Vetëvritet një 31-vjeçare
01.06.2011
M. Haziri, 31-vjeçare ka vdekur si rezultat i plagëve të marra nga një armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:00 në fshatin Kollë të komunës së Vushtrrisë.
Sipas zëdhënësit të policisë në Mitrovicë, Besim Hoti në vend të ngjarjes nuk janë identifikuar gjurmë të përdorimit të dhunës apo elemente tjera që do të karakterizonin rastin si vepër penale.
“Rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, me elemente të vetëvrasjes klasike të parapërgatitur nga viktima, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka thënë Hoti.
KOSOVA SOT
Krijoni Kontakt