Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    11 prill 2011 – e Hëna e madhe,

    Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri..!

    pergaditi; pater Shtjefen Doda

    Prania e Hyjit
    Ndalem një moment, i vetëdijshëm se Hyji është këtu.
    Mendoj se si gjithçka rreth meje,
    ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,
    rrezaton me praninë e Hyjit.


    Liria

    O Zot, ma jep hirin që të jem i lirë nga ekseset dhe teprimi.
    Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.
    Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty.


    Vetëdija

    Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,
    Mund t`i lejoj vetes që të jem i sinqertë në atë çfarë jam.
    Si kaloi dita? Si po e ndjej veten në këtë moment?
    Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.


    Fjala


    Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,
    dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.

    Gjn 8, 1-11
    1 Jezusi shkoi në Malin e Ullinjve. 2 Në mëngjes erdhi prapë në Tempull. Mbarë populli shkonte tek ai. Ai u ul e po i mësonte. 3 Atëherë skribët e farisenjtë i sollën para një grua të zënë në kurorëshkelje. E vunë në mes 4 dhe i thanë:
    “Mësues, kjo grua u zu ndërsa po bënte mëkatin e kurorëshkeljes. 5 Në Ligj Moisiu na urdhëroi që të tillat të vriten me gurë. Po ti çka thua?”
    6 Folën kështu për ta vënë në provë që të kishin për çka ta padisnin.
    Jezusi u përkul e filloi të shkruajë me gisht në dhe. 7 E, pasi ata vijonin ta pyesnin, ai iu drejtua e tha:
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
    8 Përsëri u përkul e vazhdoi të shkruajë me gisht në dhe. 9 Ata, kur e dëgjuan përgjigjen, nisën një nga një të largohen duke filluar prej më të vjetërve. Jezusi mbeti vetëm dhe gruaja që po qëndronte në këmbë në mes. 10 Jezusi iu drejtua dhe i tha:
    “Grua, ku janë ata? Askush nuk të dënoi?”
    11 “Askush, Zotëri!” iu përgjigj ajo.
    “As unë nuk po të dënoj i tha Jezusi Shko, por tani e tutje mos mëkato më!”


    Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

    Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

    • Kur i vështrojmë farisenjtë dhe sjelljen e tyre edhe ne mund të bëhemi kritikë, të gjykojmë dhe të ngrihemi përmbi të tjerët. “Mos shiko nga jashtë,” thotë Jezusi, “shiko në brendësinë tënde.” Do të shikoj në zemrën time dhe do të bëhem i vetëdijshëm se edhe unë kam nevojë për falje.

    • Fjalët e Jezusit: „Unë nuk të gjykoj“, njëherë të shqiptuara, vlejnë për të gjitha kohërat. Në lutje shpesh herë ndjehemi të gjykuar për shkak të së kaluarës sonë apo diçkaje prej së cilës na vjen turp. Kemi turp që kemi qenë të këqij apo që njerëzit i kemi shfrytëzuar për arritjen e qëllimeve tona personale. Më së miri më atë rast është që të vish para Zotërisë, me mëkate dhe turp, dhe të lejosh që fjalët e mëshirës: “Unë nuk po të gjykoj” ta mbushin zemrën tonë dhe ta pastrojnë mëkatin dhe fajin.


    Biseda


    Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.
    Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.
    Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.


    Përfundimi


    Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-04-2011 më 11:53
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    12 prill 2011 – e martë,

    "nëse nuk besoni se UNË JAM do të vdisni në mëkatet tuaja.”

    pergaditi; pater Shtjefen Doda


    Prania e Hyjit
    Ia përkujtoj vetes se gjatë kohës së qëndrimit tim këtu ulur, këtu dhe tani, Hyji më vështron me dashamirësi dhe dashuri
    duke lejuar që të ekzistoj.
    Do të ndalem një moment dhe do të mendoj për këtë.


    Liria


    Trungu i trashë dhe i shtrembër i pemës kurrë nuk do të besonte
    se mund të bëhet statujë, vepër e mrekullueshme artistike,
    dhe kurrë nuk do t`i nënshtrohej daltës së skulptorit,
    i cili me gjeninë e tij depërton gjithçka mund të bëhet prej këtij trungu (Shën Injaci)
    Lus për hirin që të lejoj të formohem me dorën e Krijuesit tim të dashur.


    Vetëdija


    E pyes veten, ç`po ndjej sot në vete?
    A jam ndoshta i lodhur, nën stres apo jashtë forme?
    Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
    a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?


    Fjala

    E lexoj pasazhin e Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.
    Lexoj ngadalë
    dhe vërej fjalën apo shprehjen që më flet diçka.

    Gjn 8, 21-30
    Jezusi u tha përsëri: “Unë po shkoj e ju do të më kërkoni dhe do të vdisni në mëkatin tuaj.
    Ku unë shkoj, ju s’mund të vini.”

    Atëherë judenjtë thanë:
    “A mos mendon të vrasë veten pasi thotë: ‘Ku unë shkoj ju s’mund të vini?’“

    E Jezusi u tha:
    “Ju jeni prej këtu poshtë kurse unë jam prej së Larti. Ju jeni prej kësaj bote
    kurse unë nuk jam prej kësaj bote. Prandaj edhe ju thashë:
    ‘Do të vdisni në mëkatet tuaja!’

    Për të vërtetë nëse nuk besoni se UNË JAM do të vdisni në mëkatet tuaja.”

    Atëherë ata i thanë:
    “Kush je ti?”
    “Po përse u përgjigj Jezusi t’ju tregoj prapë prej fillimit?

    Shumë gjëra kam për të thënë për ju e të gjykoj; porse Ai, që më dërgoi, është i vërtetë dhe çka dëgjova prej Tij atë i them botës.”
    Ata nuk e morën vesh se u foli për Atin.

    Atëherë Jezusi u tha:
    “Kur ta ngritni Birin e njeriut, atëherë do ta merrni vesh se UNË JAM dhe se prej vetvetes nuk bëj asgjë,
    por flas ashtu si më mësoi Ati.
    Ai që më dërgoi, është me mua e nuk më la vetëm, sepse unë gjithmonë bëj çka i pëlqen Atij.”
    Në këto fjalë të tij, shumë besuan në Të.



    Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt
    • Dëgjuesit e Jezusit kanë qenë të kapur në logjikën vetjake – dëgjonin në mënyrë sipërfaqësore dhe nuk kanë arritur ta kuptojnë domethënien më të thellë të fjalëve të Jezusit. Jezusi më thërret që të jem afër tij, që të mund ta kuptoj se çka është përnjëmend e rëndësishme. Në padurimin vetjak mund të marr ndonjë libër, ndonjë frymëzim apo t`i bie ndonjë rruge të shkurtër, ndërsa Jezusi është me mua: ai më shpie në të vërtetën dhe njohjen e tij, të vetvetes dhe njerëzve, prej meje kërkon vetëm që t`ia jap dashurinë dhe kohën time.

    • Sa i njoh njerëzit që i dua? Me siguri nuk i njoh më shumë dhe më mirë duke lexuar për ta, me këshillim apo duke u fiksuar për të mbajtur në mend. Raporti i shoqishoqëm zhvillohet me kalimin e kohës, në bashkëndarjen e mendimeve dhe dëshirave, duke dëgjuar, pranuar tjetrin me dashuri. Kreshmët janë thirrje në një raport më të thellë në mes meje dhe Jezusit.


    Biseda


    E filloj bisedën me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit Shenjt që pikërisht e kam lexuar.
    Çka më ka nxitur më së shumti në meditim?
    Ndoshta nëpërmjet atij rreshti të teksti në sipërfaqen e vetëdijes sime
    ngadalë më dalin në kujtesë fjalët e shokut, apo ndonjë tregim që e kam dëgjuar kohëve të fundit.
    Nëse është ashtu, a e ndriçon tregimi atë çka teksti i Shkrimit Shenjt dëshiron të më thotë?


    Përfundimi

    Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-04-2011 më 11:55
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    13 prill 2011 – e Mërkure,

    Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje...!

    pergaditi; pater Shtjefen Doda



    Prania e Hyjit
    Jezus i dashur, po vij sot tek ti dhe kam nevojë për afërsinë tënde.
    Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.
    Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.


    Liria
    S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i pasur me dashuri dhe jetë.
    Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet të jenë të plotësuara.
    E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të dashurisë me plot harmoni.



    Vetëdija

    Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i vetëdijshëm dhe mirënjohës për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.
    Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.


    Fjala

    Gjn 8, 31-42
    Pastaj Jezusi u tha atyre judenjve që besuan në të:
    “Nëse do ta mbani fjalën time, vërtet do të jeni nxënësit e mi; do ta njihni të vërtetën
    dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë.”

    Ata iu përgjigjën:
    “Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe askurrë askujt nuk i qemë robër. Si po thua ti: ‘Do të bëheni të lirë?’“

    Jezusi u përgjigj:
    “Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them: kushdo bën mëkat është skllav (i mëkatit). Skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi, ndërsa djali rri përgjithmonë në shtëpi.
    Nëse, pra, biri do t’ju çlirojë, me të vërtetë do të jeni të lirë. E di se jeni pasardhës të Abrahamit,
    e megjithatë kërkoni të më vritni, sepse fjala nuk gjen vend në ju. Unë flas çka pashë tek Ati
    e ju bëni çka dëgjuat prej atit [tuaj].”

    Ata iu përgjigjën:
    “Ati ynë është Abrahami.”

    Jezusi u tha:
    “Po të ishit bijtë e Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit! Dhe, ja, kërkoni të më vritni mua,
    që ju fola të vërtetën, që e dëgjova prej Hyjit.
    Një gjë të tillë Abrahami s’e bëri kurrë. Ju bëni veprat e babait tuaj.”

    [Atëherë] i thanë:
    “Ne s’kemi lindur nga fëlligështia kemi vetëm një baba Hyjin”

    Jezusi iu përgjigj:
    “Po ta kishit Hyjin Atë, do të më donit edhe mua, sepse unë prej Hyjit dola dhe erdha; nuk erdha prej vetvetes, por Ai më dërgoi.



    Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?


    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt

    • Jezusi dëshiron të më shpie te e vërteta për të qenë i lirë. Nëse vërtet dëshiroj të jem i lirë duhet ta pranoj të vërtetën. Këtu nuk ka asgjë tmerruese apo druajtje se do të gjykohem e fajësohem, bëhet fjalë që Jezusi më njeh dhe më do plotësisht.

    • Gjoni ungjilltar njerëzve që e dëgjonin Jezusin dëshiron t`u porosit se janë të ndjeshëm, mbajnë inat, të nxituar për të mbrojtur bindjet dhe drejtësitë personale. Përgjigja e Jezusit ua bën me dije se e kanë harruar dashurinë dhe raportin normal njerëzor ndaj tjetrit.


    Biseda

    O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.
    Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.
    Faleminderit që më do.



    Përfundimi

    Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-04-2011 më 11:45
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    14 prill 2011 – e enjte,

    Jezusi më thërret në kthim!

    pergaditi; pater Shtjefen Doda

    Prania e Hyjit
    Tashti të gjitha mendimet po i drejtoj kah ti, o Zot. Po i lë anash të gjitha brengat dhe preokupimet e mia dhe kërkoj pushim dhe këndellje në afërsinë tënde.


    Liria
    Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet
    që ndoshta më mundojnë në këtë moment.
    Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.


    Vetëdija
    Si jam duke u sjellë ndaj Hyjit? Ndaj të tjerëve?
    A ekziston diçka për çka duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të them: faleminderit.
    Ekziston diçka për çka do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

    Fjala
    Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin Shenjt.
    Shpirti i Shenjtë e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që të përgjigjem në porosinë e ungjillit: që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

    Gjn 8, 51-59
    Përnjëmend, përnjëmend po ju them: ai që e zbaton fjalën time,
    askurrë s’do ta shohë vdekjen” [Atëherë] judenjtë i thanë:
    “Tani po shohim qartë se je i djallosur. Abrahami vdiq e vdiqën edhe profetët, e ti thua: Ai që zbaton fjalën time, askurrë s’do ta shohë vdekjen.’ A mos je ti më i madh se Ati ynë Abrahami, i cili vdiq? Po edhe profetët vdiqën. Kush kujton se je?”
    Jezusi u përgjigj:
    “Nëse unë e lavdëroj vetveten, lavdi im është asgjë; ka kush më lavdëron im Atë,
    për të cilin ju thoni: ‘është Hyji ynë’, por ju nuk e njohët, përkundrazi unë e njoh.
    Po t’ju thoja se nuk e njoh, do të isha gënjeshtar si ju.
    Por unë e njoh dhe e mbaj fjalën e tij.
    Abrahami, ati juaj, galdoi në shpirt nga dëshira për ta parë Ditën time.
    E pa dhe u gëzua.”
    Atëherë judenjtë i thanë:
    “Ende nuk je as pesëdhjetë vjeç dhe e pe Abrahamin!”

    Jezusi u përgjigj:
    “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: përpara se të ishte Abrahami, UNË JAM!”
    Atëherë kapën gurë për ta gjuajtur, por Jezusi u fsheh dhe doli prej Tempullit.


    Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

    Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimi Shenjt:

    • Fjalët e njerëzve që i duam i ruajmë në zemrat tona sikurse edhe fotografitë e tyre në vende të posaçme. Ose, kur e shikojmë kasetën apo DVD-ën, përkujtimet dhe dashuria ndaj tyre na rigjallërohen. Njëjtë është edhe me fjalën e Hyjit: e rigjallëron shpirtin dhe bindjet tona për atë se çka është ajo më e mira në botë. Zemra na kërcen kur i dëgjojmë apo lexojmë fjalët apo ngjarjet më të dashura për ne mbi Jezusin në Bibël.

    • Kreshmët më ndihmojnë për të përmirësuar sinqeritetin dhe dashamirësinë time, për të ripërtërirë marrëdhënien time ndaj Zotit. Jezusi më thërret në kthim, që t`i lë anash paramendimet apo mendimet e mia me të cilat jam mësuar, me të cilat jam lidhur.

    • Jezusi më premton jetë nëse do ta ruaj fjalën e tij. Çfarë porosie sot më sjell fjala e tij?

    Biseda
    Si e kam përjetuar Fjalën e Zotit? A më ka lënë të ftohtë?
    A më ka ngushëlluar apo nxitur të veprojë më ndryshe?
    E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje,
    i drejtohem dhe ia paraqes krejt çka ndjej në vete.

    Përfundimi
    Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •