+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė

Klerit dhe popullit shpresėtar e Orthodhoks
Bij tė shtrenjtė mė Zotin,

Besoj nė “... njė Zot, Jisu Krishtin...,
qė pėsoi dhe qė u varros, dhe qė u ngjall”.

Kremtojmė me ngazėllim Pashkėn e Shenjtė dhe Jetėprurėse! Por nuk i mbyllim sytė pėrpara realitetit tė ashpėr tė jetės sonė tė pėrditshme, dhimbjes, padrejtėsisė, sėmundjes dhe vdekjes. Pashka ėshtė njė pėrvojė intensive, simbolike, ku zia dhe vajtimi ia lėnė vendin gėzimit tė Ngjalljes.
Duke marrė natyrėn njerėzore, Krishti u pėrball direkt me dhimbjen. Ai ngushėlloi, mbėshteti, u njėsua me ata qė vuajnė. “Pėrderisa ua bėtė njėrit prej kėtyre vėllezėrve tė mi tė vegjėl, ma keni bėrė mua” (Matth. 25:40). Dhe si pėrfundim, Ai vetė jetoi dhimbjen shpirtėrore e trupore nė tėrė intensitetin e saj: braktisje, tradhti, mospranim nga populli qė i kishte bėrė mirė, hedhje poshtė nga udhėheqėsit fetarė, poshtėrim nga pushteti shtetėror, duke kulmuar me dhimbjen e madhe tė Kryqit. Shpėtimtari i botės pėrqafoi dhimbjen nė shkallėn absolute.
* *
Besoj nė Atė “qė u kryqėzua pėr ne nė kohėn e Pontit Pilat dhe pėsoi dhe u varros, dhe u ngjall tė tretėn ditė sipas Shkrimeve”.
Pėsimi i Krishtit, qė lidhet nė mėnyrė organike me Ngjalljen, ka njė kuptim mė tė gjerė ēlirimtar. Siē e kishte profetizuar Isaia, Ai, i Pafajshmi, “ndėr tė paligjtė u numėrua, mėkatet e shumė njerėzve i mori mbi vete dhe u dorėzua pėr hir tė mėkateve tė tyre” (Isaia. 53:12). Vuajtja dhe i gjithė mėkati i njerėzimit u pėrqendruan mbi Tė. I mori pėrsipėr nė mėnyrė tė vullnetshme nė dashuri. Dhe kėshtu arriti shpėtimin pėr tė gjithė (Isaia. 53:5). Pas pėsimit dhe varrimit tė Tij, Krishti i triditshėm ngjalli, duke ngritur bashkė me veten e Tij tė gjithė gjininė njerėzore. “Vdekja e Zotit u bė fillimi i paprishjes pėr gjithė natyrėn”, shpjegon shėn Maksim Omologjeti. Dhe himnuesi kishtar hedh dritė mbi misterin: “Me vdekjen vdekjen e dėrrmon, dhe me varrin na jep jetėn, dhe pavdekėsove dhe trupin tėnd” (Kanoni i tė Shtunės sė Madhe, Ode V). Krishti, i Cili u mishėrua, mori tė gjithė natyrėn njerėzore, mposhti vdekjen pėr hir tė gjithė njerėzimit. Kėtė mesazh ēlirimtar na e jep si lajm tė mirė e kremtja e sotme e Ngjalljes dhe na fton tė gjithėve, tė dalim nga retė e errėta tė depresionit dhe tė shikojmė perspektivėn e jetės sonė brenda dritės sė pėrjetshme tė shpresės.
Krishti nuk i nxiti nxėnėsit e Tij tė shkojnė drejt njė apatie stoike, nuk premtoi jetė komode e tė shtruar me lule, nuk na tregoi pėrralla duke pėrdorur fjalė tė vagullta e optimiste. Pėrkundrazi, na zbuloi se sprovat nuk janė pa kuptim, nuk janė hyrje nė humnerėn e dėshpėrimit. Paralajmėroi secilin nga ne, “nė botė do tė keni hidhėrim, por kini guxim, unė e kam mundur botėn” (Jn. 16:33). Dhimbja, brenda dritės sė Ngjalljes, zbutet, transformohet, nxjerr nė sipėrfaqe fuqi tė fshehura qėndrese e gjallėrimi. Si zjarr, i pastron copėzat e arit qė fshihen nė shpirtin tonė.
Miliona martirė tė krishterė, qė jetuan dhe e pėrfunduan jetėn tė bashkuar me Atė, pėrjetuan eksperiencėn fitimprurėse tė kungimit me Krishtin “qė pėsoi, qė u varros dhe qė u ngjall”. Apostull Pavli e kryente apostullimin e tij me sigurinė ngjallėsore qė i rrihte nė shpirt, duke shpallur se “tė gjitha mund t’i bėj me anė tė Krishtit qė mė jep fuqi” (Filip. 4:13). Sprovat u shndėrruan nė dhuratė mistike pėr nxėnėsit e pėrkushtuar. Fuqia dhe qėndresa e tyre u mbėshtetėn nė pėrvojėn e Ngjalljes sė Krishtit. Zbulesa, nė mėnyrė epigramatike, e pėrmblodhi kėtė siguri ngjallėsore. “Mos u frikėso, unė jam i pari dhe i fundit, edhe ai qė rron; dhe qeshė i vdekur dhe ja tek jam i gjallė nė jetė tė jetėve. Dhe kam ēelėsat e vdekjes dhe tė hadhit” (Zbul. 1:17-18).
* *
Ne tė krishterėt nuk e injorojmė realitetin e ashpėr tė jetės. Por dimė mė tepėr, se misteri njerėzor nuk shteron nė perspektivat e kėsaj jete. Duke ndjekur Krishtin, ecim nė dritėn e Ngjalljes, nė njė ripėrtėritje tė vazhdueshme.
Besimi nė Zotin, “qė pėsoi, u varros dhe u ngjall” dhe marrėdhėnia e qenėsishme me Atė, pėrēojnė nė shpirt qėndresė dhe durim, fuqi pėr tė rezistuar nė depresion, qėndrueshmėri burrėrore dhe paqe tė brendshme. Nga Zoti i kryqėzuar dhe i ngjallur marrim fuqi pėr tė fituar, me pendim tė ndėrgjegjshėm mbi hidhėrimin e brendshėm qė shkaktojnė gabimet dhe mėkatet tona. Tė durojmė pa mėri dhimbjen qė shkaktojnė padrejtėsitė, pėrndjekjet, si dhe braktisja e tradhtia nga njerėz qė i deshėm dhe u bėmė mirė.
Nė tė njėjtėn kohė, ky besimi ynė na frymėzon tė qėndrojmė me dhembshuri pranė atyre qė vuajnė. Duke treguar respekt dhe pėrkujdesje pėr tė vuajturit, shprehim, me mėnyrėn mė esenciale, adhurimin tonė ndaj Krishtit qė pėsoi dhe u ngjall.
* *
E kremtja e Pashkės, vėllezėrit e mi, na ndihmon tė shikojmė dhimbjen qė na shtyp, tė pėrditshmen, dhimbjen e madhe ose tė vogėl, deri dhe vuajtjen e vdekjes, nė njė perspektivė tė ndryshme. Duke kundruar Krishtin qė u kryqėzua dhe u ngjall, duke pėrjetuar dhimbjen tonė bashkė me Tė, parashijojmė nė paqe njė Ngjallje shumėdimensionale.
Zoti i ngjallur le tė na falė fuqinė qė tė jetojmė dhimbjen, trupore, shpirtėrore, personale dhe shoqėrore brenda dritės sė Ngjalljes sė Tij. Dhe pėr mė shumė, le tė ndajmė bashkėrisht me mirėsi, hidhėrimet e atyre qė ndodhen pranė nesh, duke u kujdesur t’i lehtėsojmė me besimin ngjallėsor dhe dashurinė tonė tė shprehur me vepra.
Krishti u Ngjall!
Me tė gjithė dashurinė time mė Krishtin

+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė