Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716

    Gëte: Jezusi ndjente pastër Zotin e tij!

    Johan Volfgang von Gëte (1749-1832) është poeti më i madh gjerman.
    Ai ishte gjithashtu një shkencëtar dhe një politikan lokal.

    Si i ri, Gëte kishte kërkuar për të studiuar studimet orientale, por babai i tij në
    fund i kërkoi të studijojë jurisprudencën. Ai gjithmonë i admiroi udhëtarët e
    parë për në Arabia (Michaelis, Niebuhr); ai ishte fascinuar prej saj dhe lexonte
    gjithçka që ata botonin në lidhje me udhëtimet e tyre. Në 1814-1815 në kohën
    e shkrimit të "Divan"-it të tij, Gëte ushtroi vetë me profesorët për studime orientale,
    si me Paulus, Lorsbach dhe Kosegarten (Universiteti Jena) në lexim dhe shkrim të
    arabishtes. Pastaj, duke kërkuar në dorëshkrime arabe dhe duke ditur diç për
    Kur'anin, Gëte ndjeu një mall të madh për të mësuar arabishten. Ai kishte kopjuar
    shkurtër dua të ndryshme dhe shkruan: "Në asnjë gjuhë tjetër shpirti, fjala dhe
    shkronjat nuk janë të mishëruara në të tillë mënyrë parësore." (Letter to
    Schlosser, 23.1.1815, WA IV, 25, 165)

    Në moshën 70 vjeçare, Gëte shkruan (Notes and Essays to the Divan, WA I,
    17, 153) se ai ka ndërmend të "festojë me respekt atë natë kur Profetit i është
    dhënë Kur'ani plotësisht nga lart". Ai gjithashtu shkroi: "Askush nuk mund të
    habitet për efikasitetin e madh të librit. Kjo është arsyeja pse ai është shpallur,
    si i pakrijuar nga admiruesit e tij të vërtetë" dhe ka shtuar në të: "Ky libër do të
    mbetet përjetësisht efikase (i dobishëm)." (WA I, 7, 35/36)

    Ende sot ne kemi dorëshkrimet e tij të mësimit intensiv të Kur'anit,
    studime të 1771/1772 dhe ato më vonë nga vetë ai dhe Shiler Arkiva
    në Vajmar. Gëte lexoi përkthimin në gjermanisht të Kuranit nga J. Hammer
    (ndoshta edhe nga përkthimi më prozaik në anglisht të G. Sale), lexoi me zë
    të lartë para anëtarëve të familjes së Dukës së Vajmarit dhe në të të ftuarve.
    Duke qenë dëshmitar edhe poeti tjetër i madh gjerman dhe shok i Gëtes, pra
    Friedrich Schiller dhe gruaja e tij ka raportuar për leximin. (Schiller's letter to
    Knebel, 22.2.1815) Gëte gjithmonë vërente të metat e të gjitha përkthimeve
    (latinisht, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht) dhe ishte vazhdimisht në kërkime
    të vazhdueshme të përkthimeve të reja. Në "Divan"-in e tij, ai thotë:

    "Nëse Kur'ani është nga i Përjetshmi?
    Unë nuk pyes për atë!
    Ai (Kur'ani) është Libri i librave,
    Unë besoj në detyrën e myslimanëve."
    (WA I, 6, 203)

    Ai studioi doracakë në arabisht, gramatikat, libërthat e udhëtimit, poezi,
    antologji, libra për jetën e Profetit Muhammed (Allahu e bekoftë atë dhe t'i
    falë atij paqe) dhe kishte një shkëmbim të gjerë me dijetarë orientale në
    lidhje me këto çështje. Gëte pëlqente përkthimin gjerman të "Divan"-it të
    Hafisit nga Hammer (Maj 1814) dhe studijoi përkthime të ndryshme të
    Kur'anit të kohës së tij. Të gjitha këto e frymëzuan atë që të shkruajë vëllimin
    e tij "West-östlicher Divan" dhe sigurisht që shumica e poezive të "Divan"-it
    janë të frymëzuara në mënyrë të qartë dhe kanë të bëjnë me ajetet e
    ndryshme të Kur'anit.

    Gëte bleu dorëshkrime origjinale arabe të Rumiut, Dsçamit, Hafisit, Saadit,
    Attarit, Tefsir të Kur'an, libër lutjesh, një fjalor arabisht-turqisht, tekste për çështje
    si lirimin e robërve, blerjen dhe shitjen, interesin, fajden dhe shkrime islame nga
    Sulltan Selimi.

    Në "West-Eastern Divan"-in e tij (botuar më 1816), një libër me poezi, e
    frymëzuar nga Hafis, poet persian dhe të tjerë me famë botërore, shkrimtarë
    musliman, Gëte refuzon pikëpamjen (besimin) krishter të Jezusit (paqja qoftë
    mbi të) dhe konfirmon unitetin e All-llahut në një poemë të "Divan"-it të tij:

    "Jezusi u ndje i pastër dhe qetësisht mendonte,
    vetëm Një Zot;
    Kush e bëri veten të emërtohet zot,
    fyen urdhërin e tij të shenjtë.
    Dhe kështu të drejtët kanë për të fituar,
    atë çfarë Muhammedi arriti,
    vetëm me Caktimin e Tij.
    Ai zotëron gjithë botën."
    (WA I, 6, 288 ff)

    Për Muhammedin (paqja dhe bekimi qoftë mbi të) thotë:

    "Kryesori i qenieve - Muhammedi." (Paralipomena III, 31, Divan - WA I, 6, 482)

    Lexoni të tërën këtu: http://docs.google.com/viewer?a=v&q=...MbPSkejKnlOmdA

  2. #2
    Edhe papa ka nje fare respekti ndaj islamit, edhe ai eshte mysliman?

    Kjo me ngjan me ata qe thone qe Hitleri ishte ateist vetem se nuk ishte krishter, duke anashkaluar se Hitleri i persekutoi ateistet, edhe kishte nje far dashurie edhe simpatie per islamin, gjithashtu i pelqente edhe paganizmi. Deri ne fund te jetes se tij u shpreh se ishte vullneti i zotit qe ai arriti deri aty ku arriti, pra ishte o mysliman o deist ose pagan, por jo ateist.
    IN INFERIS MELIUS EST REGNARE QUAM IN COELIS SERVIRE

  3. #3
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    a ka dikush qe mund te thot se per cka behet fjal ketu :
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  4. #4
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Pasi besimtaret e Allahut ne emer te Allahut tentuan ta vjedhin Einstein ta bejne me zor besimtar te Allahut dhe deshtuan, tani po tentojne te vjedhin Goethe.

    Por e verteta eshte kjo:
    Goethes kurre nuk i eshte rruar bibilushi per Allahun. Ka mijera argumente per kete gje. Prej ketyre argumenteve ka edhe aso qe jo vetem besimtari i thjeshte musliman, por as vete intelegjenca me e larte e fese islame nuk do te ishte ne gjendje t'i kuptoj as pas tri dekadave univerzitet, por ka edhe argumente te thjeshta qe i kupton secili. Argument i tille i thjeshte eshte se Goethe nuk eshte konvertuar ne fene islame, Goethe ka ngrene mishin e derrit pothuajse sa une qe e ha, pire veren, ka thyer pothuajse cdo norme te Kuranit, te cilin Kurani e deklaron si te pashmangshme per te qene sado pak besimtar i Allahut. Nuk mund te thyesh me qellim normat e Kuranit dhe te jesh besimtar i Allahut.

    Qe muslimanet tentojne te vjedhin Goethe si besimtar te Allahut, tregon pra vec dy gjera:

    1. Muslimanet si biseduesi Ermedin e kuptojne Allahun si miratues te hajnise.
    2. Musimianet si biseduesi Ermedin kane kuptuar se Allahut i nevojiten intelektuale ne fene e tij (jo vec fyella).

    Ka nje paradoks qe ta rrotullon barkun tek muslimanet:
    Cdo gje bejne per te proklamuar sado pak fene e tyre, besimin ne Allahun.
    Per kete arsye me te drejte mund te pyetesh: A do te hedhnin poshte Allahun per te profituar sado pak nga kjo?

    Me kete pyetje ka te bej poashtu hapja e kesaj teme. Ermedin tregon se nje njeriu (Goethe) mund te hedh poshte zemren e fese islame (ha mishin e derrit, nuk konvertohet ne islam), por prape se prape mund te jete besimtar i Allahut. Paramendo cfare budallesira dalin nga feja: Shaj Allahun per te proklamuar Allahun.
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 14-04-2011 më 11:59

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    chino,

    Nëse mendon se më bahet vonë për ndonjë, gabim e ke!? As për ty [bile]!
    Marr vetëm shembull, e kushdo do të japë llogari për vete! Vetëm ju përkujtoj!

    "Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo
    që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan." [2:141]

  6. #6
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    chino,

    Nëse mendon se më bahet vonë për ndonjë, gabim e ke!? As për ty [bile]!
    Marr vetëm shembull, e kushdo do të japë llogari për vete! Vetëm ju përkujtoj!

    "Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo
    që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan." [2:141]
    E une po e citoj veten:

    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    ...
    Goethes kurre nuk i eshte rruar bibilushi per Allahun. Goethe ... ka thyer pothuajse cdo norme te Kuranit, te cilin Kurani e deklaron si te pashmangshme per te qene sado pak besimtar i Allahut. Nuk mund te thyesh me qellim normat e Kuranit dhe te jesh besimtar i Allahut.

    ...

    Ermedin tregon se nje njeriu (Goethe) mund te hedh poshte zemren e fese islame (ha mishin e derrit, nuk konvertohet ne islam), por prape se prape mund te jete besimtar i Allahut. Paramendo cfare budallesira dalin nga feja: Shaj Allahun per te proklamuar Allahun.

  7. #7
    Pika e pare e temes, edhe sikur Gete te ishte bere mysliman, cfare lidhje ka ketu? Vetem se Gete u be mysliman, nuk verteton se Zoti ekziton.

    Pika e dyte e temes, edhe sikur Jezusi te kishte thene se ishte vetem profet, kjo nuk verteton se Zoti ekziston.
    IN INFERIS MELIUS EST REGNARE QUAM IN COELIS SERVIRE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2010
    Postime
    365
    Citim Postuar më parë nga Dr.Qendro Lexo Postimin
    Edhe papa ka nje fare respekti ndaj islamit, edhe ai eshte mysliman?

    Kjo me ngjan me ata qe thone qe Hitleri ishte ateist vetem se nuk ishte krishter, duke anashkaluar se Hitleri i persekutoi ateistet, edhe kishte nje far dashurie edhe simpatie per islamin, gjithashtu i pelqente edhe paganizmi. Deri ne fund te jetes se tij u shpreh se ishte vullneti i zotit qe ai arriti deri aty ku arriti, pra ishte o mysliman o deist ose pagan, por jo ateist.
    Asgje te mire nuk ka ba Hitleri, por qe i ka persekutue ateistat, se ka pase gabim. Edhe tash do te ishte mire ta pastronte faqen e tokes qe e perdhosin ateistet.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Gjyka Lexo Postimin
    Asgje te mire nuk ka ba Hitleri, por qe i ka persekutue ateistat, se ka pase gabim. Edhe tash do te ishte mire ta pastronte faqen e tokes qe e perdhosin ateistet.
    Pa ateistet o i vonuar mendor nuk do kishte jete pas disa vitesh, se ishin ateistet me sakrificat e tyre qe e zhvilluan astronomine, ke degjuar per ate meteoritin gjigand qe do t'a godiste Token nese nuk do ishte pare? Do ishim te gjithe te vdekur nese do ishte per te vonuar mendor me miq imagjinar si puna juaj, ja qe ekzistojne njerez si mua edhe studiojne gjera reale si astronomia edhe jo brockulla si astrologjia fetare. Hitler ishte psikopat, me vjen mire qe ai u soll ashtu me ateistet gjerman, ata vete e kishin fajin qe lane nje person te tille te vinte ne pushtet ne Gjermani, shikoje Gjermanine sot, eshte sa gjysma c'ishte para Hitlerit. Keshtu ka ecur historia edhe me popullin tone, gjate pellazgeve ishim vetem ne ne Ballkan edhe nuk kishim asnje fe. Erdhen helenet me politeizmin edhe na e moren gjysmen e Ballkanit. Mepas erdhi krishterimi edhe ngelem vetem ne Ballkanin perendimor. Sot kemi Islamin edhe rrezikojme te behemi te gjithe arab, na hengri feja te gjalle, mire te na behet se vete e kemi fajin qe e tolerojme fene...
    IN INFERIS MELIUS EST REGNARE QUAM IN COELIS SERVIRE

  10. #10

    HAHAHAHAHA Lum Bota qe ka njerz si ju se ne te kunderten nuk do ta kishte gjate. Jo jo nuk asht pune lojrash kur kemi nje dr qe shpeton boten.
    Te perkujtoj se astrologjija nuk asht fetare si thua ti i vtquejturi, bile ska asgje te perbashket. Vetem edhe nje gje: lene pak vend qe te lavdrojne edhe tjeret se i bushe faqet tue u mundue te ngritesh me fjale, por mos harro qenje e shkrete, se ngritje te vertet pa zot nuk mund te kete.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •