Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 103
  1. #1
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Thaçi mirëpret vizitën e Stefanovicit

    Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi deklaroi të enjten se vizita e udhëheqësit të ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanovicit në Kosovë është një hap drejt krijimit të marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe de jure njohje e pavarësisë së Kosovës nga shteti serb. Thaçi nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë edhe delegacioni kosovar të vizitojë Beogradin.
    Kryeministri Thaçi tha me këtë rast se Kosova e konsideron si vlerë debatin që zhvillohen ndërmjet dy vendeve, prandaj tha se e ka mirëpritur vizitën e Stefanovicit në Kosovë
    __________________________________________________ ______________


    Stefanoviq: Çelësi i Prishtinës ndodhet në Beograd

    Udhëheqësi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviq, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë do të mundohet t'i bindë zyrtarët dhe qytetarët kosovarë se Beogradi ka ndryshuar, pavarësisht nga fakti që mban qëndrim të ngurtë kundruall pavarësisë së Kosovës. Sipas tij Prishtina është vendi i duhur për reflektimin e maturisë dhe konstruktivitetit të të dyja palëve para partnerëve evropianë, ku mund të jepen sinjalet se Beogradi dhe Prishtina mund t’i zgjidhin bashkë problemet ekzistuese, përmes dialogut. Mirëpo ai është i bindur se të gjitha "rrugët e Prishtinës kalojnë nga Beogradi".
    "Kosova nuk mund të përmbushë pavarësinë e saj pa çelësin në Beograd, nuk mund të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare pa ne, dhe pa marrëveshjen me Beogradin nuk do të ketë rrugë të qëndrueshme drejt Evropës", ka thënë Stefanoviq.
    Gjithashtu ka konstatuar se "veriu i Kosovës është çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës", dhe se të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë fakt e gënjejnë veten.
    __________________________________________________ ______________


    Jeremiq insiston për hetim nga KB rreth raportit të Dick Martyt


    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka theksuar sot se është i nevojshëm një hetim i pavarur dhe i gjithanshëm rreth trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë nën ombrellën e KB, siç ishte rasti me të gjitha krimet e luftës të bëra në Ballkan.
    Jeremiq në konferencën e KB për vendet më së paku të zhvilluar se raportimet e të dërguarit special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, kanë shokuar botën dhe ka theksuar se pohimet për këtë dhe krimet e tjera që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë nuk mund të fshihen nën qilim.
    Ky raport, ka thënë Jeremiq, identifikon Hashim Thaçin, kryeministrin aktual të Kosovës si organizator të komplotit për tregti me organe njerëzish, gjurmë të cilit çojnë jo vetëm nga një numër shtetesh evropiane, por edhe në disa pjesë të Afrikës, Azisë dhe të Lindjes së Afërme.
    Ai ka falënderuar shumicën e vendeve anëtare të KB që nuk e kanë njohur Kosovën dhe që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.
    (Koha.net)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    ja kan hjek veshin thacit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuçi-Stefanoviq: Krijim i klimës pozitive

    Publikuar: Sot, më 12 maj 2011

    Prishtinë, 12 maj – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti shefin e delegacionit të Serbisë në bisedime teknike me Kosovën, Borko Stefanoviq.
    Si thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë, në këtë takim u bisedua për tema që rrjedhin nga takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen në Bruksel, ku të dy palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar takimet e karakterit teknik dhe për të kërkuar zgjidhje që i preokupojnë qytetarët e të dyja palëve, në interes të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimeve evropiane.
    “Zëvendëskryeministri Kuçi shprehi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi, për të krijuar klimë pozitive, që palët të gjejnë interesin reciprok.
    Nga ana e tij, kryenegociatori i Serbisë, Stefanoviq e falënderoi zëvendëskryeministrin Kuçi për pritjen dhe premtoi se do të kontribuojë pozitivisht në dinamiken e bisedave të karakterit teknik”, thuhet në komunikatën e MD-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    iqe ti plakushen tane qe po u lakmon shoqeve te veta o matufi plak

    Jo jam ka ja iqi grun Hashimit dhe Qiken tane dhe grun tane rrafsh qe nga viti 1996, sjam ka ja daj grepin hiq, veq ngrep temin po rrijn rabnimi yt dhe i hashes


    a ke mama jote me prit shkaun e kraleves, than qe edhe ty batare t`kish ba krejt

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga grepi, dora vet Lexo Postimin
    Jo jam ka ja iqi grun Hashimit dhe Qiken tane dhe grun tane rrafsh qe nga viti 1996, sjam ka ja daj grepin hiq, veq ngrep temin po rrijn rabnimi yt dhe i hashes


    a ke mama jote me prit shkaun e kraleves, than qe edhe ty batare t`kish ba krejt
    ani more po kaher te kam than ty se ma mier ti se nai mashkull
    po me dhimbet qajoo e jotja qe as ti spo munesh se ti veq dihet qe je peder as shkieve qe jau ke que me e fshi pastrue ambasaden spo ta iqin ma ja kan gjue kembet te dyjat haaaaa

    hei ndaq me te lejue me ardh naj here ne kosove qo njerz per bes se do te lejoi ndoshta haaaaa

    qysh i plake neper ambasada te shkieve pusi te mart
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kur mrriti ne biligrad ky shkavelli deklaroj se vizita ishte ne nje krahinen serbe ashtu deklaroi per mediat serbe ky stefanoviqi kur se kta idiotat te ashtu quajtur shqiptar te qeveris e preten me forca te mdha policore turp turp turp por mrekulli esht qe te pakten kti takimi nuk ju bashkua ass nje lider shqiptar per pos kta hajnat e PDK-s kta te cilet ne emer te luftes rrahin gjoks du ke ju ber pritje shtetrore nje ministri serb i cili nuk e nje kosoven si shtet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    mduket hashumi kish propozu ket dit me shti ne kalendar festiv diten e vizites e stefanoviqit qe ishte ne prishtine pra me shpall dit historike edhe disa kengetar i kisha pas ftu per mej boh muzik kti shkaut po as nje nga estrada sja kish ngul i kishin than jo flm se na sflasum m e shkie

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Kuçi-Stefanoviq: Krijim i klimës pozitive

    Publikuar: Sot, më 12 maj 2011

    Prishtinë, 12 maj – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti shefin e delegacionit të Serbisë në bisedime teknike me Kosovën, Borko Stefanoviq.
    Si thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë, në këtë takim u bisedua për tema që rrjedhin nga takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen në Bruksel, ku të dy palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar takimet e karakterit teknik dhe për të kërkuar zgjidhje që i preokupojnë qytetarët e të dyja palëve, në interes të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimeve evropiane.
    “Zëvendëskryeministri Kuçi shprehi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi, për të krijuar klimë pozitive, që palët të gjejnë interesin reciprok.
    Nga ana e tij, kryenegociatori i Serbisë, Stefanoviq e falënderoi zëvendëskryeministrin Kuçi për pritjen dhe premtoi se do të kontribuojë pozitivisht në dinamiken e bisedave të karakterit teknik”, thuhet në komunikatën e MD-së.
    ani qka hanke ... ky llavesh e thojke kurr s ka me shkel kama e ti n kosov.

  9. #9
    VV: Qeveria e zezë u bë e kuqe !!!

    12-05-2011 23:19 CET Përmes protestave të sotme, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një deklarate për media, vlerëson se edhe njëherë rikonfirmoi kundërshtimin e saj për negociatat e padrejta e të dëmshme, joparimore dhe jotransparente që po zhvillohen në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj së Republikës së Serbisë.

    “Në vend se Borko Stefanovic dhe shefi i tij, Tadic, të kërkojnë falje ndaj shqiptarëve për krimet e kryera në Kosovë, në vend se t’i arrestojnë kriminelët që i kanë kryer këto krime, në vend se Kosovës t’ia paguajnë dëmin e shkaktuar gjatë luftës, në vend se familjeve kosovare t’ju tregojnë se ku janë të zhdukurit, dhe në vend se të ndërpresin financimin e strukturave paralele në Kosovë, ata sot në mes të Prishtinës, në prani dhe pritje të qeverisë Thaçi, ripërsëriten qëndrimet e tyre kundër pavarësisë së Kosovës”.

    “Përderisa, nuk ka pas as nevojën më të vogël që Stefanovic ta vizitojë Prishtinën, kjo mund të konsiderohet veçse një provokim dhe ofendim për qytetarët e Kosovës. Këtij ofendimi sot ju bashkëngjit edhe qeveria e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

    Sot, Republika e Serbisë, nuk është vetëm një shtet që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Republika e Serbisë është kundërshtari më i madh i Republikës së Kosovës. Shteti i Serbisë në krye me presidentin Tadic, shpenzon miliona euro për ta penguar Kosovën, duke ia bllokuar mallrat, duke ia bllokuar njerëzit që të udhëtojnë, duke ia bllokuar veturat, duke e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, BERZH e shumë e shumë institucione të tjera, duke i bllokuar sportistët e Kosovës e deri të bllokimi i pjesëmarrjes në festivale muzikore. Borko Stefanoviq është përfaqësues i këtij shteti që e ka prioritet zhdukjen e shtetit të Kosovës”.

    “Sot, në vend se të mbrohet shteti i Kosovës nga Serbia, u mbrojt shteti i Serbisë nga deputetët e Republikës së Kosovës. Në mesin e protestuesve që u sulmuan nga policia, pa provokim nga protestuesit, ishin edhe deputetët, Albin Kurti, Glauk Konjufca e Liburn Aliu. Udhëheqja politike e Policisë së Kosovës, në krye me Bajram Rexhepin dhe Hashim Thaçin, më përpara japin urdhër për të sulmuar deputetë sesa për të zhbërë struktura paralele serbe”.

    “Kjo politike e zezë sot kishte nevojë të skuqet. Ky poshtërim ndaj qytetarëve të Kosovës kishte nevojë të ndalet. Kjo për t’i treguar pushtetarëve tonë se qytetarët e Kosovës nuk do të heqin dorë aq lehtë nga pavarësia, sovraniteti dhe dinjiteti për të cilin sakrifikuan gjenerata të tëra. Të flitet sot për dëm material minimal që është shkaktuar nga protestuesit, kur dëmi politik i shkaktuar nga bisedimet është qindra herë më i madh, kur hajnitë dhe korrupsioni i qeveritarëve janë po ashtu me qindra herë më të mëdha është ikje nga përgjegjësia që na takon secilit prej neve për ta mbrojtur shtetin tonë”, përfundon deklarata.

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    Njftimi për ngjarjet e sotme 12 Maj 2011
    12 MAJ 2011 - E Enjte 19:01 Policia ka përdorur dhunë ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aktivistët e lënduar janë Gëzon Kastrati, Astrit Fazliu, Zgjim Hyseni, Veton Dragusha, Nystret Azemi, Blerim Maqastena, Luan Hoti, Shabi Kodra, Masar Shala dhe Naim Jakaj, të cilët janë dërguar në Emergjencë.



    Aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Deni Rakoci është i lënduar në kokë.



    Policia hodhi gaz lotësjellës dhe sprei. Shumë aktivistë janë të lënduar. Në mesin e të lënduarve janë edhe Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.



    Policia ka goditur edhe autoambulancën me gaz lotësjellës dhe po pengon evakuimin e të lënduarve.



    Ndërkaq janë arrestuar aktivistët: Abdyl Osmani, Albion Rexhepi dhe Azbi Gashi, të cilët gjithashtu janë të lënduar rëndë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •