Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 229
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    ---CITIM--Kosova ka ligjet e veta sipas te cilave rregullohet perdorimi i gjuheve

    Këto ligje nuk perputhen aspak më vullnetin e Popullit Shqiptar d.m.th janë të imponuara nga Nderkombëtaret(Ahtisari, etj)

    Rina 87---citm--Goditja me e madhe qe i eshte dhene Serbise dhe nenes se saj Rusise ndonjehere, eshte kur bomba e pare e NATO-s ne krye me fuqite boterore ka rene ne truallin e Serbise, per kauzen e shqiptareve dhe shqiptaret.
    P.S
    Qeveria jon nuk i falenderoj as nuk e respektoj si duhet këtë sherbim në të mirë të Popullit Shqiptar

    Përshendetje Rina

  2. #182
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga skipetar Lexo Postimin
    Turqia osht vendi i dyte per kah fuqia ne NATO. qikjo "per kauzen e shqiptareve dhe shqiptaret" me shtini me kesh si onderr e mire qe Shqiptarte e shohin me sy qele.
    Tash nuk e kam ndermend te merrem me spekulime, jo eshte bere per interes, jo keshtu. Nje gje eshte fakt, qe ajo nderhyrje i ka rikthyer shqiptaret ne vendin e tyre dhe na e ka larguar Serbine nga Kosova, pavaresisht qe ekziston problemi me veriun. Po duhet edhe shqiptaret me dite me mbajt e jo tani kur e kane shtetin e tyre te bejne kah Turqia e vende tjera, qe kurre miq te njemendte nuk i kemi pase.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 23-04-2011 më 18:32

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Seriozisht nuk e kuptoje se ku e Merni guximin e Moralin ju te Allbanis me debatu per Qeshtje te tilla sido qe te jet le te mbetet ne ndergjegjen tuaj megjithate dua te ju them nje gje se edhe trute me ju dale Turqve nuk mund ta kaloje numrin prej 10.000-vetve ne Kosove...
    A mund te pyes se per ke te "Albanis" e ke fjalen, mqs. po u drejtohesh te gjitheve? Personalisht (se s'flas dot per te tjeret) ngrita nje pyetje ne lidhje me ish-Perandorine Osmane, dhe pyetja kishte te bente me te gjitha viset e banuara nga shqiptaret, ne pergjithesi. Nuk gjykova askend.

    Kam vene re qe flet shume keq per shqiptaret e Shqiperise. Eshte per te ardhur keq.

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Tash nuk e kam ndermend te merrem me spekulime, jo eshte bere per interes, jo keshtu. Nje gje eshte fakt, qe ajo nderhyrje i ka rikthyer shqiptaret ne vendin e tyre dhe na e ka larguar Serbine nga Kosova, pavaresisht qe ekziston problemi me veriun. Po duhet edhe shqiptaret me dite me mbajt e jo tani kur e kane shtetin e tyre te bejne kah Turqia e vende tjera, qe kurre miq te njemendte nuk i kemi pase.
    per sa jon rikthy Shqiptarte ne vendin e tyne, t'kallxon e verteta se sa Shqiptare jon prej Nishit e dej te kufini i sotshem i Kosovse.

    Shkinia osht largu nga Kosova, ose ma mire me shkru, nga pjeset e Kosoves te cillat nuk ka pas leverdi me u munu me i majte.

    Kosova, prej perfaqsusve te popullit te Kosoves (pra, prej vet popullit te Kosoves), nuk osht shtet Shqiptar, por shtet multietnik.

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Seriozisht nuk e kuptoje se ku e Merni guximin e Moralin ju te Allbanis me debatu per Qeshtje te tilla sido qe te jet le te mbetet ne ndergjegjen tuaj megjithate dua te ju them nje gje se edhe trute me ju dale Turqve nuk mund ta kaloje numrin prej 10.000-vetve ne Kosove.

    Perveq kesaj edhe sikur ky numer te dale edhe me i madhe nuk paraqet ndonje rrezik per Kosoven per faktin se Turqia nuk ka pretendime dhe nuk mund te ket Pretendime Teritoriale ndaj Kosoves edhe sikur ta deshironte nje gje te tille Gjeografikisht kjo esht e pa mundur ndersa problemi dhe Rreziku reale sa i perket kesaj qeshtje qendrone te Shqiperia dhe pretendimet teritoriale qe ka Greqia ndaje Shqiperis permes Greqizimeve masive qe jane duke ndodhur atje keshtu qe ju kisha lutur juve te Albanis qe te merreni me ket qeshtje sepse ky esht problemi-Rreziku reale i Shqiptarve .

    Sido qe te jet dua ta ceki edhe njeher ketu se turqizimi i ndonje shqiptari te kosoves nuk do te thote Privilegje por vetem Telashe dhe ket e dine shum mire shqiptaret e Kosoves (Ndersa ne shqiperi esht e kunderta) pa shtuar ketu edhe faktin se Dinjiteti Morali dhe Karakteri i shqiptarve te Kosoves esht shume i Larte keshtu qe edhe raste te tilla jane shum te rralla apo in-Egzistente dhe se ter kjo plejade me teper esht nje propagande Spekulative e cila vjen nga Propaganda Vlleho-Greke e Mediave te Shqiperis te cilat ne ket menyre deshirojne qe ta Liberalizojn Greqizimin e shqiperis me slloganin (Ja nderrimi i Etnis-Kombesis esht nje gje normale dhe se diqka e tille po ndodhe edhe ne Kosoven Nacionaliste..??) Ather pse te mos ndodh edhe ne Shqiperin Kozmopolite.


    Perfundimisht ju te Allbanis duhet qe te preukupohi-Shqetsohi me teper me ate qfare po ndodhe ne Shqiperi e jo te mundohi qe te gjeni dhjame ne Peshkun e Kosoves sa per ilustirm te kesaj dua te ju perkujtoje nje Interviste te Shpetim Idrizi - Kryetar i PDIU ne "OPINION" Ku aje sjell fakte shqetsuese mbi nderrimin e Etnis-Kombesis dhe Shkombtarizimet masive te Shqiptarve te Shqiperis

    Shpetim Idrizi thote se ne Greqi mbi 100.000 Shqiptar jane deklarur si Greke apo Homogjen dhe se jane ne proces edhe 400.000 te tjer Plus atyre ne Shqiperi dhe Plus atyre 25.000 te cilet jane Indentifikuar tashme dhe te cilet marrin edhe Pensione Greke

    Shpetim Idrizi - Kryetar i PDIU
    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=3048

    Ky esht Problemi reale i Shqiptarve e jo nje Grushte i Turqve te Kosoves per te cilet me teper Spekulohet se sa qe ka ndonje te vertet dhe se ter ky Spekullim behet me qellim nga Vlleho-Greket e Shqiperis ne menyre qe ta Shperqendrojn vemendjen e Shqiptarve nga tragjedia Reale qe esht duke ju pregaditur Shqiperis





    Krijimi i shteti Vlleho-Shqiptare i hedhur ne tavolin me 1912 deshtoje nuk e di cila ishte baza e krijimit te keti shteti ndoshta numri shume i madhe i Vllehve qe kishte Shqiperia dhe te cilet nderkohe jane Asimiluar ne Shqiptare dhe tashe prape po Asimilohen ne Greke duke pare ket si nje mundesi per krijimin e shtetit Vlleho-Shqiptare i cili deshtoje me 1912 .
    ne te Allbanis per pak harruem me te pyet tye e mos shiko endrra shume me vlleho grek se do te infektohet truni - eshte virus i rrezikshem

    shkurt e shqip, ato qe quajne dhe konsiderojne vella Turkun (dhe jo mes fetaresh por ne vende ku nuk eshte ne pyetje feja), nuk dine historine e vendit te vet (apo nuk duan t'ja dijne), nuk respektojne gjakun dhe sakrificat e parardhesve tone, i ulen ne preher nje shteti i cili nuk ka respekt per shqiptaret duke mos i njohur si minoritet.

    sa per temen, ato persona qe do te vertetojne qe jane pasardhes te koloneve Turq ne Kosove - qe mesa tha Rina- jane nje pakice - duhet te vertetojne pasardhjen nga ato, pra te jene me te vertet minoritet- atehere ato mund ta kene kete te drejte pasi jane me te vertet turq, te tjeret ti bejne nje ri-programim trunit se ndoshta kalojne ne modalitetin shqiptar serish, ku i dihet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga vajz : 24-04-2011 më 01:53
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Turqia ndihmon mbreterine Serbo-Malazeze per kolonizimin e Kosoves, duke e zbrazur prej 500,000 shqiptaresh (te cilet u zevendesuan me kolone sllave)

    KOLONIZIMI I KOSOVËS 1912-1914
    Politikën e spastrimit etnik dhe të kolonizimit të trevave shqiptare, Mbretëria Serbe dhe ajo Malazeze e vazhduan edhe pas pushtimit të Vilajetit të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare. Dihet se me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës të vitit 1912/13 këto vise mbetën padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Ato iu nënshtruan spastrimit etnik dhe kolonizimit. Për këto qëllime qarqet politike serbo-malazeze shfrytëzuan përvojën e mëparshme, ushtruan terror e dhunë të pashembullt. Njësitë e ushtrisë, të policisë dhe “Narodna Odbrana” bënin gara kush do të likuidonte më shumë shqiptarë, kush do të rrënonte shtëpitë e tyre, do të plaçkiste ose t’i kthente ata përdhunisht në fenë ortodokse sllave. Dhuna e terrori u kthyen në metoda të preferuara për të frikësuar dhe detyruar shqiptarët të shpërnguleshin ose të zhvendoseshin në vende të tjera. Kjo fushatë u shoqërua me shpërnguljen masive, me grabitjen e pasurive dhe me djegien e fshatrave të tërë shqiptare, si dhe me kolonizimin e ardhacakëve serbo-malazezë.

    Qarqet politiko-ushtarake shoveniste serbo-malazeze (1912-1914) nuk u kënaqën që shtetit shqiptar të vitit 1912-1913 ia imponuan dhe ia shkëputën pjesën më të madhe të tokave të veta. Kështu, nga të dhënat kadastrale të administratës osmane shihet se trevat shqiptare që nga Mesjeta e hershme e deri më 1912 kishin një sipërfaqe prej 115.000 kilometra katrorë. Nga ky territor, u krijua shteti shqiptar në hapësirë vetëm në 28.748 kilometra katëror. Madje ato qarqe tentuan që edhe viset e okupuara të Kosovës, të Maqedonisë Veriperëndimore dhe pjesë të tjera të aneksuara nga Mali i Zi, por së bashku me shovenistët grekë tentonin që edhe Kosovën dhe viset tjera t’i shndërrojnë në Toplicë e t’i zbraznin nga popullsia autoktone shqiptare, popullsi kjo që ishte më e vjetër se këto sllave së paku dy milenium vjetësh dhe në vend të tyre të vendosin elementin sllav, kryesisht serb e malazez, siç edhe u veprua.

    Këto pushtime u justifikuan në konferencën e ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin 1913, ku jashtë shtetit shqiptarë të shpallur më 28 Nëntor 1912, mbetën pjesa dërrmuese e tokave shqiptare, si Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia Perëndimore, pjesë të Malit të Zi, Çamëria etj. Shteti shqiptarë u cungua. Nga 90.270 km² (Vilajeti i Kosovës më 32.900 km², Vilajeti i Shkodrës me 10.270 km², Vilajeti i Manastirit më 28.500 km² dhe Vilajeti i Janinës me 17.900 km²) u përfshinë vetëm 28.500 km² apo 32,24% të tërësisë etnike të tokave shqiptare, tregon qartë për padrejtësinë që i bëhej kombit shqiptarë qysh atëherë. Njëherit, në saje të okupimit të tokave shqiptare, shtetet fqinje rritën territoret e tyre në këto përmasa: Serbia zgjeroi territorin e vet për 82% dhe popullsinë për 55%, Mali i Zi territorin për 62% dhe popullsinë për 100%, Bullgaria territorin për 29% dhe popullsinë për 3%, ndërsa Greqia territorin për 68% dhe numrin e banorëve për 67%. Prandaj, me pushtimin e 67,79% të territorit shqiptar, u bë zgjerimi i territoreve të shteteve orthodokse të Ballkanit dhe zvoglimi katastrofal i territorit të shtetit shqiptar.[1]

    Me qëllim të realizimit të kolonizimit të Kosovës dhe të dëbimit të shqiptarëve nga atdheu, menjëherë pas pushtimit të tokave shqiptare, ushtritë pushtuese serbe, malazeze e greke, repartet e xhandërmërisë, si dhe formacionet çetnike, të krijuara e të armatosura nga shteti serb, ndërmorën një fushat të pashembullt terrori e gjenocidi shfarosës, e cila u shoqërua me shpërngulje masive, me grabitjen e pasurisë dhe me djegien e fshatrave të tëra shqiptare, si dhe me kolonizimin me ardhacakë serbo-malazez. Politika e dhunës, që iu imponua shqiptarëve në të ashtuqujturat “viset e reja”, siç u quajtën nga qarqet serbe në atë kohë Kosova dhe trevat e tjera shqiptare të aneksuara, synonte spastrimin etnik dhe shkombëtarizimin e tyre. Terrori antishqiptar u shoqërua me një sërë masash ekonomike-administrative, me ndryshimin e sistemit të taksave, të cilat çuan Kosovën dhe popullin shqiptarë në buzë të greminës.[2] Politika antishqiptare u shoqërua edhe me përpjekjet për ndryshimin e përkatësisë fetare të popullsisë. Jo vetëm mbi shqiptarët e besimit mysliman, por edhe në ata të besimit katolikë, duke u munduar që me dhunë t’ia imponon fenë ortodokse.[3]

    Përveç vrasjeve, dëbimit dhe dhunës nga Kosova, ata ndërmorën aksionin e përgjakshëm për t’ua ndërruar fenë shqiptarëve, për t’i kryquar dhe për t’i serbizuar, si shqiptarët myslimanë, ashtu edhe ata katolikë. Këtë masë të konvertimin e ndërmorri pushteti malazez në Rafshin e Dukagjinit, në pjesën që e kishte aneksuar. Përmes diktaturës ushtarake e policore “i tubonin shqiptarët me dhunë, i vënin në rresht me flamur përpara dhe i çonin në kishë” U vranë e u pushkatuan me mijëra vetë. Kjo kryqëzatë e ushqyer me helmin e urrejtjes fetare e kombëtare, shekuj me radhë nga kisha e qeveritë e tyre, korri shumë viktima të pafajshme. Fshatrat shqiptare rrethohen, plaçkiten dhe u vihet flaka. Fshatra të panumërta u rrënuan për tokë, u shndërruan në grumbuj gërmadhash. Oficerët serbë shpallnin se “paqja efektive në Shqipëri mund të arrihet vetëm duke i shfarosur krejtësisht shqiptarët”. Urdhëri suprem i Beogradit ishte i prerë: “Duhet mësuar ai popull i egër për të jetuar në një shtet modern”. Pastaj, në gazetat serbe shkruante: “Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohet çfarë bënë serbët ndaj tyre”.[4] Ata kanë thyer dyert e shtëpive dhe kanë masakruar këdo që gjenin brenda, pa pyetur në ishte i ri apo plak, burrë a grua. Një dëshmi tjetër që dëshmon edhe këte. Se në tregun e Prishtinës, më 18 tetor 1912 më një lirë ari të Turqisë mund të bliheshin 82 fesa turq. Më 10 nëntor 1912, po në këtë treg, një fes mund të blihej me 82 lira ari. Ngritja kaq e lartë e çmimit ishte bërë për shkak se ushtria serbe likuidonte të gjithë njerëzit me plisa të bardhë, ndërsa i kursente ata që mbanin fesin turk në krye.

    Sipas të dhënave të Komitetit të Kosovës, nëpër burgjet e Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, në këtë periudhë, janë mbytur ose kanë pësuar rreth 23 mijë shqiptarë. Shoqata e imamëve myslimanë pohon se në territoret etnike shqiptare, në këtë periudhë, kanë qenë 21 mijë varre dhe kufoma të masakruara nga ana e xhandarmërisë. (Në këto shënime nuk janë përfshirë të vdekurit gjatë luftës tetor-nëntor 1912). Në Kosovë janë shënuar pesë varreza masive. Vetëm në Gazimestan në periudhën janar-maj 1913 janë likuiduar mbi 5000 shqiptarë etnikë.[5]

    Pas okupimit të Kosovë nga Serbia dhe Mali i Zi, pas vendosjes së pushtetit ushtarak serb e malazez, nga nëntori i vitit 1912 deri në qershor të vitit 1914, Kosova u shkatërrua më shumë se gjatë gjithë pushtimit pesëshekullor osman. Serbia dhe Mali i Zi gjatë vitit 1913-1914 dogjën e rrafshuan 235 fshatra shqiptare, 133 serbët e 102 malazezët”.[6] Leo Freundlich, shkruan: “Mijëra e mijëra burra, femra, pleq e fëmijë të vrarë e të mbytur me të therrura, fshatra të djegura dhe shtëpi të plaçkitura, gratë dhe vajzat e çnjerëzuara, një vend i shkretëruar, i plaçkitur, i larë me gjak i turpëruar, dëshmon se serbët në Shqipëri nuk hynë si çlirimtarë, por si vrasës të shqiptarëve... Fshatra të panumërta u rrafshuan me tokë, u masakruan njerëz të panumërt në mënyrën më shtazarake. Vendi, ku gjeneratat e zellshme të shqiptarëve të varfër, krijuan atdheun e tyre, u shndërrua në grumbuj gërmadhash. Një popull i tërë u kryqëzua me gjak dhe Evropa hesht....”[7] M. Edit Durham, shkruan më 1913: “Në Shalë, myslimanët ose duhet të pagëzoheshin ose do të mbyteshin. Një njeri nga Peja rrëfente: “Çdo ditë telalli thërret nëpër rrugë: - Qeveria do të pushkatojë sot nja dhjetë vetë! Asnjeri nuk di se cilët janë këta njerëz dhe përse vriten. I shpiejnë përpara një grope që do të jetë varri i tyre. Pastaj 12 ushtarë shtijenë mbi ta derisa bien për dhe. Atyre u hidhet dheu përsipër, pa marrë parasysh se janë gjallë apo të vdekur. Njerëzit hidhen në ujin e akulltë të lumit, e pastaj detyrohen të qëndrojnë pranë prushti të zjarrit deri të kërkojnë mëshirë. Dhe çmimi për të gjithë këtë ishte të kthyerit në fenë e krishterë. Shumë nga këta që ishin pagëzuar në tmerr, vinin tek unë”.[8]
    Krahas metodave të gjenocidit, vrasjeve, djegieve, rrënimeve të vendbanimeve etj. shqiptare, filloi edhe procesi i serbizimit të trevave shqiptare të pushtuara dhe të robëruara, përkatësisht kolonizimi i trevave shqiptare me elementin serb e malazez. Çrrënjosja e autoktonëve shqiptarë dhe rrënjosja e ardhacakëve serbë, përbënte një proçes të gërshetuar, të organizuar e të drejtuar nga Beogradi. Proces i shpopullimit të shqiptarëve dhe popullimi me kolonë serbë e malazezë dhe proces i shpronësimit të shqiptarëve dhe pronësimit të kolonëve.

    Me qëllim që kolonizimi të arrinte ritme të larta e të ngutshme ashtu si në Jabllanicë, në Leskoc, Pusta Rekë etj., në vitet 1877-78, Mbretëria serbe i hapi rrugën edhe emgiracionit serb jasht vendit, deri edhe jashtë kontinentit. Lidhur me këtë fletorja e Beogradit “Ballkan”, nr. 6, e shkurtit 1914 njoftonte urdhëresën për kolonizimin e “viseve të reja”, sipas së cilës “edhe serbët që banojnë në Amerikë, me origjnë nga Mali i Zi, Bosnja, Serbia e nga Hungaria Jugore do të merrën parasysh. Në fakt mund të përfitojnë edhe serbët me banim në monarki” (Austro-Hungaria, J.O.).[9]

    Ky proces gjenocidal ndaj popullatës shqiptare u shoqërua me dëbimin e tyre në Turqi e në Shqipëri. Sipas disa vlerësimeve në periudhën ndërmjet viteve 1912-1914 në Turqi u shpërngulën rreth 500.000 njerëz. Ndërsa, vetëm nga Kosova prej vitit 1913-1915 për të shpëtuar kokën nga gjenocidi shtetëror serbomalazez u detyruan të shpërngulen më se 120.000 shqiptarë.[10] Në anën tjetër një numër prej mijëra kolonëve u vendos në trevat e Kosovës, posaçërisht në tokat e shqiptarëve të ikur nga atdheu për shkak të dhunës e terrorit. Sipas disa shënimeve, organet serbe sollën në Kosovë rreth 20 mijë serbë, shumica e tyre kriminelë. Ata u vunë në funksion të grindjeve dhe të konflikteve ndërnacionale, duke u rekrutuar në xhandarmëri dhe në provokatorë ndaj shqiptarëve. Ndërsa, në atë pjesë të Kosovës, ku okupator ishte Mali i Zi, nëpërmjet “Ligjit special për kolonizim”, në pronat shqiptare në Pejë e në Gjakovë u vendosën rreth 6000 kolonë malazezë.[11] Këto toka pushteti menjëherë ose gjatë kohës së Mbretërisë jugosllave ato i pronësoi në duar të ardhacakëve, kështu duke ndryshuar në masë të madhe gjendje kadastrale të pronarëve faktik të tokave.

    Kolonizimi i trevave shqiptare të pushtuara me elementin sllavë, siç u tha kishte filluar menjëherë pas okupimit në vitin 1912, ajo u sanksionua me dekretligje të veçanta, që dolën në të dy mbretëritë në fillim të vitit 1914. Me këto përligjeshin të gjitha padrejtësitë që u ishin bërë deri atëherë shqiptarëve. Këto ligje u hartuan në një mënyrë të tillë që të arrihej efikasiteti sa më i madh në shpronësimin e fshatrave shqiptarëvë dhe që të favorizoheshin e të stimuloheshin kolonët sllavë për të jetuar në viset shqiptare.

    Mbretëria serbe, më 17 shkurt 1914, ua ndaloi gjyqeve ta regjistronin tokën perdërisa të shqyrtohej çështja e patundshmërisë si dhe derisa të studiohet çështja e tapive. Me këtë, qeveria dëshironte të injorojë realitetin e dikurshëm osman lidhur me përkatësinë e pronës në rrethanat e reja shoqërore dhe politike. Pronat në Kosovë para okupimit të vitit 1912 ishin më se 90% në duar të popullatës vendase shqiptare, kryesishtë në duar të belgerëve dhe agallarëve. Menjëherë, Serbia që më 20 shkurt 1914, nxori “Dekretligjin mbi kolonizimin e viseve të posaçliruara dhe të bashkuara në Mbretërinë e Serbisë”, i cili më vonë u plotësua. Po ashtu veproi edhe Mali i Zi, i cili kishte nxjerrë “Ligjin mbi kolonizimin e viseve të posaçliruara” prej 27 shkurt 1914. Këto dispozita ligjore, dhe shumë të tjera, që merren më vonë, shërbejnë si mbështetje për nxjerrjen e ligjeve të mëvonshme në Mbretërinë SKS, përkatësisht jugosllave, si p.sh. Dekretligji mbi kolonizimin e viseve të reja jugore i vitit 1920, i cili në vitin 1922 aprovohet si Ligj mbi kolonizimin e viseve të reja, Ligji mbi kolonizimin i vitit 1931 dhe shumë të tjerë. Me ato ligje tërë toka shpallet pronë shtëtërore, sidomos për ata që nuk kanë pasur dokumente të shkruara, edhe pse e punonin atë me vite sepse ato ishin shkatërruar gjatë luftërave ose marrë në forma tjera nga pushteti. Pra, me këto akte juridike legalizohet dhuna ndaj shqiptarëve, të cilëve me anë të vënies në lojë të atyre tapive të pakta që i dispononin iu mohohet e drejta e tyre e pronësisë shumëshekullore mbi tokën.[12]

    Me gjithë shpronësimin e popullsisë agrare shqiptare dhe sjelljen e qindra familjeve të kolonëve, qarqet politike serbo-malazeze nuk arritën objektivat e caktuara: ndërrimin e dukshëm të përbërjes etnike të popullsisë në dëm të shumicës dërrmuese shqiptare. Ky qëllim nuk u arritë për shkak të rezistencës së armatosur të popullit shqiptar, ashtu edhe për shkak të kohës së shkurtër të sundimit të këtyre regjimeve, e veçanërisht të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, kur një numër i kolonëve u kthyen në vatrat e tyre.

    http://sq.wikibooks.org/wiki/Koloniz...Kosov%C3%ABs/5
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  7. #187
    Mbreti i Fundit Teokratik
    Anëtarësuar
    12-06-2008
    Vendndodhja
    Ankara - Türkiye
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    ....Ti Fana po më çudit ,si ka mundësi që i perkrah turqit(myslimanet) kur vet je perkrahëse e Teokracisë ,apo vetem e ke për qellim ti provokosh Shqiptarët!!!!

    Përshendetje
    Ti provokoj shqiptaret dmth te provokoj vetveten. Dhe se di si behet nje gje e tille..

    Po sigurisht jam i perkrahes i Teokracise mirpo i Teokracise İslame.

    Pershendetje edhe juve.
    Dija është Injorancë për Injorantët, sikurse është Injoranca Injorancë për Të Diturit

  8. #188
    Mbreti i Fundit Teokratik
    Anëtarësuar
    12-06-2008
    Vendndodhja
    Ankara - Türkiye
    Postime
    94
    Per temen

    A ka ndonje informacion se qka u be pastaj me kete peticion?
    Dija është Injorancë për Injorantët, sikurse është Injoranca Injorancë për Të Diturit

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Nje pyetje kam per ju shqiptaret e Kosoves, a din kush me na dhene ndonje informacion per kete Jahjagen, a ka ndonje origjine me minorancat turke te Kosoves kjo zonje?
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga vajz Lexo Postimin
    ne te Allbanis per pak harruem me te pyet tye e mos shiko endrra shume me vlleho grek se do te infektohet truni - eshte virus i rrezikshem

    shkurt e shqip, ato qe quajne dhe konsiderojne vella Turkun (dhe jo mes fetaresh por ne vende ku nuk eshte ne pyetje feja), nuk dine historine e vendit te vet (apo nuk duan t'ja dijne), nuk respektojne gjakun dhe sakrificat e parardhesve tone, i ulen ne preher nje shteti i cili nuk ka respekt per shqiptaret duke mos i njohur si minoritet.

    sa per temen, ato persona qe do te vertetojne qe jane pasardhes te koloneve Turq ne Kosove - qe mesa tha Rina- jane nje pakice - duhet te vertetojne pasardhjen nga ato, pra te jene me te vertet minoritet- atehere ato mund ta kene kete te drejte pasi jane me te vertet turq, te tjeret ti bejne nje ri-programim trunit se ndoshta kalojne ne modalitetin shqiptar serish, ku i dihet.
    Na thuaj vajz ,qka do te behet me 500.000. shqiptare qe do te beh grek,a do ti leni ne shqipri ,apo do te rritet ky numer edhe me?,e sa i perket pakices turke ne kosov ata jan shum pak ,por nuk jan te rezikshem lol,nuk jan me shum se 1000 ,ne krahasim me 500.000 qe me vetedeshir greqizohen ,kjo esht rrezik per shqiprin ,qe do te thot se nuk do te mundemi ta bejm shqiprin etnike.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Fana -citim--Po sigurisht jam i perkrahes i Teokracise mirpo i Teokracise İslame.

    Se besojë se do të kini sukses në Shqiptari!!!!!!

    P.S--Si dhe kush janë Turqit e Kosovës kemi disa Libra të shkruara nga Dokumentat e ish-YU(shkinis) të cilat u publikuan për hërë të parë në vitin 1994(ishin sekrete shteti).

    Ja se çka shkruan Dr.Hakif Bajrami në Librin e botuar në vitn 1995,Prishtinë(QIK);

    Për tu realizuar plani i spastrimit etnik të Kosovës ,në vitin 1951,në fshehtësi u formua një komision i posaçem që me regjistrimin e Popullsisë në Kosovë dhe Maqedoni ,te pakten gjysma e Shqiptarve (mysliman)të regjistrohëshin si Turq!!!

    Nga viti 1950 deri në vitin 1956 shpernguljen e udhëhoqi A.Rankoviqi ,nga dokumentacioni i Lidhjes Socialiste të Kosovës(Komisioni për Shperngulje) shihet se deri në vitin 1966 per në Turqi u shperngulen ;450.821 shqiptarë si dhe prej vitit 1912 deri më 1967 ,nga Kosova dhe territoret tjera shqiptare në ish-YU konstatohej se në Turqi u shperngulen 1 Milion Shqiptarë

    Tani disa nuk e kuptojnë pse nuk duhet shkruar gjuha turke në Dokumentat e Kosovës!!!!

    Përshendetje

  12. #192
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Serbet mezi presin me te thane "turk" e me ta thy qafen ne Azi, ashtu sic i debuan mijera shqiptare, keta thone serbi do me na i prish punet me turkun. Serbi sa me shume do me te lidhe ty me turkun, per me thane qe keta jane "mbetje turke" e jo shqiptare.

    Po lexoni me shume o te mjere, mizerabel!
    E nderuara Rina,azgje nuk arrihet me nominime(fyerje)haha,pa mar parasysh se nuk pajtohemi me njeri tjetrin per nje qeshtje ,por te gjith qe jan ne forum jan te moshes madhore,e kuptojn seriozisht se nga cila ane na vije rreziku ty dhe te gjithve ne pergjithsi,por nuk qon pesh nje numer i paket i pakicave turke ne kosove,prej tyre nuk kemi dem te madhe ,por ne kemi pakicat serbe qe i kan te gjitha te drejtat edhe ne gjuh ,pse,? sepse kshtu ka vendos bashksi evropjan ,si kusht per te pas te drejt qe ne te kemi shpres per ne BE ,por ne nuk do te kemi mundesin qe ti kundervihemi BE ,kjo esht e vertet ,ne kritikojm Pdk Ldk AAk ,por edhe ata kan mar zotime ne permbushjen e ketyre obligimeve qe jan ne mos dobi ton ,pra ne vetem po debatojm mundesisht qe mosta fyem njeri tjetrin,sepse nuk ka faj Rina ,dijetari chino Llapi mesi44 as vajza ,jemi te pa fajshem ,sepse kshtu don BE dhe pik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dijetari : 24-04-2011 më 11:25
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  13. #193
    Mbreti i Fundit Teokratik
    Anëtarësuar
    12-06-2008
    Vendndodhja
    Ankara - Türkiye
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    Se besojë se do të kini sukses në Shqiptari!!!!!!
    Kysmet ne krejt boten..


    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    Fana -citim--Po sigurisht jam i perkrahes i Teokracise mirpo i Teokracise İslame.

    Se besojë se do të kini sukses në Shqiptari!!!!!!

    P.S--Si dhe kush janë Turqit e Kosovës kemi disa Libra të shkruara nga Dokumentat e ish-YU(shkinis) të cilat u publikuan për hërë të parë në vitin 1994(ishin sekrete shteti).

    Ja se çka shkruan Dr.Hakif Bajrami në Librin e botuar në vitn 1995,Prishtinë(QIK);

    Për tu realizuar plani i spastrimit etnik të Kosovës ,në vitin 1951,në fshehtësi u formua një komision i posaçem që me regjistrimin e Popullsisë në Kosovë dhe Maqedoni ,te pakten gjysma e Shqiptarve (mysliman)të regjistrohëshin si Turq!!!

    Nga viti 1950 deri në vitin 1956 shpernguljen e udhëhoqi A.Rankoviqi ,nga dokumentacioni i Lidhjes Socialiste të Kosovës(Komisioni për Shperngulje) shihet se deri në vitin 1966 per në Turqi u shperngulen ;450.821 shqiptarë si dhe prej vitit 1912 deri më 1967 ,nga Kosova dhe territoret tjera shqiptare në ish-YU konstatohej se në Turqi u shperngulen 1 Milion Shqiptarë

    Tani disa nuk e kuptojnë pse nuk duhet shkruar gjuha turke në Dokumentat e Kosovës!!!!

    Përshendetje
    Nuk po di per kete liber do shikoj...
    Por per politiken e serbeve te gjithe e dijme se ka qene qe nje pjese ti shperngul dhe nje pjese ti kthej ne ortodoks e per ti bere ne musliman kjo nuk besoj qe do ishte ne interes te serbeve mbasi edhe bosnja ishte muslimane por....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fana : 24-04-2011 më 11:27
    Dija është Injorancë për Injorantët, sikurse është Injoranca Injorancë për Të Diturit

  14. #194
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    qka do te behet me 500.000. shqiptare qe do te beh grek,a do ti leni ne shqipri ,apo do te rritet ky numer edhe me?
    Ku e more kete informacion?!

  15. #195
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga enterprize Lexo Postimin
    Ku e more kete informacion?!
    Me rrespekt,do te bindeni edhe vet enterpriz, do tja ndegjojm kengen ,por me keqardhje per te gjith,nuk jan te gjith si ti ...
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  16. #196
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    ,jemi te pa fajshem ,sepse kshtu don BE dhe pik.

    ---dhe të mbyllet Tema e të debatojmë për Sport ose Muzikë!!!!!

    Përshendetje --dijetari

  17. #197
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    Me rrespekt,do te bindeni edhe vet enterpriz, do tja ndegjojm kengen ,por me keqardhje per te gjith,nuk jan te gjith si ti ...
    si jane te tjeret?

  18. #198
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Citim Postuar më parë nga Fana Lexo Postimin
    Kysmet ne krejt boten..




    Nuk po di per kete liber do shikoj..
    .
    Por per politiken e serbeve te gjithe e dijme se ka qene qe nje pjese ti shperngul dhe nje pjese ti kthej ne ortodoks e per ti bere ne musliman kjo nuk besoj qe do ishte ne interes te serbeve mbasi edhe bosnja ishte muslimane por....
    Ja Libri;
    Politika e shfarosjes së Shqiptarëve dhe Kolonizimi Serb i Kosovës -1844-1995--
    botuar nga QIK 1995, Prishtinë

  19. #199
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Nje pyetje kam per ju shqiptaret e Kosoves, a din kush me na dhene ndonje informacion per kete Jahjagen, a ka ndonje origjine me minorancat turke te Kosoves kjo zonje?
    Nuk kam njohuri shum per presidenten,por nga qe ajo vie nga rrethi i Gjakoves,mund te Ju them me plot pergjegjesi se ajo nuk ka asgje me Turqizem!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  20. #200
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga enterprize Lexo Postimin
    si jane te tjeret?
    Ti je atdhetar,simbas postimeve qe ti kam lexua,klm.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •