
Postuar mė parė nga
monikal
Fegi tė pėrshėndes dhe te uroj pėr fotografitė dhe shėnimet mbresėlėnėse, veēanėrisht pėr vullnetaret antifashiste te Luftes se Spanjes.
Por desheroj te rekomandoj:
Ketu ke paraqitur materiale interesante per heroin atdhetar Emrush Myftari si dhe nje fotografi ku ai pozon mes shokeve te tij. (Ne mes te fotografise gjendet prof.Skender Luarasi, midis Petro Markos e Iliaz Pashait.)
Kjo fotografi gjendet ne fondin e familjes Luarasi e cila e ka publikuar per here te pare. Gjithashtu nje kopje te saj ka edhe familja e Petro Markos. Do te ishte mire te permendej burimi nga e keni marre foton. Kete e shpreh me dashamiresi per punen e lavderueshme qe po kryen ne ndriēimin e se vertetes historike , por edhe ne respektimin e te drejtes se autorit.
Ne rast se eshte e mundur te botohen edhe fragmente nga libri i ri qe eshte botuar ne Kosove mbi Emrush Myftarin.
Gjithashtu diku kam lexuar qe ''Emrush Miftari edhe ne Spanje pesoi per shkake te nje intrige. Disa vullnetare jugosllav kishin nderyre qe kosovaret te rexhistrohen si jugosllave,gje qe te cilen Emrushi e kishte kundershtuar,duke i kritikuar si njerze qe ende nuk ishin shkundur nga shovinizmi dhe paragjykimi panislavist.
Ai kishte kembengulur qe ai dhe shoket e tije kosovare te rexhistroheshin si vullnetar shqiptar.Kohe me pase Emrushi ishte arrestuar dhe mbajtur nje muaje ne burge,por me nderhyrjen e Xhemail Kades e te Asim Vokshit,shokeve te tij qe njihnin mire,Emrushin jo vetum u lirua,por iu dha edhe grada e kapitenit dhe Justina ne Valencia e kishte takuar ne detyren e komisarit politik te nje qete te Batalionit ballkanike.''
E verteta eshte qė pas nje grindje ne nje kafene me dy oficere jugosllave mbi Kosoven dhe zgjidhjen e ēeshtjes nacionale ( sipas platformes se Frontit Popullor), E mrush Myftarin e arrestuan. Skender Luarasi, pergjegjes i shqiptareve ne Shtabin Ballkanik, nderhyri tek shefi i shtabit, miku i tij slloven Dragotin Gustinēiē dhe jo vetem e liroi por kjo sherbeu si shkak qe Emrushi te gradohet. (Lexo tek libri Hasta la Vista, profesor Tomorri ėshtė Skender Luarasi dhe Gerstinēiē eshte Gustinēiē) Per hir te se vertetes A.Vokshi e XH.Kada qene miq te mire te E.Myftarit, por qene larg ne front e nga ana tjeter nuk kishin edhe autoritetin apo rangun e duhur per te ndikuar ne shtabib ballkanik. Eshte per te ardhur keq , qe historia vazhdon te shkruhet me opinione te pasakta dhe reminishenca te se shkuares jodemokratike qe neperkembin kontributet reale te njerezve, perfshi ketu edhe ndaj Skender Luarasit i cili shpesh anashkalohet me pa te drejte. Pse? Nga padija apo mosmirenjohja, cmira dhe dashakeqesia.
Fegi besoj se ti nuk ben pjese ne kategorine e dyte
1. Ne rast se disa materiale i keni mare nga te tjere, eshte mire t'i permendni referimin ne menyre qe te sqarohet e verteta
2. Po te lexosh librin me kujtime te Petro Markos apo romanin e tij Hasta la Vista do te mesosh qe Justina Shkupi erdhi ne Spanje pas nje takimi ne Elbasan e me keshillen e Skender Luarasit.
E theksoj emrin e Skender Luarasit, pasi ndaj veprimtarise se tij shumedimensionale eshte mbajtur nje qendrim mosperfilles per rrethana politike konjukturale dhe mendoj se ka ardhur koha kur e verteta te thuhet sheshit e pa frike.
Gjithashtu nuk duhet te harrohet qe Prof.Skender Luarasi ka qene nje perkrahes i madh i Kosoves dhe patrioteve kosovare ne kohe te veshtira kur te tjere ne Shqiperi kishin frike ta permendnin.
Ai ne luften e Spanjes, si perfaqesues i shqiptareve ne Shtabin Ballkanik, kembenguli dhe arriti qe regjistrimi i vullnetareve shqiptare te behej ne baze te kombesise dhe jo vetem te nenshtetesise. Per kete aresye edhe kosovaret, ēamet, dibranet e shqiptare te tjere nga diaspora u regjistruan si shqiptare ne batalionet ku kishte shqiptare. Kete mundesisht te mos e harroni pasi eshte edhe e dokumentuar ne revisten Vullnetari i Lirise ku Skender Luarasi qe pergjegjes botimi, kryeredaktor i saj dhe botoi disa artikuj programatik ( si p.sh. 25 vjet indipendence)
Krijoni Kontakt