Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Vetëvrasjet në Kosovë, alarmante

    Që nga paslufta, vetëvrasjet e tentim vetëvrasjet e të rinjve dhe të rriturve në Kosovë janë bërë një fenomen negativ dhe i zakonshëm. Në vitin 2011 një gjendje e tillë është alarmante.

    Disa nga vetëvrasjet e fundit të të rinjve (po i referohemi të rinj, përderisa ata konsiderohen akoma fëmijë gjerë në moshën 18 vjeç) janë:

    Lajmi shokues ka ndodhur ditën e Premte (25.03.2011) në Prishtinë, ku u gjet i varur djaloshi me iniciale E.B, i klasës së 11 (njëmbëdhjetë) të Gjimnazit “Xhevded Doda” në Prishtinë, ku po në të njëjtën shkollë punon edhe babai i viktimës si profesor. Sipas zërave jo zyrtar akti është kryer në shtëpinë e viktimës, arsyet dhe shkaqet nuk janë bërë të ditura.

    Në Drenas një femër nga Arllati të martën ka bërë vetëvrasje. Ajo është gjetur e varur në litar në garazhin e shtëpisë së saj. Familjarët që e kishin gjetur viktimën e kanë dërguar menjëherë në spital, por mjekët kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen. Kufoma është dërguar për obduksion. 13.04.2011

    Një i mitur është gjetur i varur në litar në fshatin Bukosh të Suharekës, në një objekt përcjellës pranë shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Policia bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet e hetuesisë, patologu dhe prokurori. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve. 18 Prill 2011


    Ndërsa sot, një 18-vjeçare nga fshati Komogllavë e Ferizajt është raportuar se ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke pirë një sasi të madhe medikamentesh.

    Lindin pyetjet, cilat janë motivet që i shtyjnë këta të rinj drejt këtij akti vetëvrasës?

    A janë ato motive ekonomike, sociale, emocionale a psikologjike?

    Dar_di
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 24-04-2011 më 09:44
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    Ka shume arsye, por motivet ekonomike, sociale, emocionale dhe psikologjike , jane nder me kryesoret. Ne shqiperi deri para nje viti ka qen nami me vetvrasje, tani sikur eshte qetesuar ca situata. Ketu fajsuan ato te Jahovait, sepse femijet ishin deri ne moshen 12 vjec, kishte edhe te medhej po raste te vecanta. Shpresoj te mos ndodhin kurre ngjarje kaq te renda
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në Barainë një 38-vjeçar vari veten

    Në fshatin Barainë të Podujevës, një person ka varur veten me litar në një pyll afër shtëpisë së tij, thuhet në njoftimin e Policisë.

    “Lajmin tragjik të vetëvarjes së Fadil Ademit, 38-vjeç nga fshati Barainë i komunës së Podujevës, policia e ka marrë dje në orën 18 e 30 minuta”, ka njoftuar komandanti i policisë në Podujevë Naim Latifi.

    Në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente të Podujevës, që kishte konstatuar vdekjen e tij.

    Ndërsa njësitet përkatëse të policisë kanë zhvilluar hetimet lidhur me shkaqet dhe motivet e këtij rasti, ka thënë Latifi.

    Në komunën e Podujevës ky është rasti i tretë i vetëvarjes brenda 4 muajve të fundit.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vetëvrasjet në Kosovë, pse?!

    Shkruan: Besnik Boletini (studiues i sociologjisë)

    Shoqëria jonë po kalon nëpër situata dhe probleme të shumta dhe nga me të ndryshmet, mund të themi së është bërë një oqean problemesh si papunësia, varfëria etj., etj. Këtyre brengave pas luftës iu bashkangjit edhe fenomeni i vetëvrasjeve, që është bërë një zgjidhje për shumë kosovarë sidomos pas luftës.

    Ekzistojnë disa faktorë që i shtyjnë qytetarët e Kosovës që të vetëvriten, që të atakojnë vetën e tyre. Duke filluar nga aspekti ekonomik, gjendja e rendë ekonomike ku shumë njerëz kanë jetë të vështirë dhe zhyten në pesimizëm të thellë me mendimin së nuk kanë një të ardhme dhe së për ta çdo gjë është e keqe në Kosovë dhe nuk ia vlen për të jetuar.

    Statistikat tregojnë se kemi një rritje enorme të vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve pas luftës. Këtu duhet pasur parasysh traumat e qytetarëve të Kosovës të marra nga lufta, ku si pasojë kemi shumë njerëz me sëmundje mentale. Pra, një kategori njerëzish që kryerjen aktin e vetëvrasjes janë njerëzit me sëmundje mentale, që nuk mund të kontrollojnë veprimet e tyre. Kur jemi te vetëvrasjet pas luftës një faktorë që ka ndikuar në vetëvrasje apo tentim vetëvrasje është ndryshimi i rrethanave shoqërore , raporteve shoqërore, ku kemi një individualizëm shumë të theksuar e që ndikon në zbehjen apo shthuarjen e raporteve farefisnore apo shoqërore. Kjo është si rezultat i dinamizmit të jetës që po ndodhë në Kosovën e pas luftës. Shikuar në këtë aspekt raportet shoqërore kanë një rëndësi të madhe në kryerjen e aktit të vetëvrasjes, përkatësisht parandalimin. Në këtë kontekst vlen të përmendet së vetëvrasja është në proporcion të zhdrejtë me inkuadrimin e individit ne shoqëri, duke e trajtuar këtë aspekt në shoqërinë tonë vetë dinamizmi i jetës, individualizimi ka për pasojë mungesën e përkrahjes emocionale, pra një njeri nëse është marrë me veprimtari biznesi apo veprimtari tjera dhe i ka kushtuar një rendësi të madhe, që si rezultat ka pas zbehjen e raporteve shoqërore, kjo mund të shihet si rrezik sepse në rast të dështimit të tij ai nuk do të ketë përkrahje sociale apo emocionale, dhe ky person i zhytur në stres me një gjendje të rëndë shpirtërore. Pa përkrahjen e shoqërisë personat të tillë nuk do të mund që ta përballojë situatën në të cilën në të cilën ndodhet dhe e sheh si zgjidhje të vetme vetëvrasjen. E kundërta do të ndodhte nëse ky individ edhe pas dështimit do të kishte raporte të mira shoqërore do të gjente përkrahje emocionale dhe do ti mundësohej që të shprehë gjendjen e rendë shpirtërore, pra do të kishte mundësi për një katarsis (zbrazje psikologjike) gjë që do të ishte shumë pozitive në parandalimin e vetëvrasjes.

    Faktorë tjetër që shkakton vetëvrasjen është humbja e të afërmeve si humbja e anëtarëve të familjes në luftë, aksident apo forma tjera, ku të personat përkatës shkaktohet një gjendje e pa përballueshme emocionale dhe këta persona nuk shohin arsye që të jetojnë pa personin qe e kanë humbur. Gjithashtu ndikim në kryerjen e aktit të vetëvrasjes ka edhe ndarja nga lidhjet e dashurisë apo shkurorëzimet, pra ndodhe që të njeri person shkakton gjendje të rendë shpirtërore, të pa përballueshme për personin përkatës dhe ka mendimin se nuk mund ta vazhdoi jetën i ndarë, dhe duke menduar se i ka humbur të gjitha shpresat dhe motivin për jetë pra nuk sheh ndonjë zgjidhje tjetër përveç vetëvrasjes.

    Një faktorë tjetër që i shtynë njerëzit në Kosovë që të bëjnë vetëvrasje është ndjenja e turpit. Kjo ndodhë në situata të ndryshme p.sh. sjelljet “amorale” nga anëtarët e familjes ndikojnë që ai të kaloi në një krizë të madhe shpirtërore dhe ndjen një turp të madh së çka mendojnë të tjerët për atë, dhe nuk mund ta paramendoj të inkuadrohet përsëri në atë grup shoqëror që i ka takuar me parë, pra e percepton veten me një vetërespekt shumë të ulët, personat në situata të tilla e shohin si të pa mundur ri inkuadrimin në shoqëri dhe zgjedhë që ti japë fund jetës, ky rrezik i vetëvrasjeve mund të ndodhë edhe tek adoleshentët p.sh. shtatzënia e padëshiruar tek vajzat adoleshente, apo rrethana tjera që kanë të bëjnë me ndjenjën e turpit.

    Probabilitet të madh që bëjnë vetëvrasje janë edhe njerëzit të cilët kanë përdorur drogë, dhe për pasojë kanë çrregullime shëndetësore përkatësisht mentale qoftë nga përdorimi i tepërt apo nga mungesa, dhe njerëzit e tillë zakonisht e përfundojnë jetën në mënyrë tragjike.


    Si ta parandalojmë aktin e vetëvrasjeve


    Siç e cekem edhe me lartë vetëvrasja është në proporcion të zhdrejtë me inkuadrimin e individit në shoqëri. Kjo lenë të kuptohet së një ndër mënyrat me të suksesshme për ta parandaluar aktin e vetëvrasjes është inkuadrimi i individit në shoqëri, përkatësisht komunikimi me ata persona, debatimi i problemeve të tij gjë që për personat që kanë krizë emocionale apo shpirtërore krijohet ndjenja së ai ka rëndësi për grupin apo rrethin shoqëror të cilit i takon.

    Hap tjetër është që të shtohet kujdesi ndaj personave që kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje që të bisedojnë me shumë me ata persona apo të shtohet vëmendje dhe kujdesi ndaj personave që kanë ndryshuar shume në veprimet e tyre si në mos interesimin e për aktivitetet që janë marrë me parë, apo kur ai kalon në pesimizëm të theksuar kur jetën e sheh si një hiç. Ndaj këtyre njerëzve duhet pasur kujdes me të madh dhe duke biseduar mekëta persona në duhet fituar besimin e tyre në mënyrë që këta persona të shprehin problemet e tyre gjë që do ti lironte sadopak nga ngarkesa emocionale. Mundësi tjetër për ta parandaluar vetëvrasjet është që njerëzit që kanë krizë shpirtërore të stimulohen që të lidhen me shumë me religjionin, ku ata njerëz mund të gjenin qetësi shpirtërore, dhe në anën tjetër do ta kuptonin së vetëvrasja është e dënueshme dhe nga religjioni.

    Në opinionin e gjerë duhet bërë të ditur së akti i vetëvrasjes nuk përkon me kulturën tonë, në opinion dhe në media vetëvrasja duhet trajtuar në mënyrë të veçantë për pasojat që lë në shoqërinë tonë, dhe të trajtohet si akt qyqar e jo si zgjedhje e problemeve, gjë që do të ndikonte që shoqëria jonë të largohet nga ky fenomen dhe të kemi një shoqëri të shëndoshë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vdes nga mbidoza e drogës

    Një person me banim në rrugën “Flamurtari” të mërkurën mbrëma në Spitalin Rajonal të Prizrenit është sjellë pa shenja jete.

    Sipas mjekëve kujdestarë, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës së substancave narkotike.

    Me urdhër të prokurorit kufoma është dërguar për obduksion.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vetëvritet në liqenin e Gazivodës

    Në liqenin e Gazivodës, në afërsi të Zubin Potokut, është gjetur trupi i pajetë i një serbi, i cili është paraqitur nga familjarët në polici si i humbur që nga data 20 prill. Zëdhënësi rajonal i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se bëhet fjalë për një 37-vjeçar, D.G. nga Zubin Potoku. Ai shtoi se rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që familjarët kanë kundërshtuar obduksionin, duke thënë se bëhet fjalë për vetëvrasje. “Prokurori ka bërë me dije familjarët se trupi i viktimës duhet të dërgohet në autopsi, mirëpo ata nuk janë pajtuar me një gjë të tillë, sepse janë të mendimit se djali i tyre nuk është vrarë, por që bëhet fjalë për vetëvrasje”, tha Hoti. Hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar për zbardhjen e këtij rasti.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vret veten

    13-05-2011

    Një mashkull nga Doberdoli në komunë të Klinës, ia ka marrë vetes jetën me një plumb. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten rreth mesditës.

    Sipas raportit të policisë, rreth orës 12:30 i ndjeri është gjetur i vrarë me armë zjarri. Sipas familjarëve, viktima ka bërë vetëvrasje.

    Njësitë policore dhe mjeku kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

    Policët kanë bërë ekzaminimet e duhura dhe kanë konfiskuar një revole të kalibrit 6.35 mm që është gjendur afër trupit të viktimës.

    Policia po heton rastin.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vdes nga mbidoza e drogës

    22 Maj 2011

    Policia rajonale në Prizren bën të ditur se në rrugën “Naip Berisha “është gjetur pa shenja jete një mashkull shqiptar, për të cilin policia nuk e bën publik identitetin e tij pos inicialeve B. K. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet e para, policia ka pohuar se shkaktar i vdekjes dyshohet të jetë mbidoza e narkotikut të cilin viktima me këtë rast e ka përdorur. Nga burimet e policisë bëhet e ditur se viktima edhe më herët është i njohur si përdorues i substancave narkotike dhe ai rast pohohet se ka qenë i evidentuar. Kjo vdekje ka shqetësuar shumë qytetarë të Prizrenit e veçanërisht prindërit, të cilët tanimë me frikë e shohin edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, pasi vdekja e fundit shënoi rastin e katërt të vdekjes nga mbidoza e marrjes së narkotikëve.


    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Nje nder arsyet eshte edhe presioni psiqik qe ju bejne prinderit dhe anetaret tjere te familjes ketyre te rinjeve per arsye te ndryshme.

    P.sh. meshkujve i bertasin prinderit pse nuk punojne kurse ata nuk mund te gjejne pune edhe pse kerkojne kurse femrave ju bertasin nese kane thyer traditat tona ne ndonje menyre.

    Ne pergjithesi jemi nje popull qe nuk kemi aspak besim ne Zot dhe ne fatin qe na e ka shkruajtur Ai neve, pastaj nuk kemi aspak durim dhe e bejme tragjike cdo situate edhe pse ndonjehere situata te tilla jane te perkoshme dhe ndryshojne pozitivisht ne te ardhmen.

    Pra vetem duhet te kemi durim e kete ne si popull nuk e kemi fare!
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjendet i varur në litar

    02-06-2011

    Të mërkurën rreth orës 18:00, në Shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë, është sjellë pa shenja jete një mashkull shqiptar i fshatit Rashan, i cili kishte bërë vetëvrasje, duke u varur në litar.

    Njësitë përkatëse policore dhe prokurori publik kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i viktimës me urdhër të prokurorit u është dorëzuar familjarëve për varrim.

    Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera lidhur me rrethanat dhe motivet e mundshme të këtij rasti tragjik. B. Abazi

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •