Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Policia kineze shtyp protestat - Në arrest edhe gazetarë gjermanë

    Policia kineze u përpoq të pengonte me forca të shumta policore një numër protestash në disa qytete të mëdha të vendit. Kjo është e diela e dytë në radhë që në Kinë ka protesta sipas shembullit të vendet arabe.

    Qendra e Pekinit ishte mbushur të dielën me qindra patrulla policësh në uniformë dhe të veshur civilë. Ata u përpoqën të pengonin grumbullimet e njerëzve në rrugën tregtare Wangfujing ose protestat e mundshme.

    Kalimtarëve dhe gazetarëve të huaj u kërkohej pjesërisht edhe me vrazhdësi që të vazhdonin rrugën. Kush refuzonte merrej prej forcave të sigurimit të veshura me uniforma civile. Njoftohet se janë arrestuar shumë persona dhe se në veprim ishin edhe skuadrat e qenëve të policisë si dhe policia ushtarake.

    Policia ndaloi edhe reporterë dhe ekipe televizive të huaja, ndër ta edhe dy ekipe të kanalit të parë dhe të dytë televiziv publik gjerman ARD dhe ZDF.

    Korrespondentja Christine Adelhardt thotë: "Ne, domethënë kameramanin, operatorin e zërit dhe mua, na mbajtën katër orë në një ndërtesë dhe gjatë kësaj kohe na morën në pyetje punonjës të ndryshëm. Na thanë se nuk kishim leje për të xhiruar në atë rrugë dhe se kishim shkelur ligjin. Pastaj kërkuan që të shihnin materialin që kishim xhiruar, ne refuzuam dhe ata donin të na e merrnin, por ne sërish refuzuam. Në fund na lanë të shkonim, por pasi kërkuam falje.“

    Ekipi tjetër gjerman u mbajt në arrest për gjashtë orë dhe u lirua pasi u mor në mënyrë të ngjashme në pyetje dhe kërkoi me detyrim falje.

    Autoritetet kineze po përpiqen me një angazhim masiv të forcave të rendit për të penguar protestat sipas modelit arab. Në internet ishte bërë një thirrje anonime për të marrë pjesë këtë të dielë në shëtije proteste në mbi 20 qytete të Kinës.

    Autoritetet kanë vënë nën kontroll të rreptë aktivistët për të drejtat e njeriut. Në stacionet e metrosë së Pekinit shihej prania e policisë, dhe në të gjitha rrugët që të çojnë në rrugën Wangfujing kishte postblloqe kontrolli të policisë, në të cilat kontrolloheshin rreptë edhe gazetarët e huaj. Po ashtu në orën që parashikohej të mbahej "protesta e jaseminëve" në rrugën Wangfujing hynë makinat e pastrimit që filluan të lajnë rrugën me ujë.

    Prania e madhe policore u vërejt edhe në qytete të tjera të Kinës, si p.sh. në Shangai ku policët shpërndanë rreth 200 persona.

    Pa i përmendur drejtpërdrejt thirrjet e protestës, kryeministri kinez, Wen Jiabao, premtoi se do të intesifikojë luftën kundër probleme sociale të vendit. Në një forum në internet ai pranoi se në radhët e popullsisë ka pakënaqësi: "Në rast se rritja e çmimeve shoqërohet me korrupsion, njerëzit bëhen të pakënaqur dhe kjo mund të çojë në probleme të rënda sociale.“

    Kryeministri premtoi një ndarje më të drejtë të të ardhurave dhe një luftë më të fortë ndaj inflacionit. Për të përballuar çmimet e ushqimeve dhe të banesave duhet që ekonomia kineze të rritet në të ardhmen më ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Wen premtoi një rritje prej 7%. Vitin e kaluar Kina pati një rritje ekonomike prej mbi 10%.

    Autor: Ruth Kirchner/Pandeli Pani

    Redaktoi: Angjelina Verbica

    DW

  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Mos po dalin parashikimet e baba vanga .

    Po perhapen kudo protestat .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    PO FILLOJ edhe kina do shikojm me miliona te vrar seshte kina libia
    Partizoni

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    kinezet i jane shtruar punes, atyre nuk u intereson prostesta sepse e dine qe jane superfuqia e dyte e botes

  5. #5
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Jemi shume me fat qe jemi duke jetuar ne ket kohe , kohe revulucionare.Shpresoj qe demokracia te mbretroj ne gjithe boten.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Ndofta ndofta i erdhi dhe kines radha te ndahet.

  7. #7
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Kina pa dhune hyn ne kaos dhe rrezoet si shtet. Per momentin nuk jan ne rrezik, por kur kjo popullsi Kineze, qe eshte akoma e re ne moshe, kur te vij koha kur me qindra milione Kineze do kerkojn pension dhe ndihme financiare, aty do duket ku do qendroj Kina.

    Historia ka treguar qe edhe sistemet me te dhunshme se Kina jan rrezuar, por revolucioni Kinez ne histori do jet si ajo e Frances, mbase ket here shume me e rendesishme per njerezimin.
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Po te ksishin vrare nja 4-5 protestues do te dukej me normale,po keshtu me arrestime sikur nuk kane fare lezet kto protestat.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Po te ksishin vrare nja 4-5 protestues do te dukej me normale,po keshtu me arrestime sikur nuk kane fare lezet kto protestat.
    Mire djali mire?
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •