-
Lëvizja E Shejh Muhamed Ibën Abduluehabit Dhe Përplasja E Saj Me Perandorinë Osmane.
LËVIZJA E SHEJH MUHAMED IBËN ABDULUEHABIT DHE PËRPLASJA E SAJ ME PERANDORINË OSMANE.
Dr Ali Muhamed Salabi
Esh-shejh Muhamed ibën Abduluehab ibën Sulejman ibën Ali ibën Muhamed ibën Ahmed ibën Rashid Temimi u lind në vitin 1115 h/1703g në qytezën Ujejne që ndodhet 70 km në veri të Rijadit dhe pothuaj aq nga ana perëndimore.
U rrit me dashuri ndaj diturisë,kështu që ishte në kërkim të saj që nga mosha e vegjëlisë.Shfaqi pjekuri dhe zotësi,andaj duke qënë edhe në moshë të njomë,e mësoi përmëndësh Kuranin,studjoi fikhun hambeli,tefsirin dhe hadithin.
Mori dituri nga librat e Ibën Tejmijes në fushën e fikhut,akides dhe logjikes,me të cilat u fashinua për së tepëtmi.Ndikim tek ai ushtruan edhe librat e ibën Kajmit,Ibën Urue Hanbeliut dhe shumë të tjerë nga eruditët e këtij burimi selefët.
Me qëllim të kërkimit,udhëtoi përnë Meke,Medine,Basra dhe në Ahsa.Gjatë qëndrimit në Irak,ku i deklaroi botërisht idetë dhe mendimet e veta,iu ekspozua disa rreziqeve për çka u kthye sërisht në Nexhd.
Kur arriti në Harmela,një vënd në Nexhd,filloi “Lëvizjen e tij në udhëtimin në të mirë dhe ndalimit nga e keqja”.Aty u angazhua me dituri dhe mësimdhënie dhe me thirrje në besimin e pastër teuhidin (Njëshmërisë së Zotit).
Banorët e Harmelas i paralajmëroi nga shirku (idhujtaria) dhe nga rreziqet,llojet dhe format e tij.Edhe këtu,sikurse edhe në Irak,iu ekspozua disa rreziqeve.Disa njerëz të poshtër u përpoqën ta vrisnin,kështu që u detyrua ta lëshonte këtë vend dhe të kthehej në vendlindjen e tij,Ujejne.
Princi i Ujejnes e priti mirë dhe i uroi mirëseardhjen duke e inkurajuar njëkohësisht që të vazhdoi lëvizjen e tij.Kështu,Muhamed ibën Abduluehabi e vendosi sheriatin,i zbatoi dënimet dhe i rrëzoi mauzoletë.Mirëpo,pas një kohe të shkurtër,princi i Ahsasë e nxit atë të Harmelas që ta vriste Muhamed ibën Abduluehabin,andaj ai u detyrua të emigronte sërisht dhe u nis në këmbë në drejtim të Dirijes.
LIDHJA E ALEANCËS ME MUHAMED IBËN SU’UDIN
Muhamed ibën Abduluehabi arriti të lidhë aleancë me princin Muhamed ibën Su’udi,i cili e sakrifikoi pasurinë dhe ushtrinë e tij për Lëvizjen e Njëshmërisë.Ishte kjo një aleancë që mbështetej në baza të forta.
Muhamed ibën Abduluehabi vazhdoi ti ftonte njerzit me mësimdhënie,shkresa të ndryshme dhe këshilla.Kësisoj ai vazhdoi ti mësonte njerzit dhe t’u tregonte shkresa,të cilat ilustronte me fakte e argumente për të dëshmuar vërtetësinë e lëvizjes së tij.
Ai ftoi në largimin e së keqes,shkatërrimin e mauzoleve të varreve,pengimin e çdo gjëje që çon në shirk (idhujtari) si dhe në adhurimin e një Zoti të vetëm.
Lëvizja vazhdoi të zhvillohej qetë dhe ngadalë,duke depërtuar në zemrat e njerzve me butësi e maturi.Ajo me urtësi dhe këshilla të mira ftonte në besimin te Zoti.
Muhamed ibën Abduluehabi vazhdoi t’i mësonte ata që prezantonin në ligjëratat e tij.E sqaronte për të gjithë besimin e pastër dhe i shpjegonte parimet e lëvizjes së tij.Mirëpo,e pa se butësia po kthehej me vrazhdësi,sinqeriteti-me gënjeshtër,ndërsa këshilla e mirë-me komplote e intriga.
Prandaj,ishte i detyruar të hynte në luftë me qëllim që të keqen ta ndryshonte me forcë:
“Nëse mjet tjetër përveç majës së shtizës s’ka
Nevojtari shtrëngohet për t’i hipur pra”.
Atë fillo ita ndihmoi princi Muhamed ibën Su’udi me njerëz e armë për të dalë me një grumbull luftëtarësh përtej kufijve të Dirijes me qëllim të përhapjes së lëvizjes dhe përforcimit të rrënjëve të saj,si në gadishull ashtu edhe jasht tij.
Muhamed ibën Abduluehabi vetë e udhëhiqte përgatitjen e ushtrisë dhe dërgimin e çetave,duke vazhduar njëkohësisht me mësimdhënie,mbajtjen e ligjëratave,ndërveprimin me njerëz,pranimin e mysafirëve,përcielljen e delegacioneve të reja.
Pas një përpjekje të gjatë e të mundishme,Allahu i dha atij nder,autoritet e pushtet.Ai kishte një qëndrim të mprehtë politik si dhe eksperiencë të madhe në strategjitë e ndryshme të luftës e politikës.
Betejat ndërmjet përkrahësve të lëvizjes dhe të armiqësive të saj vazhduan me vite të tëra.Luftëtarët e lëvizjes arritën të korrin fitore në shumicën e tyre,kështu që fshatra të tëra binin njëri pas tjetrit derisa në vitin 1178 h/1773 g nën udhëheqjen e princit Abdulaziz ibën Muhamed ibën Su’ud u çlirua dhe Rijadi.
Ish-mëkëmbësi i Rijadit,Diham ibën Deuas,iku prej aty.Ai ishte një sundimtar i padrejtë dhe i egër.I sulmonte shpesh herë dijetarët,duke i thyer marrveshjet,të cilat më parë i kishte lidhur me ta.
Pas çlirimit të Rijadit, territori,të cilin e kontrollonte e lëvizja zgjerohej edhe më shumë.Shumë njerëz filluan vullnetarisht t’i bashkoheshin lëvizjes.Tashmë,ishin hequr pengesat,të cilat pamundësonin pjesmarrjen në këtë lëvizje, ishin hapur horizontet pasi ishin mbyllur dhe pas vështirësive kishte ardhur lehtësimi.
Pasuritë ishin shtuar,gjëndja ishte qetësuar,ndërkaq njerzit e ndjenin veten të sigurt nën ombrellën e shtetit të sapoformuar islam,gjatë mungesës e të cilit ata ishin privuar nga begatia e sigurisë.
Pas vdekjes së shejh Muhamed ibën Abduluehabi,lëvizja vazhdoi rrugën e saj.Atë e përkrahte Alu Su’ud (familja e Su’udit) me forcën e pushtetit,kështu që u drejtua kah Hixhazit,të cilin e kontrollonte sherif Galib ibën Musaid.
Ai kishte filluar të ndërmerrte sulme ndaj sauditëve,si në aspektin fetar ashtu edhe në atë ushtarak.Në këtë mënyrë përleshja e tyre vazhdoi deri në vitin 1803 g kur sauditët hynë në Mekë pa u ballafaquar me ndonjë rezistencë nga ana e sherifit Galib,i cili vendosi të strehohej në Xhide,ndërsa pas dy vitesh, sauditët morën edhe Medinën.
Pushteti i lëvizjes selefite,tashmë shtrihej në pjesën më të madhe të Gadishullit Arabik.Anglia për shkak të interesave të saj i frikësohej mjaft këtij pushteti.Shteti i parë saudit e kishte shtrirë pushtetin e vet në Gadishullin Arabik, Detin e Kuq, limanet në gjirin Arabik deri në jug të Irakut.Ai e kontrollonte edhe rrugën tokësore që e lidhte Europën me Lindjen.
Mbi të gjitha,parimet fetare në të cilat mbështetej ky shtet ia kishte këputur Anglisë mundësinë e nënshtrimit të tij ose lidhjen e marrveshjes me të,sepse armiqësia e pushtetit të huaj në këto territore ishte një ndër synimet më të rëndësishme të këtij shteti.
Limanet,së bashku me forcën saudite më 1806 g arritën ti shkaktojnë goditje të fuqishme flotës angleze,me ç’rast kaluan nënkontrollin e tyre edhe ujrat e Gjirit.
Në kohën e Su’ud ibën Abdulazizit,shteti arriti kulminacionin e tij në aspektin politik,pasi shtrihej deri në Kerbela të Irakut,në Hauran të Shamit si dhe e nënshtroi tërë Gadishullin me përjashtim të Jemenit.
KOMPLOTI NDAJ LËVIZJES SË SHEJH MUHAMED IBËN ABDULUEHABIT
Njerzit e poshtër e të mbrapshtë të Europës mendonin për rezultatet të cilat do t’i arrinin sikur të vazhdonte të ekzistoi shteti i parë saudit.Ata e panë se kjo do ti zhdukte në përgjithësi interesat e saj në Lindje,andaj mendonin se ky shtet duhej nënshtruar patjetër.
Kështu,ata përdorën metoda të ndryshme për ta çrrënjosur autoritetin dhe pushtetin e kësaj lëvizje selefite.Prej tyre:
E para:Nxitja e opinionit të përgjithshëm kundër lëvizjes së Shejh Muhamed ibën Abduluehabit brenda vëndeve islame.Në këtë mënyrë ata që mendonin se risitë dhe bestytnitë janë pjesë e islamit,filluan ta pengonin lëvizjen selefite dhe ta kundërshtonin atë.
Ky kundërshtim nuk vinte vetëm nga një drejtim ose nga një anë e caktuar,por nga të gjitha drejtimet dhe nga të gjitha anët.Vinte nga ana e “dijetarëve”,të cilët kapeshin për atë lloj zbatimi që ua jepnin masa e gjërë dhe injorantët, duke synuar nëpërmjet kësaj,ruajtjen e risive dhe të bestytnive,gjëra të cilat pandehnin se bënin pjesë në fenë islame.
Vinte nga rojtarët e varrezave,nga përfituesit e sëndukëve,të dhuratave,nga ata të cilët jetonin nga ushqime e të ardhura që u ofroheshin nëpër meulude të të vdekurvë ose të vizitave të ndryshme.
Vinte po ashtu nga ata të cilët mendonin se shejh Muhamed ibën Abduluehabi kishte sjellë një fe të re e cila i hidhte poshtë të gjitha ato gjëra në të cilat ato tashmë ishin adoptuar dhe akomoduar.
Të gjitha ata ishin të shpërdarë kudo,jo vetëm nëpër tërë provincat e Perandorisë Osmane,por edhe nëpër botën islame,në përgjithësi.E tërë kjo ndodhi pas përhapjes së fetvave,të cilat anglezët,francezët e të gjithë armiqtë e islamit i siguruan nga dijetarët e mbrapshtë të cilët e dhanë dritën e gjelbër për pavlefshmërinë e kësaj lëvizjeje,në të cilët ftonin pasuesit e Muhamed ibën Abduluehabit.
E dyta:Shpifja dhe urrejtja ndërmjet lëvizjes së shejh Muhamed ibën Abduluehabit dhe udhëheqjes së Perandorisë Osmane.Anglezët,francezët e të tjerë futën frikë në zemrën e Sulltan Mahmudit II,duke i thënë se lëvizja e shejh Muhamed ibën Abduluehabit ka për qëllim pavarësimin e Gadishullit Arabik,shkëputjen nga hilafeti osman,pastaj unifikim e botës arabe,rrëmimin e flamurit të hilafetit dhe udhëheqjen nga Perandoria Osmane si dhe themelimin e halifetit arab.
Sulltan Mahmudi II iu përgjigj shpifjeve të armiqve,gjë që nuk duhej ta e bëntë këtë asesi.Më mirë do të kishte qënë e udhës sikur të dyshonte në këtë këshillë të rrejshme dhe t’i dërgonte nga ana e tij sekretarët e shtetit,të cilët do ta vërtetoni këtë lajm.
Mirëpo,sulltani i muslimanëve nuk i kushtonte fare kujdes rrezikut që paraqiste besimi i këtij lajmi të shpifur ndaj lëvizjes së sinqertë islame.Ai u pajtua me propozimet e armiqve për domosdoshmërinë e shkatërrimit të saj para se ta qartësonte mirë veprimtarinë e kësaj lëvizjeje,për shuarjen e së cilës Porta e Lartë humbi shumë njerëz dhe derdhi pasuri të mëdha.
Perandoria Osmane hartoi planin e saj për ta luftuar shtetin e parë saudit.Vendosi që barrën e kësaj përgjegjësie tu’a besojë mëkëmbësve të provincave fqinje,duke synuar që nëpërmjet kësaj të arrinte dy qëllime:
E para: Pengimin e zgjerimit saudit në lindjen arabe
E dyta:Dobësimi i atyre mëkëmbësve dhe shterimi i burimeve të tyre,në mënyrë që të mbeten të dobët dhe plotësisht të nënshtruar ndaj shtetit.
Perandoria Osmane fillimisht iu drejtua mëkëmbësit të Bagdatit pasi që ishte më së afërmi nga Nexhdi.Mirëpo ky ishte i zënë me trazirat lokale brenda provincës së tij.Ushtria e tij ishte aq e dobët sa nuk mund tu bënte ballë sulmeve të sauditëve.Ajo pësoi disfatë disa herë gjatë zbrapsjes së sulmeve të tyre në kufijtë e Irakut.
Më pas,Perandoria Osmane e obligoi me këtë detyrë mëkëmbësin e Shamit,me shpresë se ai do të ketë sukses aty ku dështoi mëkëmbësi i Irakut.Mirëpo,ai pësoi disfatë edhe më të rëndë se kolegu i tij.Pas zhgënjimit me mundësitë dhe aftësitë e mëkëmbësve të saj në Bagdat dhe Sham,Perandoria osmane e ktheu fytyrën e saj kah Egjipti.
Më vitin 1807 g,ajo kërkoi nga mëkëmbësi i Egjiptit,Mehmet Aliu që të ndërrmarrë një ekspeditë në vendet arabe “për pastrimin e vëndeve të shenjta (Mekës dhe Medinës) dhe çlirimin e tyre” nga pushteti i sauditëve si dhe tia kthejë Perandorisë Osmane pushtetin mbi Gadishullin Arabik,i cili dalëngadalë shkonte duke u shuar tërësisht.
Megjithatë,Mehmet Aliu iu përgjigj kërkësës së Perandorisë Osmane vetëm në vitin 1811 g pasi që i hoqi qafe bejlerët e mamlukëve në një kasaphanë të një fortifikate.Është e vërtetë e pamohueshme se ithtarët e ‘Lëvizjes Selefite’ nuk e kërkonin halifetin e as që e shfaqnin kundërshtimin e tyre lidhur me varësinë prej tij,por kundërthënie pasqyroheshin në dy çështje thelbësore:
E para-ishte kërkesa e selefive për domosdoshmërinë e zbatimit dhe praktikimit të programit islam nga ana e delegacioneve të haxhinjve si dhe largimi nga çdo gjë që bie ndesh me parimet e atij programi.
E dyta-ishte ndjenja e ankthit dhe e dobësisë të cilën Perandoria Osmane e përjetonte përballë pushtetit selefit mbi vëndet e shenjta në Hixhaz.Kjo,sipas Perandorisë Osmane,paraqiste rënien e autoritetit dhe pozitës së saj politike.
Xheberti shpjegoi se qëndrimi i selefive ndaj delegacioneve të haxhinjve të Shamit ishte që të mos vijnë ndryshe pos duke e respektuar kushtin të cilin ia kanë paraqitur më parë,e ai ishte: “Që të vijnë pa karvan dhe gjërat që zakonisht i merrnin me vete,si:tamburi,flauta,armë dhe çdo gjë tjetër që binte ndesh me parimet islame.Pasi e dëgjuan këtë,u kthyen nga kishin ardhur pa e kryer obligimin e haxhit meqë nuk pranuan t’i flaknin adetet e tyre të papëlqyeshme”.
Ngjarje e njëjtë ndodhi edhe me karvanin e haxhinjve të Egjiptit,siç e rrëfen këtë Xheberti.Fermani i sulltanit osman,i cili përmbante kërkesën e luftës me sauditë,vinte nga Mehmet Aliu pastaj në bazë të shkresave të sherifit të Xhides dhe me cytjen e nxitjes e anglezëve.E tërë kjo “për çlirimin e vëndeve të shenjta dhe përkrahjen e nënshtetasve dhe tregtarëve”.
Më pas kërkesa e njëjtë u përsëri sërisht duke theksuar çlirimin e vëndeve të shenjta.Pas ngadhënjimit të forcave ushtarake të cilat i morën nën kontroll territoret e Hixhazit,pasi që kishin pësuar disfatë e ishin zbrapsur disa herë nga pasuesit e shejh Muhamed ibën Abduluehabit,Sulltan Mahmudi II dërgoi një dekret që të lexohej nëpër xhamitë e Egjiptit,e që kishte të bëjë me kthimin e çlirimin e vëndeve të shenjta.Kjo na bën me dije se sulltani osman nuk kishte qëllim tjetër pos ta kthejë Hizhazin nën ombrellën e Perandorisë Osmane.
Ishte e mundur që lufta të përfundonte me kaq,pasi forcat e Mehmet Aliut tashmë kishin marrë nën kontroll qytetin e Hixhazit,i cili u detyrua të udhëtoi deri atje,ndërkaq sherifin e mëparshëm,Galib,i cili i ndihmoi forcat e tij për të depërtuar në Hixhaz,e shkarkua nga posti.
Në anën tjetër,përfaqësuesit sauditë të ‘Lëvizjes Selefite’ i kishin ofruar Mehmet Aliut një marrveshje.Mirëpo ai kishte vendosur mjaft kushte të rënda për zbatimin në bazë të të cilave do ta pranonte marreveshjen.Kundërshtimi ndaj kërkesës së marrveshjes përmbante dhe kërcënim.Këtë e thekson Xheberti me fjalën:
“Sa i përket marerveshjes,ne nuk e refuzojmë atë me kusht që të na i paguajnë të gjitha shpenzimet e ushtrisë sonë nga fillimi i luftës deri te mbarimi i saj,të na i sjellin tërë ato gjëra që i kanë marrë e i kanë pranuar:stoli,xhevahire e gjëra të tjera të çmueshme,të cilat gjëndeshin në dhomën e të dërguarit,duke përfshirë këtu edhe çmimin e barazvlefshëm për të gjitha ato që tashmë i kanë harxhuar.Më pas,të vijnë e të takohen me mua për të lidhur marrveshje me ç’ka do të përfundojë ky traktat,po nëse refuzojnë dhe nuk vijnë, ne do të shkojmë tek ata”.
REALITETI I EKSPEDITËS SË MEHMET ALIUT NË HIXHAZ DHE NEXHD
Lufta ndërmjet Mehmet Aliut dhe pasuesve të shejh Muhamed ibën Abduluehabit nuk ishte një luftë ndërmjet forcave ku të dyja palët i përkisnin islamit.Madje,nuk ishte as luftë arabe siç pretendojnë ta përshkruajnë disa.Përkundrazi,kjo luftë zhvillohej kundër një force islame,e cila nuk kishte kurrfarë apetitesh politike përveç se shfaqi xhelozinë dhe angazhimin e kësaj për kthimin dhe ringjalljen e parimeve thelbësore të fesë islame,sikundër që shfaqi entuzjazmin e saj për pengimin e rrezikut të kolonialistëve jomusliman në territoret islame.
E kjo ishte forca saudite,e cila qëndronte përballë forcës tjetër kundërshtare,të cilën e dërgoi mëkëmbësi I Egjiptit,megjithëse,në të vërtetë,ajo nuk ishte egjiptiane në asnjë aspekt,meqë shumicën e kësaj force e përbënin shqiptarët, disa turq e të krishterë dhe disa oficerë francezë.
Gjithashtu,shumica e komandantëve të kësaj force ushtarake nuk posedonin gjë nga islami përveç emrit.Historiani Xheberti e përshkruan karakterin e kësaj force gjatë një komenti,ku e cilëson njërin prej atyre komandantëve me mirësi dhe devotshmëri.Kjo është çështje evidente,e cila na bën me dije se në fillim,kjo forcë pësoi disfatë nga Lëvizja Selefite.
Xheberti përshkruan duke thënë:
“Si mund të arrijmë fitore…kur shumica e ushtarëve tanë janë jomuslimanë!Ka prej tyre që nuk I takojnë asnjë feje,e ka edhe të atillë që nuk I përkasin fesë sonë.Karvanet tona janë përplot me shishe alkooli,në mesin tonë nuk dëgjohet ezani e as nuk falet namazi.Asnjë prej tyre nuk e çan kokën e as që interesohet për parimet e fesë,derisa ata (ka për qëllim selefitë) kur afrohet koha e namazit,e thirrin ezanin,I rreshtojnë rradhët prapa një imani të vetëm me frikerespekt dhe përulje.
Ndërkaq,kur afrohet koha e namazit derisa po zhvillohej lufta,ata e thirrin ezanin dhe e falin namazin e frikës,ashtu që grupi që lufton afrohet përpara,ndërsa tjetri tërhiqet mbrapa për ta falur namazin.Ushtarët habiten me këtë ngase ata,jo vetëm që nuk kanë dëgjuar për këtë,por as s’e kanë parë më herët.
Ata (selefitë) bërtasin në mesin e tyre:Nxitoni,ti luftojmë pabesimtarët,ata që I rruajnë mjekrrat e tyre,e lejojnë prostitucionin,homoseksualizmin dhe pijet alkoolike.Shumë prej të vdekurve nga anët tona i zbuluan se ishin të pabërë synet.
Kur ushtarët tanë arritën në Bedër,të cilin e morën nënkontroll,siç i morën fshatrat dhe viset e tëra,në të cilat jetonin njerzit e mirë e të devotshëm,iu vërsulën atyre,ua rrëmbyen gratë,vajzat,djemt si dhe librat e tyre”.
Memet Aliu,gjatë luftës,nuk i përmahej fare ligjit të Allahut,madje e kundërshtonte atë dhe i shkelte kufijtë e tij duke mos çarë kokën për parimet e islamit.
Ushtria e tij vriste e shkatërronte,i rrëmbente pasurisë dhe cënonte nderin e muslimanëve të vërtetë.Ndërkaq,ja se çfarë u thoshte Aliu r.a. ushtarëve të tij në betejën e Xhemelit:
“Mos e ndiq atë që e kthen shpinën,mos e sulmoni të plagosurin,ai që e gjuan armën e vet,është i sigurtë”!
“…dhe largohuni nga gratë edhe po qe se ju ofendojnë apo i fyejnë prijësit tuaj!Vërtetë,ai njëri që e godet një grua me thupër apo shkop,e ka turpëruar veten dhe pasardhësit e tij..”
Trasmetohet nga Ebu Umame Bahili se ka thënë:
“Isha dëshmitar i betejes së Sefinit.Aty nuk sulmohej i plagosuri,nuk vritej vasali,e as nuk gjymtohej i vrari…”
Sulltanit osman duhej ti mjaftonte kontrollimi i Hixhazit nga ana e tij.Sulmimi i Dirijes nuk ishte kërkesë insistuese e as e domosdoshme e Perandorisë Osmane.Mehmet Aliu ishte mjaft i rreptë gjatë parashtrimit të kushteve për marrveshje,gjë që tregonte interesimin e tij për vazhdimin e luftës.
Qëllimi i kësaj lufte ishte se ajo duhej ta kryente rolin e shërbyesit ndaj ambicieve të tij ekspansioniste brenda rrethit,të cilin në këtë territor e përcaktonin qëllimet e politikës angleze.Kjo,nga shkaku se shteti saudit paraqiste një rrezik të madh për praninë angleze në territorin,si në Detin e Kuq,Gadishullin Arabik,po ashtu edhe në kalimin e rrugës toksore nëpër Irak.
Anglia filloi të ndjejë kërcënim të vërtetë për interesat e saj në Lindje,andaj përshkrimi i kësaj ekspedite si një ekspeditë krishtere nënmaskën islame konsiderohej plotësisht i vërtetë.
Pasi që pësoi disfatë Tosuni,djali i Mehmet Aliut nga ushtarët e princit Abdullah ibn Su’ud,me ç’rast u shpartallua gjysma e ushtrisë së tij,Mehmet Aliu,në vitin 1813 g personalisht u nis në drejtim të Hixhazit.
Ai e burgosi sherifin e Mekës,Galib ibën Musaid,e akuzoi se kishte organizuar komplote bashkë me sauditët dhe ia konfiskoi gjithë pasurinë dhe të mira të tjera materiale që i posedon.Në këtë mënyrë,sherifi i Mekës bëhet një prej argatëve të Mehmet Aliut në Hixhaz.Pas një kohe të shkurtër,në janar të vitit 1815 g Mehmet Aliu ngadhënjeu mbi forcat saudite në betejën e Beselit,betejë kjo që disa e konsiderojnë se ishte “njëra prej betejave më të mëdha luftarakëve të sauditëve,madje një nga betejat më të rëndësishme në historinë e luftrave të Egjiptit”.
Mehmet Aliu nuk qëndroi në Gadishullin Arabik që të përcillte fitoren që kishte arritur.Ai u kthye në Egjipt duke e lënë djalin e tij,Tosunin.Së shpejti,për herë të parë,Tosuni arriti t’u shkaktojë sauditëve një humbje të re.Ai filloi të marshoi me shpejtësi drejt pjesës veriore të Nexhdit,me ç’rast arriti në qytetin e Resit.Më pas, e pushtoi Shejben me ç’ka e hapi rrugën për në Dirije.
Princi Abdullah menjëherë shtroi ofertën për hapjen e derës së bisëdimeve në mënyrë që ta pengonte gjakderdhjen dhe t’i mbronte fshatrat dhe qytetet. Bisedimet ndërmjet dyja palëve filluan dhe rezultati i tyre ishte lidhja e marrveshjes me këto kushte:
1. Forcat Egjiptiane do të hyjnë në Dirije.
2. Princi Abdullah do të vërë veten nën mbikqyrjen dhe dirigjimin e Tosun Pashës,ashtu që do të udhëtojë në ato vise në të cilat e dërgon Tosun Pasha.
3. Princi Abdullah do t’i sigurojë rrugët e haxhinjve,do t’i nënshtrohet pushtetit të Medines që udhëhiqet nga Mehmet Aliu,prej momentit kur të pajtohet me këtë marrveshje.
4. Me rastin e arritjes së marrveshjes,këto kushte do të hynë në fuqi vetëm pas pëlqimit nga ana e Mehmet Aliut.
Megjithatë,kjo ushtri nuk u pranua nga ana e princit Abdullah,I cili vendosi ta dërgojë një delegacion në Egjipt për të zhvilluar bisedime me Mehmet Aliun drejtpërdrejt,rreth kushteve të marrveshjes.
Mirëpo,delegacioni dështoi në qëllimin e tij dhe atë vetëm për shkak të ashpërsisë dhe rreptësisë së Mehmet Ali Pashës.Prandaj,sauditët u përgatitën për luftë,ndërkaq Mehmet Aliu,në vitin 1816 g,dërgoi një ekspeditë të re nën udhëheqjen e djalit të tij,Ibrahim Pashës.
Ibrahim Pasha,marshoi me forcat e tij nga Hixhazi në drejtim të Nexhdit.Gjatë kësaj fushate ai arriti ti pushtoi qytetet:Unejze,Burejde dhe Shekra si dhe e mori nënkontroll të gjithë territorin e Kasimit.
Ibrahim Pasha,gjatë marshimit,ndoqi politikën e servilizmit e të lajkave me fiset e ndryshme arabe,një politikë e cila tërhoqi një numër të madh njerëzish nga Nexhdi.Kjo,për arsye se Ibrahim Pasha gjithmonë organizonte tubime,në të cilat njerzve u jepte dhurata të ndryshme.
Në fillim,ai praktikonte një metodë të cilën arriti t’I bënte për vete fise të shumta,ashtu që e ndaloi vërsuljen,rrëmbimin dhe shkatërrimin.Nëpërmjet ekspertëve të tij ushtarak francezë,ai arriti ta vazhdoi marshimin e tij deri në afërsi të Dirijes,të cilën e rrethoi për shkak të rezistencës së saj.
Rrethimi ishte relativisht i gjatë.Ai zgjati nga 6 prilli deri më 9 shtator të vitit 1818 g,kur edhe mbaroi me dorëzimin e princit Abdullah ibën Su’ud dhe depërtimin e Ibrahim Pashës në Dirije.Nga aty ai e internoi princin saudit në Egjipt nën masat e rrepta të sigurisë.
Më pastaj,nga Kairoja,u internua për në Stamboll,ku për tri ditë rrjesht nënçmua gjatë rrugës,e pas kësaj u dha urdhër për ekzekutimin me varje.Zoti e mëshiroftë këtë njeri të shtypur e të pafajshëm,ndërkaq e vërteta mbi vrasjen e tij do të shfaqet e qartësohet në Ditën e Gjykimit.
Ata që shtruan ofertës e marrveshjes për Gadishullin Arabik nëpërmjet një shkresë që shejh Ahmed Hanbeli ia dërgoi Tosunit,qartësua dhe sqaruan se e pranojnë udhëheqësinë e sulltanit Osman dhe se nuk duan të shkëputen nga shteti I hilafetit.
Andaj,përse,atëherë,,insistohej që të dërgoheshin forca ushtarake në Gadishullin Arabik?Dhe ja kështu,humbën jetën shumë muslimanë duke e vrarë njëri-tjetrin dhe gjithë kjo si pasojë e dredhisë dhe e dinakërisë së armiqve.
Të themi të vërtetën,banorët e Gadishullit Arabik i përkrahën dhe I ndihmuan muslimanët e Egjiptit kur ai u pushtua nga francezët andaj,pse kjo armiqësi e qëllimshme kundër tyre?
Mehmet Aliu,nëpërmjet prijësve,të cilët pretendonin se i takonin fesë islame,arriti ti bindë shumë njerëz nga masa e gjërë se këtë veprim ai e ndërrmerrte vetëm për të çuar në vend urdhërin e kalifit të të Dërguarit a.s.iI cili duhet dëgjuar e repektuar.
Nëpërmjet kësaj fushate,synohej gjithashtu pengimi I shkëputjes së Gadishullit Arabik nga trupi I kalifatit,gjegjësisht Perandorisë Osmane,çështja e “miqësimit (me bisimtarët) dhe izolimi (nga pabesimtarët)” ishte tretur fare në sytë e Mehmet Aliut,nga shkaku se ai u ofroi simpatinë e tij armiqve të islamit si dhe u lejoi atyre që bashkë me të,ta gremisnin umetin islam drejt humnerës.
Veprimi I këtillë bëri që një tregtar duhani me prejardhje të panjohur,të arrijë të marrë fronin e pushtetit në vendet e muslimanëve.
Anglia u gëzua pamasë kur mësoi lajmin e rënies së Dirijes,kryeqyteti I shtetit të parë saudit,në duart ë forcave të Ibrahim Pashës.
Kjo,për arsye se bëhej fjalë për rënien e shtetit selefist,I cili I përkrahte limanet në luftën e tyre kundër Anglisë në Gadishullin Arabik,gjë që paraqiste kërcënimin e interesave angleze në Indi,siç u përmend më herët.
Këtu,vlen t’ia bëjmë vetes një pyetje,posaçërisht kur bëjmë fjalë për ato ndodhi,të cilat I përjetoi bota islame në historinë e saj bashkëkohore dhe të themi:
“Sikur forcat e Mehmet Aliut dhe të Perandorisë Osmane të bashkoheshin me forcat e shtetit të parë saudit në vend se ta luftonin atë për të qëndruar bashkarisht përballë ambicieve europiane në përgjithësi,si dhe atyre angleze në veçanti,sikur të realizohej kjo,do të ndryshonte rrjedha e historisë,veçanërisht nga shkaku se shteti saudit ishte një shtet islam,I cili I ngriti themelet e tij,duke u bazuar në parime e burime të vërteta dhe të shëndosha të fesë islame,në një periudhë kur bota islame kishte më së tepërmi nevojë për të”.
Sidoqoftë,Anglia e kishte kuptuar vëllimin e përfitimeve nga këto rrethana,andaj shpejtoi që t’ia dërgoi telegramin Ibrahim Pashës për marrjen e Dirijes si dhe e inkurajoi të përpiqej në formimin e një baze me anë të së cilës do të mund të arrihej koordinimi ndërmjet forcave toksore të pashën dhe forcave detare angleze me të vetmin qëllim,e ai ishte fillimi I fushatës së përbashkët luftarake kundër porteve arabe,përkrahës të shtetit të parë saudit.
Lidhja ndërmjet Anglisë dhe Mehmet Aliut ishte e vjetër.Në fillim të pushtetit të tij,ai filloi bisedime me Anglinë që zgjatën katër muaj.Në to,Mehmet Aliu e vërtetoi seriozitetin dhe dëshirën e tij të sinqertë që të lidhej me anglezët,madje kërkoi që të vihej nën mbrojtjen e tyre.
Këtë e ka vërtetuar edhe raporti I Freizerit,I cili udhëhoqi bisedimet me të,gjë që rezultoi-pas pajtimit të tyre-me braktisjen e miqve të tij mamelukë.Freizeri,I cili zhvilloi bisedime me të dërguarin e Mehmet Aliut,këtë raport më 16 tetor 1807 ia dërgoi gjeneralit Moore.Ai përmbante çështjet më të rëndësishme të këtyre bisedave.Aty,në mes të tjerash,thuhej edhe kjo:
“Kisha dëshiruar që të më lejoni t’ua paraqes këtë raport,ashtu që t’a përqëndroni vëmëndjen te përmbajtja e bisedës që u zhvillua ndërmjet Pashës së Egjiptit dhe gjeneralit Shrirok e kapitenit Fejlouz,gjatë kryerjes së detyrës të shkëlqesia e tij.Unë në vete ndjejë diçka që më bën të besoj se kjo bisedë,së bashku me shumë takime të tjera të posaçme që I kam zhvilluar me të,tregon se ai ka qënë I hapur dhe I sinqertë në propozimin e tij.Mehmet Ali Pasha,mëkëmbësi I Egjiptit e ka shfaqur hapur dëshirën etij që të vihet nën mbrojtjen e anglezëve,ndërkaq ne I kemi premtuar që do ta dorëzojmë premtimin e tij te propozimi I tij te eprorët e udhëheqjes së forcave angleze në mënyrë që këta ta dorëzojnë atë te qeveria angleze për t’a shqyrtuar.
Mehmet Aliu,nga ana tij,jep garanci se do të pengoi ushtrinë francize,turke ose cilën do ushtri të ndonjë shteti tjetër që të depërtojë në Aleksandri nëpërmjet detit.Pas “sigurimit” të Aleksandrisë,Mehmet Aliu si mik dhe aleat I Britanisë së Madhe do të jetë I detyruar të presë ndihmën nga forcat detare të Anglisë nëse do të sulmohej nga ana e detit,pasi që ai nuk posedon anije luftarake.
Mehmet Aliu njëkohësisht pranoi ti furnizoi anijet Angleze me gjëra të nevojshme,si ujin e Nilit,meqë ato do të pozicionohen në një largësi të konsiderueshme nga Aleksandria.Pas dhënies së shenjës,marrveshja hyn në fuqi menjëherë”.
Konsulli francez,Drofti I komentoi të dhënat që I kishte siguruar lidhur me marrveshjen e Mehmet Aliut dhe anglezëve me këto fjalë:
“Një marrveshje si kjo,gjatë zbatimit të sado t’I realizojë qëllimet,të cilat I synojnë anglezët,e ata pasqyrohen me dërgimin e një ekspedite në Egjipt.E tëra që shpresonin ata në këtë marrveshje ishte dërgimi I kësaj ekspedite”.
Anglia nuk parapëlqente që menjëherë pas nënshkrimit t’I shpallta haptas të gjitha ato që përmbanin nenet e kësaj marrveshjeje,siç ishte boshatisja e Aleksandrisë dhe dorëzimi I saj te pashai I Egjiptit.
Ajo e shihte të domosdoshme vonimin e kësaj,pasi një veprim I tillë ngërthente në vetë shpalljen e armiqësisë së hapur ndaj Perandorisë Osmane,sepse përkrahte një mëkëmbës,I cili synonte të pavarësohej dhe të shkëputej prej perandorisë.
Anglia nuk mund t’ia lejonte vetes një gjë të tillë në kohën kur dipllomacia e saj,në një anë,kishte interesa të medha në bashkëpunim me Protën e Lartë,po edhe dobi e përfitime prej saj,kurse në anën tjetër synonte që aleatit të saj të ri “t’ia rrëmbente zemrën” po të ishte e mundur një gjë e tillë,për të shtrirë sundimin në ato territore.
Shkeputur prej Librit "Perandoria Osmane faktoret e ngritjes dhe renies se saj".(Autor Dr Ali Muhamed Sallabi)
ps:Une jam musliman/as vabist, as shit, as turk, e as arab.MUSLIMAN
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt