Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716

    E tërë mjekësia në gjysmën e një ajeti kur'anor!

    Allahu i Lartësuar në një ajet kuranor ka thënë: “…Hani dhe pini, por mos e teproni…” (A’raf, 31)

    Komentatori i njohur i Kur’anit, Kurtubiu i ka bërë një koment të shkëlqyer këtij ajeti, dhe pasi që përmend se ngrënia e tepërt është e papëlqyeshme fetarisht, ai prek edhe dobitë e të ngrënit pak, ku ndër të tjerash thotë: “Në të ngrënit e paktë ka shumë përfitime. Kjo bën që trupi i njeriut të jetë më i shëndetshëm, kujtesa më e mirë, të kuptuarit më i qartë, nevoja për gjumë më e paktë…”

    Më pas, ai përmend dëmet e të ngrënit tepër:

    “Në të ngrënit e tepërt ka tejmbushje të stomakut e prishje të ushqimit të patretur. Kjo shkakton sëmundje të ndryshme, kështu që personi në fjalë kërkon më shumë kurim sesa ai që ha pak.”

    Disa mjekë thonë: “Kurimi më i mirë qëndron te vlerësimi i përshtatshëm i ushqimit që konsumohet.”

    Pejgamberi ynë, Muhammedi a.s., e ka shpjeguar këtë në mënyrë të plotë, që është e njëjtë me fjalën e mjekëve, kur ai thotë: “Biri i Ademit nuk mund të mbush enë më të keqe sesa stomakun e tij. Është e mjaftueshme për birin e Ademit të hajë disa kafshata sa për ta mbajtur shpinën drejtë. Dhe nëse është e nevojshme për më shumë, atëherë të lërë një të tretën e stomakut për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për ajër.”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    ^^ me falni qe bezdis , po me te vertet e ke ? Oo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Ca nuk mban kjo toke , lloj lloj qeniesh .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga kleos Lexo Postimin
    Ca nuk mban kjo toke , lloj lloj qeniesh .
    Pse ne gjdo tem qe hapet ju fillon lojen e juaj te njohur? a ndoshta nuk ken pergjigjje apo nuk keni ngren ve te pulave lol?
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •