Gjykata evropiane i thotë jo minareve në Zvicër
Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg ka hedhur poshtë aktpaditë e myslimanëve zviceran kundër vendimit të referendumit në Zvicër, që u zhvillua për ndalimin e ndërtimit të minareve të xhamive në këtë vend.
Gjykatësit vlerësuan se ankesat nuk mund të shqyrtoheshin, për shkak se shkelen nenet 9 dhe 14 të Konventës Evropian për të drejtat e njeriut, me të cilën respektohet liria religjioze.
Gjykata theksoi se palët ankuese nuk kanë dorëzuar argumente të mjaftueshme lidhur me aksionet e autoriteteve shtetërore për ndalimin e minareve dhe dëmtimin e interesave të tyre fetare.
Ankuesit deklaruan në ankesën e tyre se ndalimi i ndërtimit të minareve nuk është në përputhje me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut.
Ndalesa e ndërtimit të minareve në Zvicër ishte aplikuar në vitin 2009 pas një referendumi, ku shumica e zviceranëve u deklaruan kundër minareve.
Krijoni Kontakt