Close
Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 175
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Faleminderit shume. Direkt ia cova me email.

  2. #132
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Hahaha faleminderit

    Ne fakt per fiskulture kam filluar shkoj 5 here ne jave tek vendi dhe 'pezhishkat' i fshij sa here me jepet mundesia sepse femijve akoma nuk u ka ardhur rradha, por perseri duhet ta shikoj cik kolesterolin. Si duket e kane fajin 'dietat' me ushqime aziatike dhe ato te detit neper restorante...

    Po te vendos nje recete ketu si per te balancuar ate te mishit me lart e ndoshta per ta shoqeruar, kjo vetem ne dalte receta mire sepse sa here mi japin listat e ushqimeve te 'shendetshme' si me pabesim i shikoj dhe s'i kam provuar ndonjehere.


    'Embelsira' pa kolesterol

    1/2 mase uje i nxehte
    3/4 mase rush te thate
    2 1/4 mase miell misri
    1 luge gjelle sode buke
    2 luge lekure e grire portokalli
    1/8 luge kafeje kanelle pluhur
    3/4 Majoneze (duhet gjetur majoneze pa kolesterol dhe me pak kalori - tani une e di qe majoneza vezet e verdha i ka si kryesore, po 'weight watchers' ka nxjerre kete shpikjen e re)
    3/4 veze te bardha
    1 luge kafeje leng vanilje

    Ato si tip tabakash me forma rrumbullake si gota te vogla lyhen ne fillim me pak yndyre perimesh. Ndersa rushi i thate lihet per pak kohe te zbutet ne ujin e nxehte.

    Ne nje tas perzihet mielli dhe soda e bukes. Majoneza, vezet e bardha dhe vanilja perzihen me rritem te shpejte ne nje ene tjeter e me pas u shtohet uji i nxehte dhe rushi. Kjo perberje i hidhet miellit dhe perzihen ngadale derisa te kthehen ne nje mase. Me pas masa ndahet ne masa te barabarta neper gotat e vogla te tepsise dhe kjo vendoset ne furre per 20-25 min ne nje temp 375ºF.


    p.s. KozyShack akoma nuk e ka mesuar internetin ai bjondi tend, apo keshtu eshte kur e kalon gjithe ditet duke gatuar thuaj ? Ky eshte forum shqiptar po mesoje kingun te hape kompjuterin e receta ka me miliona ne internet ne anglisht edhe ne kinezce po ti doje. (i.e. Yahoo Food ; Cooks; RR etc etc)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 20-02-2008 më 11:50

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    p.s. KozyShack akoma nuk e ka mesuar internetin ai bjondi tend, apo keshtu eshte kur e kalon gjithe ditet duke gatuar thuaj :-D? Ky eshte forum shqiptar po mesoje kingun te hape kompjuterin e receta ka me miliona ne internet ne anglisht edhe ne kinezce po ti doje. (i.e. Yahoo Food ; Cooks; RR etc etc)
    O Fior, po jo mi goce. Ne dijme te gatuajme, te thajme fare (rilli), por keto te Kundres me kane pelqyer gjithmone, e thashe t'i jap Bjondit nje mundesi te me impresionoje serisht.
    Pa per receta....yyyyy.... ne betohemi per koken e Tyler Florence....D Ia kemi te gjitha librat e ne tivo rregjistruar gjen vetem shows e tij...

    E per te kontribuar ne teme, po sjell dhe une nje nga recetat tona qe gatuajme shume (se une e ha shume mishin e kuq)....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 20-02-2008 më 14:54 Arsyeja: Kur të kesh kohë përktheje ;)

  4. #134
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    Sea Bass-peshk --kujdes me qerimin e kokes :-)

    Sea Bass- as e kam idene si e quajme ne ne shqip e as du ta mor mundimin me e gjet.

    Per dy veta
    Duhen
    1x 1kg peshk pra peshku te jete i modh dhe trashe dhe me koken
    5-6 degeza te njome rozmarine
    50ml ose sa tju doje palla voj ullini extra virgin( te virgjer fare jo nga ata qe shkojne tek doktori mbasi kane ra njehere nga fiku)

    Kur e sherben
    1x limon
    Voj ullini si ai me lart per ta sperkatur


    Si gatuhet

    1- Pastrohet peshku do me thone vetem te zorret dhe koka lehet ne vend …
    2- Ngofe furren 400F/200C/Gaz 6 ju qe e keni me dru futjani tafti bafti
    3- Sic e ke peshkun persegjati I bo prerje diagonal do me thene persegjeri si me qene duke e pre ne copa por nuk e prêt e co thiken deri tek shtylla kurrizore por mos e prit shtyllen 3-4 te preme ne te dyja krahet.
    4- Futi deget e rozmarines tek keto te premet dhe pergjate barkut qe sigurisht qe eshte i preme me kohe
    5- Merr vojin e ullinit dhe e ja hedh siper jot e gjithin e pastaj e lemon me dore dhe dhe e ferkon imagjinoni icike hajde te gjithe …e mbasi e keni lyer te terin me voj e ve ne tigon dhe I hedh icike voj prape…
    6- E fut ne furred dhe e len aty te pa mbuluar per afro 30-35 min ose deri sa mishi I peshkut te bohet I bardhe dhe lekura behet krisp… kercke…
    7- Pastaj tani po qe hongers I modh si puna ime e ha peshkun te gjithe vete por zakonisht e ndan me grun a dashnoren a te dashuren( kuptojeni dallimin midis te dashures dhe dashnores) a partneren (per ju qe jetoni ne mekat) dhe tani aty ku e prete ju ato I heq me kujdes me nje ndonje luge te sheshte dhe e sherben si fileto…
    8- E ve ne pjate dhe I hedh siper limon kripe pot e doni dhe voj ullini prape (ky vazhdon te jete I virger)


    PS: Tani keshtu ky peshku ngjan thate fare ,,,une ju sigjeroj te boni I sallate ose ….provojeni me spinaq (spinaq I njome ) qe sa e fut ne uje te nxehte dhe e kullon dhe evendos ne pjate ne krah I ve peshkun dhe e ha….


    Kjo eshte edhe per ata qe kane probleme me kolesterolin…Kete mund tja japesh edhe kalamojve te vegjel ( me ato kujdes duhet me pastru halat vete me kujdes dhe te jeni 100% te sigurte qe ska hala)do me thone ushqim I shendetshem …

  5. #135
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    Kungulli do tju hyje ne pune

    Kungull me domate dhe TUNA…

    Per ty veta te dashuruar ne shpirt te martuar nga halli , ose ne bashkejete ne mekat do te ju sugjeroja si me poshte:

    2 cope nga 350g TUNA te fresket jo kanoce…te fresket te bute qe ti vije era eeeeeee peshk…
    8x10 kunguj te vegjel jo me te gjate se 25-30cm dhe diameter 3-4cm do me thene te shkurter dhe te holle (me vjen keq per ju qe prireni per te gjate dhe te trashe) pasi keto nuk kane shume fara Brenda.
    350 gr Domate cherry (he ku jeni ju te perkthimeve te ma perktheni si I quajme ne shqip ne keto domatet qe jane si qershija ) do me thene jane kokerr vogla..tani po nuk gjete merr domate nga ata qe jane ne formen e k*qeve italione sua di emrin dhe duhet tu hiqni berthomat mrena
    2- thelbe hurdhur
    Kripe piper,,,erza nuk ju sugjeroj por piper hudhini pa hesap se do te ju shijoje
    Voj ullini si per qejfin tat

    Per ta pergatitur

    1 Merr damotet po qene ato Cherry priti pergjysem po qene te tjera boji kubike 1cm
    2 I merr kungujt e u heq ****** ate pjesen e kercellit por ua le lekuren pasi jane te njome dhe merr ate renden me duket ose nese nuk e ke ate merr ate qe qeron patatet dhe jepi per qefin tat preje qeroje kungullin deri ne fund sa te marohet e kam fjalen e ben ne fleta te holla..
    3 I prêt hurdhat hollshem shume ( ju kom thone referojuni filmit Goodfellas) se po I preve hollshem shume ske nevoje me I skuq apo zi shume ok…
    4 Tani merr nje tenxhere e mbushe me uje hidhi hurdhat e prera holle ne te te dhe vere te faloje ujin( mire eshte te kesh nga ato qe zihen makaronat qe kane kulluesen brenda.
    5 Merr edhe nje ftere edhe vere ne zjarr te nxehet mire …
    6 Merr filetot e peshkut dhe ferkoji me voj ullini e kom llafin ferko filetot me voj ullini dhe mos hudh voj ne ftere se ja lujte fene alarmit te zjarrit me ty …ose te vrau gruja se mori shpia era peshk…( peshku lyhet me vaj dhe kur skuqet nuk krijon tym pasi nuk ka sasi vaji te tepert qe te digjet)
    7 Pasi u nxef fterja mire vene peshkun ne ftere dhe shiko qe do te ndryshoje ngjyre gradualisht ne anesore nga e kuqe ne te bardhe…. Kur te arrisi gjysmen ktheje nga krahu tjeter me minuta varet sesi e han ti une per vete e mbaj 2-3 min nga cdo krah dhe e ha gjysem te bome…
    8 Ne kete kohe uji I zi tek tenxherja matone merr kungullin ne fleta te holla dhe hidhi ne uje te nxehte…Leni 10-20 sec jo shume varet sa te trasha I ke pre dhe varet a te pelqen ta hash kungullin gjysem te bome…Pasi ketyre hiqe kungullin nga uji kulloje.
    9 Peshku ne kete eshte gati per tu heq por para se ta heqesh hudhi nja 4-5 luge gjelle nga ai longu I kungullit hidhja peshkut siper jo fteres se te kercet uji turinjve dhe u bone peribret .
    10 Tani merr kungullin e kulluar dhe vene ne nje bol si makaronat dhe hudhi voj ullini siper kripe piper dhe ato domatet po qene CHERRY te preme pergjysem po qene te tjera te preme ne kubikke 1cm I perzien pak a shume dhe I sherben
    11 Siper ose ne anesore ve peshkun dhe hajeni mer ju bofte mire se kjo dite per ju paska qene…


    Dua tju them qe me teper me mori mua per te shkruar kete sesa ka me ju more ju me e gatu gjithe kete ….



    Ju bofte mire dhe kur te hani me kujtoni me fusni ndonje te shame se ca nga ju do te perfundojne te hane kungull te pa bom..ahahahah

  6. #136
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    omlete spanjolle... por e bome nga shqiptar...

    Tani ndoshta kjo eshte ne ndonje vend tjeter por une po e shkruj sido qe te jete puna



    Cfare duhen ne
    Patate (jo patate te reja) 10 oz
    280 gr

    5 veze - -
    1/2 qepe mesatare ose 4 oz 110 gr
    1 domate e modhe . 5 oz 140 grams
    1 tas me bishtaja quhen ata se di ndoshta (peas) (te ngrira i ke tek lidl ose ne cdo supermarket). nese e do tradicionale spanjolle mos e hudh mrena po une vete e kom bo me damote. 5 oz 140 grams - -
    3luge gjelle me voj ullini ose edhe 5 hahet varet sa i shendoshe je- -
    Salt and pepper - -


    Si pergatitet

    Qeroji Peel the pataten ose patatet varet dhe prite ne gjysem. Pastaj prite sa me hollshem ke mundesi ndoshta edhe noj cope gisht bashke me pataten ose noj cope thu. Hudhi ne nje ene dhe hudhi kripe siper dhe gashtisi me dur qe krypa te hapet njelloj .
    Merr qepen qeroje dhe preje pergjysem . Gjysmen mblidhe me kling film dhe fute ne frigorifer per here tjeter dhe gjysmen preje hollshem fare.

    Preje domaten ne copa si ta doje e bardha zemer por mire oshte sa me te vogla....


    Merr tani nje ftere te vogel me diameter rreth 20cm -25 cm dhe vene ne zjarr tek ajo me e larta.temperatura me e larte. Hudhi vojin e ullinit dhe nxefe mire e mire...
    Kur te jete nxef mire hudh patatet dhe fillo e fergoji dhe perziej vazhdimisht. Nese fillojne te ndryshojne ngjyre ule temperaturen. Boje kete gjo per rreth 5 min .

    Pastaj hudh siper qepen e preme hollshem .,, dhe perzieje mire. Veni i gjo siper fteres noj pjate te modhe por duhet ti veni noj gjo siper ok

    Merr vezet dhe i pasi i thyen i hedh ne nje ene aq te modhe sa ta menosh ti ze te gjitha gjonat patatet e skuqme qepet domaten si te them une te gjitha.
    rrifi me nje pirun deri sa te perzish te bardhen me te kuqen ok mono,..

    hej kujdes patatet dhe qepen tek fterja shikoji here pas here mos digjen se u dogjen ha komet e tuja pastaj
    Hudhi krype ene piper mos harro i ke hedh ene patateve krype se po i hodhe shume ke me i honger vete se sta han dashnorja me shume krype kujdeset per veshkat ajo ...

    Masi i ke skuq patatet dhe qepen hudhi tek kjo ena ku rrafe vezen. Hudhi siper dhe domatet dhe (peas) bishtaja cfare quhen me ndihmoni ...

    Hudhi ca voj ullini prape tek fterja qe ishe duke skuq patatet dhe qepen dhe vene tek nxehtesia me e larte do me thone temperatura ne max...Prit sa te nxehet fterja per 1 min dhe hudhi siper gjithe perberjen qe bone me siper..

    Sa e hudhe ule temperaturen tek temperatura minimale...menjehere ok
    Lene fteren ne zjarr per 15 minuta ne temperaturen me te vogel te mundshme...


    Kur e shikon qe ne siperfaqe te omletes ska ngel mo long ose nuk eshte e longezume ktheje omleten me nje pjate. Do me thone merre fteren veni i pjate te modhe siper dhe fap permyse omleten ne pjate. Pastaj vene prape omleten ne ftere

    Tani merr nje shpatore dhe kthja anesoret nga mrena omletes qe te bohet si rrumullake...dhe lene ne zjarr per 5 min mo teper...


    Gjithsej ka me ju more jo mo teper se 30 min po te jeni vete dhe po ti boni te gjitha gjonat vete. Po te keni ndonje qe ju ndihmon mund tju mbaje 25 min...

    Une e kom bo vete per 33 min me nje pushim sh*rre ne mes se nuk e kisha planifiku. Duret i lava para edhe masi bona ate.. Para i laj zakonisht pasi nuk dua qe vegla te me mori ere qepe... mbas po ashtu du qe omleta mos te marre era vegel...


    Shnet se u lodha skom se me ca e vra kohen ne pune...dhe mo teper per ju po e boj

  7. #137
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    bifteke...

    Cfare duhet per kete oshte sigurisht Biftek

    Tani une do te tregoj se cfare duhet vetem per nje biftek...

    Merr nje biftek mire eshte te jete nga ato qe nuk kane shume damore...do me thene i kuq e mundesisht nga tulja e mrapme e vicit dhe jo shume e trasshe perndryshe do te duhet kohe e gjate me nejt e me e pjek...

    Une zakonisht e mor 1-1.5cm te trashe


    Ve fteren ne zjarr dhe une vete ca boj mor i cope kitchen paper dhe e lag paj me voj ene e ferkoj fteren do me thone nuk hudh voj tek fterja,...


    Mor berxollen e mys me piper krype ene majdanoz ...nga te dyja krahet...

    Pastaj e ve ne fteren e nxehte dhe filloj ene e skuq ene varet si e hani o miq...

    Une per vete e maj sa me i ndryshu ngjyre edhe e kthej nga ana tjeter...do me thone 2 min nga cdo krah eshte mjaftueshem,,,kesaj i thone me e honger me gjak...

    Pastaj kete mund ta hash keshtu si oshte ose....

    mund moresh 4 kokrra patate i pret me copa te vogla ene i zien mire e mire 10-15 perpara se te bosh mishin...
    merr ca karrota ene i pret me copa te vogla ene i zien mire e mire bashke me patatet ene
    pastaj i heq patatet i ve ne nje vend edhe i shtyp ene i bo pure i hedh icike qumesht sa me e hollu pak ereza krype po pate pare shume i hedh icike djathe kackavall..ehe u bo pureja...

    E ve ne pjate karrotat ne krah ene biftekun aty ene e ha....

    Tani kete mund tja jepni ene kalamojve te vegjel vetem mishin ua sugjeroj ta boni mire ./.....


    Noten tani

    Ene na falni per ato fjalet e mesiperme por ka ca rob qe duhet me u tregu ene per cajin jo per nojgjo

  8. #138
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje,

    Meqe ne sektorin e dashurise nuk na eci (thone qe kush nuk ka fat ne dashuri ka ne bixhos-- ju siguroj une qe eshte genjeshter) po i kthehem guzhines pasi eshte i vetmi vend ku gjej qetesi dhe ndihem mire.
    Dhe po ju postooj nje recete per embelsire...jo me kot thone ha embelsira kur feston ndonje gje.
    Ishalla nuk e kam shkruajtur me lart por edhe po e pata shkruajtur lexoheni prape. Ku me shkoi dialekti merjahu...

    Cfare duhet per me e bo:

    -Lekure Limoni (merr nje limon dhe e qero lekuren hollshem fare tani me kriresen e djathit me mire)
    1 gote me sheqer(tani varet sa te omel e doni ju por une per vete i hedh 1 gote-tani varet nga gota qe keni

    1 gote (hudhi nje pako)me gjalp pa kripe i sbutur ne temperaturen e dhomes...do me thone lejeni perjashta figoriferit.cup unsalted butter, softened at room temperature

    4 veze te medhaja

    2 luge gjelle me uje te ngrohte

    1/2 luge kafeje me vanila mire oshte te jete vanile tamon(nga ato shkopat)

    2 luge kafeje me long limoni(nga ai limoni qe i perdoret lekuren se mos prisni te ri).

    2 2 gota me miell per kek( tani une ja futa njehere me miell buke edhe nuk doli keq)

    2 luge kafeje me "baking powder" kete nuk e di si perkthehet ne shqip...mu me duket si sode buke kur e shijoj por mo mire gjejeni vete

    1/4 luge kafeje me kripe

    Si ta gatuani
    Vendosni sheqerin dhe lekuren e limonin ne nje food processor deri sa lekura e limonit te jete bo e holle fare. Hudhi siper gjalpin e holluar. Tani une e bona me dore por proglemi eshte qe ne kete rast gjalpi duhet te jete hollu fare (ngrohtesi) dhe duhet te kesh nje ene qe ta rrafesh perzierjen sikur do me rraf nojni qe sta ka qejfi. ne makine duhen 5 min me dore ehe mu desh nja 10 min varet sa me fiksim je.


    Hudhi vezet tek sheqeri dhe gjalpi nje nga nje dhe perziej mire(do me thone hudh nje veze e perzije hudh tjetren dhe perzieje)Hudhi ujin, longun e limonit dhe vanilen. Ne nje ene tjeter bashko miellin, "soden" dhe kripen dhe perzieji mire(pluhur jane te tera perzihen edhe me gisht). tani merr gjysmen e ketij mielli dhe hudhe tek vezet sheqeri dhe gjalpi dhe perzieji mire e mire(tani problemi eshte qe kjo po nuk pate makine food procesor eshte pak me e veshtire dhe do durim femre), pasi e keni perzier mire hidhni pjesen tjeter te miellit dhe perzije mire e mire e mire derisa fuqi mos te keni me. Me makine food procesor nuk ju merr me teper se

    Tani kete qe bote me lart hudheni ne nje tepsi a ene qe jane tamon per keke dhe tepsine a enen lyeheni mire me gjalp dhe hudheni pak miell mrreth e rrotull ne menyre qe mos tju ngjise keku. Ose po patet nga ata letrat apostafat per kete pune mo mire.

    Piqeni kete mo lart ne furre qe e keni nxeh me pare ne nje temperature 180 grade per afro 25-30 min. Per ta procu nese oshte bo apo jo ne mes te kekut fusni nje thike te holle dhe po doli thika e paster oshte po po qe se jo futeni ne furre deri sa te bohet.

    Hiqeni nga furra dhe leheni te ftohte per 10-15min perpara se ta hiqni nga tepsia.
    Pasi ta hiqni haheni.

    Tani ndokush do te thote qe kjo zgjat nje ore per tu gatu e nuk oshte shpejt , por mos harroni qe 30 min duhen per tu pjek qe do te thote ti ke 30 min kohe me pergatit dicka tjeter a me i fut i dore seks po ta la njeri a me qa kohet e shkuara :-(...boni ctju doje e bardha zemer...

    Dite te mbare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 07-04-2008 më 15:07 Arsyeja: eehehe...

  9. #139
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Mirembrema,

    Kjo ska lidhje fare me temen ne fjale por nuk kam menyre tjeter per te falenderuar moderatoret e forumit.

    JU FALEMINDERIT shume qe pranuat kerkesen time per heqjen e temes dhe duhet tju them qe ju jam shume mirenjohes.

    Mbi te gjitha tregon qe ne nje apo tjeter menyre eshte nje forum me standarte, bravo.


    Me respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 07-04-2008 më 23:27 Arsyeja: Shtova dicka

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Kam nje problem...:
    Mora persiper te beja nje nje tave me patate...i futa direkt ne furre(pa i zier)...dhe i hodha uje sa i mbulova...pritem gati 1 ore me 200 grade...uji nuk avulloi,dhe patatet u dogjen nga poshte.U premtova te pranishmeve qe do e mesoja mire dhe do e ripropozoja...
    Si ti bej patatet ne furre?

Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fushata e PD-së, Berisha: Më 28 qershor të rikthejmë lavdinë e vitit 92
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 26-06-2009, 15:52
  2. Thjeshtë
    Nga bregu26 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-03-2004, 19:29
  3. Harnish: Ja pse është shpejt për pavarësinë
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2003, 13:14
  4. "Rinia shqiptare e arrijn më shpejt se të huajt pjekurinë sociale"
    Nga Letersia 76 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 17:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •