O Brari, ti kuotën e fjalëve me vend e ke njëherë në vit. E ke përmbushur kuotën për sivjet.Kismet vitin tjetër.
Parlamentarizmi që na e mburr o Brari ka lindur nga Revolucionet. Edhe Ameriqia lindi nga Revolucioni. Çdo liri dhe çdo e drejtë kushtetuese ka lindur nga Revolucionet. Po nejse, kjo është histori tjetër.
Avni Rustemi nuk hyn në radhën e atyre figurave komplekse, kontradiktore apo kontroverse që ngjallin debate pro-kundra. Avni Rustem për kohën kur ka jetuar ka qenë i arsimuar, përparimtar dhe orator i shkëlqyer. Por nuk hyri në histori për këto veti, që të debatojmë për këtë. Edhe sikur të ishte analfabet përsëri do hynte në histori për ato dy plumba.
Ka thënë njëherë një kokë, të tjerët nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë i bëjmë baltë.
Ky është tangërlliku "modern". Kupto' ti plako? Jo për gjo po m'thuj ti mu ça boni ky 'Niu? Vrau njonin kotnasikoti m'Paris. Robi tu nej për qef t'vet, ky u nrit ene e vrau.
Kështu diskutojnë vetëm ata që nuk dinë ose përtojnë të mendojnë me mendjen e vet. Sepse dikush që mendon nuk ka nevojë për "autoritete" (Enver, Sali apo Perëndi) që t'i tregojë kush është heroi dhe kush është tradhëtari. Këta ose brohorasin sipas "autoritetit" (dje për Avniun e sot për Esatin) ose i bien shkurt dhe nihilizojnë gjithçka.
Faktet historike dihen. Atëhere mbetet vetëm këndvështrimi personal. Fare thjeshtë nqs dikush e quan gjë të shkëlqyer të dorëzosh Shkodrën, të tentosh për luftë civile dhe të shesësh vendin tek vendet fqinje dhe superfuqitë atëhere padyshim Esati është Hero, dhe Hero i Madh.
Nëse të vrasësh (në pamundësi për ta izoluar) një njeri të tillë, ështe akt heroik, atëhere Heroi është Avniu.
Mjafton të kesh këndvështrimin tënd të qartë, pa patur nevojë të mësosh se çfarë ka thënë Enveri, Hitleri apo Tens Jau Pini.
Por kur nihilizohet një figurë e thjeshtë dhe simbolike si Avni Rustemi (sepse fundja ne vlerësojmë simbolizmin e veprimit të tij) atëhere vaj medet për figurat e tjera historike.
Nejse meqë ra muhabeti. Plani për vrasjen e Esatit ishte shumë më i thjeshtë. Avniu do e vriste dhe do zhdukej. Pra atentatori do ngelte në mos enigmë, i dyshimtë. Fati deshi që Avniu të kapej në vend, dhe këtu mori vërtet përmasa heroi Avniu si individ jo thjesht si atentator. Të vrasësh një njeri në mes të Parisit, të pranosh vrasjen, të fitosh përkrahjen e njerëzve dhe të dalësh i pafajshëm....
Pra jo thjesht eleminim fizik por diskretitim publik. Fat më të merituar nuk ka, si për Avniun edhe për Esatin.
Krijoni Kontakt