshėm mė i lartė se vendi i tretė). Ka tė dhėna qė, nėse nuk ndodh asgjė e jashtėzakonshme, nė disa dekada ekonomia kineze do tė barazojė atė amerikane. Ushtria mė e madhe nė botė pėr nga numri, me rreth 2,8 milionė ushtarė tė paguar, po investon nė teknologji moderne. Shpenzimet ushtarake tė deklaruara sa 1.6 % e PPB shkojnė deri nė 5%, sipas publikimeve tė CIA-s. Vullneti politik pėr pjesėmarrje direkte e dominim ndėrkombėtar nga ana e Kinės duket praktikisht nė tri drejtime. E para, me madhėsinė, predikimin e socializmit e shpesh anti-amerikanizmit dhe mrekullinė e saj ekonomike, Kina ėshtė idhulli i shumė shteteve, qė nga Bjellorusia deri te Kuba. Influenca kineze, nė fakt, ėshtė e dukshme mbi njė grup mė tė madh shtetesh, shumica e tė cilave anojnė tė jenė totalitare ose gjysmėtotalitare. E dyta, prania ekonomike nė rritje e Kinės me asistencė teknike dhe financim projektesh tė rėndėsishme nė kėto vende, qė nga mijėrat e kilometrave hekurudhė nė Libi, deri te ndihma Pakistanit pėr prodhimin e bombės atomike. E treta, aktivizimi fiksacional i gjithė forcave pėr transferim e blerje teknologjish tė pėrparuara ushtarake e civile nga Perėndimi e Rusia, me aludime pėr spiunazh tė fuqishėm, sidomos nė SHBA. Me dobėsimin ekonomik tė Rusisė, pėr shembull, Kina ėshtė vendi i vetėm pas SHBA-ve me strategji e rezultate konkrete nė eksplorimet me anije kozmike dhe kėtė vit pritet tė bėhet vendi i tretė nė botė qė do tė nisė njerėz nė hapėsirė. Pėrpjekja e Kinės pėr t’u bėrė superfuqi ka edhe njė shtysė tjetėr tė brendshme: ndjenja nė rritje nė popull pėr padrejtėsi ndėrkombėtare ndaj Kinės. Pėrveē dėshirės dėshpėruese pėr bashkimin e Taivanit me Kinėn Popullore, njė shprehje tipike mes njerėzish tė thjeshtė, qė rropaten nė atė tejpopullim e qė paguajnė mijėra dollarė pėr njė vizė apo “skaf”, do tė ishte: “A ėshtė e drejtė qė nė Australi - me njė sipėrfaqe sa Kina – tė jetojnė 60 herė mė pak njerėz, kur dihet se edhe ata nuk e kanė tokėn e tyre”? Por, sa kohė Taivani ėshtė nėn sqetullėn amerikane, ėshtė thuajse e pamundur pėr Kinėn tė pretendojė bashkimin, me apo pa luftė, nė kushtet e inferioritetit pėrballė SHBA-ve. Megjithatė, Kinės do t’i duhej qė SHBA-ja tė mos vinte veto, pėr tė arritur tė bėhet “pak superfuqi”. Deri atėherė, mos prisni Kinėn tė vėrė veto kundėr Amerikės. Fakti qė Pekini “tradhtoi” Milosheviēin, ėshtė bari qetėsues i SHBA-ve nga “kriza” Kore e Veriut dhe shpresa e Uashingtonit se revolucionari Kastro, pas vizitės sė javės sė shkuar nė Kinė, mund tė japė leksione mbi “revizionizmin” me t’u kthyer nė Havanė.
    Pėr sa mė lart, SHBA dhe Kina duket se kanė nxjerrė ose do tė nxjerrin shpejt mėsim nga rivaliteti i Luftės sė Ftohtė BS-SHBA. Mė vonė, mbase, do tė mėsohemi vetėm me “Paqe tė Ftohtė”. Ēdo gjė do tė ndahet paqėsisht, por midis mė tė fortėve. Evropa e ka kuptuar e para realitetin e pritshėm me “aleancėn fluide” Kinė-SHBA. E gjendur nė mes, Evropa po nxiton e ēoroditur tė grupohet e tė kundėrshtojė. Nė historinė evropiane rrallė mbahet mend tė jenė bėrė bashkė tre tė mėdhenjtė e kontinentit plak. Sadam Huseini, ashtu siē bėri bashkė gjithė fuqitė botėrore nė ‘90-ėn, edhe kėtė radhė, me sa duket, s’po del pa gjė ...


    "Shekulli"
    *MBA nė Menaxhment Ndėrkombėtar, SHBA
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Revolucioni i heshtur

    I ndihur nga kriza Sars, siluron disa nga udheheqesit kundershtare. Nderkohe qe pas manifestimeve ne Hong Kong, fillon te skicoje nje stil udheheqes "perendimor". Synimi i Hu Jintaos eshte administrimi me zgjuarsi dhe kujdes i ndryshimeve qe po perjeton Kina. Per te shmangur ne kete menyre gabimet e Mihail Gorbacovit.

    Nga Laura Collura

    Nese Hong Kongu mund te quhet cernobili i Kines, Hu Jintao eshte Mihail Gorbacovi i saj. Ishte pikerisht ish kolonia britanike vendi ku u shfaqen per here te pare kriza e Sars-it dhe protestat pro demokratike te ketyre javeve te fundit, pra dy ngjarje te cilat, ne teresine e tyre perfaqesojne nje prove politike jashtezakonisht te rendesishme per Kinen, por me ne vecanti per presidentin e saj te ri, gjashtedhjetevjecarin Hu. Ashtu si Gorbacovi ne vitin 1985, edhe Huja ne mars te ketij viti mori frenat ne krye te Byrose Politike, duke terhequr pas vehtes namin e nje burokrati te qendrueshem dhe te kujdesshem, me disa ambicje te moderuara reformiste, por gjithesesi te pranueshme si per parine plake, ashtu edhe per te rinjte e rritur gjate revolucionit kulturor dhe te pjekur ne eren e hapjes ndaj ekonomise se tregut. Pervec kesaj, ashtu si katastrofa berthamore e detyroi Gorbacovin qe te pershpejtonte planet dhe te niste ristrukturimin, edhe e ftohura atipike dhe manifestimet kunder qeverise e shtyne Hune qe te perzgjedhe nje qendrim te ndryshem nga ai qe parashikohet ne protokollin politik te Pekinit. Pas nje fillim-heshtje ne lidhje me Sarsin, Kina i ofroi botes te falurat e saj per faktin e nenvleftesimit te krizes, se bashku me shfaqjen e shenjave te pendimit, tek beri te ditur te gjitha te dhenat ne lidhje me semundjen. Por edhe ndaj manifestuesve ne Hong Kong, si Huja ashtu edhe kryeministri Ven Jinbao, mbajten nje qendrim model neutraliteti, duke u mjaftuar vetem me dergimin ne ishull te nje grupi vezhguesish dhe duke anashkaluar dhenien publike te mendimeve te tyre.

    Ne kohen e tij, hapja ndaj botes i kushtoi shtrenjte Gorbacovit, kjo pasi duke u gjendur ne krye te nje sistemi te mykur, udheheqesi sovjetik e humbi kontrollin e gjendjes, ai u shkarkua dhe vendi per pasoje ra pre e kaosit. Shume mbeshtetes te regjimit te vjeter i tremben perseritjes se historise, nderkohe qe vezhguesit e huaj shprehen se ky sistem nuk ka gjasa te shembet lehte. "Gjate renies se regjimit sovjetik, udheheqja kineze mbante shenim te gjitha hapat e gabuara qe hodhi Moska" shprehet Piter Stein, zevendesdrejtor i Asian Wall Street Journal dhe specialist i ceshtjes kineze: "Eshte jashte cdo dyshimi se askush ne Pekin nuk desheron te perserise te njejtat gabime, kjo pasi ata nuk duan qe te humbin kontrollin mbi gjendjen e krijuar".

    Hu i ka te gjitha arsyet qe te jete me i qete se Gorbacovi. Kina tashme eshte mesuar me administrimin e ndryshimeve, ashtu ne menyre te ngadalte, sipas nje metode graduale te krijuar dhjete vjet me pare, pikerisht per te shmangur rrokullimat e tipit sovjetik. Ne ndryshim nga udheheqja e prapambetur moskovite e viteve '80, pas krizes se Tienanmenit te vitit 1989, shefat e Pekinit ndermoren nje sere reformash, te cilat bene qe regjimi te realizoje pilotimin, ne vend te pesimit, si dhe t'i hape dyert ekonomise se tregut. Por gjithnje nga pozita sunduese. Ne saje te reformave ekonomike, nje pjese e madhe e 1.3 miliarde kinezeve filloje qe te shijoje te mirat e shoqerise se konsumit. Por jo te gjithe: nderkohe qe banoret e qendrave qytetese pasuroheshin, fshataret dhe punetoret e provincave vdisnin nga uria dhe vuanin pasojat e papunesise kronike.

    Gjate koheve te fundit, pakenaqesia ndaj gjendjes se krijuar arriti ne nje pike te tille sa shkaktoi protesta ne pjese te ndryshme te vendit: ne Shangai shperthyen nje sere manifestimesh te pronareve te vegjel te pasurive te paluejtshme te demtuar nga kriza, nderkohe qe ne qytetin e Huludaos, ne verilindje te vendit, mijera punetore te papune u perleshen me policine. Nga ana tjeter, edhe grupe fshataresh u organizuan ne protesta ne zona te ndryshme te vendit. Por megjithe gjendjen e krijuar, Pekini nuk i shtypi revoltat, perkundrazi, ai autorizoi funksionaret vendore qe t'i plotesonin, te pakten pjeserisht, kerkesat e manifestuesve. Kjo pasi Huja, per dhjete vjet me rradhe ne krye te shkolles se partise, ka qene gjithnje nje perkrahes i hapur i ketyre vendimeve.

    Ne Hong Kong, gjendja pervijohet edhe me shperthyese. Megjithese politika nuk ka perbere asnjehere parapelqimin e hongkongezeve, nuk ka dyshim se asnjeri prej tyre nuk desheron t'i lejoje vehtes nenshtrimin ndaj kinezeve, ose ne rastin me te keq, te humbase para per faj te tyre. Ajo qe shkaktoi zemerimin e qytetareve te Hong Kongut, i cili duhet pranuar se eshte rritur ndjeshem gjate ketyre dy viteve te fundit te krizes ne tregun e pasurive te paluejtshme dhe gjate tre muajve te terrorit Sars, ishte vendosmeria e guvernatorit Tung-Ci-Hua (I emeruar nga Pekini) per te miratuar brenda dates 9 korrik te ashtequajturin Neni 23, nje projektligj ky i cili parashikon denime te renda per krime te tilla si rebelimi, veprimtaria armiqesore, prirjet shkeputese apo tradhetia e larte. Teksti normativ, i hartuar nga Pekini qekur Hong Kongu iu kthye Kines ne vitin 1997, eshte aq i paqarte sa, sipas zerit te analisteve, do te ishte e mjaftueshme gjetja e dikujt me nje gazete te huaj, e cila te perfshinte ne rreshtat e saj kritika ndaj qeverise, qe ky dikush te arrestohej. Pra, ligji i jep regjimit mundesine qe te neperkembe lirine e shtypit dhe te fjales ne ish kolonine britanike. Megjithe kerkesat e vazhdueshme nga ana e shoqatave ligjore, me synim zbutjen e permbajtjes se ketij ligji, ne fund te muajit qershor Ministria e Sigurimit, e urryera Rexhina Ip, beri te ditur se parlamenti vendor kishte parashikuar miratimin e projektligjit brenda dates 9 korrik. Perfundimi: tre manifestime ne shesh, i pari me pjesemarrjen e 500 mije veteve, i dyti 50 mije dhe i treti 20 mije, e detyruan Ipin qe te jape doreheqjen. Po ate dite, me 16 korrik, dha doreheqjen edhe ministri i Financave Entoni Leng, i kryqezuar ne shtyllen e turpit se kishte blere nje Lexus, gjashte jave perpara se te dyfishonte taksat per veturat luksoze.

    Per te njejten gjendje, plakushi ish president Jian Zemin do te kishte perdorur forcen. Nderkohe, Pekini i ri hesht. E vetmja levizje e Huse dhe e kryeministrit Ven ishte dergimi ne ish kolonine britanike i nje skuadre vezhguesish te ngarkuar me detyren e analizes se gjendjes ne vend. "Vete neutraliteti i Pekinit perben nje fakt kuptimplote" shprehet Margaret Ng, anetare e pavarur e asamblese ligjvenese, e njohur per kritikat e saj ndaj qeverise Tung. "Fakti qe udheheqesit e rinj po perpiqen te kuptojne ate qe po ndodh realisht ketu, eshte vertet nje shenje e mire".

    Sipas Ngse, edhe nga pikepamja e imazhit, Huja dhe Veni te lene pershtypjen se parapelqejne ndermarrjen e nje rruge te pashkelur, ate te krijimit te karizmes vetjake si dhe te kushtimit te vemendjes ndaj nevojave te popullsise: pra duan te behen terheqes per masat, element ky per te cilin nje udheheqes si Jian nuk eshte shqetesuar aspak dhe kurre. "Te pakten ne siperfaqe, Hu dhe Ven kane nje stil te hapur, me njerezor" shprehet Ngia. "Sjellja e tyre te kujton udheheqesit moderne dhe kjo eshte pa as me te voglin dyshim nje shenje e mire. Mbetet te shohim reagimin e tyre ndaj Nenit 23, pasi ai perben proven e vertete te zjarrit".

    Por rruga e risise ndesh edhe te perpjeta: paria e vjeter, e cila kontrollon ende miliona funksionare vendore si dhe pikat kyce te sistemit, nuk eshte ne kahun e ndryshimeve. Sfida e hapur eshte e veshtire, mjaft te kujtosh ketu se Jian eshte ende shefi i ushtrise dhe kundershtar i metodave te Huse, i cili per te arritur ne maje ka ditur te levize me shkathtesi dhe kujdes ne gjirin e partise per vite me rradhe. Por ja qe tani duhet te perdore edhe dhelperine.

    Gjate perjetimit te periudhes Sars, Hu vuri ne shenjester trajtimin e nje ceshtje te rendesishme: pas muajsh te tere fshehje te epidemise nga ana e Pekinit, i sapoardhuri ne pushtet, zgjodhi ne menyre krejt te papritur rrugen e sinqeritetit. Ai beri te ditur te dhenat reale, nderkohe qe shkarkoi ministrin e Shendetesise dhe kryetarin e Bashkise se Pekinit, te dy te njohur si njerez te Jianit. Me pas, sipas stilit te perkryer te udheheqesve te shekullit te XXI, ai vizitoi Guangdongun, provincen me te prekur nga semundja. Nga ana tjeter, Ven vizitoi Amoi Gardens, ne zonen e Hong Kongut ku kishte rreth 300 vete te prekur nga Sarsi, nje vend ky ne te cilin as Tungu nuk kishte patur kurajon te shkonte. Taktika e Huse dhe Venit ne luften kunder pleqesise, mesa duket eshte mbeshtetja ne popull duke u shfaqur si lajmetare te modernizmit.

    Por ja qe ata, te cilet deri dje zoteronin pultin e komandes, ende nuk kane nder mend te hiqen menjane aq lehte. Ne Hong Kong, per shembull, ndarjet mes mbeshtetesve te Pekinit te vjeter dhe te atij te ri, jane pervijuar qartazi, shpjegon Majkell Devis, profesor i se drejtes dhe i shkencave politike ne universitetin e Hong Kongut. "Politikanet proPekinit rrezikojne te bien pre e paqartesise politike" thote ai. "Nga njera ane, China Daily, gazeta ne gjuhen angleze e regjimit, i cileson demostruesit si "kryengrites"; nderkohe qe nga ana tjeter, ka nga ata qe kerkojne doreheqjen e Tungut, por edhe te tjere qe flasin per demokracine". Por ja qe demokracia, nuk fle pas dere. "Megjithe qendrimet qe i karakterizojne si udheheqes moderne, gjithesesi Huja dhe Veni erdhen ne pushtet duke kaluar neper rangjet politike te partise" vazhdon Dejvis. Dhe partia predikon se vlera me e larte qe duhet te pershkoje nje politikan eshte ruajtja e pushtetit, qofte e atij vete, qofte e partise se tij: pra, asnje udheheqes komunist nuk do i hape rrugen demokracise, te pakten ne menyre spontane.

    Arma e Huse, mbeshtetja popullore, perben gjithesesi nje thike me dy presa: nga njera ane, presidenti mund ta perdore ate per te forcuar pushtetin e tij. Por nga ana tjeter, ajo rrezikon te krijoje nje precedent te rrezikshem, duke lene te nenkuptohet se edhe ne Kine ai qe qeveris duhet t'i bindet patjeter vullnetit popullor. Pra, duke e trajtuar problemin nga ky kendveshtrim mund te themi me plot gojen se Huja dhe Veni po luajne me zjarrin.

    Te gjithe ne shesh kunder ligjit lirishkeles

    1 korrik 1997 Mbreteria e Bashkuar i dorezon Kines Hong Kongun. Pekini emeron si guvernator te ish kolonise ish-armetarin Tung ci-Hua.

    1998 Pekini miraton Kushtetuten e Hong Kongut te mbeshtetur ne parullen "nje vend, dy sisteme".

    2002 Hu Jintao pason ne postin udheheqes presidentin Jian Zemin.

    Mars 2003 Hu behet zyrtarisht kryetar i Byrose Politike dhe president i Kines.

    Mars 2003 Ne Hong Kong shperthen epidemia Sars.

    Qershor 2003 Tung ben te ditur se brenda dates 9 korrik parlamenti i Hong Kongut do te miratoje Nenin 23, nje ligj ky kunder rebelimeve, i cilesuar nga ana e shume qytetareve si lirivrases.

    5 korrik 2003 Ne gjashtevjetorin e dorezimit te Hong Kongut Kines, 500 mije vete manifestuan ne shesh kunder Nenit 23.

    5 korrik 2003 Tung pranon rishikimin ne kahun zbutes te permbajtjes se ligjit.

    7 korrik 2003 Ne oren 2 te nates, Tung ben te ditur pezullimin e votimit te Nenit 23.

    9 korrik 2003 50 mije vete manifestojne kunder Tungut perpara selise se qeverise.

    13 korrik 2003 20 mije vete marrin pjese ne nje proteste kunder Tungut ne qender te qytetit.

    16 korrik 2003 Japin doreheqjen ministri i Sigurimit, Rexhina Ip dhe ai i Financave Entoni Leung.

    17 korrik 2003 Dy dite para se te shkoje ne Pekin per bisedime, Tung u premton banoreve te Hong Kongut se do te tregohet "me i kuptueshem dhe me i sinqerte".
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne lidhje me politiken e SHBA ndaj Kines

    Prioriteti kryesor i politikes se jashtme amerikane karshi Kines eshte hapja e Kines me boten. Keto 2 dekadat e fundit, SHBA ka mundur qe te krijoje nje klime te tille politike midis dy vendeve, ku maredheniet ekonomike te eklipsojne te gjitha problemet e tjera qofshin keto ideologjike, te drejtat e njeriut apo roli i Kines ne maredheniet nderkombetare. Kjo eshte ajo qe autori me lart e quan "heshtje" e Kines.

    Arritja kryesore e politikes se jashtme amerikane ne Kine eshte krijimi i nje shtrese te mesme kapitaliste ne Kine. Kina sot eshte vendi ku korporatat amerikane kane dislokuar bizneset e tyre te prodhimit ne mase, duke shfrytezuar koston e ulet te fuqise punetore dhe kulturen e punes se popullit kinez. Kina ende mbetet nje vend komunist, me nje rregjim komunist, por ne te njejten kohe rregjimi komunist e ka pranuar faktin se duhet te ndryshoje dhe ndryshimin pozitiv Kina deri me sot e ka arritur vetem ne planin ekonomik. Nga nje shtet gjigand i izoluar nga bota e qyteteruar, sot Kina eshte vatra me e madhe kapitaliste ne bote ku investitore te medhenj e te vegjel investojne nga e gjithe bota.

    Plani i SHBA eshte demokratizimi i Kines nga brenda me nje stimulim te vogel nga jashte. Vete fakti qe SHBA nuk e etiketon Kinen si armike por si partnere dhe nuk zgjedh ta izoloje ate, eshte stimulim i mjaftueshem per popullin kinez per te vjedhur nga SHBA ato liri dhe ato vlera qe sot ne Kine jane te ndaluara.

    Kina vazhdon te jete nje vend komunist ku e drejta e tubimit apo inisiativat politike jane te ndaluara. Kina gjithashtu eshte nje nga vendet ku te drejtat e njeriut nuk respektohen dhe ka patur reagime te ashpera nga komuniteti nderkombetar ne lidhje me persekuptimin e disidenteve apo klerikeve te besimeve te ndryshme.

    Kina nuk eshte nje superfuqi dhe asnjehere nuk ka per te qene e tille. Shume njerez madheshtine e Kines e shikojne tek popullata qe perben 1/4 e popullsise boterore, apo tek siperfaqja qe ajo ze ne kontinentin aziatik. Ne fakt, keto perbejne dobesine kryesore te Kines. Kina me shume se destabilitetit te jashtem, i ruhet atij te brendshem.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ymer Minxhozi tregon per Kinen

    Intervista

    Mendimet e publicistit tė njohur, qė e ka vizituar gjigandin e Azisė nė dy periudha tė ndryshme kohore dhe libri i tij, “Kina, sfida e shekullit”


    Ymer Minxhozi: Ju tregoj lulėzimin ekonomik dhe ndryshimet e Kinės

    Luan Kondi

    Ymer Minxhozi, autor i shumė librave publicistikė dhe letrarė, botoi para pak kohėsh lib.rin me titull “Kina, sfida e shekullit”, i cili ėshtė pritur me interes nga lexuesit dhe media. Ėshtė i njohur fakti qė Minxhozi ka qenė korrespondent i “Zėrit tė Popullit” nė Pekin nė vitet 1964-1965, ndėrsa libri i fundit ėshtė rezultat i vizitės sė dytė nė Kinė, pas afro 37 vjetėsh.

    Siē dihet, pėr afro 30 vjet, nė Shqipėri nuk ėshtė botuar asnjė shkrim pak a shumė serioz me tė dhėna mbi zhvillimet e Kinės, vendit mė tė madh tė Botės, me tė cilin dikur kemi patur marrėdhėnie tė ngushta miqėsore. Kėto marrėdhėnie u prishėn nė mėnyrė dramatike e tė njėanshme nga ana e Enver Hoxhės, me akuzėn se Kina kishte hyrė nė bisedime me SHBA. I kėrkuam publicistit Minxhozi qė t’iu pėrgjigjet disa pyetjeve qė lidhen me librin e tij, si edhe vlerėsimin e marrėdhėnieve kino-shqiptare nė ditėt tona. Nė intervistėn e tij ekskluzive pėr gazetėn “Panorama”, ai shpjegon arsyet se pse e ka titulluar librin “Kina, sfida e shekullit”, por edhe nėse ėshtė apo jo njė shtet komunist. Mė tej, Minxhozi flet pėr karakteristikat e socializmit kinez dhe vetėreformimin e Partisė Komuniste atje. Kush janė ritmet e zhvillimit tė Kinės dhe ku qėndron problemi aktual nė marrėdhėniet mes dy vendeve tona. Si priten shqiptarėt nė vendin e largėt dhe sa njihet ekonomia shqiptare atje. Pėr tė mėsuar pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve, dhe tė tjerave akoma mė interesante, lexoni nė vijim intervistėn e Ymer Minxhozit.

    E titulluat librin tuaj “Kina, sfida e shekullit”. Pse zgjodhėt pikėrisht fjalėn “sfidė”?
    Fjalėn “sfidė”, unė e pėrdor nė kuptimin e njė gare paqėsore nė ballafaqimin me detyrat dhe perspektivat e shekullit tė ri dhe jo si njė kėrcėnim. Qė prej 25 jetėsh radhazi, Kina ka arritur ritmet mė tė larta tė zhvillimit nė tė gjithė botėn dhe, me sa duket, ky ritėm do tė vazhdojė tė ruhet. Mjafton tė themi qė nė vitin e kaluar rritja ekonomike e Kinės ishte 9.9 pėr qind, ndėrsa investimet e huaja, po brenda atij viti, ishin 53 miliardė dollarė. Ky zhvillim i jashtėzakonshėm tregon se Kina i ngjan asaj makinės qė punon me regjim tė plotė. Kėto ritme kanė rėndėsi jo vetėm pėr popullin kinez, por pėr gjithė njerėzimin, sepse zhvillimi i vrullshėm ekonomik e shoqėror i njė kombi tė madh, si Kina, qė pėrbėn afro njė tė katėrtėn e njerėzimit, ėshtė edhe nė favor tė stabilitetit global. Kush e ka lexuar librin, ka parė se Kina e sotme ecėn me shpejtėsinė e “kalit fluturues” dhe atė ēka tė tjerėt mund ta kenė realizuar nė 40 apo 50 vjet, Kina e arrin nė dhjetė vjet. Prandaj kam pėrdorur edhe fjalėn “Sfida e shekullit”. Madje, kėtė nuk e kam shpikur unė. Njerėz shumė tė shquar tė politikės botėrore tashmė e thonė troē se “shekulli i 21 do tė jetė shekulli i Kinės”.

    A ėshtė Kina njė vend komunist?
    Po. Kina udhėhiqet nga Partia Komuniste, e cila ishte dhe ėshtė iniciatore dhe udhėheqėse e reformės ekonomike dhe e hapjes ndaj botės. Ato reforma, qė u shpallėn nė fund tė vitit 1978, ishin kėrkesat e diktuara nga jeta dhe Partia Komuniste, diti t’i kuptojė kėrkesat e kohės. Prandaj, reforma u hartua dhe u drejtua nga lart, nga vetė partia dhe qeveria. Mendoj se kėtu qėndron edhe suksesi i madh i reformės. Drejtimi i punėve nuk iu la njeriut tė rrugės dhe kėshtu u mėnjanua kaosi dhe shkatėrrimi. Partia Komuniste dha orientimin se “me reformėn nuk mund tė luhet, sepse ajo ka tė bėjė me fatet e mbarė kombit”. Nga dokumentet e partisė u hoq teza e luftės sė klasave dhe u bė rehabilitimi i tė gjithė atyre qė ishin dėnuar dikur pėr “pikėpamje borgjeze”. Partia Komuniste kineze sot drejton nė njė mėnyrė krejt tė re, ajo ėshtė duke ecur nė njė rrugė tė pashkelur dhe tė paprovuar ndonjėherė nga partitė komuniste qė kanė patur nė dorė pushtetin. Ajo ka shtruar pėr zgjidhje njė numėr tezash tė panjohura mė parė nė fushėn ekonomike dhe sociale. Kėto teza tė formuluar nga Ten Hsiao Pin pėrbėjnė sot ideologjinė drejtuese tė PKK dhe kanė marrė emrin e autorit tė tyre. Ato janė: “Socializėm me karakteristikė kineze”, “Ndėrtimi i shoqėrisė mesatarisht tė kamur”, “Ekonomia socialiste e tregut” dhe “Njė vend, dy sisteme”.

    Cialt janė karakteristikat e socializmit kinez?
    Socializmi me karakteristikė kineze ėshtė njė formulė elastike, e ēliruar nga vargonjtė e pėrfytyrimeve, e metodave e strukturave tė ngurosura, ai bazohet nė pragmatizmin kinez dhe specifikėn kulturore–historike tė njė populli me histori qeverisjeje shumėshekullore, me tradita tė njė shoqėrie mė shumė kompakte e kolektive sesa individuale. Pėr kėto arsye, Kina nuk duhet tė matet me metrat tradicionalė tė shoqėrive tė sotme.

    Nė procesin e madh tė zhvillimit e transformimit, vetėreformohet edhe Partia Komuniste. Nė programin e saj, tashmė gjejnė vetveten tė gjitha shtresat e shoqėrisė kineze. Vetėreformimi pasqyrohet nė statutin e partisė, nė programin e saj, nė filozofinė dhe nė pėrbėrjen e radhėve tė anėtarėsisė. PKK pranon nė radhėt e veta pėrfaqėsues nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Nė parti tashmė mund tė futen edhe kapitalistė tė rinj, kusht qė ata t’i venė njohuritė e tyre nė shėrbim tė kombit. Ėshtė liberalizuar koncepti mbi pasurinė, partia inkurajon dhe mbron tė ardhurat e ligjshme tė gjithsecilit.

    Si shpjegoni reformėn nė Partinė Komuniste kineze?
    PKK ka vėnė tashmė nė zbatim edhe afatet e qėndrimit nė postet mė tė larta, duke hequr dorė nga “udhėheqėsit e pėrjetshėm”, ēka ne nė Shqipėri, megjithė 13 vjet pluralizėm, ende nuk po e arrijmė dot.

    Si ėshtė e mundur qė pluralizmi i gjerė ekonomik, nuk ka gjetur trajtim tė tillė edhe nė aspektin politik?
    Siē e thashė edhe mė lart, kinezėt mbajnė parasysh veēoritė e vendit tė tyre. Ashtu si edhe nė shumė drejtime tė tjera tė zhvillimit tė saj, edhe nė ēėshtjet e pluralizmit politik, Kina ka veēoritė e veta dhe nuk mund tė kopjojė modelet e tė tjerėve. Nga pėrvoja ime nė vėzhgimin e ēėshtjeve kineze, ky nuk ėshtė nje slogan i thatė ideologjik, por ka tė bėjė me realitetin e prekshėm kinez. Filozofia konfuciane e lulėzimit tė njėqind luleve dhe konkurrimit tė njėqind shkollave, filozofia e debatit tė lirė dhe e konkurrimit, ka gjetur zbatim thuajse nė tė gjitha periudhat e historisė kineze, shumė kohė pėrpara se komunizmi tė vinte nė pushtet. Kjo filozofi, aq mė tepėr gjen zbatim sot, kur Kina ėshtė i vetmi vend nė botė, ku konkurrojnė dhe bashkėjetojnė dy sisteme – sistemi socialist dhe ai kapitalist. Me tregun ballafaqohet si ndėrmarrja shtetėrore, ashtu edhe ajo private, si ndėrmarrja me pronar kinez, ashtu edhe ajo me kapital tė huaj. Nė territorin kinez zhvillojnė veprimtarinė e tyre si bankat e Hong Kongut ashtu edhe tė Makaos, si edhe ato shtetėrore tė Shangait e tė Pekinit. Dua tė shtoj kėtu se asnjėherė kinezėt nuk kanė jetuar kaq mirė dhe kaq tė lirshėm sa sot. Kėtė e konstaton ēdo vizitor qė shkon atje pa paragjykime.

    Ėshtė kompakte politika kineze?
    Kina sot shquhet pėr kompaktėsinė politike dhe kėtė stabilitet ajo e konsideron si gjėnė mė tė shtrenjtė e tė domosdoshme pėr pėrparimin e gjithanshėm tė vendit. Sido qė tė jetė, unė mendoj se mė mirė se vetė kinezėt, askush nuk e di se ēfarė i duhet dhe ēfarė nuk i duhet kėtij vendi tė madh nė kėtė shekull tė shkencės e teknikės.

    Duket sikur jeni kundėr partive…
    Kėsaj pyetjeje dua t’i pėrgjigjem me pak humor. Sa mė pėrket mua personalisht, unė jam gati t’i jap nja 30 apo 40 parti, nė shkėmbim tė njė TEC-i, qė jep dritė elektrike.

    Si priten shqiptarėt nė Kinė dhe cili ėshtė mendimi juaj pėr marrėdhėniet aktuale midis dy vendeve?
    Shqiptarėt priten shumė mirė nga kinezėt dhe ata sillen me ne sikur s’ka ndodhur asgjė e keqe nė marrėdhėniet tona. Sidomos brezi i mesėm e lart tė presin e tė flasin me shumė dashamirėsi dhe duken tė gatshėm pėr bashkėpunim. Kjo vjen sepse nė Kinė asnjėherė nuk ėshtė bėrė ndonjė propagandė kundėr Shqipėrisė. Edhe nė vitet mė tė kėqija tė qėndrimeve tona ndaj Kinės, atje ka vazhduar pėrkthimi i letėrsisė shqipe, ka vazhduar shfaqja e filmave shqiptarė. Nė kėtė drejtim, topi mbeti gjithmonė nė “gjysmėfushėn” tonė. Prishja e marrėdhėnieve me Kinėn, pikėrisht atėherė kur duhej t’i kishim forcuar ato, pikėrisht atėherė kur duhej tė kishim mėsuar diēka nga eksperienca e kinezėve nė fushėn e reformave, ka qenė njė gafė qė e paguam rėndė. Ju mė pyesni se ēfarė mund tė bėhet sot pėr zgjerimin e marrėdhėnieve shqiptaro-kineze. Sigurisht mund tė bėhet shumė, por nė kushte krejt tė tjera. Duhet ta harrojmė periudhėn e viteve “tė arta” “60-“70, kur shkonim nė Pekin me lista tė gjata investimesh ekonomike dhe kinezėt plotėsonin ēdo kėrkesė tonėn. Tani mes dy vendeve ekziston marrėdhėnia me interes reciprok. Sa i pėrket kinezėve, dėshira e tyre nuk mungon, por nga ana jonė kjo dėshirė duket tepėr e vakėt. Qofsha i gabuar, por mė duket se politika jonė vuan ende nga fobi ideologjike, tė cilat nė kushtet e sotme tingėllojnė mė pak se naive.

    Sa e njohin kinezėt ekonominė shqiptare?
    Kinezėt e njohin shumė mirė ekonominė shqiptare, sepse ata janė autorė e sponsorė tė tė gjitha objekteve industriale qė u ndėrtuan nė Shqipėri gjatė 15 vjetėve. Kjo ėshtė njė premisė qė i bėn tė mundshme marrėveshjet pėr ndihmė nga ana e Kinės, nė rigjenerimin e disa sektorėve tashmė tė vdekur tė ekonomisė tonė. Veē kėsaj, mua mė duket se pėrvoja kineze nė ēuarjen pėrpara tė reformave, do tė ishte mjaft e dobishme pėr ne edhe sot. Nė Kinė, ndėrmarrjet qė drejtohen nga shteti konkurrojnė me sukses jo vetėm me ndėrmarrjet private vendase, por edhe me ato qė janė tė pėrbashkėta me kapital tė huaj.

    Ku qėndron problemi i marrėdhėnieve kino-shqiptare?
    Njė tjetėr kapitull problematik i marrėdhėnieve dypalėshe, ėshtė ai i investimeve kineze ne ekonominė e sotme shqiptare. Jo shumė kohė mė parė, dy vendet tona diskutuan dhe konkluduan kryerjen e njė investimi nė ndėrtimin e njė hidrocentrali nė Veri tė Shqipėrisė. Bėhej fjalė pėr rreth 140 milionė dollarė, ose pėr investimin mė tė madh nė ekonominė tonė qė nga rėnia e komunizmit dhe pėr investimin mė tė madh kinez nė Evropė gjatė viteve tė fundit. Ende edhe sot nuk dihet se pėrse kjo kredi nuk u pranua asnjėherė, por informacione tė ndryshme thonė se qeveria jonė e braktisi pistėn e hidrocentralit tė Bushatit pa dhėnė shpjegime tė qarta pėr palėn kineze dhe duke mbyllur kėshtu derėn pėr investime tė tjera nė tė ardhmen. Kjo ndodh nė njė kohė kur ne shtrijmė dorėn ndaj kujtdo qė mund tė nxjerrė njė dollar nga xhepi. Udhėheqės tė lartė tė Evropės dhe SHBA shkojnė nė Kinė pa asnjė hezitim dhe kapitalet e tyre investohen atje me miliarda, sepse kėshtu ua do interesi i tyre kombėtar. Kush na ndalon qė edhe ne tė shohim interesat tona kombėtare? Pse duhet tė vazhdojmė tė sillemi ne demokratėt e sotėm me Kinėn, ashtu siē sillej 30 vjet mė parė Enver Hoxha?!



    Libri i Minxhozit nė vlerėsimin e Ditėro Agollit

    “Nga Ymer Minxhozi, ky autor i njohur prej kohėsh nė fushėn e letėrsisė dhe i shquar nė atė tė publicistikės, pritej njė libėr pėr Kinėn e sotme ose mė mirė pėr Kinėn moderne…. Thashė pritej njė libėr, pasi Ymer Minxhozi, duke qenė nė Kinė nė vitet “60-tė tė shekullit tė kaluar, si korrespodenti i “Zėri i Popullit”, shkoi atje pėrsėri pas 37 vjetėve, nė hyrje tė kėtij qindvjeēari dhe mijėvjeēari tė ri. Njė dėshmitar i dy kohėrave , jo dėshmitar me ēantė turisti, por dėshmitar me fletore publicisti, na flet pėr hapat e gjigandit kinez me gjuhėn e shkathėt dhe bindėse tė njė njeriu tė ditur nga pėrvoja dhe nga librat. Ndaj duke shfletuar me kėrshėri libin e tij “Kina, sfida e shekullit”, ne besojmė, kemi apo s“kemi qenė nė Kinė, pasi faktet dhe mendimet e tij pėrputhen me ato tė shumė mendimtarėve tė huaj, qofshin kėta objektivė apo tė politizuar. Po ē“ėshtė ky libėr? Nė radhė tė parė, ai flet pėr ecjen e Kinės nė ekonomi, duke i ēuditur edhe mė indiferentėt, madje edhe skeptikėt dhe nihilistėt. Autori vėren se Kina ėshtė vendi qė po zhvillohet mė shpejt nė mbarė globin, duke theksuar se ritmet e rritjes vjetore tė prodhimit tė pėrgjithshėm kombėtar pėr njėēerek shekulli tė tėrė, nuk kanė zbritur asnjėherė nėn 9 pėr qind. Ē“mund tė thuash, kur Kina, nė fillim tė kėtij shekulli, zė vendin e parė nė Botė nė prodhimin e drithrave, qymyrit, hekurit, ēeliqeve, ēimentos, plehrave kimike, aparateve televizive, telefonave celularė, konfeksioneve, pambukut e me radhė?…. Ymer Minxhozi, pėr tė treguar burimin dhe vėrtetėsinė e faktit, mendon mbi tė. Ai i mbėshtet kėto fakte, qė tregojnė pėrparim, mbi idenė themelore tė reformės sė re kineze tė nisur nga Ten Hsiao Pini, ky tru elektronik qė lėvizi gjigandin, por i pjellė nga gjigandi. Libri “Kina, sfida e shekullit” ėshtė i rėndėsishėm dhe i vlefshėm jo vetėm pėr informacionin e pasur pėr ecjen e Kinės moderne, por edhe pėr mesazhin qė u jep qytetarėve, politikanėve dhe drejtuesve tė vendit tonė pėr njė bashkėpunim mė tė ngushtė me kėtė kolos, qė hapat e tij drejt progresit po ēuditin Evropėn dhe Amerikėn bashkė. Jo mė kot, Bill Klinton thotė: “Nė rast se ekonomia e Kinės vazhdon tė rritet me trajektoren e tanishme, ajo do tė jetė mė e madhja e botės nė shekullin e XXI”. Por drejtuesit tanė nuk e pranojnė kėtė mendim, pasi janė mė tė mėdhenj se presidentėt amerikanė, natyrisht duke shaluar malet!

    -----gaz panorama------

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  3. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  4. Fjala e Berishes
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •