Close
Faqja 0 prej 43 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 427
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

    Te shkruash bukur gjuhen Shqipe nuk eshte e lehte.

    Shumica ne Forum e shkruajn shume keq gjuhen tone te bukur.

    Nje pjese gjoja flasin ne dialekte por as aty nuk tregojne aftesine e njohjes se dialektit.

    Te rralle jane ata qe perdorin drejt shenjat e pikesimit si dhe hapsirat mes fjaleve e fjalive qe i percakton rregullorja e drejtshkrimit.

    Shpesh kam nderhyre tek disa per ta shkruar bukur gjuhen.

    Meqense une vetem nuk ja dal dot kesaj pune dhe meqense nuk jam specialiast gjuhe do ju lutesha juve qe keni kulturen e nevojshme Letrare e gramatikore te nderhyni ne cdo postim ku ben Muuuuuu injoranca e shkruesit.

    Nderhyni pa pyetur se ofendohet shkruesi injorant.
    E rendesishme eshte te krijohet nje atmosfere mbytese per ata dhe ato qe lehtesisht zhgarravisin shqipen ne Forum e qe ne nje fjali bejne dhjetra gabime ortografike e qe vend e pa vend perdorin fjale te huaja.

    Keshtu dhe kultura juaj gjuhesore ben nje sherbim. Ajo edukon drejt nje mase te madhe Shqiptaresh dhe e ben Forumin vend shplodhes e jo kotec pulash.

    Beni mire ju njohesit e gjuhes qe debatoni ne temat akademike por te mos harrojme se Shumica, nga menyra se si shkruajne, cfaqin nje fakt te tmerrshem.. qe kto 20 vite Shkolla Shqiptare nuk nxjerr me bukur shkrues por zhgarravinaxhij te neveritshem..


    Pra le te jete nderhyrja juaj kudo ku shkruhet keq nje Shkolle e re per kta mijra forumiste qe per faj te tyre apo te familjeve apo te shkolles nuk dine te shkruajn.

    Me mirkuptim..

    Brari

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ja une po nisem nga ti: Mundohu te shkruash ne paragrafe qe fjaline kryesore e kane teze apo ide, e qe fjalite tjera i kane si mbeshtetes te asaj teze/ideje. Ndarja e shkrimeve ne paragrafe eshte e kendshme edhe per syrin e lexuesit, edhe eshte me lehte per shkruesin. Poashtu eshte nje perparesi e strukturimit te argumentit, sepse ndan qarte idete nga njera tjetra e nuk i perzien ato.

    Nje shkrim duket me bindes nese eshte i organizuar keshtu:

    Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit ("Historia e Skënder-beut", 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara latinisht. Libri i parë shqip është "Me-shari" (1555) i Gjon Buzukut. Letërsia e vjetër përfaqësohet nga vepra fetare, por që ishin shpre-hje e qëndresës kundër sundimit osman. Autorët më të rëndësishëm ishin Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani dhe te arbëreshët e Italisë Lekë Matrënga e Jul Variboba. Në shek. XVIII-XIX lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letërsia orientale, por në veprat e poetëve më të shquar kishte edhe tema laike e nota shoqërore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj).

    se sa kur eshte i organizuar keshtu:


    Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit ("Historia e Skënder-beut", 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara latinisht. Libri i parë shqip është "Me-shari" (1555) i Gjon Buzukut.

    Letërsia e vjetër përfaqësohet nga vepra fetare, por që ishin shpre-hje e qëndresës kundër sundimit osman.

    Autorët më të rëndësishëm ishin Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani dhe te arbëreshët e Italisë Lekë Matrënga e Jul Variboba.


    Në shek. XVIII-XIX lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letërsia orientale, por në veprat e poetëve më të shquar kishte edhe tema laike e nota shoqërore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj).

    Cdo te mire!

  3. #3
    antar
    Anëtarësuar
    19-01-2004
    Vendndodhja
    rrotull Dajtit
    Postime
    58
    Nuk eshte puna se nuk dine ta shkruajn gjuhen shqipe,por u pelqen qe ta deformojne ate,e kjo eshte per te ardhur keq,kete te mete duhet qe ta korrigjojm qe nga vetja.
    Ju pershendes
    [size]Ashtu kuptova se ne te vertet
    kisha arritur ne SHQIPERI
    nje vend me nje mije bukurira
    por i shkelur nga nje turme,e cila
    ushqen nje fare urrejtje kunder bukuris
    keshyu n.q.s ne SHQIPERI bukuria eshte e perbuzur dhe shkelmuar ska dyshim se fisnikeria nje nga
    virtytet e vjetra te kombit shqiptar
    eshte ende gjalle......
    FAIK KONICA[/size]

  4. #4
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Me pelqen kjo teme.
    Te vjen keq tek lexon ca shkrime ku duhet te sforcohesh shume qe te arrin te kapesh thelbin e asaj qe thone.
    Per personat qe nuk kane lindur ne shqiperi do jete pak e veshtire, dhe shpresoj qe ky forum t'i ndihmoje ne persosjen e gjuhes meme, kurse per ata qe kane lindur e mesuar ne Shqiperi eshte turp te mos e shkruajne bukur e sakte shqipen.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Te shkruash bukur gjuhen Shqipe nuk eshte e lehte.

    Shumica ne Forum e shkruajn shume keq gjuhen tone te bukur.

    Nje pjese gjoja flasin ne dialekte por as aty nuk tregojne aftesine e njohjes se dialektit.

    Te rralle jane ata qe perdorin drejt shenjat e pikesimit si dhe hapsirat mes fjaleve e fjalive qe i percakton rregullorja e drejtshkrimit.

    Shpesh kam nderhyre tek disa per ta shkruar bukur gjuhen.

    Meqense une vetem nuk ja dal dot kesaj pune dhe meqense nuk jam specialiast gjuhe do ju lutesha juve qe keni kulturen e nevojshme Letrare e gramatikore te nderhyni ne cdo postim ku ben Muuuuuu injoranca e shkruesit.

    Nderhyni pa pyetur se ofendohet shkruesi injorant.
    E rendesishme eshte te krijohet nje atmosfere mbytese per ata dhe ato qe lehtesisht zhgarravisin shqipen ne Forum e qe ne nje fjali bejne dhjetra gabime ortografike e qe vend e pa vend perdorin fjale te huaja.

    Keshtu dhe kultura juaj gjuhesore ben nje sherbim. Ajo edukon drejt nje mase te madhe Shqiptaresh dhe e ben Forumin vend shplodhes e jo kotec pulash.

    Beni mire ju njohesit e gjuhes qe debatoni ne temat akademike por te mos harrojme se Shumica, nga menyra se si shkruajne, cfaqin nje fakt te tmerrshem.. qe kto 20 vite Shkolla Shqiptare nuk nxjerr me bukur shkrues por zhgarravinaxhij te neveritshem..


    Pra le te jete nderhyrja juaj kudo ku shkruhet keq nje Shkolle e re per kta mijra forumiste qe per faj te tyre apo te familjeve apo te shkolles nuk dine te shkruajn.

    Me mirkuptim..

    Brari
    _____________________________________


    Brar!

    Shkruhen me shkronjë të vogël fjalët: "shqipe", "forum", "letrare", "shqiptarësh", "shumica", "shkollë", si dhe togfjalëshi "shkolla shqiptare".

    pastaj:


    kto _________________ k(ë)to
    zhgarravinagjij _________________ zhgarravinxhi(n)j, (kalk dialektor)
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 23-03-2004 më 23:34

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga lum lumi
    _____________________________________


    Brar!

    Shkruhen me shkronjë të vogël fjalët: "shqipe", "forum", "letrare", "shqiptarësh", "shumica", "shkollë", si dhe togëfjalëshi "shkolla shqiptare".

    pastaj:


    kto _________________ k(ë)to
    zhgarravinagjij _________________ zhgarravinagji(n)j, etj
    Kur të qortosh gabimet e të tjerëve duhet të jesh shembull vetë.

    Dy pyetje kisha për ju LUM.

    1. Fjala "togëfjalësh , shkruhet me (ë) apo pa (ë) pas shkronjës (g) ?

    2. Në cilën faqe të fjalorit të gjuhës shqipe mund ta gjej fjalën "zhgarravina(xh)inj?

    Shumë interesante kjo temë.

    P.S. Në qershor kemi detyrë kontrolli. Ata që nuk do të marrin 9 e 10 në drejtshkrimin e gjuhës sonë, nuk do të lejohen në asnjë mënyrë të shkruajnë tek "Nano IK".
    Ndryshuar për herë të fundit nga MI CORAZON : 23-03-2004 më 19:36
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Uhhh, Brarit c'ju desh qe e hapi kete teme, se po e skrutinizojne (ups, fjale e huaj ) me lente zmadhuese tani.

    - hapesirat dhe jo hapsirat

    - meqenese dhe jo meqense (sepse eshte lidhez e perbere nga lidhezat e tjera meqe+nese)

    - shfaqin dhe jo cfaqin

    - bukurshkrues dhe ne kontekstin e diktimit() te mesiperm jo bukur shkrues

    - mijera dhe jo mijra

    - shkruajne dhe jo shkruajn

    - mirekuptim dhe jo mirkuptim



    Brari, qellimi i propozimit tend eshte i mire, por tejet i zorshem per t'u realizuar.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    zhgarravinagjij _ zhgarravinagji(n)j-----shkarravitës

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    shkarravitës
    Përgjigje e saktë !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Kur të qortosh gabimet e të tjerëve duhet të jesh shembull vetë.

    Dy pyetje kisha për ju LUM.

    1. Fjala "togëfjalësh , shkruhet me (ë) apo pa (ë) pas shkronjës (g) ?

    2. Në cilën faqe të fjalorit të gjuhës shqipe mund ta gjej fjalën "zhgarravina(xh)inj?

    Shumë interesante kjo temë.

    P.S. Në qershor kemi detyrë kontrolli. Ata që nuk do të marrin 9 e 10 në drejtshkrimin e gjuhës sonë, nuk do të lejohen në asnjë mënyrë të shkruajnë tek "Nano IK".
    _________________________________

    MI CARAZON!

    1. Ke të drejtë. Shkruhet togfjalësh e jo "tog(ë)fjalësh" (shpërkujdesje hesapi!!):

    një tog - disa togje ( emrorja e pashquar e njëjësit dhe e shumësit).

    2. Në gjuhën shqipe përdorën fjalët : shkarravinë (emër femëror), shkarravit, shkarravitje (folje), shkarravitës (emër mashkullor), etj.

    Fjalët "zhgarravinë" , "zhgarravitës" janë fjalë dialektore që në gjuhën letrare shkruhen "shkarravinë" dhe "shkarravitës". Ndërsa "zhgarravinxhinj" nuk është as formë dialektore, por një kalk nëndialektor që nuk meriton fare të përdoret. Mirëpo, po u përdor, atëherë të merr format e shumësit më fjalë të përafërta që hasen në atë dialekt (jo zhgarravinagjij, por zhgarravinxhinj = d.m.th kalemxhinj - shkurt e shqip). Në "Fjalorin e gjuhës shqipe" , p.sh: hasum fjalën "zhurmë" dhe kanë harruar fjalën "zhurmaxhinj" etj.
    Shumë fjalë të gjuhës shqipe kanë mbetë jashtë kopertinave të "Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe". Me ketë nuk pretendoj se fjala "zhgarravinë" të përfshihet aty. Thjeshtë pretendimi im është se fjalë të përafërta në ndërtim me këtë fjalë, formojnë shumësin në rasën kallëzore të pashquar me "xhi(n)j".

    Zakonisht në fjalorë (e kam fjalën për shumë fjalorë për këtë arësye e kam shkruar me "ë" në fund) i hasim fjalët e një gjuhe në emëroren e pashquar dhe të shquar. Për këtë arësye nuk hasim fjalë në formën gjinore, dhanore, kallzore apo rrjedhore. Është gabim të mbeshtetës në fjalor nese nuk e njef gramatikën e një gjuhe.


    Dhe krejt në fund: fjalori i gjuhës shqipe shkruhet me të madhe Fjalori i gjuhës shqipe (emër i përvecëm).

    Pyetja ime për ty: pse në "Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe" është fjala "zhurmë" e mungon fjala "zhurmaxhinj" ?

    Miqësisht,

    lumi
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 23-03-2004 më 22:55

Faqja 0 prej 43 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  2. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 13:23
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •