
Postuar më parë nga
Dalan
Bato, edhe ndezja e zjarreve është pjesë e rëndësishme e riteve e zakoneve gjatë kremtimeve për Ditën e Verës, por më shumë ishin flijimet, gatimi i bukës rituale, si edhe praktikat magjike.
Festa e Ditës së Verës nuk mund të kuptohet pa ditur domethënien e ekuinoksit të pranverës i cili ndodh më 20-21 mars. Dita e Verës (si ditë kalendarike) fillimisht ishte 1 marsi, ishte Viti i Ri, Motmoti i Ri, është një ditë që paralajmëron ardhjen e ekuinoksit të pranverës. Nuk e di përse është zhvendosur më vonë më 14 mars.
Kremtimet kulmojnë më 25 mars, Dita e Ringjalljes së Natyrës (pak ditë pas ekuinoksit të pranverës, po aq ditë pas solsticit të dimrit kur festohej Nata e Buzmit/Kërshëndellat) ditë e njohur edhe si "Dita e Zojës"/Vangjelizmoi"/Nevruzi.
Dita e Ringjalljes së Natyrës më tepër lidhet me kultet e bujqësisë.
Ringjallja/Ripërtëritja përfaqësohet edhe nga vetë vANGjELi-zmoi.
Krijoni Kontakt