Close
Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 175
  1. #121
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje te tere te URITURVE ,,apo atyre si puna ime qe duan te gatuajne dicka te kendshme per njerzit e tyre te dashur, ose jo te dashur( miqte shoket qe i ka ftuar gruaja ose burri)qe ne vend qe tu hidhni BLEACH do tu duhet tu gatuani dhe tu qeshni....

    Tu them te drejten miq jam mundu gjithmone te gatuaj dicka te shpejte...duke patur parasysh qe shumica jemi ne pune tere diten, dhe grate a dashnoret i kemi ne pune gjithashtu ose te zona duke pare EASTENDERS nuk e di ca shikojne anej nga ameriqa apo anej poshte ka HoNkoNGU i ballkanit por ka raste kur dite djele duhet me gatu noj gjo qe kerkon edhe 2-3 ore do me thone qe ke kohe per me bo la enet perpara se me honger, me shtru tavolinen , me lut burrin/grun te lere cfare eshte duke bo edhe te vije te haj...apo me shku me vrap tek dyqoni se ke harru pa ble pijet.
    Gjithsesi do te mundohem te shkruaj perseri vetem receta qe kerkojne pak kohe dhe qe te gjitha jane te gatuara perpara nga une vete ku ne disa raste kane perfunduar edhe ne kosh te plerave....

    -----------------------------------------------
    Duke ardhe nga puna ndalon tek TESCO apo ku ta di daja se ku....dhe ju ka more molli per karkaleca apo fruta deti....
    Tani ti gatuash ata pa asnje gje tjeter mire oshte ...por daja do 2 kg me karkaleca vetem per vete dhe jarebi te jem ngopur ...keshtu duhet me i perzi me ndonje gje....

    1-KARKALECA te qerum --sa te duash
    2-Kalamare /samare/ cfaredolloj gjoje deti....guacka ...Copa Tuna ..........fresket a copa peshku pa hala,
    3 4-5 Domate te preme copa copa...ose jane ca ne kanoqe choped ....
    4- Voj ulliri,
    5-Qepe, 1 kokerr diametri 6.42CM(sa ta dush me daj)
    6-Urdha (sa te dush mer plak...nese nuk do te dalesh mo perjashta hudh 4-5 thelba)
    7-Vere te bardhe ...po pate po nuk pate ....gjysem teke raki
    8-Nese je ne djete boj ORIZ....nese jo Makarona
    9-krype
    10-piper

    Gatimi


    1- merr qepen e gri hollshem ,
    2- urdhat po ashtu hollshem,
    3- Nje ftere tigan a ane per te kavardisur qepet.
    4- Hudh i 4-5 luge gjelle voj ullini
    5- Hudh qepet dhe urdhat dhe kavardisi per nja 4 min ...derisa qepa te zbutet te duket si kanil deti,,,jo me u djeg...
    6- Hudhi siper icike vere (gati gjysem 1 dopjo vere...ose Gjysem teke raki
    7- Leri po qe se hedh raki direkt 10 sec pas rakise hudh siper domatet e coptume, ose choped domatet dhe kavardisi...
    8-Gjithe kohes zjarri duhet te jete mesatar.. sa eshte mesatar gjeje vete
    9-Lere me domatet per nja 5 min....e hudhi siper karkalecat e qerum, kalamaret, copat e peshkut....ose FRUTAT E DETIT ....(zakonisht nuk kane copa peshku mrena)
    10- Mundohu te hudhesh pak uje nese te duket shume e thate e e shikon qe ke shume fruta deti ose karkaleca a ku ta di une me cfare po e ben ti.
    11- E mbulon dhe e le te zieje per nja 10-12 min...( po pate fut guacka te zeza brenda do te shikosh qe ata do te hapen ...kush nuk hapet oshte armik e hudhe ne plena)


    Mas kesaj kohe hiqe nga zjarri ose haje ashtu si oshte me i cape buke...ose perzieje me makaronat....ose me orizin....

    MAKARONAT-- Futi ne uje te valum me krype dhe zieji....
    ORIZI(BASMAT) fute ne uje te valum dhe lere aty per rreth 12-20 min..e pastaj kulloje....per robte qe mbajne linjat e trupit .nese do te perdoresh oriz mire eshte qe bej orizin ne fillim dhe pastaj fillo me frutat e detit...


    OK MIQ... ju siguroj nuk zgjat me teper se 30 min...pa perfshire ketu larjen e eneve ....

    Ju dua te tereve per nder

    Nese keni ndonje gje te paqarte me telefononi... ne numrin 333555111999 do te paguani nga £5/secondi ....

  2. #122
    Respekti Mbi Të Gjitha! Maska e [E-TROPOJANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Tropojë
    Postime
    113
    Unë ha q'ka të më dalin përpara .Valla shumë gjana më pëlqejnë me hangër,por në përgjethësi ha gjana jo fort me yndyrna .
    ___________________________________________

    JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!

    JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!

  3. #123
    Perjashtuar Maska e ||xXx||
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    Mes Ferrit Dhe Parajses
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga [E-TROPOJANI]
    Unë ha q'ka të më dalin përpara .Valla shumë gjana më pëlqejnë me hangër,por në përgjethësi ha gjana jo fort me yndyrna .
    ___________________________________________

    JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!

    JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!
    lol pse nuk thu ti mer qe ti qeke si Kinez qe ha ca ti dali perpara pervec se njerez dhe avjona

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga Fiori



    Tarragoni eshte nje bime mjaft e perdorur ne kuzhinen Franceze. Perdoret shpesh per salca te ndryshme. Tarragon te fresket mund te gjesh neper superparkete gjate stines se veres, ndersa gjate vitit mund ta gjesh tek Sam's Club.

    p.s. ndoshta duhet pranuar dhe fakti se shume fjale thuhen dhe kuptohen njesoj ne shume gjuhe te botes.

    Une qe kam pare bime te sherebeles ne mal te Taraboshit, them se andej ku jeni ju i thone tarragan

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    mos u merzit, nuk eshte faji i juaj, eshte faji i atij qe i ka mbledhur apo kultivuar. Midhjet e Sarandes jane me te pastra se te Vlores sepse nuk kane rere, por ka raste qe e reren e bie batica dhe midhjet gjate ushqyerjes e mbushin stomakun me rere.......
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Si i lani midhjet o shoke ?

    Bera midhje nje dite ... gjithe talentin derdha .. ca nuk i hodha .. mezi prita ti shijoja..kur vjen fundi ti provoja .. kishin rere akoma sadoo qe i lava e i lavaaaaa me ujeee pa pushim

    Tani pietja eshte si ja hiqni reren ?

    thx much ,
    PINK

  6. #126
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Mire se ju gjeta o miqte(nuk ju kam miq por po i bej qejfin vetes) e mi te dashur.
    U be kohe e gjate gati 2 vjet e kacafiu qe nuk ju kam shkruar por si i thone une jam akoma ne "Roller Coaster" akoma dhe nuk e di se cme pret ne kthesen tjeter. Por mos harroni per te gatuar gatuaj prape dhe receta te reja kam me u sjelle.

    Tani qe thoni ju mua pa dashje me shpetoi dhe i tregova dikujt per kete website. Harrova qe ne kete forum kisha shkruajtur edhe une dhe kisha bere komente rreth BJONDEVE diku se di se ku dhe ajo eshte bjonde tani me duhet ta korigjoj te them BJONDET dine te gatuajne e kam me te provuar...


    Shume shpejt po ju jap nje recete!
    Brinje qingji (se di copa mishi qingji te marra nga brinjet) kjo eshte vetem per nje mashkull ose per kater femra qe duan te bien ne peshe.

    2 Copa mishi qingji ...ne anglisht quhen -lamb chops
    2 luge gjelle voj ullini ose edhe po ju iku dura ska gje pjesen tjeter fshije me cape buke
    Krype dhe piper te zi (sa me pak kripe amon se boheni me veshka)

    Per longun ose si bicim longu qe i hudhet siper
    2 luge gjelle voj ullini prape mire oshte qe me vone jo me shume
    2 thelbe hurdhe te prera sa me holle( shikoni filmin Goodfellas- )po te doni te fleni jo ne krevat me grun ose te dashuren partneren( per ju qe jeni ne partnership dhe qe jetoni ne sin ...)
    2 domate mire oshte me ja heq berthomat dhe me e pre cope copa te volga (si katrore 1cm brinja)
    ½ limon, longu dhe mire oshte me e gri pak hollshem lekuren
    2 luge gjelle me kjo me duket se eshte selfion(nje zot e di emrin ne shqip) me duket se quhet ne shqip i grire holle (Bazil)--kush e di te me thote
    1 luge gjelle me majdanozme duket se quhet ne shqip ( parsley) per ta sherbyer ne fund



    1. U lyen copat e mishit te qingjit(qe kane formen e bercollave te vogla) me vojin e ullinit do me thone hudhe vojin ne dure e ferkoje e la ferkoje zene se po ferko cfare te te doje zemra ty e pastaj hudhi kripe edhe piper sipas qejfit ...jo shume.
    2. Nxehe grillen ose fteren qe ka disa te ngritura qe e ka bazen me ovale e kam llafin ...dhe grilloje mishin per afro 4-5 min ne cdo krah...tani une p.sh per vete e ha te pa bome mire do me thene une e maj 1 min nga i krah e nje min nga krahu tjeter do me thene e ha me gjak...por ju sipas deshires...provoje me thike ku te bohen hiqi nga zjarri dhe leni te ftohen pak per 1-3 min
    3. Per longon nxehe vojin e ullinit ne ftere tjeter te vogel dhe skuq hurdhat bashke me domatet e preme holle per 1 min.
    4. Hiqe nga zjarri dhe hudhi longun e limonit dhe lekuren e grime holle (grije me ate qe grin djathin parmegan), dhe hudh brenda dhe Selfionin(Bazil). dhe perzieje.
    5. Tani vene mishin ku ta doje zemra jote ty dhe hudhi siper kete longun.. Per ti dhone pamjen e mire hudhi majdanozin e grire dhe del bukur fort ...do me thone u be.

    Do te me falni per tironcen time mu ju te gjithe packa se kom vite qe nuk e praktikoj prape theksin e trashe prej katnari nuk e kam hum...

    Ju pershendes...

    Edhe ty mistrece...se e gjeta passwording me ne fund
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 19-02-2008 më 11:13

  7. #127
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sa here me vjen revista e Rachel Ray ne shtepi kujtohem per keto recetat e shpejta te 'Peçi kondrës' këtu

    Basil i themi borzilokut! Edhe une me te thene e kam por keshtu eshte kur i ngaterron kembet me shqiptar, behesh dhe me mama me zakone shqiptare.

    Mirse na u ktheve ne forum e sill dhe ndonje recete te 'shendetshme'. Qengjin keshtu sic e ke gatuar me lart te lengezon goja po e ka cik te larte kolesterolin lol (shpresoj sugjerimi tjeter mos jete - bar).

    Pershendetje

  8. #128
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pergjigjia e pare qe me vjen ne koke eshte:
    Ha cte te doje e bardha zemer dhe bo me teper aktivitet fizik ose shko ne palester…nese te perton prapanica te shkosh ne palester sepse zaten pasi bohesh me kalamoj ste del koha me p*erdh per qejfin tat bej me teper “shkundje merimange” …dhe mos rri duke kruar koken sic bejne disa por behu aktive…e kupto vete ti ca du me thone une merri ti frenat ne dore …dhe nese edhe kjo eshte e pamundur pasi per “shkundje merimange” duhen dy vete atehere do te postoj disa receta me poshte…hihih une nuk rekomandoj BAR vetem ne raste te rralla shume…

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Oj Kundre....dje po lexoja ca recetat e tua ne forum, e thashe po ky viktima nga do kete perfunduar...

    Degjo tashi, pls silli dhe cik ne anglisht recetat (po s'pertove, ta befte ai lart drite bashke me bjonden tende ). Se mua me pelqen shume te gatuaj, por me teper me pelqen kur gatuan Bjondi im per mua dhe ai s'di shqip. Rrofsh e qofsh.

  10. #130
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Si urdheron o Zonje(ushe) anglisht e do anglisht po ta coj vi re se oshte anglisht e jo ameriqonshe...

    E medet medet po i vjen funi botes ke pa ti edhe tek dating agency lajmerimet e femrave jane : Dua nje mashkull te gjate , ezmer, qe gatuan, lan, pastron, dhe nuk eshte impotent ose edhe po qe ska gje kete e rregulloj vete ...




    Ingredients
    For the lamb chops
    2 lamb chops
    1 tbsp olive oil
    salt and ground black pepper

    For the sauce
    1 tbsp olive oil
    1 garlic clove, crushed
    1 tomato, seeds removed, chopped
    ½ lemon, zest and juice only
    2 tbsp chopped fresh basil leaves
    1 tbsp chopped fresh flatleaf parsley, to serve



    how to? Method
    1. For the lamb chops, rub the lamb with oil and season with salt and ground black pepper.
    2. Heat a griddle pan and griddle the chops for 4-5 minutes on each side, or until cooked to your liking. Remove from the heat and set aside to rest for two to five minutes.
    3. For the sauce, heat the oil in a small pan and fry the garlic with the tomato for one minute.
    4. Remove from the heat, add the lemon zest and juice and stir in the basil.
    5. To serve, place the chops in the centre of a serving plate and drizzle over the sauce. Garnish(e) with the chopped parsley.

    Edhe thuj atij Bjondit tat ca ke me heq mer daj ne dore te shqiptares...ta qaj hallin, si ka shqiptaret ai te gjithe pa floke...
    Shnet

    Ps: te tjerat me vone se jom ne ora te punes une
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 20-02-2008 më 11:30

Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fushata e PD-së, Berisha: Më 28 qershor të rikthejmë lavdinë e vitit 92
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 26-06-2009, 15:52
  2. Thjeshtë
    Nga bregu26 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-03-2004, 19:29
  3. Harnish: Ja pse është shpejt për pavarësinë
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2003, 13:14
  4. "Rinia shqiptare e arrijn më shpejt se të huajt pjekurinë sociale"
    Nga Letersia 76 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 17:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •