Kurthet e hershme kundėr Kosovės
22-04-2011 / Nga Kostaq Xoxa

Andrallat mediatike tė Kosovės, fill pas shprangosjes, si koloni e jashtėkohshme

Ky shkrim u nis si njė pėrkthim. Pėrfundoi nė njė polemikė.
As qė do t’ia vlente, nėse artikulli qė mora pėr tė pėrkthyer do tė ishte botuar nė njė organ tė shtypit tė majtė. Kundėrvėnia mė nxitet ngase ėshtė shkruar nė njė revistė tė sė djathtės, nėn okielon: “Tė jetosh nė njė vend, i mbrojtur nga rojat”. Ėshtė fjala pėr serbėt qė janė kthyer, apo pėr ata qė kanė mbetur nė Kosovė.
Nė krye tė fotos ndodhet titulli i kėtij reportazhi: “Tė burgosurit e paqes”. Diēitura: Njė murg i manastirit tė Deēanit, nė jug tė Peē-it (Pejės), me roja ushtarėt italianė” (ėshtė fjala pas mbarimit tė luftės). Poshtė kėsaj pllakate, nė dy faqe tė revistės, ėshtė shkruar: “Gjithmonė e mė tė paktė, mė tė varfėr, mė tė kėrcėnuar: nė kėtė gjendje jetojnė serbėt nė kėtė rajon tė qeverisur nga OKB-ja. Kėtu ndeshjet me shqiptarėt s’kanė tė mbaruar. Tani, pas Milosheviēit, zotėron ankthi i spastrimit etnik (nga ana e kujt? – shėnim.)”. Autorja e sqaron vetė: “Ėshtė njė spastrim i anasjellė”. Gjene mirė!
Me kėtė fillim kuptohet edhe vazhdimi. U qahet halli, tanimė, serbėve. Njė gjė tė tillė e kishte bėrė, nė valėn e terrorit serb, komunisti italian Armando Kosuta ( vjeshtė, 1999), nė emisionin televiziv tė majtizmit italian nė fuqi, tė drejtuar nga Mikele Santoro.
Nėse qėndrimi i Kosutės nė atė kohė kur bėhej kėrdia nė shqiptarėt ishte cinik, nuk mund ta themi kėtė pėr artikullshkruesen Folda; cilido ėshtė kundėr keqtrajtimit tė minoriteteve. Por artikulli, megjithatė, meriton shqyrtim nė shumė pikėpamje.
Terminologjia. Sė pari, ėshtė bėrė zakon qė Kosova tė shkruhet nė gjuhėt e huaja me “o” prapa. Akademia serbe ėshtė treguar tepėr e zellshme nė kėtė drejtim. Dhe ia ka arritur tė ēorientojė dynjanė.
Nė enciklopeditė, duke u quajtur ende Kosova provincė serbe, nė kuptimin zyrtar, pėrdoret fjala me o nė fund.
Kėshtu, nė “Mikrosoft Encarta Enzyklopädie Professional, 2003” (versioni gjerman), shkruhet Kosovo. Megjithatė, pėr tė mos iu rikthyer kėtij botimi tė rėndėsishėm, le tė vijojmė tė paraqesim edhe hyrjen e shkurtėr historike, qė vjen fill pas zėrit “Kosovo”:
“Rreth viteve 1000 para Krishtit rajoni ishte i populluar nga Ilirėt tė cilėt, aty nga vitet 700 p.Kr. u vunė nėn ndikimin grek, pastaj romak. Nė vitin 395 pas Kr., me ndarjen e Perandorisė romake, hapėsira e Jugosllavisė sė mėvonshme u bė pjesė e Bizantit. Nė shekullin V dhe VI ia behėn nė Europėn Jugore fiset sllave ( nė mes tė cilave serbė, kroatė, sllovenė dhe bullgarė) dhe pėrthithėn (absorbuan) popullatėn autoktone”.
Kėta pak rreshta bėjnė fjalė edhe pėr autoktoninė e Kosovės, pėrveē faktit tė paraluftės se nė njė popull prej 2.200.000 banorėsh, 95 % janė shqiptarė dhe 5 % janė serbė dhe romė. Ē’ėshtė e vėrteta, kėto shifra janė dhėnė nga Franēeska Folda nė reportazhin e saj, bashkė me disa statistika tė tjera, nė njė rubrikė me njė titull qė s’para m pėlqen: “Toka pėr tė cilėn grinden tė dyja palėt”.
Sidoqoftė, duke iu rikthyer fjalės Kosovo, pas mbarimit tė luftės, mjaft publicistė dhe studiues tė huaj, dashamirė tė vendit tonė, duke mos dashur ta shohin problemin de jure, nė tė vėrtetė e pėrdorin emrin me “a” nė fund (siē e pėrdorin shqiptarėt).
Duket se reporterja nuk bėn pjesė nė kėtė kategori. Sepse ajo pėrdor edhe togfjalėshin “kosovarė serbė”. A mos e ka tė vėshtirė tė kuptojė se fjala “kosovar” ėshtė si sinonim i fjalės shqiptar?
Sė treti, autorja pėrdor edhe termin “enklavė serbe” pėr disa vende tė Kosovės, nė tė cilat numri i serbėve mund tė numėrohet me gishtat e dorės. Kjo zgjon habi, sepse edhe ndonjė publicist serb, i indoktrinuar nga akademitė serbe, nuk ka pėrdorur shprehje tė tilla, nga sa dimė.
Nė njė foto ėshtė vėnė kjo diēiturė: “Mitrovica e veriut ėshtė e mbushur me postera qė himnizojnė Millosheviēin dhe qė ftojnė serbėt tė “Votojnė pėr tė vėrtetėn”. Lexuesi ynė mund tė shohė edhe foton e satrapit tė Ballkanit, tė cilit i ėshtė grisur afishja nė fytyrė, si edhe ato tė tjerat qė ndodhen nėn atė. Pėr kėtė nuk mund ta fajėsojmė autoren e shkrimit, aq mė tepėr se ai votimi pėr “tė vėrtetėn” ėshtė vėnė nėn thonjėza. Megjithatė nuk do tė cenohej reportazhi po tė bėhej edhe ndonjė koment pėr mendėsinė serbe, nė sajė tė sė cilės, i burgosuri i Hagės, pavarėsisht nga katastrofa zgjedhore, arriti tė rizgjidhet si deputet, nė listėn e PS-sė serbe!
E keqja qė i bėn tjetrit, shpesh tė bie nė kokė. Autorja paraqet nė mėnyrė tė njėmendėt, nė reportazhin e saj, mėsimet e nxėnėsve serbė nė Kosovė, me fare pak nxėnės, ndonjėherė edhe me njė tė vetėm. Ėshtė interesante fotoja me titullin “Unė mėsoj vetėm” dhe me pėrmbajtjen: “Mėsuesi Milan Premoviē me nxėnėsen e tij tė vetme, Miliana Joviē, nė enklavėn serbe tė Obliēit”.
Sipas reportazhit, para ’99-s nxėnėsit sllavofonė ishin 900, kurse sot janė 45.
Ėshtė e vėrtetė se mė shumė se gjysma e serbėve tė Kosovės ikėn nga sytė kėmbėt, me gjendjen e pavarėsisė de facto qė u krijua pas luftės. Prandaj serbėt nė Kosovė, pas luftės, ishin mė pak se 5 %.
Kur muhaxhirėt kosovarė erdhėn nga pėrkėtej kufirit, tė dėbuar nga hordhitė e Millosheviēit dhe tė bandave tė tij, duke humbur njė pjesė tė familjes nga masakrat serbe, zura miqėsi me njė familje tė pėrgjysmuar, me shtėpi tė plaēkitur e tė djegur, e me fatkeqėsi tė tjera, qė mė mirė mos t’i pėrmendim. Pyeta njėrin prej anėtarėve tė kėsaj familjeje tė mjerė, njė djalosh energjik, qė do tė rikthehej nė Kosovė, pėr tė dhėnė ndihmesėn e vet pėr ēlirimin e atdheut:
-Si i kishit marrėdhėniet me komshinjtė serbė, para luftės?
-Nuk mund tė them si “ndėrmjet vedit”, por njėfarėsoj. Ama kur erdhėn forcat serbe me urat e zjarrit nė dorė, disa nga kėta njerėz u shfytyruan, u shndėrruan nė bisha. Kėta na u futėn shtėpive pėr tė na i boshatisur, para se ushtarėt t’u vinin zjarrin. Ne i njohim njė pėr njė keqbėrėsit. Tė mirėt, ata qė s’u trazuan nė kėto pislliqe, ishin fare pak. U bėnė trima edhe romėt, e s’lanė gjė pa na grabitur. Nuk ishin tė paktė serbėt komshinj qė u morėn me spiunllėqe, treguan ku ishin fshehur familjet dhe u bėnė shkas pėr masakrat.
Mė mbeti nė mend, nga tė gjitha kėto fjalė, ajo “ne i njohim njė pėr njė”. Kėtu ėshtė thelbi i asaj qė ata s’deshėn tė rikthehen, ndonėse kryefamiljarėt merrnin si asistencė njė shumė tė majme eurosh, nėse ktheheshin. Reportazhi i Franēeska Foldės pėrmend edhe kėtė shumė, por nuk bėn asnjė koment pėr ngurrimin e serbėve pėr tė ardhur sėrishmi nė Kosovė.
Gazetarja, e dėrguar nė Prishtinė pėr kėto shkrime, do tė kishte rastin, mė shumė se kolegėt e saj, qė tė informohej edhe si i bėnin mėsimet shqiptarėt, nė mėnyrė tė fshehtė, me fonde qė mblidheshin nė diasporė pėr arsimimin e bashkatdhetarėve, nėpėr shtėpi private, qė zėvendėsonin shkollat.
Pra, nuk ėshtė nė themel urrejtja pėr serbin qė kishte shkaktuar fushata tė njėpasnjėshme shpėrnguljesh, qė serbėt tė trashėgonin truallin e tjetėrkujt. Nga libri i Erik Laurentit, “Lufta e Kosovės” (Dosja Sekrete) do tė citoj vetėm njė rresht: “Nė dhjetė ditė, me kėtė ritėm, Millosheviēi synonte ta boshatiste tė gjithė Kosovėn” (f. 81).
Arsyeja e moskthimit tė serbėve ėshtė e thjeshtė: “Kriminelėt njihen njė pėr njė pėr krimet qė kanė bėrė”!
Shkrimi i Foldės ėshtė i njėanshėm, sepse u qan hallin serbėve, pa u thelluar. Ajo na kujton, pak a shumė, Armando Kosutėn.
Veēse shqetėsimi i gazetares nuk shprehet nė emisionet e Santoros, por nė njė revistė tė djathtė!
Sigurisht, diversiteti i mendimeve ėshtė i pranueshėm pėr liberalizmin e djathtė. Por ky mendim i larmishėm, kur ėshtė i molepsur me naivitetin, shfrytėzohet me ustallėk nga autokracia majtiste.