Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    Thirri “Edi Rama”, pesë thika në trup adoleshentit.

    Një adoleshent, Ali Shkëlqim Doçi, 16 vjeç u plagos dje, me thikë, dje, pasdite, rreth orës 18:00, në njësinë nr. 5, pranë qendrës “Kristal”. Në momentin, kur një turmë njerëzish ishin duke shoqëruar kreun socialist Edi Rama, i cili do të prezantonte projektin për Tiranën, i riu mësohet se është plagosur me një thikë në shpatull dhe është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak. Nga dëshmitarët në vendngjarje u tha se i riu ishte simpatizant i PS-së dhe është plagosur një mbështetës i LSI-së.
    Pas sherrit, ku mbeti i plagosur 16-vjeçari Doçi, në tokë është parë vetëm thika, ndërkohë që policia nisi kërkimet për autorin.
    Kushëriri i Doçit, Oliver Mezini tregon për “GSH: se “në momentin që Aliu ka bërtitur për Edi Ramën disa djem kanë filluar ta shtynë e ta godasin. Ata janë konfliktuar dhe më pas Aliu është qëlluar 5 herë me thikë në trup, njëra prej goditjeve i ka prekur mëlçinë. Ata djemtë më duket se janë të PD-së dhe rrinë me shtëpi në Selitë”.
    Ndërkohë, policia e ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. “Nga veprimet e para hetimore dhe proceduriale rezulton se ngjarja ka ndodhur në grindje e sipër ndërmjet të dëmtuarit dhe disa moshatarëve të tij, dhe nuk ka lidhje me aktivitetin e subjektit elektoral ne fjalë. Strukturat e hetimit dhe parandalimi të krimit, po punojnë për kapjen e autorit të kësaj ngjarje”, - thuhet në njoftimin e policisë. Ndërsa menjëherë pas ngjarjes reagoi deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni, e cila ndodhej në vendngjarje e cila bëri përgjegjës simpatizantët e forcës politike të LSI-së, të cilët sipas saj nxitën të parët konfliktin. “Sigurisht besojmë se ata që kanë sulmuar janë vërtet ata që përfaqësojnë aleancën PD- LSI dhe ata paguhen me para të pushtetit. Ne jemi për një fushatë paqësore dhe jemi kundër dhunës”, - tha ajo. Ndërsa nga ana e saj LSI-ja është distancuar nga ky akt. “LSI-ja nuk ka lidhje me këto incidente. LSI fton nxitësit e këtyre provokimeve të heqin dorë. LSI-ja do të vazhdojë fushatën e saj me programe dhe ide konkrete”, - u shpreh pas kësaj ngjarjeje, Petrit Vasili.
    INCIDENTI PER ÇADREN
    Përplasja e një dite më parë për vendosjen e çadrës së Forumit Rinor të Partisë Socialiste u mendua se u mbyll në mesnatë, kur inspektorët e Inspektoratit Kombëtar të Ndërtimit u larguan dhe punonjësit nisën punën për vendosjen e mushamave të çadrës. Por në realitet nuk ndodhi kështu. Rreth orës 23:45 minuta, në afërsi të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përballë zonës ku po ndërtohej çadra erdhën dy automjete private të mbuluara me flamujt e PD-së, si dhe rreth 8 djem të rinj, militantë të kësaj force politike, pasi dolën nga makinat kënduan disa vargje të këngës që në Tropojë i këndohet kryeministrit Berisha: “Ku je rrit moj lulja ndër pisha, në Tropojë te Sali Berisha”. 25 minuta pasi kishte kaluar mesnata, kaloi edhe eskorta e ambasadorit amerikan Arvizu. Në momentin që makina e ambasadorit po i afrohej zonës ku ndodhi përplasja midis Inspektoratit Kombëtar Ndërtimor dhe policisë bashkiake, shpejtësia e automjetit u ul ndjeshëm, ndofta për t’u siguruar që nuk kishte përplasje të mëtejshme midis dy forcave politike

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 17-04-2011 më 11:07
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po pse me thirr edvin rama ai kete nuk e kuptoi,kur ka mund te thrras sali berisha,apo me se miri ka qen te mos therrs fare,qka i duhet nje a doleshenti te merret me politik,te sherohet dhe njekohesishte te sherohet menderisht

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Ne tiron mjafton i flamur i PD ne makine edhe you get away with murder. Kokaina po lulzo sheshit. Veni duhur per te mledh gjithe horrat e shqiperise ,mjafto te bertasesh Sali Berisha ose t'kesh i flamur te PD. Kjo eshte shqiperia , je me PD spagu drita ,spagu uje ,spagu taksa edhe pastaj themi pse kemi ekonomi te dobet. Ne fund te ndershmit e hane sa krahu ,sepse amnistia e sales te fal cdo detyrim ndaj shtetit.

    Ndersa puna ktij djalit eshte vertet per t'ardh keq. Nqf se nuk therret emrin e saliut do hash noi leve ,noi thike ,noi kacavide
    Me pak fjale parti kacakaesh, edhe presim pastaj t'na cojne perpara kto legena.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po pse me thirr edvin rama ai kete nuk e kuptoi,kur ka mund te thrras sali berisha,apo me se miri ka qen te mos therrs fare,qka i duhet nje a doleshenti te merret me politik,te sherohet dhe njekohesishte te sherohet menderisht
    E mban mend me 21 janar ate vajzen qe thirri Sali Berisha? Filluan ti gjuanin me cader....
    E mira e te mirave eshte te mos therrasesh hic... por ja qe ka disa persona qe duan te tregojne trimeri edhe keto jane pasojat!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Bravo, krahasim i qelluar. Po mos harro se ato cadrat ishin te lyera me helm!
    -

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Kamëz, përleshen militantët të PS e PD plagoset një simpatizant

    17 Prill 2011 - 14:39 | Shqiperi

    Kamëz, përleshen militantët të PS e PD plagoset një simpatizant


    TIRANE-Një incident mes militanteve partiake është shënuar mesditën e sotme në territorin e Bashkisë së Kamzës ku ka mbetur i plagosur me gurë një simpatizant i PD.
    Burimet paraprake nga terreni bëjnë të ditur përTVNews24 se militantë të forcave politike PS e PD janë përplasur në qendër të Kamzës pas tentativës së mbështetësve socialistë për ngritjen e skenës ku do të mbahet sot pasdite ora 19:00 mitingu i kësaj force politike.

    Sipas informacioneve mësohet se ndërsa po tentohej ngritja e skenës, mbështetësi i demokratëve Rasim Hoxhaj ishte duke vendosur flamuj të Partisë Demokratike në sheshin qendror ku do të zhvillohet pasdite mitingu i Partisë Socialiste dhe opozitës së bashkuar. Mbështetësit e opozitës nuk e kanë pranuar vendosjen e flamujve të PD-së në të njëjtin vend ku do mbahet mitingu i socialistëve. Mësihet se militantët janë përleshur dhe fizikisht ndërsa Policia konfirmoi se një person, simpatizant i PD është plagosur me gurë dhe se është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

    Mbështetës të PS pohojnë se konfrontimet erdhën si pasojë e provokimeve që iu bë nga ana e militantëve demokratë. Sul Cara, shef i shtabit të PS në Kamëz shprehet se do të denoncojnë ngjarjen në komisariatin e policisë së Kamzës.

    (d.b/BalkanWeb)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Nuk ka asgje per tu cuditur , vrasjet per politike ose dhe per "hic", ne shqiperi jane normale.Cdo dite kemi nje ose me shume raste qe burojne nga menyra se si replikojne shqiptaret.Ne kpnceptin e shqiptareve eshte se kur grinden dy vete dhe per "hic", njeri duhet te shkoje per lesh.keshtu ndodh ne stadium, keshtu ndodh kur turqit fitojne ndah sebise ne basketboll,keshtu ndodh ne kafene nese dikuj muzika e lokalit nuk i pelqen, keshtu ndodh dhe per replikat politike.Te jene keto njerez te pa shkolluar?Nuk besoj pasi nje i pa shkolluar nuk ka se cfar te perfitoje nga politika dhe normalisht s'ka perse te beje qofte dhe tifozllek per te.
    Mu duk interesante nje debat me nje ish oficer i cili sapo me hyri ne lokal, me tha :-Ju demokratet nuk te lini me u shprehe, nuk dini te diskutoni me qetesi, qe te ndigjoni dhe argumentin e tjetrit, por te vrisni.Pasi e ndigjova , i thashe.: Zoteri, diskutimet behen mes shokesh e miqsh, por nese ti ke ardhe te besh propogande atehere duhet te kesh nuhatje, se ndryshe dhe mund ta pesosh.Kronika e zeze eshte e mbushur me krime dhe shumica e tyre jane per shkaqe banale, pra zgjidh e merr.Se dyti perse te eshte krijuar pershtypja qe ai qe vret eshte idjathte?-Po ja tha vrate kater vete ne demostrate.-Po e marrim te vertete, por ju veate e percate ne 60 vjet me mija njerez te pa faj, bile dhe per lirine e mendimit.-Po tha e kemi bere , por fundja jetonim me mire se sot.Zot na tuj mend e kokes thashe me vete.Zoteri e pyeta, sa klae shkolle ke bere ti?-16 me tha duke u krekosur.Atehere s'qenke budalla i thashe, ti paske nevoje per prift, pasi ta kane montuar tabelen e shumzimit ne nje shpirt te lig.
    Dhe sot c'do gje qe ndodh, vjen si rrezultat i ligesise, i nivelit te saj ne shqiprtin e shqiptarit.Ndoshta dikush mund te pretendoje se kurohen me hoxhe,por nga c'po shohim nga kronikat, keto shpirtera produkt xhamishe jane.(Me falni dhe komunizmi)
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #8
    jo anesti jo,shqipetaret qe jetojne per rreth shtetit shqipetare qe quhet shqiperi sote,jane 95% te konfesionit islam,por ajo qe ndodhe e shef njeriu ne shqiperi,ku te hiken koka per nje pasqyr makine,rralle ndodhe diku tjeter.

    ligesia e ato bakteriet qe ju mbolli ne gjak ai sistem kanibal,ju ka fajet...ne je sado pak fetar,sdo veje gishtin cdoher ke feja tjeter...mos se gabon !

    eshte veshtir te nderrosh me mish e me lekur per 20 vjet,kur kanibalet vampiret therasin perdit akoma per gjak...ne ate halen e ps i gjen me shumice ato tipa e ato fansa.

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Jemi njerez gjak-nxeht , nuk durojm dot kur tjetri ka mendime te ndryshme nga i yni. Megjithse jane vra edhe per nje cop mish ne lokal ose pse me pe shtrember.
    Keshtu eshte kur disa psikopatve ju bien thikat ne duar .

    Ngushellime familjes .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    Vrasje, plagosje, incidente nga me te ndryshmet ndodhin cdo dite dhe kudo, por kur keto ndodhin per arsye politike eshte absurde. Eshte nje tregues tjeter se ku e ka cuar politika jeten ne vend nepermjet ashpersise se toneve e retorikave boshe. Ne vend te diskutohen problemet reale me zgjidhje konkrete, politika eshte kthyer ne tifozllek. A thua se duke bertitur me shume, do zgjidhen problemet.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •