Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Dhe sipas jush po u bejka kijameti qe Franca po dilka jashte BE-se. Si mund ta heqe Ameriken nga Evropa nje shtet si Franca, kur dihet qe USA eshte superfuqia e vetme ne bote. Keto parti do te mund te fitonin qe te zgjidhet problemi me imigrantet islamike, te cilet i fajesojne se po shtojne papunesine dhe krimin ne vendet perkatese.

    Multikulturalizmin e kane shpallur te deshtuar Franca, Gjermania dhe Mbreteria e Bashkuar.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Problemi eshte se ekstremi i djathte eshte duke fituar gjithnje e me shume terren, ne Holande Geert Wilders, ne France kjo vajza e Le Pen-it, ne Hungari dolen te tretet kurse ne Finlande te dytet. Krejt kjo ngritje ne nje kohe te paqes relative te Evropes me Islamin nese mund te thuhet keshtu.

    Paramendoni sikur neser te ndodhe edhe nje sulm terrorist i ngjashem me 11 shtatorin, mirepo kesaj radhe ne Evrope diku. Duke ditur se sa e fragmentalizuar dhe e pavendosur eshte Evropa, pergjigjja e vetme qe mund te beje votuesi evropian ne nje rast te tille eshte t'iu jape hapesire edhe me te madhe ketyre te ekstremit te djathte, pra mund te vijme ne nje stad ku vende te caktuara, me peshe brenda BE-se te udheheqen nga forca te tilla. Ndoshta nuk do te shohim debime masive, por sigurisht se lagje te caktuara te qyteteve ku jane te perqendruar popullatat "e padeshiruara" do te shnderrohen ne geto te verteta, ndoshta edhe te rrethuara me mure ne menyre qe te kontrollohen me lehte "te padeshiruarit".

    Nese Holanda u shnderrua ne vendin me anti imigrant ne Evrope, ku partia ksenofobe e Wilders eshte e treta ne rang kombetar, pas vrasjes te vetem nje njeriu, regjisorit Teo Van Gog, paramendoni cfare do te ndodhte ne shtetet tjera qe nuk jane te shquara per liberalizem qe dikur e kishte Holanda?!

    Nje shembull tjeter eshte Spanja ne vitin 2004, me 11 mars 2004, tri dite para zgjedhjeve ne ate vend, partia e Aznarit kishte nje epersi prej 7% ne sondazhe, mirepo ate dite ndodhen sulmet me bomba ne trenat e Madridit dhe pergjigja e zgjedhesve ishte votimi i forces tjeter politike. Ne kete rast sigurisht se nuk ishte nje force e ekstremit te djathte, ishte partia socialiste, por, prapeseprape kjo tregon se zgjedhesit do te zgjedhin nje force tjeter nga ajo qe eshte ne pushtet nese ndodhe nje ngjarje e tille. Ne France e Holande tashme e dijme se ke do ta votonin zgjedhesit ne rast se ndodhe nje ngjarje e tille.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •