AKTUALITET
Berisha: Kampusi Universitar dhe Bulevardi Bregdetar, dy objektivat pėr Durrėsin e tė ardhmes
01-05-2011 /
Gazeta 55
Kryeministri Sali Berisha i ftoi dje qytetarėt durrsakė tė votojnė mė 8 maj pėr kandidatin e “Aleancės pėr qytetarin”, Ferdinand Xhaferaj. Pas ceremonisė sė pėrurimit tė rrugės Spitallė-Porto Romano nė pjesėn veriore tė qytetit, Berisha u shpreh se, “ne synojmė qė Durrėsi gjatė katėr viteve tė ardhshme tė ketė mė shumė vende pune; tė ketė asfaltuara tė gjitha rrugėt dhe rrugicat, tė ketė 24 orė ujė tė pijshėm”. Ai tha se ngritja e kampusit universitar dhe ndėrtimi i njė bulevardi bregdetar Currila-Porto Romano janė dy synime tė tjera pėr Durrėsin e katėr viteve tė ardhshme. Duke folur para banorėve tė lagjes 15 tė Durrėsit, Berisha tha se tashmė vendi ynė ėshtė vend anėtar i NATO-s dhe qytetarėt shqiptarė mund tė lėvizin lirisht nė Evropė. Ai vuri nė dukje se gjatė katėr viteve tė shkuara nė tė gjithė vendin janė shtruar 8000 km rrugė nacionale dhe rajonale, janė ndėrtuar dhe rindėrtuar 1200 shkolla, ndėrsa mė shumė se 95 pėrqind e familjeve shqiptare tashmė furnizohen me ujė tė pijshėm. “Duke votuar mė 8 maj pėr kandidatėt e “Aleancės pėr Qytetarin” ne do tė bėjmė gjithēka pėr ta kthyer votėn tuaj nė njė sukses pėr ju, pėr familjen tuaj dhe pėr komunitetin tuaj”- tha kryeministri Berisha.
Duke folur pėr pjesėmarrjen nė ceremoninė qė u zhvillua dje paradite pėr lumturimin e Papės Gjon Pali i dytė, tė cilin Berisha e quajti Papėn mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave dhe njė mik tė madh tė shqiptarėve, kryeministri nėnvizoi faktin qė protokolli i Vatikanit e kishte vendosur delegacionin shqiptar nė krah tė delegacionit tė Polonisė, vendlindjes sė shenjtėrisė sė tij.
“Papa ishte njė engjėll i popujve tė shtypur”- tha Berisha, i cili pėrfitoi pėr tė uruar tė gjithė besimtarėt shqiptarė pėr kėtė ditė tė shėnuar. “Ne jemi njė alternativė e besimit”, tha nė fjalėn e tij kryeministri Berisha. Kreu i qeverisė u ndal mė pas nė alternativėn e majtė. “Edi Rama qė prej njė muaji shkon nga sheshi nė shesh duke thėnė se qeveria shqiptare ėshtė qeveria fashiste, por harron qė vendi ynė ėshtė anėtar i NATO-s”- tha Berisha. “Unė nuk kam komente pėr alternativėn e tij, por dua t’i kujtoj dy gjėra pėr tė cilat ndjehem i lėnduar. Duke lėshuar mediat qė kontrollon ndaj rivalit tėnd Basha na lėndove ne shqiptarėt me kujtesėn e ēensurės, prandaj unė i ftoj edhe kėto media qė mė 8 maj tė votojnė pėr “Aleancėn e qytetarit”, duke i dhėnė fund edhe diktatit qė ushtrohet nga Rama mbi to”- deklaroi kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit kujtoi gjithashtu konkursin qė u zhvillua dje nė kryeqytet pėr projektet e ndėrtimit tė xhamisė nė kryeqytet. “Ne politikanėt e kemi detyrim tė mbėshtesim komunitetet fetare, por ajo qė ndodhi sot kur nė tė njėjtėn kohė me paraqitjen e projektit nga Rama mė shumė se 30 pronarė protestonin pėr grabitjen e truallit ku do tė ndėrtohet xhamia ėshtė njė pėrpjekje pėr tė ndėrtuar mbi tokėn e troje tė grabitura, ėshtė njė pėrpjekje e dėshtuar pėr tė fituar vota”- tha kryeministri Berisha.
Krijoni Kontakt