Hoxha "katolik?!"
Kujtimit tė Efendi Yzeir Sallatės nga Marglliēi i Ēamėrisė
Tregim
Nga Pėrparim Hysi
Unė kisha dėgjuar qė nė fshatin tonė, Petovė, kish ardhur njė hoxhė.Kish ardhur dhe qe nga Ēamėria.Kur e dėgjova kėtė as kisha parė hoxhė me sy, por nuk dija se ē'ishte Ēamėria.Dėgjova dhe isha i vogėl.Aty,pragviteve '50-tė,nė mbylljet tė vitit shkollor arrita qė ta shoh kėtė hoxhėn tonė nga Ēamėria.Do tė thoni ju po pse s'e kisha parė mė parė?Sė pari,qė ky,hoxha ynė, u shėrbente 7 fshatrave asi kohe dhe xhamia qė kish Petova qe mu nė tė dalė tė fshatit kur shkoje nga Petova pėr nė Fier.Nga shtėpia ime xhamia,donte nja dy orė tė mira dhe,veē kėsaj,si tė ardhur nga Skrapari ne s'para bėheshim me hoxhė,se qemė bektashi.Klerikėt e Bekatshinjėve janė derivishėt dhe Baballarėt. Kėshtu qė nė shtėpinė tonė,ia grahnin si mysafirė,mė tepėr dervishė e Baballarė (sado larg prej tyre,ne),por ata e ndiqnin edhe larg grigjėn e tyre. Natyrisht,kėtyre klerikėve,si besimtarė tė devotshėm kurrė nuk ua linim pa paguar detyrimet si besimtarė.Majfton qė t'ju kujtoj njė fakt:nuk kishte shtėpi skraparlie qė ishte vendosur nė Petovė,pa mbjatur pėr tė nxjerrė nga dimri gati nga 10 kokė tė imta qė figuronin pėr iks teqe nė Skrapar.
Por,pse po zgjatem? Hoxhėn e pashė aty nag viti 1950,nė ceremoninė e mbylljes sė shkollės.Pra,ka qenė qershor.E pashė dhe e mbaj mend mirė: me atė mantelin e gjatė,sado qė qe verė,me ēallmėn nė kokė qė qe e ndryshme nga sarėku qė mbanin derivishėt apo dhe Baballarėt e teqeve. Ata , pėrgjithėsisht, sėrėkun e ēallmės e kishin me jeshile,kurse kjo e hoxhės qe e bardhė.Po kam arsye mė madhore qė e mbaj si tė gjallė atė ditė portretin e hoxhės.Pėrjgegjėsi i shkollės (Petova,sado e madhe vetėm fillore kishte,se qenė vitet e para tė mbasēlirimit ),mėsuesi Sotir Meēo kish krijuar njė traditė tė bukur:nė mbyllje tė vitit shkollor,vinin qė tė gjithė prindėrit tanė,me burra,gra, fėmijė dhe bėhej si njė festė e bukur. Njerėzit-arsimdashės qė tė gjithė- gatunain gjellėt tradicionale dhe si nė njė dasėm tė vėrtetė kėrcisnin kėngėt e vallet.Kjo ceremoni gjante me njė dasėm tė vėrtetė,po tė shtosh dhe faktin tjetėr,se e gjithė ceremonia shoqėrohej me sazet qė Petovės,ndryshe nga shumė fshatra tė tjerė,nuk i mungonin.Sotir Meēoja (sa mirė qė rron ende.Jo vetėm rron me gjithė tė shoqen,mėsuesen time,Dhoksinė,por ky,Sotiri mbajti fjalėn e tij pėrshėndetėse nė promovimin e librave tė mi,vjet,nė maj,tek biblioteka e qytetit tė Fierit ) qe shpirti dhe"ilaēi" i kėtyre ceremonive.Kish ngritur njė presidium,ku,veē tij,qenė dy pleq tė moēėm dhe,patjetėr,hoxha se 95% e popullėsisė sė Petovės janė myslimanė.
Ceremonia fillonte me njė fjalė pėrshėndetėse tė pėrgjegjėsit tė shkollės, pėrmėndėshin nxėnėsit shėmbullorė dhe, pastaj,kalohej nė recitime nga nxėnės tė ndryshėm. Por dhe nė kėtė ceremoni,dukej dora prej organizatori tė mėsues Sotirit.Mua, si nga Skrapari,mė kish dhėnė pėr tė recituar njė poezi luftarake.Sa me qejf e recitoja dhe me sa pasion.Edhe sot atė vjershė nuk e kam harruar,Jo vetėm kaq;vjersha qė do bėj tė njohur pėr lexuesit,ėshtė recituar dhe nga dy fėmijtė e mi dhe deri tek mbesa, Jola nė Shkodėr,sot paramaturante honor nė njė gjimnaz privat.J a dhe vargjet e vjershės:
"Dua tė jem ushtar
Tė kem pushkė nė dorė
Tė mė thonė luftėtar
Tė fle nė dėborė.
Se atje ėshtė nderi
Pėr ēdo shqiptar
Jam foshnje,i mjeri,
Por jo frikacak..."
Natyrisht,unė e shoqėroja me gjeste poezinė time dhe kur dėgjova duartrokitjet,mėnd zura qiellin me dorė. Pėr njė shokun tim,qė gjyshėrit i kish patur ysmeqarė tėrė jetėn,mėsues Sotiri kish zgjedhur njė vjershė tė bukur.Kur shoku im,recitoi dhe,mes tjerash,arriti tek vargjet:"Kėmbėzbathur,bythėējerrė/punoj vetėm pėr tė tjerė/... njerėzit ranė pėrmbys nga gazi.Por edhe mė:radha i erdhi shokut tim tė ngushtė,Zenelit.Zeneli ishte djali i madh i hoxhės. Dhe mėsues Sotiri, pikėrisht, kėtij djalit tė hoxhės,i kish dhėnė vjershėn"Po kėrkoj ilaē".Zeneli prej natyre ėshtė shumė hokatar dhe filloi:
"Mė zuri sėmundja dhe u leqendisa
Dhe botėn tė tėrė,pėr ilaē gjezdisa.
Pyeta njė plakė qė kisha nė mėhallė
Mė tha:-Je ograndisur se ke shkelur djall.
Plasi njė e qeshur qė hajde ta mbaje njerėzinė, por Zeneli as qė e humbi toruan, por e ngriti zėrin dy oktavė mbi gjindjen dhe,sikur ta kish porositur njeri,iu drejtua hoxhės,tė jatit: ...dhe i rashė nė gjunjė,aman Efendi!?Ky shpejt nxori dividin,mė jep hajamali.Tė gjithė sy e veshė nga hoxha.Hoxha,mezalla se e bėri veten,por ndiqte tė birin qė vazhdoi:
-Na kėtė"fletė" dhe thua se u binde
Se ty,mor evlat,tė kanė zėnė xhinde!!!
Por edhe hoxha,shkoi ashtu si shkoi
Sėmundjen qė pata,as ky s'ma shėroi.
Gjindja prapė ra pėrmbys,por hoxha as qė e prishi terezinė.Vonė,shumė vonė arrita qė ta njoh mė mirė,kėtė klerik qė qe aq i ditur.
* * *
Kur u mbyllėn objektet e kultit,unė isha ushtar nė Shėngjin dhe kam treguar pėr priftin e Lezhės qė nuk pranoi tė hiqte kryqin nga vila e tij. Kur pa qė e hoqėn frocėrisht "vullnetarėt e Enverit",prifti u tha:-Po unė kryqin e kam ēetu-duke shėnuar mbi zėmėr. Kur u lirova,nė fund tė vitit 1967, u emėrova mėsues nė fshatin tim, nė Petovė. Me hoxhėn miqėsia ime kish filluar me fakttin se unė, djalin e madh tė hoxhės, atė, Zenelin e "po kėrkoj ilaē" e kam patur dhe e kam mikun tim mė intim. Zeneli u bė agronom i mesėm dhe shėrbeu deri sa doli nė pension qė nga Levani, nė Pyjore dhe nė Petovė pėr shumė kohė si brigadier.Hoxha, kur i mbyllėn xhaminė, kish bėrė pak a shumė atė gjestin e atij priftit katolik:ua kish dhėnė ēelsat e xhamisė,"Vullnetarėve",dhe qe mbyllur brėnda nė shtėpi.Kur kishin ardhur dhe i kishin thėnė:-Hajde,folu tė rinjėve dhe thuaja qė ju, klerikėt, kini gėnjyer .ju tha:-Unė vdes si besimtar tek Perėndia dhe kurrė nuk e mohoj atė(perėndinė),pa tė rinjtė le tė bėjnė siē u thotė partia.
Me qė u emrova nė fshat,gjithmonė do kaloja mu tek pragu i shtėpisė sė hoxhės.Sado qė e kish hequr "veshjen",tė gjithė i thėrrisnin,Efendi.Dhe unė kėshtu i thirra. Deri ditėn qė vdiq. Qe goxha burrė i ditur,dhe kurrė nuk hiqej si i tillė.Dinte tė bisedonte me ēdo njeri dhe me zgjuarėsinė natyrale qė kishte dinte tė ruhej dhe nga"fuksat". Isha prezent kur kish ardhur njė nga "ata?!".I kėrkonte (gjasme) t'i shkruante njė nuskė pėr tė birin qė"kishte sėmurė (pas mbylljes sė xhamisė,de) dhe tek kundroja Efendinė se si do at zgjidhte kėtė "nyjė gordiane",dėgjoj qė t'i thotė: -Po ku di unė nga"nuskat" Usni?!Po unė atė punėn e hoxhllėkut e bėja nga e "keqja" se kam 5 fėmijė pėr tė ushqyer, pa fmijėt Usni t'i shėron partia ty dhe,kur vuri re se ky Hysniu(Usni nė Ēamrishte), kish ulur kokėn, Efendiu mė shkeli syrin.Usniu u ngrit e iku me kokėn tė qethur.Kur ky,Usniu,e theu qafėn,dėgjova t'i bėrtiste tė shoqen,Lirisė:_Gjerbna dhe ndonjė kafe mua e Papit,por pa sheqer,se,sa pėrcollėm "xhenazenė"( qe fjala pėr Usninė,fuksin,de!).
* * *
Pothuajėse dy-tri herė nė javė ktheja tek hoxha.Tani ai e kish prerė daljen dhe vetėm lexonte. Njė ditė,e preu bisedėn,dhe pashė qė mori shkallėt dhe u ngjitė nė tavan tek koridori. E ndoqa me sy. Atje nė tavan, kish njė si dritare tė fshehtė, qė, pasi e largoi, hyri nė tė.Kur zbriti,kish nė dorė dy libėrtha.E dinte maninė time pėr tė lexuar dhe mė tha:-Po tė jap kėto dy"ilaēe",janė nga to qė kėrkoi"Usniu" dhe qeshi.Mbaroi dhe m'i kthe prapė.
I mora i gėzuar dhe tek i shfeltoja nė shtėpi,qenė as mė shumė dhe as mė pak revista"Kultura Islame" dhe ajo qė mė bėri pėrshtypje"Hylli i dritės".I lexova me qejf dhe tek po i ktheja (e merrja me mend qė ai do kishte"barut" tjetėr atje tek kthina e fshehtė),i them:-Efendi,mirė "Kultura Islame",po "Hylli i driės" si e paske rujatur.
Dhe ai: -Eni, po ka njerėz mė tė ditur se ata,katolikėt?-mė thuaj.E di ti ,- mė tha,se edhe nė Kongresin e Manastirit, ata vunė dhe vulėn. Pastaj mė dha prapė njė fashikull tjetėr nga"Hylli i dritės". Aty lexova dhe atė polemikėn:_Gabove,Hilė! A di ti,-mė tha,- qė atė AT Gjergj FIshtėn italianėt e kanė pasė bėrė akademik. Po a din ti, qė nė atė kongresin e Manastirit, Hafuz Ali Korēa e ka marrė nė grykė kėtė, Atė Fishtėn, se ka lėshuar pe, pėr tė arritė tek ki alfabeti qė kemi. Dhe unė,dalngadalė,sė bashku me Efendinė po bėhesha "katolik"."Ilaēin" ma jepte Efendiu qė e kish fshehur nė tavan. E pata parė, Efendinė qė mbante mardhėnie tė ngrohta (pa u prishur kishat e xhamitė) me Imzot Irinea Banushin, rektorin e madh tė Manastirit tė Ardenicės dhe me Imzot Atė Polizoi Ikonomi, prelatin e kishės sė Fierit. I pata thėnė:- A e lejon Kuh'rani miqėsinė e njė prelati mysliman me tė njė fej tjetėr.Dhe ai,si burrė i ditur qė ishte,mė tha:_Edhe Imzot Irenea edhe At Polizoi janė si Univeersitete me vete.Tė ditur si ata. Po tė kishte sinodi i krishterė nga kėta prelatė dhe besimi i njerėzve do tė qe mė i madh. Dhe pėrsėri mė dha njė"Hyll drite".Kur po mė pėrcillte,mė tha: -Unė jam hoxhė,por, vallaj-billaj, kėta katolikėt(e kish fjalėn pėr kelrin katolikė) e kanė bėrė beli:vetėm ata e pranuan fashizmin me konditė qė tė ruheshin simbolet e kombit. Janė mė patriotė,mė tė ditur,- pse do t'i vijmė anės. Por ti di tė lexosh, lexoj dhe do tė shohėsh. Kanė hapur shkolla dhe, kur Zogu i mbylli kėto shkolla, ata(klerikėt katolikė) bėrtitėn:-Tė rrojė Shqipėria dhe pa ne klerikėt. Po ku u numėrohen veprat e tyre nė tė mirė tė kombit?
* * *
Sapo kish dalė libri "Gjylistani e Bostani" dhe me atė nė dorė, drejtohem tek Efendiu.Unė e kisha mbaruar me njė frymė dhe ai, sa ma pa nė dorė, u gėzua si njė fėmijė kur i i dhurojnė njė lodėr tė dashur, mė tha:-U dja,e nxorėn. E di qė e ka pėrkthyer Vexhiu.Ti,- mė tha,- nuk e njeh.Vexhiu i ka tė rrallė shokėlt nga dituria. Ėshtė i ditur si kėta,"katolikėt",- mė tha,- por ai veqili i Gjinokastrės (nėnkutpo Enver Hoxhėn),e ka ēuar faturist tek diqani i berberėve nė Berat. Mė pėrqafi dhe troē fare mė tha: -Eni,me kėtė libėr,pėrcillu! Dhe nuk ma dha mė.Por,kur shkova pas njė jave-dy rrugė e njė punė-gjoja pėr ta rimarrė"Gjylistanin.."tim,ai,pashė qė mori pėrsėri shkallėt (thashė e ka vėnė atje), po, kur zbriti, mė tha:-Ėshtė prishur ca nga pėrdorimi,por i ka tė gjitha faqet. Po bėj "tramp" me pak"doganė" me "Gjylistanin...".E mora nė dorė dhe mu nė krye pashė vargjet qė kisha dėgjuar:pėr Marash Ucin. Eh,- thashė tek ikja pėr nė shtėpi,- e ka mbajtur fshehur dhe mezalla se t regonte. Kuptohet qė e lexova me nge "Lahutėn e malsisė" tė Atė Gjergj Fishtės. Paradoksi qe se "streha" qe bash njė hoxhė mysliman.
Kur u bėra inspektor pėr gjuhėn e letėrsinė nė rrethin e Fierit, aty mesviteve '90-tė, mė sė fundi qe vėnė dhe njė fragment nga Fishta. Po dhe ky i "sakatuar" nga autorėt e tekstit. Po pse e kisha"ilaēin" e Hoxhės nė shtėpi. Me atė nė dorė,organizova njė seminar me tė gjithė mėsuesėt e klassave tė teta dhe bėra ndreqjet sipas origjinalit nė libėr, qė, mė sė fundi, dhe Atė Fishta tė lexohej ashtu siē e kish shkruar:gegėrisht dhe jo duke e "shartuar" ata tė "institutit tė teksteve,de!".Nė Fier u bė dhe meritėn e ka ai hoxhė, Efendi Yzeir Sallata qė qe "katolik?!".
Njė ditė e gjeta tė nxehur mikun tim. Ma bėri me dorė qė tė kthehesha.
-Ē'ke,Efendi,pse je nxehur kėshtu?
-Eni,- mė tha,- kam arritur nė pėrfundim qė mathematika nuk ėshtė shkencė ekzakte?-Po ē'thuaj,kėshtu,Efendi?-ia pres.
-Kėshtu ėshtė dhe nuk e luan topi,- ngulmoi ai. Deri sa Hasani im qė ėshtė"budalla" mbahet si mėsues i mirė mathematike, kėshtu ėshtė. Po si ishte e vėrteta? Hasani,ėshtė djali i dytė i Efendiut,njė nga mėsuesėt mė tė mirė tė mathematikės nė Fier(ka mbi 10 vjet qė jep mathematikė nė njė nga shkollat e Tiranės) dhe hoxha e quante budalla,se kurrė nuk dinte tė merrte kthesat. Qe i ndershėm dhe ashtu mbeti. Po,kur nxehej,edhe miku im, Efendiu, e humbiste ndonjėherė. Por,tek i mbyll kėto radhė pėr tė, them se qe jo vetėm njė klerik imirė dhe i ditur, por qe njeri qė shihte larg. Njerėzit e ditur i ēmonte dhe ndaj e quaj"katolik". Kur vdiq,aty prag viteve '70-tė nuk mbeti njeri pa marrė pjesė. Si mik i famijes qė isha dhe jam, atje pashė, pothuaj, gjithė klerikėt e rretheve nga Vlora e deri nė Shqpėri tė mesme. Dhe pėr tė qenė i sinqertė nė gjithė shkrimin tim, them se e bėra si Silvestėr Bonari, pas vdekjes sė Efendiut, e "rivodha" "Gjylistani dhe Bostani". E kam dhe sot, kėtu me vete. Dhe,nė e zė me dorė,tak dhe mė ravijėzohet portreti i dashur i Efendi Yzeir Sallatės nga Marglliēi i Ēamėrisė qė mė rrėnjosi, veē tjersha, dhe dashurinė pėr katolikėt dhe, mbi tė gjitha, pėr Atė Fishtėn.
Krijoni Kontakt