Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Të konvertuar të shekullit të ri

    Të konvertuar të shekullit të ri
    04/05/2011 19:30

    http://www.top-channel.tv/artikull.p...0345&ref=onews

    Të konvertuar të shekullit të ri
    Besimi është çështje personale, në botën e qytetëruar, pjesë e së cilës është bërë edhe Shqipëria, ku gjithësecili mund të bëjë zgjedhjen e vet.

    Dikur një vend me besim të refuzuar, sot i lirë në mendim dhe fe, besimi shikohet si orientim i shpirtit për të shpëtuar “trupin” nga mëkati, në mungesë të fuqisë për të shëruar vetveten. Në këtë kontekst, pagëzimi në fenë e krishterë dhe konvertimi në besimin islam është një fenomen i zakonshëm. Pa mundur të sigurojmë statistika se si ka ecur kjo dukuri, rastet janë ato që na bëjnë të mendojmë se çfarë i shtyn njerëzit të ndryshojnë fe.

    Është figurë e njohur për publikun shqiptar. Quhet Rudina Dombacaj, një vajzë e rritur me frymë myslimane, por në fëmijërinë e hershme të saj, frekuentonte objektet katolike, një lojë fëmijësh që e shtyu më pas të mendonte më gjatë për përkatësinë e fesë së saj.

    “Kur isha e vogël shkoja me shokët dhe shoqet e lagjes në kishë dhe babi, për të marrë si të thuash një bekim nga gjyshja ime, i tha ‘Rudina shkon në kishë, a ta lejoj’, duke qenë se gjyshja ishte shumë besimtare dhe ajo tha ‘nuk ka problem, vetëm të besoj diku’”, tregon Rudina.

    E papenguar nga njerëzit e saj, me orentimin e ri për “frymën e shenjtë”, Rudina vendosi të pagëzohej, një proçes, që në filozofinë e saj prej katolikeje, simbolizon larje dhe pastrim. Emri i dytë, ai i krishteri, Elizabetë, me këtë emër e njohin shumë pak, të fundit ishin ne të “Pasdites në Top Channel”.

    “Nga mosha 19 vjeç vendosa që t’i çojë këto rite deri në fund dhe të pagëzohem katolike. Për këtë sërish i kërkova leje prindërve të mi. Babi ishte absolutisht i gatshëm, gjithashtu mund të pagëzohesh dhe ne do të jemi të pranishëm dhe ashtu ndodhi. Nëna ime ishte hera e parë që hynte në kishë, në ditën që unë u pagëzova”, thotë Rudina.

    Pagëzimi është një prej mjeteve të shelbimit, i themeluar nga Krishti, ky proçes në shkrimet e shenjta konsiderohet aq i domosdoshëm, aq sa pa pagëzim nuk ka shelbim. Në rrugën e “studimit” të shkrimeve të shenjta, katolikja e re e kohëve moderne, ka patur dilema dhe pasiguri për zgjedhjen.

    “Kam patur tundime dhe pikepyetje, por i kam kapërcuar ato duke lexuar mbi fenë dhe duke iu lutur Zotit tim që të kem bërë zgjedhjen e duhur. I kapërceva me shumë sukses dhe jam edhe sot shumë e lumtur që jam pjesë e besimit katolik, respektoj jashtëzakonisht shumë edhe besimin mysliman pasi i kam njerëzit e mi që janë të gjithë mysliman”, shprehet Rudina.

    Historiani Dritan Egro, i nisur nga konteksti historik, çështjen e pagëzimit, apo të konvertimit në islam, e shikon si një “prirje personale”, jo si orientim mbarë-shoqëror.

    “Konvertimi fetar është një zgjedhje dhe kjo zgjedhje në një botë të lirë mbetet një zgjedhje e lirë, kështu që jam i bindur se aq sa ka konvertime nga Islami në fetë e tjera, po edhe anasjelltas, pasi kjo është një zgjedhje e një individi në kushte të caktuara, ashtu si çdo zgjedhje tjetër që secili bën në jetën e tij. Nuk duhet konsideruar si një akt anormal”, thotë Dritani.

    Islami është feja e vetme monoteiste, që pranon ekzistencën e komuniteteve jomyslimane, edhe brenda territoreve ku shteti islamik vendos sundimin e vet. Në realitetin e sotëm, prezenca e shumë komuniteteve ortodokse dhe katolike në Ballkan, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, shpjegon këtë fakt, pavarësisht se shtetet përbërëse të tij jetuan 500 vjet me rradhë nën sundimin e një shteti islam.

    Askush s’do ta besonte që Ana Beqo, është rritur në familje ortodokse, me ikonat e kishave dhe vezët e pashkëve. E pagëzuar në Athinë në moshën 10 vjeçare, sot ajo është kthyer në një “myslimane e devotshme” dhe shpeshherë e gjejmë në xhami, duke u lutur. Një ish-studente shumë e mirë e administrim-biznesit, sot i bashkohet komunitetit te saj, duke shoqëruar çdo “misionar”, në çdo cep të tokës.

    “Unë jam rritur në një familje ortodokse dhe konvertimi im ka qenë shumë i natyrshëm. Po shikoja rrethin që më rrethonte, ishin të gjithë myslimanë praktikantë dhe shikoja se çfarë morali kishin, se çfarë paqeje kishin dhe se si këshillonin për mirë. Të ndalonin nga e keqja, këshillonin për durim. Thash këtu duhet të ketë diçka, nuk do jetë aq keq saç thonë”, shprehet Ana.

    Pasi filloi studimin e Kuranit, kuptoi se ju rrit besimi, në etjen e saj për të kuptuar, rizbuloi gjëra nga ajo që Ana e quan “legjislacion” të librit të shenjtë. Aktualisht punon në një nga bankat e kryeqytetit, IT kontrolli, e arsimuar në Qipro, asgjë nuk duket e çuditshme në jetën e saj të re.

    “Një ditë ngrihem dhe them, sot duhet të bëhem myslimane dhe të bëhesh e tillë është shumë e thjeshtë, me lejen e Zotit, mjafton të dëshmosh se Zoti është një. Ajo që më pëlqen më shumë tek kjo fe është se ne i besojmë dhe pranojmë të gjithë librat e Zotit”, tregon Ana.

    Dhe nga ajo ditë kanë kaluar dy vjet, Ana sot mban të veshur ixhabin dhe shaminë, një uniformë që tregon përkatësi, një lloj të veçantë të ushtruari besimi.

    “Kur ka konvertime të tilla brenda familjeve duhet të ketë arsye shumë të forta individi që ta bëj një gjë të tillë dhe në këto raste për të ruajtur ekuilibrat brenda familjes dhe shoqërisë, ajo kthehem në një nga mbrojtësit më të fortë të fesë së re. Kjo sepse do të balancojë rivalitetin shoqëror, apo familjar të sajin. Kjo është një ligjësi që ndodh edhe në krahun tjetër”, thekson Dritani.

    Pavarësisht rasteve të paraqitura, ende nuk janë zbuluar shkaqet e konvertimit të shqiptarëve. Ajo që pritet të shpjegojë fenomenin 500 vjeçar është përgjigja që do t`i jepet pyetjes: A janë shqiptarët fanatikë të një doktrine fetare apo e përdorin faktorin fetar “si një instrument për të siguruar ekzistencën e tyre”?
    "Shoku Mjekesise"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar _Mersin_ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Rudina ne fakt ishte katolike nga e ema, mirepo dhe mbiemrin e ka katolik dombacaj?
    "Shoku Mjekesise"

  4. #3
    Citim Postuar më parë nga _Mersin_ Lexo Postimin
    Rudina ne fakt ishte katolike nga e ema, mirepo dhe mbiemrin e ka katolik dombacaj?
    Gabim, "Doma" edhe "Bacaj" jane mbiemra mysliman synit ne Shqiperine Veriore, zona e Krujes perdor "Doma", ndersa "Bacaj" eshte me shume afer kufirit me Kosoven, natyralisht me levizjet e popullatave jane perhapur kudo keto mbiemra.

    Sa per temen, do doja te thoja cfare rendesia ka ne cilin mik imagjinar beson? Prape imagjinar ngelet apo jo?
    IN INFERIS MELIUS EST REGNARE QUAM IN COELIS SERVIRE

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dr.Qendro për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar më parë nga Dr.Qendro Lexo Postimin
    Sa per temen, do doja te thoja cfare rendesia ka ne cilin mik imagjinar beson? Prape imagjinar ngelet apo jo?
    E po nuk esht njejt si te besosh se Majmuni esht gjyshi yt, pastaj pse nuk e pyesni at ndoshta ja u thot vet meqe i besoni vetem fakteve te gjalla .Majmuni prap Majmun mbetet .
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  7. #5
    Citim Postuar më parë nga _Mersin_ Lexo Postimin
    Të konvertuar të shekullit të ri
    04/05/2011 19:30

    “Konvertimi fetar është një zgjedhje dhe kjo zgjedhje në një botë të lirë mbetet një zgjedhje e lirë, kështu që jam i bindur se aq sa ka konvertime nga Islami në fetë e tjera, po edhe anasjelltas, pasi kjo është një zgjedhje e një individi në kushte të caktuara, ashtu si çdo zgjedhje tjetër që secili bën në jetën e tij. Nuk duhet konsideruar si një akt anormal”, thotë Dritani.
    Une jam dakord me kete Dritanin, c'do njeri eshte i lire te bej zgjedhjet e tija ne jete, pa patur nevoje te nxitet nga dikush. Gjithashtu, fakti qe ka frekuentuar kishen jo doemos e ka nxitur te behet katolike, varet se si e perjeton. Kam nje shoqen time qe ka qene sh e lidhur me kishen gjate periudhes se 8-vjecares e gjimnazit por vazhdon te mbetet myslimane.

    Plus, ti shtron pyetjen nese e ema e kesaj Rudines eshte katolike.... nese e ke lexuar tamam shkrimin thuhej qe e ema hyri per here te pare ne kishe kur e bija beri pagezimin, i bie qe e ema te kete qene katolike vetem me emer.

    Islami është feja e vetme monoteiste, që pranon ekzistencën e komuniteteve jomyslimane, edhe brenda territoreve ku shteti islamik vendos sundimin e vet.
    Sa per kete kam cik dyshime! Te pakten po t'e vesh re se c'a kane shkruar islamistet ne temat e tyre. Nisen duke thene qe jo myslimanet jane armiq, qe duhet ti evitosh etj etj. Personalisht nuk jam e ketij mendimi, por ja qe ka plot qe e mendojne.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #6
    Citim Postuar më parë nga presHeva-Lee Lexo Postimin
    E po nuk esht njejt si te besosh se Majmuni esht gjyshi yt, pastaj pse nuk e pyesni at ndoshta ja u thot vet meqe i besoni vetem fakteve te gjalla .Majmuni prap Majmun mbetet .
    Gjyshin e kam patur njeri, kurse ti e ke patur majmun arab i vetequajtur "mysliman", pra "i nenshtruar ndaj budallallekut".
    IN INFERIS MELIUS EST REGNARE QUAM IN COELIS SERVIRE

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dr.Qendro për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #7
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga presHeva-Lee Lexo Postimin
    E po nuk esht njejt si te besosh se Majmuni esht gjyshi yt, pastaj pse nuk e pyesni at ndoshta ja u thot vet meqe i besoni vetem fakteve te gjalla .Majmuni prap Majmun mbetet .
    Cfare ndryshimesh do te ndodhnin tek ti nese do te besoje ne Majmunin dhe jo ne Allahun??!! A mund te shpjegohesh qarte??!
    Jarigas

  11. #8
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar më parë nga Dr.Qendro Lexo Postimin
    Gjyshin e kam patur njeri, kurse ti e ke patur majmun arab i vetequajtur "mysliman", pra "i nenshtruar ndaj budallallekut".
    Ngadal Dr.Qendro merr frym thell se nuk te kam fyer thash ate qe beson ti jo un .
    Ti quan budallallek ti besosh 1 Zoti un them budallallek esht te besosh se ke prejardhjen nga majmuni, ose dinosauruzi duke dasht te kap ushqimin ne pem ka fillu te flururoj (pritni pas ca vitesh koby brajan me flatra).



    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Cfare ndryshimesh do te ndodhnin tek ti nese do te besoje ne Majmunin dhe jo ne Allahun??!! A mund te shpjegohesh qarte??!
    Pyetja jote si gjithmon vetem kokrra jote e trunit e din se cka ki ne mendje !kete mendim e ki ti nga shum zotrat e tu qe i jan gjys zota gjys njeri e un si adhurues i 1 zotit nuke kuptoj, sorry .
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  12. #9
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga presHeva-Lee Lexo Postimin
    Pyetja jote si gjithmon vetem kokrra jote e trunit e din se cka ki ne mendje !kete mendim e ki ti nga shum zotrat e tu qe i jan gjys zota gjys njeri e un si adhurues i 1 zotit nuke kuptoj, sorry .
    Po ta baj ma t'lehte, meqe qenka pak lart per ty: Sikur ti ne vend te Allahut, t'i besoje Nje Majmuni te Vetem s.v.a.s, çfare ndryshimesh do te ndodhnin ne jeten tende??!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 06-05-2011 më 14:29
    Jarigas

  13. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2010
    Postime
    365
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Po ta baj ma t'lehte, meqe qenka pak lart per ty: Sikur ti ne vend te Allahut, t'i besoje Nje Majmuni te Vetem s.v.a.s, çfare ndryshimesh do te ndodnin ne jeten tende??!!
    Pytja ma pa lidhje e forumit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •