Jam drejtoresh e re ne profesion dhe disa keshilla jane te mireseasllura.
Jam drejtoresh e re ne profesion dhe disa keshilla jane te mireseasllura.
Përshëndetje Arbërie Duraj!
Para se të japim disa këshilla efektive lidhur me detyrën tuaj, kërkojmë një bashkëpunim nga ju. Na tregoni se ku punoni si drejtoreshë shkolle, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të Zi, apo?
Në momentin që na jepni përgjigjen tuaj, besojmë se këshillat tona do të jenë konform natyrës së ligjshmërisë së vendit ku punoni.
Me respekt dhe mirëkuptim,
Dar_di
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Keshilla ime eshte kjo:
Me mire te pyesesh koleget tuaj se sa ketu ne forum
Ketu ka lloj lloj moshash, dhe njerez me njohuri te ndryshme dhe mendimet e tyre edhe mos te jene te ngjashme (ose te pershatshme) me vendin ku jetoni ju. Gjithashtu, shumica e keshillave mund mos te jene te sakta.
Me fal per kete por vertet je drejtoresh ti apo po ben lojra me ne? Nuk e prisja nje gje te tille nga nje drejtoreshe, nuk prisja vetem nje fjali nga ana juaj. Une prisja te pakten nje paragraf. Dhe keshilla mbi cfare? Keshilla rreth gjithckaje apo keshila per gjera te vecanta?
Mos e mirrni per keq, per te mire e kam.
"mireseasllura" hera e pare qe shikoj kete fjale :S
Ndryshuar për herë të fundit nga thirsty : 23-04-2011 më 00:08
We never really grow up, we only learn how to act in public.
Jep Dorëheqje Motër E Dashur
- Keshilli Im I Vetem.
urtësia
Pa ofezë...po për mendimin tim të jesh drejtoreshë e një shkolle e të pyesësh në forum se si drejtohet shkolla apo këshilla në lidhje me këtë...më duket idiotësi !
Më mirë lër dikë që e ka haberin e asaj pune,sepse nuk është lodër,është shkollë dhe bëhet fjalë për edukim fëmijësh.
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
Përshëndetje!
Janë bërë 20 ditë që anëtari/ja Arberie Duraj nuk u përgjigjet gatishmërisë tonë me rekomandime për punën e saj, megjithëse është aktivizuar për herë të fundit në forum më 04-05-2011, në orën 16:18. Gjithsesi, nuk është e detyruar ta bëj një gjë të tillë. Mbase i është ofruar ligji për arsimin fillor a të mesëm në vendin ku punon ose tashmë ka në dorë edhe rregulloren mbi përcaktimin e punëve dhe detyrave të punës për punëtorët e institucioneve edukative – arsimore.
Disa nga rekomandimet tona janë këto:
Punët dhe detyrat e drejtorit të shkollës
- Punët e Drejtorit të shkollës;
- Mban ditarin e angazhimeve ditore në vendin e punës;
- Organizon dhe udhëheqë punën e gjithmbarshme në shkollë, të bazuar në Ligj, Rregullore, Udhëzime Administrative, Rekomandime dhe Vendime të Drejtorisë së Arsimit;
- Në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, merr të gjitha veprimet e duhura për punë normale të punëtorëve dhe nxënësve në realizmin e suksesshëm të punës edukative – arsimore;
- Është përgjegjës për menaxhimin e listave të pagave dhe administrimin e tyre;
- E kërkon plan programin vjetor dhe mujor, përgatitjen me shkrim dhe respektimin e plotë të obligimeve të punës;
- Përmes punës instruktive – pedagogjike, kontrollimit të plan programit dhe përgatitjes me shkrim, mbikëqyrë dhe vlerëson punën e secilit punëtorë arsimor në shkollë;
- Merr të gjitha veprimet e duhura për evitimin e dukurive negative në shkollë (duhani, përdorimi i celularit, dëmtimi i inventarit, ikja nga orët e mësimit etj.), kujdeset edhe për respektimin e rendit shtëpiak në shkollë;
- Udhëheqë me punën e këshillit të arsimtarëve;
- Përpilon raport dymujor të punës në shkollë;
- Së paku njëherë në vit është i obliguar të dërgojë në Drejtori të Arsimit vlerësimin profesional për punën e çdo punëtori në shkollë;
- Koordinon punët rreth përsosjes profesionale të arsimtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe punëtorëve të tjerë;
- Kujdeset për zbatimin e plotë të rregullores mbi të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve në vendin e punës;
- Shqipton masa disiplinore ndaj nxënësve të bazuara në Ligj, sipas propozimit të kujdestarit të klasës, këshillit të klasave apo këshillit të arsimtarëve;
- Propozon lëvdata dhe shpërblime për punëtorë;
- Kryen edhe punët e tjera nga fushëveprimi i tij;
- Implementon në tërësi të gjitha politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë së Arsimit, që janë në përputhje me ligje pozitive.
Që të mos kalojë në transformime, diskutime boshe dhe humbje kohe, tema do të mbyllet deri në atë moment nëse hapsi/ja i temës e kërkon rihapjen e saj. Kërkesën për rihapje të temës mund ta paraqesë përmes mesazhit privat drejtuar administratorëve, supermoderatorëve, smodëve apo moderatorit të këtij nënforumi.
Me mirëkuptim,
Dar_di
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Krijoni Kontakt