Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    fatmir10

    Citim Postuar më parë nga fatmir10 Lexo Postimin
    qfar aktiviteti me viedh e plaqkit popullaten e pafajshme naten me maska siq e kan plaqkit qe sa vite keta kriminelet e AKSH-se po mendon a
    po ata qe palaqkitin ne EMER te AKSH-s jan njerz qe me siguri jan te pushteit e jo AKSH ajo edhe publikisht i ka denuar disa akte siq ju predendoni e mos u merr me fjalsh te kafeve un vet jaM HAS NE NJE PATRULL TE AKSH-s prej ather kamm nje bindje shum te mir per ata djem jan sill tamm si ushtar te edukuar dhe te stervitun mir ishte nje komunikim per gjdo respekt e mosu mereni me prapagand ato plaqkitje qe disa i bejnin ne mere te aksh-s jan hajna dhe jajn njerz ordiner dhe kurse si skan lidhe me aksh-n tung

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    AKSH-ja “aktroi” në Drenas
    Ismail Bajraktari, përfaqësues i FBKSH-së për Kosovë, i ka zbutur fjalët, duke thënë se këta burra kanë qenë vetëm “aktorë”.

    Publikuar: Sot, më 15 prill 2011

    Drenas, 15 prill – Përfaqësues të të ashtuquajturit Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar kanë mohuar të enjten rikthimin e Armatës Kombëtare Shqiptare.
    Një ditë pasi kanë dalë publikisht në një manifestim në Drenas në 7 – vjetorin e daljes publike të AKSH-së, duke prezantuar katër persona të maskuar e me uniforma, Ismail Bajraktari, përfaqësues i FBKSH-së për Kosovë, i ka zbutur fjalët, duke thënë se këta burra kanë qenë vetëm “aktorë”.
    “Qëllimi i daljes sonë ka qenë një simbolikë, një përkujtim i daljes sonë publike më 2004. Nuk ka qenë kërcënim, por ka qenë vetëm një simbolikë në përkujtim qysh kanë dalë ata djem nga Kosmaçi për përkujtimin e dëshmorëve. Kurrfarë qëllimi tjetër s’ka pasur. Ka qenë dalja publike më 12 prill 2004 në Rezistencë, ish- Baicë”, ka thënë Bajraktari për “Kohën Ditore” të enjten, për të shtuar se në atë manifestim ka pasur këngë dhe valle.
    Të mërkurën në një restorant në Drenas janë rishfaqur persona të maskuar e me uniforma në emër të Armatës Kombëtare Shqiptare, organizatë kjo e shpallur terroriste tetë vjet më parë nga UNMIK-u.
    Në këtë manifestim, Ismail Bajraktari ka thënë se përveç shënimit të përvjetorit të daljes publike të AKSH-së, po zyrtarizohet edhe uniforma dhe shenja e re para opinionit vendës e ndërkombëtar për të dëshmuar se është një strukturë politiko-ushtarake, paqedashëse dhe e zotuar për të zbatuar të gjitha konventat ndërkombëtare.
    “Ka ardhur koha që të publikohet hapur ideali i kësaj armate për ribashkimin e trojeve shqiptare”, ka thënë Bajraktari.
    Ndërkohë Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë dalje të njerëzve të maskuar publikisht. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se të mërkurën në mbrëmje është kontaktuar me telefon Ismail Bajraktari për të marrë vesh për “manifestimin”, por nuk është intervistuar e as ndaluar deri tash. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i ka konfirmuar hetimet. Ai ka thënë se Policia në konsultim me prokurorin është duke i ndërmarrë masat hetimore, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
    (Gjerësisht lexoni në “Kohën Ditore”)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    fatmir10

    Citim Postuar më parë nga fatmir10fatmir10 Lexo Postimin

    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa okk le tash se paske stil per kso gjerash

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •