Islamofobët e krishterë varrëmihësit e tolerancës ndërfetare dhe përcarësit e popullit shqiptarë
Për të kuptuar se cilët janë disa nga këta islamofobista shqiptar të sëmurë nga nacionalizmi primitivë, racizmi fetar, dhe urrejtja kundër fesë islame dhe shqiptarëve të besimit islam në trevat shqiptare, mund të kuptoni edhe më mirë nëse i lexoni shkrimet e tyre të cilat vazhdimisht i botojnë, përvec tjerash, edhe në faqen e internetit, ”Zemra Shqiptare”. Këta janë kryqtarë ekstremista të shek. XXI-të, armiq të dëshmuar të fesë islame dhe përcarësit e popullit shqiptar. Janë katolikocentristat argatë të Djallit, por dhe të Gëzim Markut (me moderatorër tjerë) të ”Zemra Shqiptare”, të cilën unë për këtë arësye e quaj, ”zemra e zezë shqiptare.”
Islamofobët e dinë fortë mirë se shqiptarët, pa kurrëfarë dallimi fetarë, janë shqiptarë të krijuar nga i njëjti Zot, në daqit thoni, Allah. Secili njeri është i lirë të besojë sipas bindjeve përsonale dhe i barabartë me të tjerët. Këtë liri dhe të drejtë themelore njeriut shqiptar (pa marrë parasysh se cilit besim i takon), sot askush nuk ka të drejtë t’ia cenojë. Pra, as shqiptarët katolik ekstremista, as të konvertuarit, të cilët kurrë nuk kishin qenë shqiptarë as as muslimanë të devotshëm. Të tillë, fanatik e përcarës të shqiptarëve, as sot (si të konvertuar ose të këthye në fenë e të parëve tanë), nuk janë shqiptarë as të krishterë të mirë. Përndryshe nuk do të villnin, pa kurrëfarë arsye, me aqë forcë gjithë atë urrejtje patallogjike kundë besimit islam të vëllezërve të një një gjaku e të një gjuhe. Këta horra aqë i ka verbuar urrejtja ndaj shqiptarëve muslimanëve saqë nuk e rrespektojnë as traditën shqiptare, as Kushtetuten. Ata shkelin nenin 38 dhe 39 me të cilet garantohet liria e besimit, e ndërgjegjes dhe fesë. Kjo dëshmon që islamofobët janë njerëz të pa kultur dhe të këqinjë.
Këta të krishterë ekstremista për qellimet e veta antiislame e idioteske e keqpërdorin edhe gjuhen shqipe, e shëmtojnë me fjalë të pista e të pahishme, me fjalën e shkruar shqipe ata po terrorizojnë besimtarët, po iu vrasin ndergjegjen fetare shqiptarëve muslimanë, po ua lendojnë ndjenjat fetare dhe po ua shkenlin dinjitetin fetar e njerëzor.
Islamofobët e sëmur mentalisht dhe shpirtërisht për qellime ekstremiste po i keqpërdorin (duke u mshefur pas tyre) edhe figurat kombëtare dhe fetare. Islamofobët, me shpirta dhe zemra të zeza, po e keqpërdorin lirinë, demokracinë dhe krejtë cka po mundën vetëm për të luftuar kundër islamit në trevat shqiptare dhe kundër shqiptarëve të besimt islam.
Ky është angazhimi i tyre ”krishtere”, ”patriotik” e ”atdhetar”. Si shqiptarët më të këqinjë të të gjitha kohërave, këta horra shqipëfolsa islamofobë tallen edhe me rregullat fetare islame. Këta kryqëtare për nga keqbërja, ua tejkalojnë edhe arabëve (xhahila) të para 14 shekujve. Si horra të sëmurë nga urrejtja nuk janë në gjendje të ruajnë njërën prej vlerave më të qmuera të kombit shqiptarë, tolerancën dhe harmonin ndërfetare. Harrojnë me qellimë që Kosova dhe Shqipëria sot njihen dhe vlerësohen shumë për harmonin dhe tolerancë midis besimeve (fetve).
Duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se veprimtaria e tyre (edhe pse po mundohen për ta maskuar në emër të interesave kombëtare), është përcarës, armiqësore dhe antikombëtare.
Duhet të kuptojnë se janë horra për arësye sepse po mundohën të shkatërrojnë të vetmën gjë-pasuri (tolerancë dhe harmoninë ndërfetare) me të cilën populli shqiptarë mund të mburret para të gjitha shtetet perendimore.
Më vjenë shumë keq se këta islamofobë mund ti ”helmojnë” me virusin e urrejtjes kundër islamit dhe muslimanëve, njerëzit e pa informuar, sidomos rininë. Por, duke e njohur urtësin e popullit shqiptarë, traditën e tij shekullore të tolerancës ndërfetare, besoj se antiislamistët do të dështojnë në përpjekjet e tyre djallëzore, ashtu sikurse që deshtojë edhe Serbia e Millosheviqit e cila ngjajshëm kishte lehur me vite për fundamentalizëm islam në Kosovë, gjëja për të mbrojtur Evropën nga rreziku i islamit.
Nuk do t’iu drejtohesha në këtë mënyrë lexuesë shumë të nderuar, por sikurse po shihni, jamë i detyruar nga fakti se islamofobët (jo vetëm) të ”zemra e zezë shqiptare”, si njërëz me qellime të këqia dhe dyfytyrësh që janë, flasin për vlerat e demokracisë evropiane, por kur bëhet fjalë për mbrojtjen e islamint, i harrojnë ato vlera, dhe nuk i botojnë shkrimet (reagimet) e mia! Prandaj iu kamë thënë se janë nucakeqa, frikacakë e qyqarë të cilët i provokojnë dhe i fyejnë besimtarët muslimanë, dhe nuk iu japin mundësi për tu mbrojtur. Që është edhe ma keq ata po mshifen pas emrave të figurave kombëtare dhe atyre fetare-krishtere, duke i keqpërdorur për qellime krishtere ekstremiste.
Ata të mjerë flasin në kohën tonë, por me gjuhen e kohës së Mesjetës së kryqëzatave, flasin me gjuhen e urrejtjes, me gjuhen e mostolerancës e cila qonë drejtë percarjeve, nxisin mosdurim fetare i cili qonë drejtë ndasive dhe konfliktev të rrezikshme fetare midis shqiptarëve. Kjo dëshmon se ata janë shqiptarë të pa kultur, islamofobë, ekstremista, qellimëkëqi sikurse ata të Bin Ladenit, janë ekstremista sikurse patriku serbomadh, Irineje i cili me rastin e inaugurimit në prill vitin e kaluar, fliste për ”fillozofin e islamit” tek shqiptarët e Kosovës.
Ky është një signal i kuqë për të gjithë të punësuarit në institucionet fetare të BI-me, sidomos për besimtarët intelektual të devotshëm, që të angazhohen maksimalisht me anë shkrime dhe formave tjera të organizim për t’iu kundërvenë tendencave antiislame në Kosovë.
Lexuesve iu kujtohet se për disa nga këta islamofobista kamë bërë shkruar edhe herave tjera, dhe gjithë derisa të tillët nuk e pushojnë propagandën dhe veprimtarin e tyre armiqësore ndaj islamit dhe inetresave të popullit shqiptar, sipas mundësive do t’iu kundërpërgjigjem ashtu sikurse e meritojnë. Të gjithë ata të cilët e ngren zërin kunder islamit dhe interesave të besimtarëve muslimanë në trevat shqiptare, do të mbajë përgjegjësi për pasojat eventuale që mund të janë tepër tragjike për të gjithë ne. Koflikte fetare janë tepër të rrelikshme, prandaj nuk duhet të luhet me to.
Njeriu i cili sot shkruan parullën, ”Adio Jugosllavio-mirsevjen Shqipëri etnike-e krishtere”, sikurse Kadri Mani, në ”Zemra Shqiptare”, duhet me qenë një matuf. Jugosllavin nuk ia vlen as me e përmend sepse ka cofë para 20 viteve.Të ”bërtasish”sot për Shqipëri etnike, politikish është verbësi, është joserioze (anipse ceshtja e bashkimi ende nuk është kryer). Të kërkosh sot Shqipëri krishtere, dmth. të duhet jeshë një i krishterë ekstremist, të jeshë një provokator tërësisht i krisur dhe jasht realitetit shqiptar. Kjo dmth. duhet të paraqitesh (jo tek pastori Cakoll islamofobë e ”muslimanë” i konvertuar në protestant), por tek një mjek specialist, e që dyshojë se ka ndokund në botë për smundjen antiislame nga e cila vuan i shkreti matufi K.Moni. Natyrish që këto qendrime (që më detyruan të reagoj në këtë menyrë) askush nuk i merrë si serioze, por unë i mora si shembull për të kuptuar lexuesi se për cfarë njerëz (antiislamista) të tërbuar është fjala. Kurse N.Ukaj duhet të kuptojë se nga po vinë retë e zeza të cilat po mundohen t’ia zenë diellin, jo vetëm, Kovovës.
N. Ukaj si katolik ekstremist është i njohur për qendrime antiislame. Ditë më parë shkruante: ”Rruga e gabuar e Kosovës apo tri hije të zeza mbi të.”
Ky është stili i shkrimeve përfide qellimëkëqia me të cilat Ndua lufton me pafytyrësi kundër islamit. Ata që e kanë lexuar shkrimin në fjalë mesiguri e kanë kuptuar këtë, por unë në vazhdimë do të mirremi pakë më gjersishtë lidhur me këtë.
Të gjithë e dimë se Kosova është në krizë, dhe për këtë secili qytetarë i sajë është i brengosur. Por të thuash se Kosova është në rrugë të gabuar, kjo nuk qendron, është një gënjeshtër pas së cilës Ndua mundohet ti mshef qellimet antiislame.
Faktë është se shpallja e kandidaturës, dhe pastaj zgjedhja e paligjshme e B.Pacollit president shkaktuan reagime të arsyshme. Kjo kundërshtarëve të B.Pacollit iu shërbeu si shkasë për të bërë një propagandë të ashpër, pa kurrëfar etikë, jo vetëm kundër tij. Kështu veproi edhe N.Ukaj, i cili, si njeri qellimkeqë dhe i njëanshëm, zgjedhjen e B.Pacollit president, e kishte konsideruar si ”hije të zezë mbi Kosovën”! Edhe pse ceshtja e presidenti të Kosovës tanimë është e kryer, fjalët e shkruar nuk humbin dhe lënë ndikim, desha t’i përkujtojë lexuesit se, ish-ambasadoti amerikan W.Walker, ky mikë i madhe i popullit shqiptar, në një shkrim të botuar në gazetat kishte përkrahur zgjedhjen e Pacollit president. Dhe, pa marrë parasysh ate që ndodhi, unë shpresojm se në zgjedhjet e ardhshme për president populli i Kosovë B.Pacollin do ta zgjedh për president të Kosovës.
Me të vërtetë lidhur me zgjedhjet e fundit në Kosovë u bënë komentime të ndryshme, natyrishtë sipas përcaktimeve politike, sipas interesave, simpative ose antipative. Nga këto të fundit ishte motivuar islamofobi Ndue Ukajt.
Natyrisht se me zgjedhjet e fundit askush nuk jemi të kënaqur por, të thuash se procesi zgjedhor si rrjedhojë, ”solli një pushtetë, që rri si hija e zezë mbi Kosovën dhe rrugën e saj të proklamuar për kthim në Familjen Perendimore, e në substratin e së cilës fshihet një nostalgji për lindjen, për vëllazërinë me Turqinë dhe orientimet tjera gjeostrategjike”, kjo nuk është asgjë tjetër pos një paragjykim i paramenduar dhe një konstatim tepër dashakeq i një mendësie të një islamofobi (sa herë të dëshmuar) si antiislamist me emërin Ndue.
Ne e dimë që përfundimi i zgjedhjeve të fundit ishte si rrezultat i sjelljeve të pa përgjegjshme të vetë shqiptarëve të cilit ende nuk janë vetëdijesuar për forcën e votës dhe rëndësin e zgjedhjeve që kanë për të ardhmen e Kosovës. Si rrezultatë i kësaj, dhe i dobësive të faktorit politikë kosovar (që janë pjellë e vetë popullit), erdhi deri te kriza politike në Kosovë. Kjo dmth. se tek politika aktuale ka dobësi, mangësi dhe mosaftësi, por kurrësesi qellime të këqia. Nga kjo duhet të nxjerrim mësimë dhe mos ti përserisim gabimet e bëra.
Dhe, sa u përketë zgjedhjeve, këto edhe në Shqiëri (duke iu falenderuar të njëjtit mentalitet), përherë kanë qenë të kontestuara, dhe vetëm të kontestuara. Ti shohim këto në vijim.
Athua, sipas islamofobit Ndue, edhe pushtetarët (demokratët) e Shqipërisë në pushtetë i paskan sjellur kosovarët me ”nostalgji për lindjen”? Apo është në pytje antipatija e juaj?
Brengosja e islamofobit Ndue (për rrugën e proklamuar të Kosovës drejtë Familjes Perëndimore) është e pa arsyshme, është fallse pas së cilës mshifën tendencët antiislame dhe disponimi antiturk. Pse? Sepse asnjëri nga pushtetarët aktual të Kosovës, në asnjë mënyrë dhe kurrë, nuk kanë heqë dorë nga orientimi perendimor dhe evropian. Islamofobi Ndue e di që Kosova është shtetë në Evropë, është shtetë i pavarur i cili i ka udhëheqësit e zgjdhur, dhe se këta udhëheqës e kanë mandatin, obligimin dhe të drejtën për të ndjekur ato politika dhe rrugë të cilat të gjithë qytetarëve do t’iu sjellin dobi dhe do t’iu mundësojnë një jetë sa më të mirë dhe Kosovës zhvillim dhe prosperitet. Pra, këtu nuk është fjala për kurrëfarë ”nostalgji për lindjen”, sikurse shpif N.Ukaj, me imagjinatën tijë të sëmurë, por bëhet fjalë për një politikë të drejtë, të moralshme dhe të sigurtë. Natyrisht që duhet bërë shumë më teper, por kjo mvaret edhe nga rrethanat dhe shumë faktorë tjerë.
Të gjithë islamofobët duhet të kuptojnë që Kosova, edhe pse me hapa të vogla, ajo po ec sigurt dhe drejtë integrimeve euroatlantike. I përkujtojë antiislamistit dhe antiturkut Ndue, deklaratat e kryeministrit Erdogan (vitin e kaluar e priti kryeministrin Thaci), i cili tha: ”Kosova për Turqinë është një vend kyc dhe me pozitë strategjike, ndërsa marrëdhëniet tona kanë lidhje historike, ndajmë vlera të përbashkëta dhe jemi vende mike dhe vëllazërore. Pikëllimi i Kosovës është pikëllimi ynë, gëzimi i Kosovës është gëzimi ynë. Dëshirojmë që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e institucioneve euroatlantike.”
E di Ndua që shumë politikanë e udhëheqësa flasin ”nga stomaku”, dmth. formalisht. Kurse Erdogani me Thacin, dhe për shqiptarët, fliste sinqerish dhe nga thellësia e zemrë së sinqert. Këto deklarata të sinqerta dhe kaqë miqësore, nuk iu pëlqejnë vetëm njerëzve të sëmurë (si Ndua) antiislamist dhe antiturk. Cili kryeministë tjetër kishte dhënë deklarata të tilla lidhur me popullin shqiptar dhe Kosovën? Kosova ka nevoj për miq.
Jo vetëm Ndua, por edhe islamofobët e tjerë, në emër të Evropës mundohen të mashtrojnë opinionin duke i mshefur qellimet e veta djallëzore e antiislame. Por ky mashtrimë nuk iu shitet te populli shqiptar, as te perendimorët (tek të cilët muslimanët gëzojnë rrespekt), dhe të cilët e dinë se populli i Kosovës është një popull paqdashës me shumicë apsolute muslimanë. Këtë të vërtetë e di e gjithë bota.
Dhe, pasi është fjala për zgjedhjet, për Nduen shtrohet pytja: Athua ”nostalgjikët për lindjen” janë ata të cilët e kanë lënë Shqipërinë në hapat e para dhe në shkallët e fundit drejtë bashkimit me BE-në? Apo politikanët (udheheqësit) e shtetit Shqiptar, të cilët sikurse po shihet nuk janë të aftë për të bërë dicka më tepër dhe më mirë për Shqipërin? Këtu është dallimi dhe problemi, dhe jo në ”rrugë të gabura”, sikurse që po shpif N.Ukaj.
Eshtë e ditur që Ndua, sikurse edhe islamofobët tjerë, është argat i politikanëve islamofoba dhe bashkemendimtarë me disa pseudointelektual antiislamistë të cilët me anë shkrimeve vazhdimishtë po e frikësojnë dhe terrorizojnë opinionin shqiptarë për gjëja rrezikun që po i kanoset Shqipërisë, Kosovës dhe Evropës nga islami dhe muslimanët. Islamofobët shqiptar po kërkojnë që Kosovën dhe Shqipërinë ta izolojnë nga bota islame, ta varfërojnë sa më shumë, të ndërtojnë mure të reja për ndarjen e popujve në baza fetare.
Kjo është rruga e politikës së Ndues si hija e zezë mbi Kosovën. Kështu nuk mbrohen interesat dhe imazhi i Kosovës, por ato dëmtohen skajshmërisht.
Islamobobët si Ndua nuk mund të pajtohen që Kosova të ketë marredhënie miqësore (vëllazërore) as me Turqinë mike. Islamofobët mendojnë se janë duke jetuar në kohen e Sulltan Muratit, i cili i kishte trguar ushtrisë së Car Llazarit se nuk e kishin vendin në Kosovë. Ndua ka harruar se është duke jetuar në kohën kur Kosova është Republik e pavarur, dhe kur Turqia është shtetë modern, demokratik, shtet afër Evropë dhe Lindjes së Mesme, shtet me një ngritje ekonomike prej 7,4 për qind në vit, dhe Fuqi e 15-të ekonomike dhe ushtarake në botë, shtet laik por edhe musliman, shtet që ka lidhje të mira me arabët, me Perendimin, me Amerikën,… shtet që ka rol dominant në Ballkan, shtet që po ndërton autostrada në tokat shqiptare, shtet që bëri marrëveshje për Aeroportin e Prishtinës, dhe pritet të rritet prania e biznesit turk për të cilin ka nevij Kosova. Kjo është përafërsisht Turqia e sotme e kryeministrit Taip R.Erdogan, këti burri dhe mikut të madhe të shqiptarëve për të cilin ka nevoj kombi shqiptar dhe popujt tjerë.
S’ka faj N.Ukaj sepse nuk është mësuar me politka miqësore dhe paqëdashëse me të gjitha shtete, por me politikë katolikocenrtiste të cilën për 20 vjet e kishte ndjekur i ndjeri Ibrahim (Pjetër) Rugova, i cili ndërtonte Katedrale, shkonte për tu lutur në Kishën katolike (kurse në xhami muslimane, as për vizita), i cili (me porosi dhe në bashkëpunim me krerët e Kishës katolike) shkonte shpesh për vizita tek Papa Gjon Pali II në Vatikan, ani pse ishte president i një populli me shumicë muslimane, ai asnjëherë nuk vizitonte shtetët islamike. Ibrahim (Pjetër) Rugova nuk kishte pranuar që të vizitonte as familjen e Jasharajve!
Kjo ishte rruga njëdrejtimshme në të cilën e kishte drejtuar politika pro-katolike e përcarëse të shqiptarëve në baza fetare e Ibrahim (Pjetër) Rugovës. Ky ishte, dhe mbeti, i preferuari, i përkrahuri dhe i dashur i të krishterëve antiislamista. Për këtë Ndua islamofob sot ka nostalgji, dhe po na flet për ”rrugë të gabuara dhe hije të zeza mbi Kosovën”. Shpresojmë se ajo kohë ka përënduar njëherë e përgjithmonë se bashku me epokën e Rugovës, natyrisht kjo nuk dmth. që pa ia mohj meritat dhe të mirat që i ka bërë për Kosovën.
Ndua islamofobë harronë me qellim që sot Kosova ka pushtetarë legjitimë. Këta pushtetar kanë të drejtë që të ndjekë politikë të pavarur, paqësore, që Kosova të ketë marredhënie të mira me të gjitha shtetet paqëdashëse të botës, pra edhe me Tuqinë. Cili shtetë, sipas Ndues, rrezikohet nga miqësia e Kosovës me Turqinë? Njeriu duhet me qenë injorant dhe i verbuar nga urrejtja që të mos kuptojë se populli i Turqisë, gjatë këtyre viteve për shqiptarët (sidomos të Kosovës) është dëshmuar popull mik i vërtetë. Turqia Kosovës i ndihmoi në paqë, kurse gjatë luftës mori pjesë në Aleancën Verioatlantikë të NATO-s për të cliruar Kosovën nga okupimi i Serbisë. Turqia ishte në mesin e shteteve të para e cila e njohu dhe e përkrahu pavarësinë e Kosovë.
Unë i kuptojë xhahilat islamofob (si Ndua), pse po i frikohen miqësisë së Kosovës me Turqinë, por ky është një realitetë të cilit po i gëzohet shumica e qytetarëve të Kosovës. I gëzohen edhe disa milona shqiptarët muslimanë të cilët jetojnë në Turqinë mike. Këtë realitet nuk do të mund ta ndryshojë një grushtë katolik ekstremista si Ndua. I kuptoi islamofobët pse nuk mund të pajtohen që Erdogani, Thacit ti thotë vëlla, dhe Thaci ti thotë Taip Erdoganit vëlla. Por kjo është fryma univerzale islame e cila i afron njerëzit dhe popujt. Dhe, kjo është plotësishtë e natyrshme dhe e drejtë e secilit muslimanë dhe secilit popull. Cka ka këtu të keqe, ose të dëmshme që rrezikon ndokend, sipas islamofobit Ndue?
Vetë Papa Benedikti XVI, me rastin e vizitë në Turqi (nëntor, 2006), kishte deklaruar: ”Qellimi i kësaj vizite është dialogu, vëllazërimi, një angazhim për mirëkuptim me të madh mes kulturave, mes feve, për pajtim”.
Nuk e di se a është priftë Ndua, por edhe nëse është, jamë i bindur se nuk mund të bëhet katolik më i mirë dhe më i menqur se Ati i shenjtë. Prandaj, Ndua islamofobë dhe ata si ky duhet të kuptojnë njëherë e mirë se, me antiislamizëm nuk mund të mbrohet katolicizmi, as shqiptarizmi, as atdheu.
Krijoni Kontakt