Gati erdhi dhe dita e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë dhe ende nuk hasa se dikush po i përmend ngulimet shqiptare(diasporën) nëpër botë.
Sipas mendimit tim, këtu po luhet një lojë e ndyrë politike. Nëse, sipas një përllogaritjeje janë mbi 600-700.000 shqiptarë jashtë trualli të Kosovës, druaj se numri i shqiptarëve pas mbarimit të regjistrimit nuk do të dalë as 900.000 shqiptarë. Besoj e dëgjuat sonte në lajme se Prishtina nuk doli as 200.000 banorë. Kjo i bie sa dy Drenasa!!Mos vallë ky regjistrim ka për qëllim arsyetimin e 20 vendeve të rezervuara...!
Por unë mendoj përveç lojës politike, këtu po mungon edhe njerëzia ( ndershmëria) nga ana e politikanëve tanë- qeverisë sonë. Të jenë kaq indiferentë ndaj ngulimeve shqiptare( diasporës) s'ma ka marrë mendja, apo po i besojnë atij përkthimit të lirë: diasporë - farë e humbur, e pavlerë!!
Nejse se mua, si zakonisht po më bie gjithnjë hise për t'i rënë murit me kokë, por fatkeqësisht sa herë e kam ngritur zërin për këso rastesh fundi ka dalë keq dhe sipas kësaj ka dalë se kam pasur të drejtë kur kam ngritur zërin!!
Krijoni Kontakt