Close
Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 213
  1. #141
    Kesaj here, Albo, bie dakort me postimin tend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 20-04-2011 mė 10:24

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD



    Thuaj: "Mė fal!"


    Sami Milloshi

    Ja ku mbėrriti puna: Ambasada amerikane nė Tiranė i ka ndėrprerė marrėdhėniet me gazetėn "Shekulli" deri nė njė njoftim tė mėvonshėm. Kjo mua mė trishton. Po trishtimi im nuk zgjidh ndonjė gjė. Ēfarė do tė bėhet tash e tutje qė ambasada tė rivendosė pėrsėri lidhjet me gazetėn? Kjo ėshtė ēėshtja. Dhe kėtė e ka nė dorė gazeta "Shekulli", sidomos drejtuesit e saj. Ata do tė duhej tė ishin gjakftohtė dhe t'i thėrrisnin arsyes pėr tė bėrė mė tė mirėn qė marrėdhėnia e prishur tė normalizohej. Kjo, pra ėshtė ēėshtje e gazetės "Shekulli". Por, nė tė njėjtėn kohė, ėshtė edhe njė ēėshtje e tė gjithė gazetarėve pėr sa kohė vihet nė diskutim etika gazetareske, siē ėshtė vėnė nė rastin nė fjalė. E thėnė mė troē, ambasadori amerikan, zoti Arvizu ka dhėnė njė leksion dhe leksioni duhet lexuar mirė, jo nxitimthi, jo me nervozizėm. Po a po e lexojnė drejtuesit e "Shekullit" kėtė leksion, dhe pėr mė tepėr, a po e lexojnė pėr tė reflektuar dhe nxjerrė mėsime?

    Le ta them qė nė fillim, se mua mė ka bėrė jashtėzakonisht pėrshtypje pėrgjigjja e kryeredaktorit tė "Shekullit", zotit Adrian Thano. Ajo pėrgjigje jo vetėm qė nuk ėshtė e tillė qė tė reflektonte nė thelbin e gjestit ndėshkues tė ambasadės, por pėrkundrazi ka njė densitet arrogance dhe megallomanie qė tė kthen nė kohėt kur diktatori Hoxha i pėrgjigjej Amerikės. Me fjalė tė tjera, sė paku tani pėr tani, gazeta "Shekulli", ka zgjedhur rrugėn tė sfidojė ambasadėn dhe ambasadorin. Edhe Don Kishoti do ta kishte pasur zili kėtė zgjedhje qė ka bėrė kryeredaktori i "Shekullit". Gjuha e tij e drunjtė dhe pozat megallomane nė pėrgjigjen qė ka formuluar ndaj gjestit ndėshkues tė ambasadės do tė ishin tė denja pėr zėdhėnėsit e Gadafit nė Libi, por jo pėr njė gazetė qė ka lindur pesėmbėdhjetė vjet mė parė, kur edhe nė Shqipėri kishte rėnė Muri i Berlinit, dhe jo pėr njė gazetar qė ka dashur tė thotė dhe ka thėnė ēfarė ka dashur nė shtypin e tij dhe askush nuk e ka penguar. Kur ambasada thotė nė njoftimin e saj se nuk do t'i dėrgojė mė gazetės "Shekulli" njoftime pėr shtyp apo deklarata tė ambasadės, kryeredaktori Thano, fryn me pompė vetveten dhe i pėrgjigjet "Ju kujtojmė qė nė ēdo rrethanė jemi ne qė vendosim, nėse do tė botojmė njė njoftim pėr shtyp dhe jo anasjelltas". Kur ambasada thotė se stafi i "Shekullit" nuk do tė ftohet pėr tė marrė pjesė nė aktivitete apo trajnime tė sponsorizuara nga ambasada, kryeredaktori pėrsėri ia shton edhe disa pompa kacekut tė vetvetes dhe thotė: "Po ju njoftoj paraprakisht se edhe pasi ju tė rilidhni marrėdhėniet me "Shekullin", stafi refuzon ēdo trajnim tė sponsorizuar nga ju apo institucione tė tjera". O Zot i madh! Enveri thoshte dikur nė tė njėjtin stil, "Edhe bar do tė hamė dhe parimet nuk i shesim". Kur ambasada nė njoftimin e saj e lė njė dritare hapur me shpresėn se "Shekulli" do tė reflektojė seriozisht dhe do tė aplikojė standarde pėrgjegjshmėrie nė botimet e saj, kryeredaktori shpik artificin pėr tė vėnė nė konflikt filoamerikanizmin e njohur tė shqiptarėve me ambasadorin, a thua se zotėria i nderuar ka ardhur nga Hėna dhe nuk ėshtė pėrfaqėsues i qeverisė dhe i popullit amerikan nė Tiranė. Vini re si e shpreh kryeredaktori i gazetės kėtė artific: "Ushqejmė si gjithė populli shqiptar ndjenjat mė miqėsore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivlerėsoni veten dhe mos pėrfitoni nga kjo ndjenjė".

    Po pse ky kryeredaktori i "Shekullit" nuk do tė nxjerrė mėsime nga ndėshkimi? Nuk kupton, bėn sikur nuk kupton, apo e detyrojnė tė mos kuptojė? Tė gjitha kėtyre pyetjeve mė mirė se ai nuk ka se kush t'u pėrgjigjet, por njė gjė ėshtė e qartė: pėr shkak tė firmės qė ka hedhur ai si botues ka ardhur reagimi i gjestit ndėshkues nga ambasada. Po t'i thoshte kryeredaktori autorit tė artikullit se nuk do t'ia botonte artikullin se nuk ėshtė normale qė ta krahasosh ambasadorin me kinezėt do tė ishte e mjaftueshme. Po t'i thoshte se nuk ėshtė e vėrtetė se ambasadori po pėrkrah vrasėsit e 21 janarit, pėrkundrazi ai ka kėmbėngulur tė vihet nė vend drejtėsia dhe tė gjenden fajtorėt, edhe kjo do tė ishte e mjaftueshme. Po t'i thoshte autorit se ėshtė anormale tė krahasosh vrasjet e Kenedit dhe Martin Luter Kingut me vrasjet qė ndodhėn nė demonstratat e dhunshme nė Tiranė mė 21 janar, edhe kjo do tė ishte e mjaftueshme. Por, tė gjitha kėto, kryeredaktori nuk ia ka thėnė bashkėpunėtorit tė vet Yzeiri. Jo vetėm nuk ia ka thėnė, por me pėrgjigjen qė jep pas ndėshkimit tė ambasadės, tregon se as nuk ka ndėrmend t'ia thotė. Kjo ėshtė mė e keqja. Atij, kryeredaktorit pra, me sa duket i pėlqen tė pėrkėdhelė sedrėn e botuesit "trim", qė me demek, nuk ēan kokėn as pėr ambasadorin amerikan e jo mė pėr tė tjerėt. Por, kjo ėshtė njė sedėr e sėmurė qė nuk i hyn askujt nė punė dhe ca mė pak autorit tė artikullit fyes pėr ambasadorin.

    Mirėpo ēfarė ndodh? Pas ndėshkimit qė bėn ambasada amerikane, duke ndėrprerė marrėdheniet me "Shekullin", kryeredaktori nė vend qė tė reflektojė dhe tė kėrkojė tė falur ndaj ambasadorit, pėrkundrazi, sikurse shihet edhe nga sa u citua mė lart, e rifyen edhe njė herė ambasadorin me pėrgjigjen arrogante. Nga ana tjetėr, autori i artikullit, nė konfuzion e sipėr edhe ai, megjithėse jep disa shenja keqardhjeje dhe tėrheqjeje nga pozicionet e tij tė artikullit, pėrsėri e falenderon kryeredaktorin pėr mbėshtetjen qė i ka bėrė nė pėrgjigjen ndaj njoftimit tė ambasadės amerikane. Domethėnė, as mė shumė e as mė pak, tani pėr tani kėta pėrkėdhelin njėri-tjetrin dhe duket sikur bėjnė njė garė pėr "unitet tė pathyeshėm". E kujt i hyn nė punė ky farė uniteti? Pastaj, nė fund tė fundit, unitet pėr ēfarė? Unitet pėr sulme dhe fyerje personale? Dhe ndaj kujt? Ndaj ambasadorit amerikan! Eshtė njė absurditet i pastėr dhe unė nuk do t'ia kėshilloja kurrkujt nga kolegėt gazetarė kėto pozicione, pra, edhe kolegut tė vjetėr Yzeiri. Veēanėrisht kėtij, po tė kisha rastin ta takoja do t'i sugjeroja qė ta ndėrmerrte i pari gjestin e tė kėrkuarit tė falur ndaj ambasadorit amerikan, sepse mendoj se ai e ka potencialin kulturor dhe intelektual tė ngrihet mbi njė dobėsi apo dėshpėrim tė ēastit. Dhe pėr ta ndihmuar do t'i ofroja njė shembull amerikan. Don Imus, njė nga legjendat e gazetarisė amerikane, para dy-tre vjetėsh nė njė edicion tė tij nė radio, i quajti vajzat e njė ekipi kampion basketbolli tė njė universiteti "Kurva me flokė tė pėrdredhura". Ato vajza ishin tė gjitha zezake. Ishte e kuptueshme stuhia qė korri Imus, pasi mbolli erėn me fyerjen qė bėri. Komuniteti zezak me nė krye Al Sharpton ndėrmorri njė lėvizje dhe e detyroi sė pari, Don Imusin tė shkojė vetė dhe t'u kėrkojė falje ballė pėrballė atyre vajzave qė kishte fyer. Por, edhe pas kėsaj, domethėnė edhe pasi vajzat ia pranuan kėrkesėn pėr ta falur, komuniteti zezak insistonte qė Imus tė pushohej nga puna. Dhe kėshtu ndodhi. Don Imus u pushua nga puna nė radio, emisioni i tij radiofonik u ndėrpre pėr njė vit tė tėrė dhe ai vetė humbi 25 milionė dollarė nga kontratata e tij e punės.

    Tani, unė di qė nė Shqipėri tė bėsh gjestin e Imus dhe tė kėrkosh tė falur nuk ėshtė dhe aq e lehtė. Por, gjithashtu nuk e mendoj se ėshtė e pamundur. I pari qė duhet tė kėrkojė tė falur ėshtė kryeredaktori i "Shekullit". Liria e shtypit ėshtė e shenjtė. Atė nuk duhet ta prekė askush. As presidentėt, as kryeministrat, as ambasadorėt. Askush! Por, nė tė njėjtėn kohė, liria e shtypit nuk ėshtė e njėjta me lirinė pėr tė fyer. Nuk janė e njėjta gjė as nė vende me demokraci tė zhvilluar e, aq mė pak, nuk mund tė jenė e njėjta gjė nė vende me demokraci nė zhvillim siē ėshtė Shqipėria. Gazetat janė gazeta dhe nuk mund tė kthehen nė gjykata qė tė japin verdikte fajėsie apo pafajėsie. Ato gjithashtu nuk kanė as tagrin tė shpallin heronj dhe tė japin dekorata. Edhe dekoratat, nuk prodhohen nė redaksi gazetash. Dhe nė kėtė rast, nuk bėn pėrjashtim as gazeta "Shekulli".

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Te genjen mendja nese mendon se Koco Kokedhima, pronari i firmes 2K qe u be milioner duke vjedhur pronat publike dhe tenderat e shtetit kur socialistet ishin ne pushtet, eshte i majte. Ai mund te jete shume gjera, por ai nuk eshte i majte. Interesi i tij eshte nje dhe i vetem: ti rikthehet zanatit te vjedhjes se prones publike. Ajo qe e terbon Koco Kokedhimen dhe te gjithe cunaket e tij bashkefshatare te anesdetit qe i ka bere gazetare, eshte privatizimi i pronave publike nga shteti. Duke qene se Berisha po i nxjerr ne shitje ne privat te gjitha pronat e shtetit, Koco Kokedhimen e ka gjetur hall: nuk ngelet gje per te per te vjedhur kur socialistet te kthehen ne pushtet.

    Arsyeja tjeter perse Kokedhima ishte kunder mareveshjeve me italiane, apo anetaresimit te vendit ne BE, apo liberalizimit te vizave, ka te beje me kercenimin e pranise nderkombetare per bizneset e tyre te pista: nuk mund te vjedhesh dot lirshem ne Shqiperi nen hunden e shqiptareve kur ke te derguar te BE, OSBE, SHBA qe te monitorojne 24 ore se cfare ndodh ne vend. Shqiperia nuk eshte me "cifligu" i tyre por nje shtet i mirefillte ligjor, ku ligji ti pret duart e ti thyen edhe kupat e gjurit.

    Kokodhima eshte kunder investimeve te huaja ne vend, pasi do qe ti vjeli vete me ustallaret e veta tenderat publike qe dje jepeshin nen tavoline, sot publikohen ne Internet.

    K.K eshte kepusha e kapitalizmit shqiptar, per te cilin kapitalizmi eshte: te ushqehesh me gjakun qe thith nga tenderat e shtetit. Per fatin e keq te Kokedhimes dhe per fatin e mire te shqiptareve, edhe ambasadori amerikan e ka kuptuar kete gje ne nje kohe shume te shkurter.

    Albo
    "Baba im e ka dash shume Kuvaitin" - Sali Berisha

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Te genjen mendja nese mendon se Koco Kokedhima eshte i majte. Ai mund te jete shume gjera, por ai nuk eshte i majte.

    Albo
    Ate po them edhe une, s'eshte i majte

    D&G !

  5. #145

    Karrocieri kooperatives diten dhe hoxhe ilegal ne Vucidol noten

    Citim Postuar mė parė nga zend Lexo Postimin
    "Baba im e ka dash shume Kuvaitin" - Sali Berisha
    ..m'ke bo me qesh..budallalliqet e Sales te tipit "..kur kam qene i vogel kam pas kale
    prandaj un'jam kavalier..."jane te forta shume.
    Per te jatin e tij Ramen, Ram Berisha, thone ka qene karrocier i kooperatives..dhe ashtu si tines bonte dhe punen e hoxhes ne malsi..prandaj bon shume sens qe baba t'i ket fol Sales per Kuvajtin.
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga ASrock4u2 Lexo Postimin
    ..m'ke bo me qesh..budallalliqet e Sales te tipit "..kur kam qene i vogel kam pas kale
    prandaj un'jam kavalier..."jane te forta shume.
    Per te jatin e tij Ramen, Ram Berisha, thone ka qene karrocier i kooperatives..dhe ashtu si tines bonte dhe punen e hoxhes ne malsi..prandaj bon shume sens qe baba t'i ket fol Sales per Kuvajtin.
    Po cfare t'i bosh or burre ! Ketu lexon lloj lloj skizofrenish (si te ketij Albos , p.sh. etj.) ! Prandaj edhe une po i flas me gjuhen e skizofrenit , gjuhen e te parit te tyre Sali Ram Berishes !

    Po cfare na plas neve se kush eshte Kokedhima ? Si cdo njeri ne kete rruzull , ai ka te drejte te kete synimet dhe planet e tij !

    Por neve nuk mundet te mos na plase , per parimet e shoqerise ku jetojme ! Sepse parimet dhe rregullat nuk duhen shkelur , sepse pastaj "na vjen rradha" , pa dyshim edhe neve te tjereve !

    Nderkohe qe ne preokupohemi per shkeljen e parimeve dhe rregullave te funksionimit te shoqerise shqiptare , qe shkelen me te dyja kembet si nga qeveria ashtu dhe nga Arvzia , ky Albo na tregon planet e biznesit te Kokedhimes !

    Kokedhima , ne rast se ka bere faje , te pergjigjet penalisht dhe te shkoje ne te s'emes ! Qeveria mos te haje bar si lopa !

    Por sjellja e Sales , qeverise , dhe e Arvzise qe behet bashkepunetor ne vjedhje, ne vrasje dhe ne goditjen e fjales se lire , eshte e papranueshme !

    Fshija ketij Albos postimet ketu ne forum dhe do te shikosh si do te hidhet me egersi !

    Cfare mundet te thuash pastaj , po t'i vjedhesh shtepine , apo t'i vrasesh babain ne mes te bulevardit , me duar ne xhepa ?

    Na i mbyten forumin bullshit-tet !

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    oj kulishet e bllokut..
    deshen qe arvizu tu printe kanibalve tuaj ne 21 janar.. qe donin te benin kasaphane..
    e meqe ai nuk u priu e me qe ai nuku as ja u pelqu kanibalizmen.. e 21 janarit.. o burra lufte arvizit.. qėntė yzeira te leshuar pa zinxhira te ed rucit..

    leni rehat arvizin o kulish bllokqensh..

    beni nje 21 janar tjater o krimba polpotiste me ne krie edrucin e anetes.. (meqe ishte mjeshtre aneta me gjith linden.. te derdhte lot kokodrili neper shtepite e zivereve qe i vrau i biri) e vrisni me shum zivera se ndoshta e mirrni ashtu pushtetnė..

    keshtu mo yzeiri... .bi.th kiri i kokodhimjos..


    ..

  8. #148
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga FreeByrd Lexo Postimin
    Unė nuk e kuptoj, Pink. Ēfarė jeni duke u pėrpjekur tė mė thoni.

    PS
    Sa vjeē jeni?
    ore majmun u bere ti te besh te njejtat pyetje? lol

    Te kam thene, mos ja ve re atij, se ja ka futur kot. Une jam 17 vjec.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #149
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    "Le Monde": Nė Tiranė, ambasadorit amerikan i erren sytė
    SHEKULLI | 22/04/2011 | KURIOZITETE | 0 KOMENTE | FACEBOOK | - +
    Gazeta mė me peshė nė Europė shkruan rreth ngjarjes sė fundit "Shekulli-Arvizu" nė Tiranė dhe ironizon ambasadorin amerikan me foto tė parullave kineze tė Maos


    HYRJE E REDAKSISĖ:
    Gazeta mė e madhe nė Europė dhe njė nga gazetat mė tė rėndėsishme tė botės, i ka kushtuar dje njė artikull tė zgjeruar ngjarjes sė fundit nė Tiranė mes Ambasadorit Arvizu dhe gazetės "Shekulli". "Nė Tiranė, ambasadės amerikane i erren sytė", - shkruan Alexandre Levy nė rubrikėn "Western Balkan" tė "Le Monde" (origjinali nė frėngjisht: "A Tirana, l'ambassade américaine voit rouge").


    Artikulli shoqėrohet me foto ironike tė parullave kineze tė kohės sė Maos, si dhe me njė foto tė Arvizus duke dalė nga makina e tij zyrtare. Poshtė artikullit ka komente dhe reagime tė shumta lexuesish.


    Ky ėshtė artikulli i parė i rėndėsishėm nė shtypin perėndimor pėr ngjarjen e paprecedentė tė disa ditėve mė parė nė Tiranė, kur Ambasada Amerikane me anė tė njė letre dėrguar nė "Shekulli", njoftoi se "ndėrpriste marrėdhėniet" me gazetėn, pėr shkak tė njė opinioni ku pėrmendej fjala "kinezėri".


    Artikuj tė tjerė janė botuar kėto ditė rreth ngjarjes edhe nė shtypin italian (ngjarja ėshtė quajtur "diplomacia e censurės nė Tiranė") dhe nė faqet mediatike online.


    Nė median vendase ka ndėrkohė njė heshtje lidhur me rastin, pėrjashto kronika tė vogla dhe njė deklaratė tė Unionit tė Gazetarėve. Analistė tė ndryshėm e shohin edhe kėtė heshtje, si pasojė tė efektit censurues qė krijon ky veprim i Ambasadės nė Tiranė.


    Efekti censurues u shtri edhe nė ditėt nė vazhdim kur Wikileaks botoi njė kabllogram tė
    Ambasadės nė Tiranė, kabllogram i cili, nė rrethana tė tjera do tė kishte bėrė jehonė tė madhe nė mediat e Tiranės.


    Disa prej analistėve e lidhin kėtė vendin ekstrem tė Ambasadorit Arvizu, jo me njė apo dy fjali tė njė prej opinioneve tė shumtė qė botohen nė shtypin e ditės, por si njė pėrpjekje tė radhės pėr tė mpakur akoma mė shumė, zėrat kritikė ndaj qeverisjes skandaloze nė vend. Arvizu ėshtė pozicionuar qartė dhe dukshėm nė fushatėn elektorale nė vend.


    Nė Tiranė, ambasadės amerikane i erren sytė


    Nga Alexandre Levy
    "Le Monde"


    Zoti ambasador i Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri, Ekselenca e tij Aleksandėr Arvizu, nuk ėshtė i kėnaqur. Nuk ėshtė i kėnaqur, sepse njė gazetar shqiptar e ka quajtur "ambasadori i vogėl i njė vendi tė madh" nė rubrikėn e opinioneve botuar nė tė pėrditshmen opozitare "Shekulli".


    Aq shumė i pakėnaqur ka mbetur ai, saqė ka bėrė njė letėr, me anė tė sė cilės lajmėron se Ambasada Amerikane do tė ndėrpresė tė gjitha kontaktet me gazetėn.


    Shkaktari i kėsaj pėrplasjeje quhet Ilir Yzeiri. Ai ėshtė autori i njė shkrimi tė hidhur - gjė e rrallė nė vendin mė amerikanofil nė botė - tė cilin e ka shkruar pasi kishte parė njė intervistė televizive tė ambasadorit, nė tė cilėn, ky i fundit dukej se kishte marrė nė mbrojtje forcat e rendit tė akuzuara se kanė shtirė me plumba realė kundėr manifestuesve tė 21 janarit tė shkuar, duke shkaktuar (shih videon - artikulli shoqėrohet me link0shėn.red.) vdekjen e katėr vetėve.


    Edhe nė Shtetet e Bashkuara policia ka qėlluar mbi turmėn nė vitet '70, - paska thėnė Ambasadori duke nxitur kėshtu zemėrimin e Ilir Yzeirit: "Po ėshtė e vėrtetė, por askush nė Amerikė nuk ka qenė nė krah tė vrasėsve dhe askush nė Amerikė nuk ka menduar qoftė edhe njė ditė tė vetme qė tė pėrkrahė vrasėsit dhe tė dėnojė viktimat siē bėni ju, zoti Ambasador", - shkruan Yzeiri.


    Nė fund tė artikullit, gazetari shqiptar e quan "tė bėsh kinezėri" (tė jesh hipokrit) njė sjellje tė ambasadorit kur ai tregon njė histori me njė grua e njė fėmijė dhe e shpjegon origjinėn kėsaj shprehjeje kėshtu: "Ėshtė njė shenjė qė na ka mbetur qė nga koha e marrėdhėnieve me kinėn. Ju e njihni mirė psikologjinė e kinezėve tė Maos dhe heroin Lej Fen.


    Ju mund tė lexoni edhe romanin "Koncert nė fund tė dimrit" tė shkrimtarit tonė tė madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo qė ne i themi "kinezėri" [Regjimi komunist i Tiranės ka qenė shumė i lidhur me Pekinin, i vetmi aleat nė atė kohė.


    Shkurt, tė bėsh kinezėri ėshtė si tė mbetesh francez edhe nė Turqi (tė mos kuptosh asgjė, njė shprehje qė nuk ka tė bėjė fare as me Kinėn as me Francėn).


    Por pėr ambasadėn amerikane, kėto thėnie «e kanė kapėrcyer kufirin e gazetarisė profesionale dhe tė opinioneve dhe u shndėrruan nė njė sulm personal tė papėrshtatshėm dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve tė Bashkuara».


    Kėto thėnie, sipas diplomatėve amerikanė, "pėrmbajnė pėrgojime raciste dhe etnike tė papėrshtatshme pėr njė gazetė qė pretendon tė pėrfaqėsojė opinionin kryesor publik".


    Rreth kėtij argumenti, Adrian Thano, kryeredaktori i "Shekullit" ka protestuar duke iu pėrgjigjur Ambasadorit nė emėr tė gazetės. Nė pėrgjigjen e tij, ai e hodhi poshtė kėtė akuzė duke thėnė se kjo ėshtė njė provė qė Ambasadori "nuk njeh as shqiptarėt, as Shqipėrinė".


    Nė pjesėn tjetėr, kryeredaktori shpreh ēudinė e tij tė hidhur pėr absurdin e kėtij "bojkoti". Edhe ai nervozohet pak sidomos me frazėn e Ambasadorit qė thotė se "ai shpreson qė 'Shekulli' tė renditet nė radhėn e gazetave tė pėrgjegjshme". «Ju jeni i ri nė Shqipėri, u lini radhė tė tjerėve, tė gjykojnė, nėse opozicioni ynė, pėr tė cilin kemi paguar dhe vijojmė tė paguajmė kosto tė larta, ėshtė "i pėrgjegjshėm", apo jo.


    "Ushqejmė si gjithė populli shqiptar ndjenjat mė miqėsore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivlerėsoni veten dhe mos pėrfitoni nga kjo ndjenjė."


    Kjo ngjarje vjen pas shumė muajsh tensioni politik nė vend. Socialistėt e Edi Ramės kanė refuzuar tė njohin legjitimitetin e qeverisė sė Sali Berishės, dora e hekurt e tė cilit shkaktoi tragjedinė e 21 janarit, gjatė sė cilės humbėn jetėn katėr persona, ngjarje qė provokoi gjithashtu shqetėsime tė mėdha edhe nė gjirin e Bashkimit Europian.


    Nė kėtė konflikt, pėr shumicėn e shqiptarėve, «Shekulli» ka zgjedhur tė mbėshtesė protestėn e opozitės dhe siē saktėson kryeredaktori «ka pesėmbėdhjetė vjet qė gazeta ėshtė nė opozitė». Nė thelb, gazeta «Shekulli» e qorton edhe ajo Ambasadorin se po mbėshtet nė ēdo hap qeverinė aktuale.


    Ja se ēfarė shkruan mė tej Adrian Thano:
    «Siē ju kam shkruar edhe nė njė redaksionale tė mėparshme, si kryeredaktor i gazetės, nė emėr tė lexuesve tanė, ju them se jemi thellėsisht tė shqetėsuar pėr qėndrimet tuaja pas 21 janarit. Pėr herė tė parė nė histori, nė komentet dhe reagimet e shqiptarėve mbi deklaratat tuaja, kanė nisur tė hasen ndjenja shqetėsuese antiamerikane.


    Pranoni njė sugjerim, ashtu si ne pranojmė pėrditė sugjerimet tuaja: Nuk ia vlen barra qiranė qė pėr njė qeveri gangsterėsh, tė mbillni nė zemrėn e njė prej popujve mė filoamerikanė nė botė, ndjesi tė tilla".

    Gazeta shekulli

  10. #150
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Edi Rama me liliputė i jep leksione demokracie Amerikės
    20-04-2011 / Nga Rexhep Shahu
    Liliputi nuk mund t’ia presė kostumin apo t’ia marrė masat e trupit Guliverit. Sepse do tė duhej njė repart, njė brigadė apo divizion liliputėsh pėr ta bėrė kėtė gjė. Do tė duheshin shumė shkallė, shumė litarė pėr liliputėt me u varė e me e rrokė Guliverin pėr t’ia marrė masat a pėrmasat.
    Debati i ditėve tė fundit, nė mes fushatės elektorale pėr zgjedhjet vendore 2011, ku ėshtė nė garė pėr herė tė katėrt (pėr gjithēka ose asgjė), kryetari i bashkisė Tiranė qė ėshtė njėherėsh kryetar i Partisė Socialiste, rreth “incidentit tė paprecedentė… edhe pėr pėrfaqėsitė e shteteve totalitare apo autokratike”, qė unė nuk e di cilat janė nė vendin tim, nė dukje, mes gazetės “Shekulli” dhe ambasadės amerikane nė Tiranė, ėshtė ndoshta debati mė interesant, mė i munguar, mė i duhuri, mė madhori nė shoqėrinė shqiptare tė kėtyre njėzet viteve tė fundit. Debati qė duket, ose duhet, mė nė fund, t’ia heqė petėt lakrorit dhe ta dimė e marrim vesh troē, kush janė, si janė, pse janė, sa janė, pse janė fshehur, pse dolėn hapur pikėrisht tani edhe tek ne antiamerikanėt, qė pėr hir tė sė vėrtetės nuk kanė munguar kurrė, edhe pse naivėt kanė besuar se ne jemi njė popull njėqind pėr qind ose nėntėdhjetė e pesė pėrqind proamerikanė, duke pėrfshirė edhe shqiptarėt mentarė (ah, lum ne qė i kemi atje bijtė tanė zulmėmėdhenj!) qė jetojnė nė Amerikė e qė duan tė diktojnė edhe departamentin e shtetit amerikan.
    Kėto ditė ka marrė zjarr e po derdh batare rrufesh e mallkimesh dhe po hedh dhe me kosh kundėr Amerikės mizėria e liliputėve, tė porositurve, tė puthadorėve, tė atyre qė tė hanė bukėn e tė pėrmbysin kupėn, qė hedhin gurin e fshehin dorėn, tė atyre qė tė thonė, mbama nėnė t’i them kurvė pa mė thėnė, tė atyre qė si lukuni a lubi kanė marrė e zhgrryer paratė e Amerikės pėr media tė lira, pėr antikorrupsion, duke pėrbaltur shpesh nė mėnyrė tė pamoralshme e tė dhunshme kė kanė dashur vetė tė pėrbaltin edhe me pa tė drejtė, tė atyre qė kanė pirė qumėshtin e mjaltin e Amerikės, tė atyre qė Amerika u ka dhėnė bukė e strehė, por jo deri aty sa t’ua lėshojė rrethin e oxhakut e t’i lejojė t’i bėhen zot shtėpie nė shtėpi tė vet, tė atyre qė edhe pse jetojnė nė Amerikė si ikanakė e frikacakė prej kėtu, si tė pazotėt me konkurrue, se nuk i kanė lėnė vend vetes kėtu, kujtojnė se Amerika duhet t’i pyesė ēfarė tė bėjė nė Shqipėri, t’i pyesė edhe pėr liderėt e vendit kėtu, edhe pėr ambasadorėt qė ajo dėrgon kėtu, shkurt, Amerika tė marrė frymė nė Shqipėri nėpėr gabzherrin e tyre.
    Unė nuk kam aq mend dhe nuk jam aq lart sa tė shoh shumė dhe larg si zoti ambasador Arvizu, por po kuptoj se gjithė kjo stuhi qė po ndodh ėshtė pėrgatitje e alibisė sė humbjes nga kryetari i bashkisė sė Tiranės qė ėshtė njėherėsh dhe kryetar i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė. Qė, nėse humb, t’u thotė mbėshtetėsve tė tij: nuk mė deshi Amerika dhe ndaj ajo duhet urryer. E nė pamundėsi me qenė trima, ai dhe liliputėt e tij apo kori i tij i liliputėve qė rrojnė nė Shqipėri dhe janė bėrė gati-gati pashallarė edhe me paratė e projekteve amerikane dhe kori i liliputėve tė tjerė qė rrojnė nė Amerikė dhe u duket se kanė leje tė diktojnė kėtu edhe kėngėt e zogjve, nė shėnjestėr kanė vėnė si devijator zotin ambasador dhe Amerikėn, natyrisht, ata qė e kanė graduar ambasador nė Shqipėri, pa pyetur liliputėt shqiptarė tė Amerikės e tė Shqipėrisė.
    Megjithėse, po ti drejtohesha direkt, zotit ambasador, do tė thosha se ata e dinė mė shumė se mirė se ti nuk je kėtu thjeshtė njeriu qė quhet Arvizu, por je pėrfaqėsuesi i Amerikės dhe nuk ke ardhė kėtu rastėsisht se tė gjetėn nė ndonjė stacion treni a metroje dhe tė hodhėn nė avion si ēantė apo valixhe pasagjeri pėr nė Shqipėri. Ata e dinė mirė se pėr tė ardhė ambasador kėtu ke kaluar disa provime, disa teste, disa shkallė nė kongres, senat, tek presidenti amerikan, pasi pėr Amerikėn, qė liliputėt po thonė se “nuk ėshtė mė e fortė, e zonja, e fuqishme etj., dhe paska dėshtuar nė arenėn ndėrkombėtare…”, ti je ambasador nė njė shtet kyē a nyje nė kėtė rajon tė trazuar tė Europės, (e di mirė se nuk sillet bota rreth nesh, e di mirė) tek njė popull qė nuk ngre kot piedestale, tė paktėn pėr burrėshtetasit amerikanė, tek njė popull qė nuk ka fort nderim pėr piedestalet e shtatoret e rreme mbi to, sepse kėta shqiptarėt, kur nuk e nderojnė vėrtetė njė piedestal, e kanė zakon dhe shkojnė e bėjnė shurrėn rrėzė tij, siē ia kanė bėrė edhe baba Stalinit, edhe baba Enverit. Por ēeta e liliputėve apo argatėve tė Edi Ramės e tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, zoti ambasador, nuk duan qė presidenti Obama tė tė ketė ty ndėrmjetės e pėrfaqėsues nė Shqipėri por tė ketė liliputėt e Edi Ramės. Dhe kanė nisė garė mes tyre liliputėt qė jetojnė nė Shqipėri dhe liliputėt qė jetojnė nė Amerikė. Dhe duan mundėsisht qė ty tė t’i japin ato porositė e Obamės apo tė Hillarit, tė kongresit apo senatit amerikan. Argatėt qė hanė kėtu por edhe ata qė hanė nė Amerikė. Epo kėsaj i thonė andej nga anėt e mia, nga vij unė, “kush pordhi kapi hunin, kush dėgjoi, nuk shpėtoi”.
    Ne e dimė mirė se Amerika e ka dashtė dhe e don Edi Ramėn. Unė jam ndėr ata qė jam mėrzitė e trishtue pa fund pėr ndonji qėndrim tė ambasadorėve amerikanė kėtu, por as unė e as miqtė e mi apo ato qė mendojnė si unė nuk kemi bėrė namin, nuk kemi hedhė dhe me kosh kundėr Amerikės. Sepse ne e kuptojmė se borxhi ndaj Amerikės qė ia kanė shqiptarėt ėshtė shumė mė i madh se ēdo gjė. Dhe pikėrisht te ky borxh qė i kemi Amerikės ne si shqiptarė, si komb shqiptar, kėtu ndahemi unė dhe Rama, shqiptarėt dhe Rama, shqiptarėt demokratė e komunistė, shqiptarėt shqiptarė dhe shqiptarėt qė rastėsisht janė shqiptarė nė kėtė vend pasi nuk dinė nga kanė ardhė dhe nuk dinė nga tė shkojnė, kur e ku tė shkojnė.
    Pra Amerika e ka dashtė dhe e di mirė se e don Edi Ramėn, por ai vetė po distancohet prej saj dhe prej ambasadorit Arvizu, pėr ta patur alibi pėr humbjen e mundshme. Ėshtė lojė e bukur, lojė e thellė, por krejt krejt e lexueshme. Nėse humbet nė kėto zgjedhje Rama, fajtor kryesor do shpallė Amerikėn qė nuk e deshi. Nėse humbet nė gjithė Shqipėrinė e jo veē nė Tiranė, do tė thotė me 9 maj se ia vodhėn zgjedhjet dhe do tė pėrgatisė gjullurdinė pėr mosnjohje tė zgjedhjeve. Rama ėshtė para dilemave tė mėdha. Pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė politike dhe moskorrjes sė anjė fitoreje politike qė kur ėshtė bėrė kryetar i PS, shumė njerėz i druhen. Po fitoi bashkinė e Tiranės, prapė do tė ekzekutojė skenarė tė tjerė destabilizues pėr gjasme zgjedhje tė parakohshme. Thjeshtė, qėllimi i tij ėshtė ngutje sa mė e madhe pėr t’u bėrė kryeministėr, ėndėrr qė nuk i shqitet as ditėn e as natėn. Sepse ai tashmė ose i don tė gjitha, menjėherė ose nuk pyet se ēfarė dėmesh mund tė bėjė pėr vendin.
    Por liliputi nuk mund t’ia presė kostumin apo t’ia marrė masat e trupit Guliverit. Sepse do tė duhej njė repart, njė brigadė apo divizion liliputėsh pėr ta bėrė kėtė gjė. Do tė duheshin shumė shkallė, shumė litarė pėr liliputėt me u varė e me e rrokė Guliverin pėr t’ia marrė masat a pėrmasat.
    E gjithė storja ka filluar mė 21 janar 2011. Ish koha kur Rama mendoi tė tregojė forcėn, muskujt. Ish kronika e paralajmėruar e njė zie. E paralajmėruar nga miku e aleati i Ramės ish-ministri i Enver Hoxhės, qė Tunizinė donte ta bėnte kėtu nė Shqipėri. E paralajmėruar nga njė zėdhėnės lugėlėpirės, prej njėzet vitesh antikomunist i vetėshpallur, thjeshte pėr shkakun e vetėm se Enveri e pati heqė nga blloku dhe ia hoqi tagjinė, por qė nė fakt nuk kishte asnjė lidhje tjetėr me demokracinė (kemi plot tė tillė qė nuk kanė lidhje me demokracinė por thjeshtė kanė inat me Enverin pse i hoqi nga Blloku sepse ishin mirė nė bllok, ishin mirė si bij ministrash apo sekretarėsh tė parė…). E paralajmėruar nga ish-sigurimsa e pseudonimsa (oh sa shumė ka aktivė tek ne nga ata qė ustallarėt ju thonė bisht qeni…, si patkoi, korani, belushka, merluca, dajti a dreqi… tė cilėt nė fakt janė guri mė i rėndė nė qafėn e lodhur tė shqiptarėve.
    E kanė inatin me ambasadorin Arvizu (inat i madh ai i 21 janarit 2011…) se ai paskėsh “gabuar rėndė”, u paska dalė ndesh dhe u paska thėnė se njė grup protestuesish nuk kishin atė axhendė demokratike pėr tė protestuar, por kishin axhendė tjetėr… Dhe Rama bashkė me liliputėt, me tė gjithė llojet e liliputėve, edhe me ata qė kanė tė dyja kėmbėt nė partinė e Ramės, edhe me ata qė kanė njė kėmbė nė partinė e Ramės e njė kėmbė nė partinė e Berishės, dhe fusin turinjtė nė cilindo grazhd a sahan qė u ofrohet, u zemėruan me zotin ambasador pse pa dhunėn e 21 janarit dhe pse pohoi se njė grup protestuesish kishin axhendė tjetėr… Natyrisht u zemėruan sepse atė axhendė nuk e kishin tė pamiratuar nga Rama dhe ish-ministrat e diktaturės qė i rrinė nė krah Ramės, qė i bėjnė axhendėn edhe Ramės.
    Kori i liliputėve qė po hungėrin kundėr Amerikės po keqkuptohet fort. Po kujton se Amerika ėshtė Berisha. Po njėsojnė me Berishėn edhe Amerikėn. Po synojnė krijimin e klimės antiamerikane qė nė fakt patėm kujtuar se ėshtė harruar nė kėto njėzet vite qė ka udhėhequr kėtė vend Berisha. Ai e ēeli udhėn pėr me e sha e me e kritikue, duke heqė ndėshkimin pėr ēdo sharės e shpifės kundėr tij dhe administratės sė tij. Kėshtu i nxiti dhe sharėsit hynė nė tė thella. Nuk i kuptuan kufijtė e lirisė e tė moralit dhe e shndėrruan nė kurth ndaj vetės sė tyre lirinė qė u dha Berisha. Sharėsit, tė zeztė, e bėnė mėnyrė jetese sharjen e shpifjen ndaj tij. Rritėn pagat pėr sharje, rritėn honoraret pėr sharje kundėr Berishės. Ngritėn fabrika e kombinate sharjesh e shpifjesh. Ky ėshtė tashmė njė realitet i hidhur nė kėtė vend.
    Nė tė shtatat e 21 janarit, Rama ua bėri gjyqin edhe ndėrkombėtarėve, edhe vetė ambasadorit Arvizu, duke ju dhėnė leksion demokracie, bile edhe nė gjuhėn e Amerikės. Sepse ai e njeh mė mirė gjuhėn e Amerikės dhe gjuhėt e tjera tė huaja, mbase mė mirė sesa shqipen. Ua kujtoi presidentėt amerikanė, ēfarė kanė thėnė e kanė bėrė ata pėr Amerikėn e demokracinė… E ai Berisha, s’ditka ē’janė ndėrkombėtarėt, se Berisha, edhe gjuhėn e Amerikės kur e flet, sipas liliputėve tė Ramės, e flet viēidolisht. Meqė mė doli ky Viēidoli, (vendlindja e Berishės), sipas Ramės e tė tijve e sidomos sipas atij qė Rama i ka dhuruar strehėzėn… duhet zhdukur nga faqja e dheut pa nam e nishan ai Viēidoli. Duhet zhbėrė Viēidoli si vend, si fshat. Por ne tė tjerėt nuk e urrejmė Gjirokastrėn edhe pse nga atje ishte Enveri, nuk e urrejmė Bregun, Skraparin, Tepelenėn, Korēėn, sepse nuk i identifikojmė kėto vende si tė Enverit apo tė byroistėve. Kėtė po e them se racizmi ėshtė normė pėr korin e liliputėve tė Ramės, qė mė kanė quajtur mua e femijėt e mi ēeēenė, malokė, ardhacakė… qė po prish edhe gjuhėn shqipe duke e folur paksa ēeēenisht.
    Ėshtė njė keqkuptim i madh. Rama kujton se Amerika ėshtė si punonjėsit e tij tė bashkisė qė dridhen para kryetarit. Por normal, jo tė gjithė. Sepse realitetet e reja qė janė krijuar nė kėtė Tiranė nė kėto njėzet vite kanė bėrė qė edhe nė bashki tė ketė tashmė “ēeēenė” e malokė tė veriut qė “ia zunė frymėn Tiranės”, anise malokė nga jugu janė shumica nė kėtė vend dhe ka mė shumė dhe ēuditėrisht kėto malokėt e jugut me tė veriut se pse shkojnė mirė dhe kuptohen shumė me njėri – tjetrin. Rama ėshtė si Donkishoti, ky personazh brilant i letėrsisė botėrore. Ai, si Donkishoti, sa herė nuk i pret palla apo nuk e dėgjon pela, u turret mullinjve tė erės e vozave tė venės dhe e derdh dėshpėrimin e tij. Rama e vizaton mirė veten e vet sepse e njeh mirė. E sheh veten nė pasqyrė shumė dhe e njeh. Ai hijerėndi, ai i zemėruari me tė tėrė, por qė derdh zemėrim vetėm kundėr Saliut, sepse do ta paraqesė veten tė madh dhe duhet tė merret vetėm me Saliun, ta nėmė e mallkojė vetėm Saliun, se Saliu paska bėrė gjithė tė kėqijat nė kėtė vend, Saliu paska qenė anėtar i PPSH, se streha mė e rrezikshme e komunizmit paska qenė organizata e partisė nė spital ku ka qenė Saliu mjek dhe jo komiteti qendror i PPSH, anėtar i tė cilit ka qenė babai i Ramės, dhe jo Ramizi, Nexhmija, Gjinushi apo ish ministrat e Enverit e Ramizit, tė cilėt Rama i ka aleatė. Jo, Rama me kupolėn e byrosė politike nuk do tė prishet absolutisht, me pinjollėt e Bllokut, nuk do tė prishet kurrsesi, aty merr cak, aty merr kėshillė, aty merr mendje. Rama po do t’i tregojė Amerikės dhe zotit ambasador se kush ėshtė Sali Berisha. Sikur ata s’e dinė se ėshtė pikėrisht ky Berisha qė duam s’duam, udhėhoqi shembjen e komunizmit tek ne. Po ju thotė se Berisha ėshtė si Gadafi. E po kėsaj i thonė, eja baba tė tė tregoj arat. Negativizmin e ka tė lehtėlexueshėm Rama. Zoti ambasador dhe ndėrkombėtarėt duhet tė marrin tė kundėrtat e atyre qė ai thotė e deklaron dhe veē kaq duhet. Rama ka fillu prej ca kohėsh me i besu rrenat e veta. E sidomos pas humbjes nė zgjedhjet e 2009. E sidomos pas autogolit dramatik qė bėri me 21 janar. Por po tronditet pėrditė e mė shumė se pse nuk ia besojnė dhe tė tjerėt rrenat e tij. E thashė, sulmon Saliun si anėtar tė PPSH dhe vetė rri aleat me Ramizin, Nexhmijen dhe ministrat e Enverit e tė Ramizit qė kanė drejtuar PPSH. Mirėpo sipas tij Saliu si anėtar i thjeshtė partie qenka mė i keq e i rrezikshėm se drejtuesit e PPSH, se byroja politike e PPSH. Po kush e han kėtė **** ulliri…
    Pėr dashurinė e rrejshme qė ka pėr Tiranėn, pėr mėrzinė qė ia jep tė qenit pėrsėri kryebashkiak se nuk din mė ēfarė tė bėjė, ai prapė josh duke nxjerrė tė flasė ndonjė folėse gegnishteje duke na “shkepė nė rrena”... Me na krijue idenė se ai nuk ėshtė racist, nuk i urren ēeēenet… Edhe po fitoi mandatin e katėrt nuk ėshtė ndonjė hata. Do tė rrojnė njerėzia nė Tiranėn thuaj njėmilionėshe, qė mund ta drejtojė cilido, Rama apo Basha, por pa pėrjashtuar ēeēenėt, qė kanė ardhė nga kufijtė e gjelbėr tė Shqipėrisė. Rama le tė vazhdojė tė besojė rrenat e veta. Le tė vazhdojė tė kėrcėnojė ata qė janė kundėr tij. Le tė vazhdojė tė diferencojė media, tė krijojė e shtojė radhėt me liliputė. Tė imponojė media qė tė transmetojnė vetėm ato qė do ai e ashtu siē i do ai. Tė imponohet duke u thėnė se unė jam fytyra e re. Dhe mediave kundėrshtare po tė dojė le t’u thotė edhe “tė fala Arvizusė”, apo “tė fala Merkelit”, apo “tė fala Sarkozisė”. Pėr tė luftuar Saliun ka alibi tė vdekurit kunder tij si Shoshorin, tė cilit po ia troshitin eshtrat. Dhe duan tė bėjnė mė tė besueshme trillimet e dėshmitarėve kėta liliputė tė dhjamosur qafėshkurtė sesa deklaratėn e Berishes i cili qartė tha se, qė kur kam lindur nė vitin 1944 nuk kam qenė kurrė nė asnjė sallė gjyqi. Ej njerėz, ėshtė lehtėsisht e verifikueshme kjo marrėzi e liliputėve tė Ramės. Edhe rivalin e vet konkret Lulzim Bashėn, tė cilit Rama nė fakt po i trembet shumė dhe nga frika prej tij, po sheh tek ai Berishėn qė ta ketė alibi nesėr pėr t’u thėnė mbėshtetėsve se unė u pėrballa me Kryeministrin, ai po e sulmon duke sulmuar Saliun. E sulmon Lulin pse Luli qesh. Lulin e shoh nėpėr postera qė buzėqesh lehtė, shumė sinqertė dhe mjaft serioz. Por Rama ka dalė nė ato posterat e tij duke u zgėrdhi fare. Dhe tė mendosh njė burrė afėr gjysmėshekullor, kryetar 11-vjeēar i bashkisė, kryetar i Partisė Socialiste, ėshtė shndėrruar si njė adoleshent 13-vjeēar nė ato foto qė zgėrdhihet, nė atė foto qė ėshtė shpėrfytyruar duke ngjitė ku s’rri nė tė pafajėsi e fėmijėri, kjo s’ka bythė ku tė rrijė. Jo pėr gjė, por ne e njohim Ramėn nė kėtė vend, s’ėshtė aq fėmijė e aq pafaj, aq i paqtė sa nė atė foto montazh. Duket ia kanė bėrė me hile, pėr ta tallė.
    Duke iu drejtuar sėrish direkt zotit Arvizu, do t’i thoshja se kėtu ndėr ne, zoti ambasador tė duam ty dhe shtetin tėnd kur na pėrkėdhel flokėt e na bie shpatullave, kur na bėn fresk, kur na favorizon duke na ftuar nė seli tė ambasadės duke bėrė tė nėnkuptohet tek shqiptarėt se ju ftoni aty nė seli elitėn e shqiptarėve pėr kafe, elitėn e intelektualėve, ato qė pyet Amerika, ato tek tė cilėt merr mend Amerika. Por jo kur nuk na jep tė drejtė edhe pse s’kemi tė drejtė. Jo edhe kur na jepni leksione demokracie. Ju siguroj siē e ndjej, se debati qė po zhvillohet, qė nuk ėshtė aq civil e qytetar, ėshtė fitorja mė e madhe sepse u vra frika. Ėshtė fitorja mė e madhe sepse ti zoti ambasador po i jep liri, leje, po e fton antiamerikanizmin tė dalė hapur, tė mos ketė frikė, tė mos fshihet, tė mos jargavitet, tė mos shpėrfytyrohet, tė mos na mashtrojnė mė si proamerikanė vetėm pėr faktin e thjeshtė se vjellin parulla proamerikane, se kanė tė veshura rroba apo kostume amerikane, se kanė viza amerikane nė pasaportat e tyre, se marrin ftesa e salutime prej stafit tė ambasadės, sepse kėtu ėshtė nė modė tashmė ajo qė, po tė salutoi dikush nga ambasada, duhet tė jesh i sigurtė se tė do Amerika... Unė i kam dashur dhe i dua antiamerikanėt tė dalin hapur, tė protestojnė hapur si nė vendet e tjera, tė djegin, pse jo, edhe flamurin amerikan, tė ndėrhyjė policia biles edhe pėr t’i shpėrndarė turmat protestuese antiamerikane, t’i godasė edhe me shkopinj gome, t’i lagė e t’i shpėrndajė edhe me zorra tė trasha uji. Si nė Greqi, bie fjala. Apo nė Serbi. Ka kėtu mjaft tė zellshėm e filogrekė qė duan tė bėhet edhe kėtu kundėr amerikanėve si nė Greqi. Le tė dalin hapur ata individė qė deri dje kanė shkruar e vjellė kundėr shtetit tėnd, kundėr imperializmit amerikan, kundėr “xhandarit ndėrkombėtar”... Ata janė ende aktivė me penė nė dorė, me fuqi tė mėdha ekonomiko-financiare, tė marra edhe shumė padrejtėsisht nė kėto njėzet vite nga pasuria jonė kombėtare. Antiamerikanėt le tė dalin hapur, sepse edhe ju besoj, zoti Ambasador, nuk jeni dakord qė shqiptarėt tė jenė njėqind pėr qind proamerikanė.
    Dhe nė fund fare zoti ambasador, dua t’ju siguroj pėr njė gjė, thellėsisht e thelbėsisht shqiptare. Shqiptarėt, por shqiptarėt ama, mund tė jenė tė ligj, tė pabesė, monstra, mosmirėnjohės, por kurrė jo ndaj Amerikės, kurrė jo. Shqiptarėt-shqiptarė mund tė pėrmbysin ēdo kupė, por jo tė Amerikės. Sepse ata qė janė mirėnjohės ndaj Amerikės janė mijėrafish mė shumė se ata qė nuk janė mirėnjohės. Ju siguroj pėr kėtė. Shqiptarėt e dinė se kombi ynė ekziston falė Amerikės. Shqiptarėt e dinė se Kosova ėshtė sot falė Amerikės. Shqiptarėt e dinė mirė se pėrmasat shqiptare janė rritur e po shkojnė nė vend falė Amerikės. Se shqiptarėt po drejtojnė kurrizin falė Amerikės. Por me sa shoh e di, lutem fort tė jem i gabuar, ajo qė bėtė pėr Kosovėn sikur ka prishur ca qejfe edhe tek ca shqiptarė qė janė tė tillė me letra, qė janė tė tillė se hanė bukė kėtu, blejnė bukė nė furrat tona, por bėjnė duanė e tjetėrkujt. Dhe pėr fund fare duhet ta kuptoni se pikėrisht ēėshtja e Kosovės ėshtė ajo ndarėsja e madhe nė kėtė vend. Edi Rama nuk ka aleatė nė Kosovė. Sali Berisha ka gjithė Kosovėn me vete. Jam dėshmitar i dorės sė parė se fill pas luftės sė Amerikės pėr Kosovėn e lirė prej serbėve, nuk u lejua Berisha tė hynte nė Kosovė. Sepse u pa si tėrmet kundėr botės serbo-sllave. A thua, pse e duan aq shumė Berishėn nė Kosovė? A janė budallenj ata njerėz atje? Por Rama edhe fjalėn Kosovė nuk e ka nė fjalorin apo axhendėn e tij, nuk e pėrmend. Nuk ka thėnė kurrė se Kosova, kjo qė ėshtė, ėshtė meritė e Amerikės. Ramėn e la pa aleatė nė Kosovė ėshtė kundėrshtia e tij kundėr udhės qė bėri Berisha pėr nė Kosovė. Ajo udhė ishte veē tė tjerave, pavarėsimi e ēlirimi real i Kosovės. Rama nuk e donte atė udhė (qė nuk ėshtė kurrsesi udhė pėr nė planetin Mars…) sepse ajo do ndryshonte gjeografinė edhe politike tė vendit, ajo rrugė e bėn Prizrenin mė afėr Fierit (e jo mė afėr Selenicės), ajo rrugė bėn tregun shqiptar 6 milionėsh, bėn tė populluar gjithė bregdetin turistik shqiptar, lidh kombin apo e bashkon kulturalisht, bėn tė mundur tė njihen njerėzit, tė njihen vendet e trojet shqiptare, gdhend dhe gjallėron gjuhėn shqipe. Pėr atė rrugė do t’i kishte hije kėtij vendi tė bėnte edhe ndonjė luftė tė vogėl civile. Do tė ishin tė justifikuar edhe disa dhjetėra viktima, tė rėnė a kurbanė pėr atė rrugė. Kombet e tjera kanė bėrė edhe luftra pėr projekte te tilla tė mėdha. Ndėrsa tek ne u bė zhurmė, shumė zhurmė, luftė politike, u drejtua lesh me ēekiē, por fati deshti qė vullneti i Sali Berishės pėr ta bėrė atė udhė nuk u mposht dhe ajo tashmė ėshtė realitet si arteria kryesore e kombit shqiptar, qė nuk shkon drejt asnjė apendisiti por drejt zemrės dhe ėshtė e ndėrtuar mu bash nė ashtin e kombit shqiptar siē e dinė dhe e kanė pėrcaktuar studiuesit kompetentė tė kulturės e racės shqiptare.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •