Grabovci pėrjashton turbullira nė PDK




Publikuar: 22.07.2011 - 09:59

Prishtinė, 22 korrik - Shefi i Grupit parlamentar tė PDK-sė, Adem Grabovci, i ka pėrjashtuar pėrēarjet brenda partisė, pėr shkak tė vendimit tė Qeverisė qė t’i drejtohet Kushtetueses pėr imunitetin. Ai ka thėnė se deputetėt janė tė interesuar tė qartėsohet ēėshtja e imunitetit.

“Nuk do tė ketė kurrfarė ndikimi, kurrfarė pėrēarjeje. Pėrkundrazi, deputetėt janė tė interesuar qė ta qartėsojnė pozicionin e tyre dhe ėshtė nė interes tė ēdo deputeti qė tė dijė se deri nė ēfarė mase ka imunitet, sepse ka qenė e krijuar njė paqartėsi rreth kėsaj ēėshtjeje”, ka thėnė Grabovci, pėr ta vlerėsuar pozitivisht kėtė vendim.

Atė e ka mirėpritur edhe Lidhja Demokratike e Kosovės. Shefi i Grupit parlamentar, Ismet Beqiri, ka thėnė se Qeveria e ka shfrytėzuar tė drejtėn e saj.

“Ēdo gjė qė ėshtė nė favor tė funksionimit dhe sundimit tė ligjit LDK-ja e pėrkrah. LDK-ja ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė gjithmonė pėr sundim tė ligjit dhe tė drejtėsisė, dhe pėr askėnd nuk mund, nė njė mėnyrė, tė jetė imuniteti mbulesė pėr ēfarėdo veprimi tė paligjshėm”, ka thėnė ai