Vjedhja e trotuarėve
Nga Maks Velo
Marrė nga Gazeta Shekulli
Okupimi i hapėsirave publike ėshtė njė nga format mė tė rėnda tė pėrvetėsimit tė pronės sė pėrbashkėt. Ēdo marrėdhėnie nė komunitet pėrcaktohet nga kjo, se sa ne respektojmė pronėn publike. Lehtėsia me tė cilėn shkelen kėto parime qė janė baza e demokracisė, tregon se ne nuk jemi akoma tė pėrgatitur pėr njė demokraci funksionale. Dhe nė kėtė rast nuk kanė vlerė as votimet as, as vendimet qeveritare , sepse ē'do gjė ēvlerėsohet nga ky akt.
Europa e ka tė shenjtė hapėsirėn komunitare. Kjo ėshtė njė edukatė e rrėnjosur me mijėra vjeēare. As nuk mund t'i shkojė nėpėr mend njė europiani pushtimi dhe uzurpimi i territorit publik. Duke parė nėpėr Tiranė , dhe nė qytete tė tjera, raste pa fund tė pushtimit provizor ose permanent tė hapėsirės publike, kam pėrshtypjen se jemi shumė larg tė drejtės pėr t'u futur nė BE. Jemi akoma nė fazėn e njė primitiviteti urban.
Po sjell disa raste tė zaptimit tė trotuareve. Nė rrugėn e Elbasanit nė Tiranė njė sallė lojrash APEX ka rrethuar me parapet trotuarin, bile ka marrė edhe 50 cm. nga rruga. Megjithėse trotuari nuk ėshtė veēse 1 metėr qė tė kalosh duhet tė zbresėsh nė rrugėn e makinave dhe tė rrezikosh jetėn nė pikėn mė tė ngarkuar tė qarkullimit rrugor nė Tiranė.
Nė rrugėn "Martin Camaj" trotuari ėshtė bllokuar plotėsisht dhe njė familje e ka trasformuar nė sallon pritjeje. Njė vetratė xhami rrethon kėtė territor publik, qė fare lehtėsisht dhe pa ndėshkim e kanė kthyer nė truall fshataro-familjar. Ē'do njeri bėn si ia do qejfi. Dhe bisedojmė pastaj pėr prioritete zgjedhore dhe premtime elektorale.
E si tė mos grabisin kėshtu territorin njerėzit e pandėrgjegjshėm kur vetė KRTT e Tiranės aprovon pushtimin e trotuarit nė rrugėn Hoxha Tasin nga Pallati i Verdhė me 130 cm.?
Para zgjedhjeve gjithmonė shoh njė agresion tė papėrmbajtshėm brenda nė qytet dhe sidomos nė Parkun e Madh. Tani po sjell dy shembuj nga Korēa: nė njė rrugicė tė fisme ku korēarėt e vjetėr respektonin gjithė rregullat dhe nuk dilnin asnjė centimetėr nga vija e kuqe, njė familje ka futur brenda ballkonit shtyllėn e elektrikut. Dhe ai qė e ka bėrė ėshtė profesor nė Universitetin e Korēės.
Kurse nė dy raste tė tjera, pronari i banesės nė lartėsinė njė metėr ka nxjerė vėllimin e dhomės sbalco mbi trotuarin, dhe ti qė tė mund tė ndjekesh trotuarin duhet tė kalosh i shtrirė barkas. Dhe asnjė institucion apo organ i Bashkisė sė Qytetit nuk reagon dhe nuk i ndėshkon. Kjo gjė nuk ngjet nė asnjė fshat tė Europės dhe bile nė asnjė majė mali. Kjo ėshtė kultura demokratike qė mėsuam kėto 20 vjet. Dhe kėrkojmė zgjedhje tė pavjedhura, kur ne vjedhim ēdo gjė...
Krijoni Kontakt