Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    ‘Ballkan Bazaar’ –nje film ofendues per Klerin, Komunitetin Ortodoks shqiptar, dhe pë

    Është për të ardhur keq kur sheh se në filmat e pakët shqiptarë dhe ato me bashkëpunim si shqiptaro-italianë të pas viteve ’90 , vërehet dëshira e papërmbajtur për ta paraqitur Shqipërinë, shoqërinë shqiptare, vendin e shqiponjave sa më keq dhe sa më ireale, dhe në këtë garë të pashpallur mesa duket vendin e parë do ta zërë filmi artistik shqiptaro-italian ‘Ballkan Bazaar’me drejtues E. Budinën. Do ta zërë vendin e parë për keq, për arsye të skenarit horror-komik, për arsye të aktorëve në rolet jo normale (aktorë komikë në një film të ashtuquajtur serioz), dhe për më tepër për skenarin ‘dezha vu’ të këtij filmi i cili ngjan si dy pika uji me filmat ‘Përrallë nga e kaluara’ dhe me filmin Kthimi i ushtrisë së vdekur’ të dy filma të periudhës së ish diktaturës. Kësaj i shtohet dhe (ndoshta pa dashje)- ofendimi që i bëhet klerit ortodoks shqiptar që shquhet për dinjitetin e tij në kryerjen e detyrës ndaj Zotit dhe komunitetit ortodoks, paraqitja e komunitetit ortodoks kryesisht por dhe atij mysliman si komunitete pa tradita por që shesin e blejnë çdo gjë pra jetojnë në amoralitet.
    Mendoj se këto filma të realizuar pas ’90 (përveç filmit ‘Vdekja e Kalit’), janë totalisht të realizuara nga rregjizorë me mëndësi të vjetra komuniste të cilët nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shkarkojnë mllefin e tyre kundër çdo gjëje shqiptare duke vënë në lojë e satirizuar edhe gjëra që për komunitete të mëdha dhe shoqërinë shqiptare nuk janë gjë tjetër përveçse blasfemi, miopi, dhe keq-dashësi.
    Tani pavarësisht se zhurma që do të krijohet për këtë film, kjo, do të nxisi njerëzit të shikojnë filmin sepse në Shqipëri ashtu si dhe në botën mbarë proverbi ‘më mirë syri se nami’ sot është kthyer në të kundërt ’më mirë nami se syri’- pra s’kë rëndësi morali, subjekti, objekti, rëndësi ka që të na dalë nami?!
    Ç’ndodhi pas çfaqjes së filmit të shumë përfolur Ballakn Bazaar? Asgjë. Njerëzit e pakët e panë ashtu si e pashë unë, qeshën për disa situata të neveritshme horroro-komike dhe u larguan me idenë se prftërinjtë ortodoksë qënkërkan qejflinj, pijanecë, nxjerrës kockash nga varrezat. Turp.
    Në fakt ky është dhe mesazhi direkt apo edhe indirekt i këtij filmi ‘artistik’ se: priftërinjtë ortodoksë të Shqipërisë, nuk u merrkan me punët e Zotit por me punët e shejtanit, që komuniteti ortodoks, bën sehir e s’flet dhe nuk e paska për gjë ashtu si dhe myslimanët- të shesin kockat e prindërve dhe të afërmve të tyre, se të huajt duhet ta shohin shohin Shqipërinë e sotme njëlloj si e shihte Edith Durham dhe Lord Byron-it, se bashkë-jetesa, bashkëegzistenca paqësore dhe urat e miqësisë mijra vjeçare të popullit shqiptar me minoritetin grek nuk mund të jenë më, sepse ka një çarje të kësaj miqësie për shkak të varrezave, sepse marëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-greke qenkan të rreme (?!). Turp.
    Po të shohim me kujdes Sfondin e përgatitjes së këtij filmi dhe bashkëpuntorët e tij mund të kuptojmë se përse Mesazhi që duhej të jepte Rregjizori i njohur Edmond Budina për problemet e Shqipërisë së sotme i ka dalë nga kornizat dhe në fakt është kthyer në një Bumerang jo vetëm për autorët e filmit por ka krijuar për fat të keq dhe një precedent negativ për bashkëjetetesën midis tyre të komuniteteve fetare, marëdhëniet vëllazërore me minoritetin grek por dhe me vetë Greqinë si vëndi me të cilin kemi bashkëpunimin më të mirë dhe më të ngushtë ekonomiko-politik pas ’90, dhe si vendi që na ka ndihmuar më shumë gjatë këtyre viteve.
    Të metat e Filmit.
    Së pari, duhet të ishte një film Artistik por në film marrin pjesë aktorë komikë të cilët e kanë bastarduar mesazhin e hamëndësuar të rregjizorit Edmond Budina.
    Së dyti ngjarjet sipas filmit (në titrat e fillimit të filmit) thuhet që kanë ndodhur në vitin 2006 sipas një historie të vërtetë -por që nuk ka lidhje me Kosinën (?!). Këtu duhet të ndalemi pak sepse ndërthurja e filmit inskenon dhe jep të dhëna pikërisht për këtë ngjarje për të cilën e ka pohuar dhe vetë autori i filmit tek Gazeta Shqiptare e dt.18/04/2011 kur thotë: ‘’Me filmin që bazohet në historinë e eshtrave të Kosinës në Përmet, unë nuk kam shpifur. Eshtrat atje u panë dhe u analizuan nga mjekësia ligjore, jo nga unë. Rezultoi që ishin eshtra grash e fëmijësh, jo ushtarësh. Bile ajo që kanë bërë ata me këtë ngjarje e ofendon historinë moderne greke, e jo unë!’’.
    Pavarësisht nga kjo, historia e vërtetë është ndryshe nga se shkruajnë gazetat dhe nga se përshkruhet në film në të cilin jepet një histori e deformuar. Prifti i vërtetë - At Vasil Thomollari nuk ka lidhje me ngjarjen e varrimit dhe nuk i ka varrosur ai eshtrat. Ngjarja ka ndodhur në 2006 në kohën kur një ushtarak i lartë grek i ardhur në mënyrë zyrtare në Shqipëri ftoi priftin At Vasil Thomollari për të bërë një shërbesë fetare për nder të ushtarakëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke.
    Aty kleriku prift At Vasil Thomollari vuri re se varrmihësi kishte gjetur një kopsë ushtarake prej bakri në një nga varret si dhe një medaljon; mesa kuptohej ishin eshtrat e një ushtaraku i cili kishte qënë ushtarak i lartë në atë kohë, dhe jo si pretendohet në film që ishte gjetur një gjerdan floriri. Prifti At Vasil Thomollari e ndaloi menjëherë varrimin. Më pas punëtori i varrimit shpiku një version krejt tjetër. Dokumentacioni i saktë është në prokurori kushdo që kërkon të vërtetën. Historia tregon se në Shqipëri kanë rënë në beteja në luftën italo-greke 205 ushtarakë grekë, emrat e të cilëve mund të gjënden lehtë , por që i ka botuar dhe gazeta zyrtare dhe e njohur greke ‘Kathemirini’ që në vitin 1995 në një nga numrat e saj.
    Së treti, filmi ‘Ballkan Bazaar’ përsërit skena me varreza, me eshtra ushtarësh dhe me eshtrat e gjeneralit, dhe janë janë një episod i njohur nga filmi ‘Kthimi i Ushtrisë së Vdekur’ i realizuarnga autorë shqiptarë më 1989 bazuar në romanin e Ismail Kadaresë Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, por në vend të dy ushtarkaëve të huaj këtu janë dy femra që kërkojnë një gjeneral francez 8 gjyshin e tyre). Pra një ngjarje e njohur që përëritet pas 21 vitesh.
    Së katërti, ngjarjet nuk përkojnë me realitetin e sotëm shqiptar por janë sikur të kenë ndodhur pas 70-80 vitesh në kohën e Zogut në mos më parë, në një mjedis absurd: me njerëz të veshur si në kohët e sotme por me mjedise me kandil, rrugica e sokakë si e kohës së kaluar. Për pasojë kush e sheh krijon një përshtypje të gabuar dhe mashtruese për vendin , ngjarjet, rrethanat njëlloj sikur sheh një makth të keq.
    Së pesti, deri më sot në Shqipëri nuk ka priftërinj ortodoksë të llojit që luan Edmond Budina sepse jo vetëm prifërinj të veçantë, por dhe i gjithë kleri ortodoks shqiptar janë nga klerikët më të mirë e më të përsosur në punën e tyre në shërbim të Zotit- për të njohur komunitetin ortodoks të Shqipërisë vetëm me problemet shpirtërore e fetare dhe nuk kanë lidhje aspak as me politikën, as me ngatërresat e medias hipokrite, dhe aq më pak me çvarrosje. E parë në këtë aspekt filmi fyen klerin ortodoks shqiptar duke krijuar një imazh të keq dhe qesharak, imazh i cili rëndohet dhe përkeqësohet nga futja në film e pasazhit kur prifti pi e dehet. E qartë është vetëm një gjë nuk ka patur , nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë priftërinj të tillë ortodoksë në Shqipëri që ti ngjajnë këngës korçare humoristike të kënduar nga grupi karakteristik i Korçës në kohën e Zogut për priftin e Ravonikut apo për priftin e Rrëzës ( që në filmin Ballkan Bazaar përsëritet edhe njëherë dehja e priftit të Rrëzës që është realizuar në filmin’ Përrallë nga e kaluara’).Pra një film që përsërit filma të bërë më parë.
    Së gjashti, filmi ofendon komunitetin ortodoks 8por në disa raste dhe atë mysliman dhe tolerancën fetare), i cili sipas ecurisë së filmit është një komunitet që merret me pazarllëqe, që shet çdo gjë, që gruaja e priftit tradhton të shoqin, pra një komunitet i degjeneruar dhe amoral. Ky nuk është mesazhi i duhur i nderuar rregjizor.
    Komuniteti ortodoks përkundrazi është një nga komunitetet më të rregullt, e më puntorë të Shqipërisë, një nga komunitetet që respekton deri një një komunitetet e tjera, që respekton ligjet, që ka përqindjen e kriminalitetit më të ulët në Shqipëri dhe në Ballkan pra një komunitet me të cilin nderohemi jo vetëm ne por që dhe BE sheh tek komuniteti ortodoks ashtu si dhe tek komunitetet e tjera të ardhmen e sigurtë të Shqipërisë të integruar në Europë.
    Paraqitja e tyre si separatistë dhe të luajtur nga mentë e kokës, është një fyerje.
    Së shtati, është e vërtetë që filmi i luajtur në mjediset e Kishës së Labovës së Kryqit, kishë (e cila është një monument kulture dhe mbrohet nga shteti për veçoritë e soj fetare dhe kulturore sepse është një nga kishat më të vjetra në Ballkan), duhej të kishte marrë lejen jo nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë por nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e cila mendoj se nuk do ta kishte dhënë nëse do të shihte se filmi cenon ndjenjat fetare të komunitetit dhe se mund të bëntë (siç bëri në fakt), një sakrilegj me: ‘hyrjet dhe me vjedhjen e kryqit të artë, dhe me hedhjen e tij në pemë’ sipas skenarit të autorit.
    Dihet që ekziston një marëveshje e vitit 2009 për kthimin e e objekteve fetare komuniteteve përkatëse e për pasojë dhe Kisha e Labovës së Kryqit megjithëse është monument kulture i përket Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë.
    Prandaj këto aspekte janë delikate dhe nuk mund të realizohen me kaq pa përgjegjësi.
    Mendoj gjithashtu se marëveshjet për sponsorizim nga Ministria e Kulturës Shqiptare ashtu si dhe nga Ministrinë Italiane për realizimin e filmit (përkatësisht Era-film, Mediaplex- Italia, dhe sponsirizues të tjerë), nuk duhet të cënojnë vlerat dhe traditat dinjitoze shqiptare duke u nisur nga parimi ‘qëllimi justifikon mjetin’, pra të fitojmë sa të mundemi e si të mundemi pa vënë re se kë shkelim e kë cënojmë. Në këtë rast janë shkelur, ndjenjat e ortodoksve të Shqipërisë, traditat e bashkejetesës së shkëlqyer me komunitetin mysliman dhe me minoritetin grek, lidhjet zyrtare me Greqinë, e për më tepër i fyer me pa të drejtë është Kleri Ortodoks i Shqipërisë.
    Pavarësisht se ky nuk ka qënë qëllimi i rregjizorit të talentuar Edmond Budina, mesazhi i filmit cenon dhe fyen Klerin, Komunitetin ortodoks shqiptar, dhe moralin e familjes shqiptare e të shoqërisë shqiptare e cila nuk është ashtu.
    Përfytyroni të nderuar lexues se ç’do të ndodhte sikur në vend të priftit të filmit ‘Ballkan Bazaa’r të ishte një hoxhë ose prift katolik, nëse do të çfaqej në kinematë e Tiranës. Menjëherë do të ngriheshin në protestë (dhe me të drejtë) jo vetëm komuniteti i madh mysliman shqiptar apo n ai katolik nëpërmjet rrugëve diplomatike, por do tëkishte nota proteste, thirrje dhe demonstrime kundër filmit, pra do të bëhej nami. Kritika ime ndoshta mund të jetë një vërë në ujë për shkak të llumit në të cilën jeton arti, kritika,, dhe mediat shqiptare që në shumë raste janë lajkatare apo dhe në të kundërt- fare malinje të cilat e ngrenë zërin vetëm në momentet pasi paguhen nga i interesuari, por nuk duan t’ja dinë nëse thonë të vërtetën.

  2. #2
    Qenke ofenduar nga filmi se te paska prekur fene?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    -mos doni te thoni qe filmi eshte nje shpifje dhe copjim nga temat e kaluara...?
    -po perse a nuk vazhdojne te vine e germojne, per eshtra, per varreza, per identitete te pencionizuara dhe homo gjene te vetdeklaruar, gjeneralet bashkekohore grke, serbe, taliane...?
    -po a nuk u shane e vrane e lane kokren e namit krietaret e bashkesise muslimane kur donin te ishin sejcili ne maje te fikut per te patur dore te lire ne ndarjen, shitjen apo ndihmat nga "fondacionet" e ketij "komuniteti te nde rruar"
    -po a nuk ka TE DREJTE NJE ARTIST QE NEPER MJET ARTIT TE TIJE TE JAPE NJE MESAZH, TE SENSIBILIZOJE APO TE VERE NE CEP NJE NGJARJE, NJE FENOMEN, NJE NJOLLE QE TE GJITH TA SHOHIN BILE DUKE E VENE NE GJENDJE KOMIKE NJE NGJARJE QE VERTETE ESHTE TRAGJIKE...?
    - po ta shohin edhe ata qe nga gjizilikat e "deles se bindur" te permenden nga pergjumja e meshes se tej zgjatur baritore dhe te shohin/kuptojne/reagojne sepse jo gjithcka rrjedh vaj, se existojne vende dhe ka shum familje qe jetojne ne skamje e mjerim dhe detyrohen te bejne veprime nga me te cuditshmet,,,,,,,,,
    -kur sheh se si i shkelqen ftyra dhe si i varren barkalecet e disa prej berinjeve te edukimit shpirteror, se si rehatia dhe qyli shenderrojne doren ne ktheter dhe zemren ne nje shpelle mekatare ku vera e kuqe nuk kthehet ne balsam per te qetesuar sado pak ethe-trazirat per pangopje.
    -mos doni te thoni se ngjarjet e Kosines i dini vetem ju ashtu sic kane ndodhur dhe vetem ashtu sic ju i thoni paraqesin te verteten dhe vetem te verteten...?????
    - po ate varremihesin perse e rrahen dhe i thyen kockat......MOS ERDHEN GJE KOMITET NGA KRETA DHE BENE NJE VEPRIM TE TILLE.
    - a eshte kisha orthodhokse Greke ne qe ne bashkepunim me kishen VET KRYESUAR Shqipetare, duke dashur te "ndihmoje" rinine e Shqiperise se jugur hapi per ta ne Greqi kurse e shkolla (per vajza) parukerie, qendisjeje, edukatore kopshtesh, (per djem) elekticista, hidraulike, gjahtare.....pasi i instruktoi dhe i pergatiti sot ky brez bardhe e blu e sheh te valevite flamurin Grek e te shkruaje parrulla per pamvaresine e vorio epirit, te mbajne cifte neper senduke e te jene gati per diten e madhe.......SI THONI JU A ESHTE GENJESHTER KJO APO E VERTETE ???
    -kishat/monastiret/minaret/teqete/etj, dhe c'do objekt tjeter monument i kultures I PERKASIN DHE JANE VLERE PER TE GJITH SHQIPETERT PA DALLIM FEJE, IDEJE E KRAHINE.
    -BOLL U PERPOQET ME TEORI FERRASH TE KRIJONI NDARJE BOMBASTIKE TE TIPIT KY KOMUNITET ESHTE ME I MIRE SE TJETRI, ME PAK KRIMINEL DHE JO AQ SHUM HAJDUT........ BROCKULLA BASHKEFORUMS I TEJET NDERUEM.......megjithate se si do te rreagoje njerezia dhe si do te vleresoje shikuesi filmin dhe ngjarjen ne fjale do ta shohim ne vazhdim.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Ky film mos eshte shtjellim i ngjarjes se Kosines?

    Me sa pashe ne trailer se nuk e kam pare filmin ne cinemane imperial

    http://www.wix.com/ballkanpazar/ballkanpazar#!

    Edhe une jam kunder demonizimit te klerit por dhe kundra vjedhjes se eshtrave te shqipetareve dhe jam kundra cdo platforme politike qe perdor kleri kunder Shqiperise.Kineastet do ishin me mire te trajtonin problemet morale te shoqerise se mesa pashe ne trailer kishte dhe skena porno.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    sa here qe flitete e verteta dalin shqipetare,te shqetesuar ,,,do ofendohet ky apo ai,,,,,

    po atyre qe u vjedhin kockat e familjes ,,,,

    kush do i mbroje,,,,qeveria jo,,,,ketu ne forum jooo,,,po spo lini dhe artistet rehat,,,


    per 2 leke shisni shpirtin dhe djallit,,,,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    kete se kam pare, po per filamt e tjere pas 90-es qe kam pare te jap 100% te drejte: jane filma qe ku e ku te shpikin idiotesira e ta na nxjerrin si majmune. c'faj kane te huaj qe sna respektojne kur ato qe shohin pe rne jane keto idiotesira?
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •