Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    Një 71-vjeçare e lindur në Çamëri, nuk lejohet të hyjë në Greqi

    KAKAVIJE- Një grua nuk është lejuar të kalojë sot nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, për në Greqi, pasi në dokumentat e saj shkruhej; vendlindja: Çamëri. Sulltane Bajrami, 71 vjeç nuk u lejua të hynte në Greqi, ndërsa po shkonte për të vizituar djalin e saj të sëmurë.
    Në një reagim të pak minutave më parë, "Aleanca Kuq e zi" shprehu shqetësimin për incidentin, dhe sjelljen e policisë kufitare greke, ndërsa bëri thirrje që shteti grek të respetktojë kushtet e shengenit.

    Shekulli
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Kjo eshte shkelje e te drejtave te njeriut ne mes te dites, ne mes te Europes. Kjo grua Came qe ka te shkrojtur ne pasaporten e saje vendlindja : Cameri , ska bere asnje krim. Cfare te kete bere kjo grua 65 vjet me pare atje ne Cameri? Dhe e dini sa vjece duhet te kete qene? 5-6 vjecare. Duhet nje llogjike prej greku qe ta ndalosh kete qe ka ikur femije nga vendlindja dhe kthehet tani si grua e thinjur nga hallet dhe nga malli. A thua qe dhe ajo eshte kriminele, bashkepunetore e fashizmit?
    O njerez te arsyes, o pushtetar , o Ministra te jashtem te shtetit tone Amë, o President i nderuar, o Partira gjithfarllojshe, o Parti e Mbrojtjes se te drejtave te njerzve...a jeni dakort se ajo dhe gjithe nje popull i perzene me dhune eshte kriminel? Nqse po..ajo ka nje emer dhe atehere.. me ndihmen e shtetit grek dergojeni ne Gjykaten e Hages ate dhe gjithe ata qe kane lindur ne Cameri, ndryshe..thoni nje fjale, mermerisni me vete po deshet po vetem reagoni per mire a per keq. Heshtja e shtetit Amë vret per se dyty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 25-04-2011 më 13:11
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Jam kurioz te di c'mendim ka Anesti555 per keto bema te shtetit qe ka mare persiper te na coje ne Evrope dhe nga ana tjeter na mbyll dyert e veta.
    Mos valle nga Europe.. kerkon te na coje ne Grope?
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    kjo gruajo kur shkon ne greqi duhet te kete siguracionet, adresen ku do shkoj, bileten vajtje-ardhje. e kane kthyer sepse nuk i ka pasur keto dokumente.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    fajin e kane ata langaraqet e frances dhe italise qe duan ti ndryshojne rregullat e chengenit.

  6. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    kjo gruajo kur shkon ne greqi duhet te kete siguracionet, adresen ku do shkoj, bileten vajtje-ardhje. e kane kthyer sepse nuk i ka pasur keto dokumente.


    Dy ditët e fundit në kufirin shqiptaro-grek janë kthyer tre shtetas shqiptar, me dokumentacion të rregullt, vetëm dhe vetëm pse kanë lindur në Çamëri. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon sot rastet e kthimit në kufi të Avdul Sulejmanit, lindur në Varfanj të Gumenicës në vitin 1933, Myfit Rakipit lindur në Sklavë të Filatit në vitin 1935 dhe Sulltane Bajramit lindur në vitin 1940.

    Myfit Rakipi dhe Avdul Sulejmani, i cili ka qenë për vite me rradhë kryetar i shoqatës Çamëria për Durrësin dhe nënkryetar i përgjithshëm i saj, janë kthyer dje paradite në pikëkalimin kufitar të Qafë Botës. Ata kishin të gjitha dokumentet e kërkuara nga udhëzimi i Bashkimit Evropian, përfshi edhe një shumë të mjaftueshme të hollash. Pasi u është konfirmuar se kanë të drejtë të hyjnë në Greqi, oficerët grekë kanë vërejtur se vendlindja e tyre ishte përkatësisht Sklavë dhe Varfanj, dy fshatra të Çamërisë dhe i kanë kthyer.


    Sulltane Bajrami është kthyer në pikëkalimin kufitar të Kakavijës. Bajrami ka leje qëndrimi afatgjatë në SHBA, duke qenë mbajtëse e Green Card, që sipas legjislacionit grek lejon hyrjen në Greqi. Oficerët e kufirit sapo kanë vërejtur vendlindjen e saj Çamëri nuk e kanë lejuar të kalojë kufirin.

    Ne shpresojmë që këto incidente të mos jenë një politikë shtetërore në vendin fqinj për të mos lejuar shqiptarët që kanë lindur në Çamëri dhe që janë dëbuar me anë të genocidit dhe spastrimti etnik të vizitojnë shtetin grek.

    Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto dhe trupit diplomatik shqiptar që të reagojnë ndaj këtyre rasteve dhe t’i japin fund heshtjes kur shkelen të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

    PDIU i bën thirrje shtetit grek që të ndryshojë qëndrimin e vetë dhe të përqafojë parimet e organizmit në të cilin bën pjesë, Bashkimit Evropian. Veprime të tilla janë të patolerueshme për një shtet evropian.

    Situata të tilla nuk duhet të përsëriten më. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet rikonfirmon qëllimin e saj për një vizitë turistike në Çamëri me të gjithë të moshuarit që kanë lindur në ato troje, sipas të gjitha rregullave në fuqi.

    Në rast përsëritjeje të këtyre incidenteve, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e detyruar të përshkallëzojë reagimin e saj nëpërmjet protestave masive dhe thirrjes ndaj qytetarëve shqiptarë që të bojkotojnë çdo produkt grek në tregun vendas.


    fajin e kane ata langaraqet e frances dhe italise qe duan ti ndryshojne rregullat e chengenit.
    Ziti fajin e kane keta te tre (e shume te tjere) qe linden ne nje vend qe "s'ekziston", te vene edhe ty ne siklet.. te kthejne ne xhongler te fjales.. me kupton drejt apo jo..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Grekte marrin vesh vec kur Shqiptarte te ngrehin zhag per mjekrre e te qesin jashte prej Shqipnise Janullumpirin bashke me krejt Grekte. edhe mo asni Grek mos me e lone me shkel knej Preveze. Grekte, zvarranikat e shkretinave t'Arabise jon met me e nal dikon heu robte e krejt cka kane, e edhe kryqin, jau permjerdhsha.

    kush te don le te mer vesh se nuk jom tuj e sha fene e atyne si jone te fese Ortodokse sikur Imzot Fan Noli.

  8. #8

    pak ndihmë nëse ka mundësi

    Citim Postuar më parë nga [PaRTiZoNi] Lexo Postimin
    KAKAVIJE- Një grua nuk është lejuar të kalojë sot nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, për në Greqi, pasi në dokumentat e saj shkruhej; vendlindja: Çamëri. Sulltane Bajrami, 71 vjeç nuk u lejua të hynte në Greqi, ndërsa po shkonte për të vizituar djalin e saj të sëmurë.
    Në një reagim të pak minutave më parë, "Aleanca Kuq e zi" shprehu shqetësimin për incidentin, dhe sjelljen e policisë kufitare greke, ndërsa bëri thirrje që shteti grek të respetktojë kushtet e shengenit.

    Shekulli
    A ka mundësi të di kush e ka lëshuar këtë pasaportë ( është shqiptare, pra, apo greke ).
    Në shikim të parë nuk po më duket se është pasaportë e rregullt!! Është hera e parë që lexoj për toponimin "Camëri" ( si emër qyteti ) ,ndërkaq si krahinë, po? UNë besoj askujt nuk i shkruan në një dokment vendlindja si emër krahine, ta zëmë: Mirditë, Mat, Drenicë etj etj.
    postuesi i temës është adshur ta shkruante qartë: Plakës, ta zëmë NN, 71 vjece, e lindur në Lazarat të Gjirokastrës, me pasaportë shqiptare ( greke ) nuk iu lejua hyrja në Greqi.....
    se nuk po kam kohë të shkruaj më shumë

    P.S: Mos i fryni gjerat jashtë masës . SIllni shkrimet e plota dhe jo gjysmake!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 26-04-2011 më 08:28
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    A ka mundësi të di kush e ka lëshuar këtë pasaportë ( është shqiptare, pra, apo greke ).
    Në shikim të parë nuk po më duket se është pasaportë e rregullt!! Është hera e parë që lexoj për toponimin "Camëri" ( si emër qyteti ) ,ndërkaq si krahinë, po? UNë besoj askujt nuk i shkruan në një dokment vendlindja , ta zëmë: Mirditë, Mat, Drenicë etj etj.
    Projekt, vendlindja (psh Vlore, Shkoder etj) shenohet ne pasaportat shqiptare. Nuk e di per ato biometriket se ende s'e kam marre timen.

    Te them te drejten dhe une u cudita qe thuhet "Cameri" per vendlindjen e zonjes ne fjale se nuk ka qene qender administrative por krahine....njesoj si te thuhej vendlindja "Laberi" - nuk shenohet ne kete menyre pra.

  10. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Te them te drejten dhe une u cudita qe thuhet "Cameri" per vendlindjen e zonjes ne fjale se nuk ka qene qender administrative por krahine....njesoj si te thuhej vendlindja "Laberi" - nuk shenohet ne kete menyre pra.
    Po te duash te sjell dok.shqiptar dhe te shtetit ku personi eshte rezident ...... eshte cilesuar vendlindja ne kete forme "Margelliç Çameri".Kur te kem kohe edhe mund ti sjell..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •